“Bashkimi i opozitës”, si ato supermarketet që ndërrojnë etiketat e mallrave të skaduara

2 Mars 2024, 19:47Editorial Desada Metaj

Ngazëllimi për çdo herë që ndodh një “bashkim” mes copëzave të opozitës i rrit dozën e trishtimit çdo mendjeje normale që mendon se ka kaluar koha e Edi Ramës në pushtet.

Në vitin tashmë të largët 2021, atëherë kur pretendohej se opozita ishte e gjitha bashkë dhe do ta mundte Ramën, një pjesë e shoqërisë, ajo që arrin të mendojë dhe perceptojë të vërtetën që fshihet pas paketimit të fushatave elektorale, ishte skeptike dhe nuk doli të votonte ndryshimin që donte.

Këtë ndryshim që e presin ende, alternativa e opozitës nuk ja ofronte, megjithë paketimin e sforcuar të bashkimit në emër të ndryshimit. Kjo, sepse fasha indiferente e qytetarëve që në vitin 2021 nuk votoi alternativën e opozitës, nuk mund të gënjehet me një bashkim për “bashkim”, ndërkohë që pret një alternativë bindëse, të sinqertë, dhe mbi të gjitha të moralshme, që Shqipërisë i mungon ende. Kjo ishte dhe vazhdon të mbetet sfida më e madhe e çdo force politike që kërkon të sfidojë qeverinë e Ramës.

Duke ndjekur me vëmendje rrjedhën që morën ngjarjet pas zgjedhjeve të vitit 2021, shpalljen non grata të Sali Berishës dhe copëzimin e mëtejshëm të PD, të gjithë grupimet që u krijuan me një kompleks që nuk mëtojnë as sot ta fshehin, flasin e bërtasin në emër të bashkimit të demokratëve. Që sipas tyre është dhe formula magjike e fitores ndaj Ramës.

Qëllimisht ose jo, eksponentët e të gjithë grupimeve opozitare i fshihen të vërtetës së madhe, asaj të mungesës së ofertës për ata qytetarë që nuk janë votues tradicionalë të PD-së, të kësaj fashe të votuesve që realisht janë çelsi i fitores ndaj Ramës.

Në vend të kësaj, si një turmë e çartur revolucionare pa ide dhe pa mendim, betejat e opozitës nisin në cepin e rrugicës së shpresës e përfundojnë në tymin parlamentar, që veç i prish grimin Elisës.

Pjesa më e madhe e deputetëve të listës së PD-së, ngecur mes zhurmnajës së organizuar dhe sponsorizuar nga non grata dhe një PD-je ngathalaqe me vulë, zgjodhën “bashkimin” me foltoren. Që trumbetuar si fitore nga tam tamet e foltores, duket sikur pak javë do na sjellin fitoren me Ramën.

Në fakt pak javë na ndajnë nga fillimi i vërtetë i fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2025, në të cilat opozita shqiptare po shkon më kaotike, më e paorganizuar dhe më e përçarë se kurrë më parë.

Në më shumë se dy vjet, copëzat e PD-së u ndanë e u shanë, rrahën e u puthën kaq shumë në emër të opozitarizmit me Ramën, aq sa këtij të fundit nuk i duhet të përdorë më as batutat për t’i bërë më qesharakë.

Tani që koha për zgjedhjet e ardhshme po troket, copëzat e opozitës po i harrojnë shkopinjtë, gazin, sharjet dhe fyerjet e dy viteve e po shkojnë drejt “bashkimit” a thua se po shkojnë drejt fitores.

Ata që u shkarkuan para dy vitesh në një mbledhje në stadium si të emëruar të Lulzim Bashës, do të emërohen në të njëjtat poste, këtë herë nga Sali Berisha.

Ata që bënë betejë me berishizmin si e keqja që e la PD në opozitë, sot po e tundin si flamurin që do i çojë drejt fitores.

E vërtetë është që në emër të “bashkimit” do të marrin ca vota demokratësh. E ndoshta disa prej tyre do të jenë prapë deputetë.

Sikundër është e qartë që ca të tjerë do të mbeten pa punë e ndoshta do lexojnë gazetat në ndonjë televizion si Bashkimi më i famshëm në Shqipëri. E qartë është gjithashtu që asnjë bashkim copëzash nuk është shkopi magjik për t’i shndërruar në alternativë për qytetarët normalë, për ata shqiptarë që mendojnë me mendjen e tyre.

