Përpjekje për të fshehur Berishën, pas “bashkimit” 

24 Shkurt 2024, 20:19Editorial Mero Baze

Tani duket se njerëzit që janë më pak entuziastë për bashkimin, janë ata që u bashkuan, dhe ata me të cilët u bashkuan.

Ata që u bashkuan po shikojnë se dilemat e tyre para bashkimit tani thjesht po forcohen.

Kryedilema është Berisha dhe çfarë do të bëhet me të.

Bashkimi rreth Sali Berishës, është bashkim kundër reformës në drejtësi, kundër SPAK, kundër SHBA, kundër Britanisë së Madhe dhe gjithë vendeve të Bashkimit Evropian.

Mbi të gjitha, është dhe një bashkim jo elektoral pasi është një figurë e urryer në Shqipëri, që nuk ngjall shpresë.

Fakti që është më i fortë se të tjerët në opozitë është qesharak si referencë, pasi ai thjesht është përdhunuesi më i madh i opozitës. Por kjo nuk e bën atë më të mirin e opozitë, por më të ndyrin.

Sali Berisha i ka të hapura kauzat e tij. Ai do të zhbëjë SPAK dhe drejtësinë e re për të shpëtuar familjen e tij dhe për këtë i duhet pushteti. Në mos arrin dot të marrë pushtetin, i duhet të mbrohet politikisht.

Dhe për këtë ai ka vetëm një mekanizëm, të mbajë monopolin e opozitës dhe të duket më i forti, me qëllim që gjithë të tjerët që kanë halle të tjera, t’i bashkohen hallit të tij.

Tani disa emra të njohur që janë bashkuar me Berishën, disa në parti e disa në protestë, si  Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, apo dhe Jorida Tabaku, po përpiqen të japin ide se si duhet të bëjnë rreth Berishës edhe ata që janë pro SPAK, edhe ata që janë pro SHBA, edhe ata që janë pro Britanisë së Madhe dhe BE në tërësi. 

Pra dhe ata që janë kundër kauzave të Berishës, t’i fusin në thesin e Berishës, me qëllim që ai të marrë pushtetin dhe pastaj të zhbëjë ëndrrat e tyre.

E thënë më shkurt, këta të bashkuarit rishtas me Berishën, e kuptojnë që me Berishën nuk fitojnë dot dhe tani duan të fshehin Berishën dhe të thërrasin elektoratin anti Berishë në koalicion, që të ndihmojnë në finale Berishën. 

Është dhe naivitet, dhe paturpësi njëkohësisht. Është e vërtetë që në opozitë, madje në shumicën e opozitës njerëzit e duan SPAK, drejtësinë e re, SHBA, BE etj, por ata njerëz nuk mund të përfaqësohen ilegalisht nga Sali Berisha. 

Le të dalë dikush tjetër t’i përfaqësojë dhe të bëhen shumicë në këtë vend. Të marrësh ata që kanë aspirata të kundërta me Berishën dhe t'ia çosh në pajë Berishës meqë duhet të bëhesh i dobishëm për të, është një përpjekje për të fshehur Berishën si gogol derisa të merret pushteti dhe pastaj të shfaqet ai si triumfator edhe mbi SHBA, edhe mbi Evropën, edhe mbi drejtësinë.

Nuk ka nevojë ta fantazojmë këtë. Shikoni mitingun e 20 shkurtit, që me 5 mijë vetë në shesh u shpall 120 mijë vetë, dhe u tha që ishte kundër SHBA dhe SPAK nga vet njerëzit më besnik të Berishës. 

Pra dhe Tabaku që ishte aty, dhe Gjekmarkaj, dhe Gazment Bardhi, dhe të tjerë që shkojnë si zogj që kanë humbur rrugën, u përdorën kundër SHBA, kundër SPAK, kundër drejtësisë publikisht. Mitingu u quajt sukses anti-amerikan, madje reaksion ndaj sekretarit të Shtetit. 