Sikundër është e sigurtë se Sali Berisha do t’i përdorë e do t’i flake, siç ka ndodhur këto 30 vitet e fundit. Duke i bërë Lulzim Bashës dhe shërbimin e fundit ndoshta. Duke i marrë hakun e duke u treguar të gjjthëve se për të nuk ka armiq të përjetshëm. Ka vetëm tradhtarë e besëprerë, që mund të kthehen veç si ushtarë të një ushtrie që qartas nuk do luftë, por ca beteja me qeverinë. Ku fitues del gjithmonë Rama, por dhe ushtria përballë nuk mbetet pa ndonjë leje ndërtimi apo investimi.

Opozita nuk mund të jetë si ato supermarketet që ndërrojnë etiketat e mallrave të skaduara për t’i nxjerrë prapë në shitje. Me këtë ofertë mund të gënjesh veç militantët, por ata që të çojnë drejt fitores kurrë.

16 Komente

  1. K
    Kurrizi I dushkut

    Një shkrim brilant që të bën të mendohesh mirë

    1. G
      Gano Hafizi

      Oj Desadë, Të ka mbetur vetëm të marrësh teserën e Partisë Socialiste. Dhe si gjithmonë, soji i juaj e dredh mirë, e dredh si Likja….

    2. H
      Hi

      Desada te lumte per artikullin. Por atyre e verteta nuk u pelqen. Ne nuk i votojme edhe pse jemi te djathte sepse kane shperdoruar ne menyren me te tmerrshme besimin e popullit. Gati rreshqitem ne diktature ne vitin 1997. S'duam ti shohim me ato fytyra. Mjaft ! Duhet nje force e re, qasje e re e te berit opozite. Duhet nje opozite qe te na thote se si mund te behet me mire se socialistet. Jo dhuna por alternativa do te na sjelle votat qe duhen per t'a "mundur" Edi Ramen

      1. t
        tetovari2

        Jo opozitë e re duhet OPOZITË E RE ME NJERËZ KREJT TË RIJ,VIRGO IN TACTA! Ose një parti e re me njerëz të rij dhe asnjë njeri, apsolutisht të rij sidomos jo ata që kanë qenë në funksione partiake e administrative(drejtorë,shefa, konsulentët etj)

      2. G
        Grida

        "Bashkimi" i rithemelimit. Asnje prurje e re. Te gjithe tralebanet e Salehut.

        1. G
          Gri z.

          Oj Desad! Dihet qe polikanet, ( keta tanet "politikan") ne pergjithsi perkufizohen si njerez te paafte dembela, qe s' dine profesiom, por me ego maksimale per tu bere dikush dhe me pasuri! Ata I kenaq politika ku mund te genjejne, jetoj e qyl, marrin rroga te larta si parlamentar, sigurojne 2-3 shtepi, etj.Qellimi I pare egoist I tyre eshte qe patjeter duhet te jene Deputet, qe te flasin e emer te "popullit". E kupton qe jane persona bosh. Kete boshllek e rregullon vetem paraja, me cdo kusht, me vjedhje nepermjet shtetit, me tendera, me korrupsion, etj. Keta te foltores duken rend! Mire se jane te paafte, por duken edhe njerez te trash e idiot. USA I ka bere dhe po I bene mjafte mire detyrat me Shqiperin. Duke I rritur shpresen dhe sigurin shqiptareve. Mirpo po kjo USA, ka theksuar nuk ka negociata me nongrata, por edhe me organizimet ku ata jane ne krye apo I krijojne. Qe ketu nis komedia dhe trishtimi me gjithe keta qe jane grupuar tek Rithemelimi " 500 mijesh" !! Rithemelimi eshte krijes i nongrates kati 8 . Keshtuqe me vjen keq se paku per disa persona deputet aty( perfshire Joriden!) qe s'e kuptojne kete gje kaq elementare. Rithemelimi eshte lindur i kalbur! Hajt ne tollum I qofte kujdo qe s'kupton!

          1. L
            Ladi

            E verteta e shkrimit eshte derrmuese dhe diskretituese per mashtruesit e PD-s, qe vazhdojne te abuzojne me ndjenjat dhe ndershmerine e njerzve vertete te djathte. Nuk mund te te jete perfasues i se djathtes nje ish komunist i thekur e i diskretituar tashme boterisht dhe nje i pa moral dhe anti shqiptar, si Mul Noka

            1. D
              Drenica

              Anmiku ma i madhë i Kosovesë osht serrbia bashk më edvinë kristacë ramenë opoZitenë koqovare dhe ish komutantatë uqkurca,,,,, te gjith kunra Kosovesë. Kosova ka qën e privatizume pej ish komutantave uqkurca qe 24 vjetë,,, vëtum mereni më mentë qe sotë serrbia vuqiqi - rama, daqiqi i kerkojn ne pushtetë e ne dialogë hashiminë - ramushinë - isenë - pacollinë e nukë dojn mu takue më ALBIN KURTIN. Pse more,,,, ju tregoni pse bre kina nonenë javë qieft.