Dhe ata heshtën dhe tani përpiqen si ta zgjidhin këtë punë jo duke u tërhequr Berisha, por duke ndihmuar Berishën ta fitojë këtë betejë.

Po kaq të dëshpëruar duken dhe besnikët e vjetër të Berishës, ata që mezi prisnin të vinin këta të tjerët të bashkoheshin.

Edhe ata kanë kuptuar se asgjë nuk ka ndryshuar dhe se Berisha mbetet përsëri problem. Madje tani atyre u janë shtuar dhe mysafirët e rinj si problem, pasi u duken si njerëz që kanë ardhur me lugë në brez, siç thoshin për ata të KOP më 2005.

Kështu, Besnik Mustafaj, si diplomat i vjetër ka “nuhatur” që Berisha duhet fshehur nga të huajt dhe të caktohet një tjetër të flasë me ta.

A thua se Berisha nuk e di këtë gjë. Problemi që ka Berisha është të detyrojë të huajt të flasin me të dhe jo me telefon të prishur. SHBA, BE dhe Britania e Madhe thjesht nuk duan të komunikojnë jo vetëm me Berishën, por dhe me kauzën e Berishës për të ardhur në pushtet. Ata nuk kanë problem personal me Berishën, ata kanë problem dhe me ata që përpiqen ta mbajnë gjallë Berishën, për t’ua imponuar atyre.

Por ndryshe nga këta që mendojnë se Berisha duhet të vijë patjetër në pushtet, qoftë dhe duke e fshehur të mos trembë dynjanë, Perëndimi nuk ngutet. 

AI ja la në fillim në dorë këtë punë bashkëpunëtorëve të Berishës të distancoheshin nga ai dhe të bënin detyrën e tyre.

Disa e bënë, disa u lodhën dhe të tjerë u dorëzuan. 

Perëndimi nuk dorëzohet. 

Ndryshe nga ata që mezi presin të vijnë në pushtet, Perëndimi ka kohë të presë. Ata shumë objektiva që nuk i zgjidh politika dhe diplomacia, i lënë t’i zgjidhë biologjia. Çështje kohe është.

21 Komente

  1. P
    Populli

    Gazetarë, analiztë, politikanë, ndërkombëtarë, mësoni të lexoni se PD-në nuk e shpëton PD-ja! As PD-rat! PD, e organizuar si repart militar, ka kryer genocid ndaj popullit shqiptar në 1997 me fuqinë e tërë Forcave të Armatosura; ka shtypur me gjak masiv protestën masive më 21 Janar 2011 me forcën e tërë Gardës së Republikës; ka pushkatuar parlamentarizmin në 2019, kur e gjithë PD-ja dogji mandatet e deputetit në mes të legjislaturës, një akt që është unik në historinë e anti-parlamentarizmit. PD-ja dhe të gjitha PD-rat, nën çfardo emri, janë kriminalizuar politikisht dhe penalisht. Me këtë parti, Shqipëria dhe demokracia shqiptare minohen edhe 34 vjet të tjera. Mos humbni kohë kot: Mundësia e VETME e PD-rave që polli PD-ja është shkrirja e tyre dhe krijimi i një të Djathte Natyrale Historike Shqiptare.

    1. S
      Shkembi

      I gjithe problemi eshte tek drejtesia e per gjumit e cila nuk Po I con gjerat neper vende. Tani shtrohen dy dilema: ose shpellaret do mesohemi me ligjet themelore te demokracise, ose shqiptaret duhet te pranojne e te mesohen me hingellimat e shpellareve. Derisa drejtesia fle, ligjin perpiqet ta beje me i forti

      1. S
        Sali-Virusi PPSH

        ( Galice ) per shume Shqiptar eshte emer i panjohur ka 3 milione banore 29 mije km katrore ehhh e njejta me Shqiperine kujt i bie mendja per nje plakush komunist nje non grata qe bie rruges per nje vende si Shqiperia me 3 milione banore . Gjithcka qe gatuhet eshte per konsumim te brendeshem per te genjyere militantet komunist te komunistit Berrisha qe del ne mbremje e pellet si gomari nga kati tete ku ne mbrojtje i del Besniku partise komuniste Mustafa dhe nje grupe spiunesh si Noka , Tritan Preshi , Mond Bilbili , Babale apo Bardha e Kavajes .

        1. T
          The One

          Doktori ka zbulu nje ilac qe nuk vdes. Keshtu qe perendimi nuk e di edhe lodhet kot me doctorin, Chenin a Argjiten.

          1. E
            ENTSOE

            Shkaterroji fare keta birbo politikane si mesuesi I gjuhes Markajve, mesueses Tabakes dhe filozofit pa filozofi Alizotit. Per Besnikun e Insitutit te M-L mjafton nje dopio uiski dhe ai kthehet ne nje diplomat euroaziatik.

            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              Berisha nëpërmjet besnikëve të tij, korruptojë mendërisht një pjesë të deputetëve nëpërmjet patrullës ,do marrim pjesë në çdo protestë për rrëzimin e Edi Ramës. Ramës i ruajti leshtë, deputetët e PD zyrtare mbetën si peshku pa ujë. Sa më shumë të mbushet bulevardi me njerëz të paguar aq më shumë do rrezikojnë vendin e deputetit në Parlament,ishët e Bashës. Berisha për mbrojtjen e pushtetit të tij, rreth vetes,mbledh besnikët dhe largon opozitarët. Me një media të kudondodhur,ai do denigroi çdo demokrat që ka menduar dhe mendon ndryshe nga si. Ka filluar kjo fazë, Berisha është i pamëshirshëm, grupi i Bardhit do jetë viktima e parë.

              1. G
                G

                E kam thene me dhjetra here,keta jan njani ma mut se tjetri,si ajo shprehja, hiqja Lenes verja Prenes,eshte e njejta gje.Kan hyre dhe jan rritur ne politik nen hijen dhe peshen e kriminelit Sali mut Berisha.

                1. T
                  T

                  Pune kafshësh dhe malokesh kaq e thjesht. I bëri me lek maloku dhe tani ska ku ja mbajn se ja pret kokën maloku. Njerëz të pështirë dhe të poshtër shifi përditë në lajme vetëm ata bëjnë vrasje në familje përdhunime grabitje e plot gjëra të ndyra. Janë të ndyre kafshe dhe pa din e pa iman. Ca nuk pret nga kta ndyrësira. Jeni në buzë të humnerës me kta njerëz sllavo serb.

                  1. S
                    Shaqo

                    Tabakja taruke e gjonmarkagjoni e kane ngrene corben e prishur e s'kane nga ia mbajne, u tund letrat para fytyres Berisha, pra jane me mision te mbaruar, pavarsisht llogjeve neper tv e komisione.

                    1. T
                      Te lumte mendja Mero

                      Bravo Mero, vazhdo te diskreditosh vemjet si Mustafaj, Alizoti, Bardhi, Tabaku e ndonje tjeter antiamerikan si keta, sepse populli do te degjoje e lexoje nga ty qe te mos medyshet kur Tabaku apo Bardhi shkon ne USA. Ne te vertete fajin e ka vete Amerika qe medyshet me Tabakun. Tani ajo e di qe edhe femrat si Tabaku jane po aq antiamerikane sa nongrata, dhe kjo per arsye se jane hajdute te pasur ne mes te Tiranes. Po te behet veting financiar i familjes se gjere te Tabakut do dalin cudira me te cilat nongrata mban ne yqem ate.

                      1. D
                        Durua

                        O meroro diteziu tu befte dita e zi si qynyri sa i felliqeur qe nuk le gje pa thene per doktor gjigandin ti vjll po ati shendet i behet ty helm tu befte w gjith jeta

                      2. Y
                        Ymer Abazi

                        Fort i farmakosur ne fyt ky Mero nga bashkimi i opozites, aq sa i bie krejt ajo maksa e "analistit" e behet krejt transparent si nje sherbetor mediatik qesharak i pushtetit.

                        1. K
                          Kola

                          Tabaku eshte e zhytur ne korrupsion.Sala ka punu ne prespektive me te ne kete drejtim

                          1. F
                            Fisniku i Freskut

                            Po mire o komentues, po Gjykata pse nuk e zgjidh problemin e VULES?! Te gjithe rrotullohen rreth VULES.

                            1. i
                              i drejti

                              mero kurva nuk po te komenton askush ke kry pune je i mbaruar flet vetem shpifje dhe rrena ose genjeshtra je kot akoma nuk e kuptuar se edhe te besuarit komentues po te braktisin degjo mua fillo komento vete me emra te ndryshem se po le nam mos ja ul vlerat e mashtruesit vehtes haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa botoje komentin mashkull kurve.

                              1. E
                                Emigranti U S A

                                Pd - Pd je bere per te dhjere mu ne te , ju pd-istat e flamurtare te bashkimit , para dy vitesh ishit bashke e si nje trup betoheshit para Lulit se do benit namin eshkonit i puthnit bythen e fishkur Sali halese donit ta benit munument qe per se gjalli nje kafshe e armik te betuar te shqiptarve . Si ishit bashke pse u ndate , mos u ndate se Saliun na u bojatisen me mut nga koka te kembet Amerika e Anglia e per pak u vrate ne 8 janar njeri me tjetrin sepse po ju kallaiste me mut Sali haleja , tani ai prap aty eshte muti sa vjen e me shume bie ere se ju ka shpallur lufte te gjithve Amerikan e , Anglezve , Spakut e gjukatave tere ai mut qe kishte ne surrat e ka c’fare ka ndodhur per mire qe po i bashkoheni apo e hegri Bardha me shoke ter ate mut se edhe sikur ta kene ngrene tere mutin e hedhur mbi Salmutin era prap aty eshte ! ! ! ? ? ? ?

                                1. V
                                  Vala

                                  Vampiri Sali u be si babushkat ruse. Cdo oturak qe te zbulosh, do te dale ndonje Sali.

                                  1. K
                                    Kripa

                                    Mos eprish dijntetin kot për ata që fien në përralla ji ivetë dishëm për veten se ata nuk e vlersoj popullin vetëm shohin karriket e tyre ne vetëm prishim gojën ton gazetar analist vtëm mbajn televozjonet me kritika ndaj jnëri tjetrit

                                    1. T
                                      Tersi

                                      Ta kam thënë mero se duhej " ti bije" turinjve ramës që të ngordhte berisha dhe nuk më dëgjove!. Akoma ti vazhdon kështu, të godasësh vetëm berishën dhe nuk shikon se rama po jep shpirt..po ngordh!.

                                      1. K
                                        Kendveshtrim tjeter

                                        Figura me e urryer eshte ajo e atij qe qeveris kete vend e kete e tregon fakti qe nga njera ane ka shpopullim masiv (aq sa tok me te ikurit nga qeverisja e tij e baglosur eshte dhe zevendesi i tij ne qeveri madje) e nga ana tjeter kerkesa neper bote per strehim refugjatesh si mjeti vetem per te fshehur zullumet qeverisese.

                                        1. G
                                          Goca e Çamerisë

                                          Shpëtim Idrizi hiqet si nacionalist. Partinë e tij PDIU e quan parti të interesave kombëtare. Megjithatë votoi ligjin Meloni-Rama për t'i dhënë Italisë sovranitet në territorin shqiptar, gjë që e ndalon kushtetuta, por e lejon gjykata kushtetuese e Ripjelljes. Tani ky Shpëtim muti si mund ta shpjegojë votën e tij kundër sovranitetit shtetëror të Shqipërisë në disa hektarë tokë në Shëngjin e në Lezhë?! Nga njëra anë bën kompromise të tilla, nga ana tjetër bën sikur mbron të drejtën sovrane çame. Autogol! Shpëtimit dhe shefit të tij Kristac Qenit jau qiftë nonën Albin Çerçiztopull Kurti.

                                          Lini një Përgjigje