              1. M
                Mesuesi i fillores

                Na kënaqe Drenica , kam gjysëm ore qe po vras mendjen se çfarë ke shkruar , çfarë ke dashur të thuash , por nuk po kuptoj asgjë . Mirë do ishte t'a kishe shkruar serbisht komentin , mbase do ishte më e thjeshtë per t'u kuptuar . Edhe një sqarim të fundit : sa klasë shkollë në gjuhën shqipe ke ti Drenica ? Filloje edhe një herë nga klasa e pare . Thonë që , asnjëherë nuk është vonë për të mësuar .

                1. Y
                  Yyyppp Xhixhi

                  O te shterdhefte derri ne gurmaz te fytit, shko meso shqipen o zgjyre jeniceresh ose perdor te pakten google translate se na degjenerove gjuhen fare. Do besh komente ti robshqyer, te shkerdhefsha Al Binin dhe sllavicken qe ke ne shtepi, picku majka.

                  1. Çami

                    Avash o zdap Xhixhi e mos ofendo vellezerit nga Kosoves martire se te shkerdhej ç'te permban pragu. Ju kelyshet e Rame kurves hidhini njehere syte andej nga Rusia se idhulli juaj numer dy Vladiqir Putana po kerkon ushtare per ne Ukrahine dhe si kelyshe besnike te ish komunisteve dhe dashnore te ish-agjenteve te Ke-Ge-Be sic thoshte Ram Iz Alia (babai numer dy i Kristacit) nisuni sa me pare t’a ndihmoni Puton per Ukrahinen. Boll lehet neper gazeta, kaloni ne veprime. Robte ku t'i keni. Rrofte Kosova!

                2. B
                  Belindi

                  Desada, te pergezoj. Nje shkrim i nje niveli te larte per nga permbajta dhe stili i te shkruarit qarte, konciz dhe nivel te larte drejteshkrimor. Per te tilla shkrime ka nevoje sot qytetari shqiptar, ka nevoje te ndricohen njerezit per te perballuar dizinformacionet e ushtrise se analisteve e gazetareve Foltorist, qe i sherbejne mbajtjes gjalle te grupit te organizuar kriminal te rithemelimit, qe udhehiqet akoma nga Blloku Komunist nepermjet pinjoleve te tyre dhe nga Sigurimi i Shtetit. Argumentet Tuaja jane te pa kunderdhtueshme. Keta ish komuniste e spiune te Sigurimit kurre nuk kane fituar, pasi ne vitin 1992 Ramiz Alia u a dha pushtetin ne tavoline, pasi ai e drejtej kete grup dhe kurre mbas 1992 nuk kane fituar ne ndonje pale zgjedhje, vetem me manipulime. me para dhe me kercenime. Kur nuk kane fituar kurre kur kane qene bashke, si mund te pretendojne te fitojne sot pasi u shkermoqen e u bene cope cope duke akuzuar e rrahur fizikisht njeri thetrin me hunje e shkopinj bejsbolli apo me bomba tymuese e lotsjellese? Si mund te fitojne keta ne nje kohe qe ShBA, BE, B Madhe dhe te tjera vende mike te Shqiperise kane nderprere cdo kontakt pikerisht per zararet qe kane bere duke vjedhur pasurine publike, duke penguar proceset demokratike e sidimos Reformen ne Drejtesi? Edi Rames mund ti rendisim shume te meta e dobesi, por e verteta eshte qe sot Shqiperia ka nje reputacion shume te mire nderkombetar, eshte faktor stabiliteti ne kete Rajon te trazuar dhe po shpejton hapat drejte BE. Pamja e Shqiperise ka ndyshuar dhe e ardhmja eshte e sigurte. E verteta e madhe eshte kjo: te gjithe myteberet qe jane rreshtuar si ushtare para komendantit te tyre Non Grata, pra te gjithe keta bejne lufte te ashper e te pamoraleshme jo se u dhimbset Shqiperia, por si njerez pa dinjitet dhe te paafte, bejne cmos te terheqin vemendjen e Nongrates, i lepijne menderen vetem per nje post deputeti pasi nuk hajne buke gjekundi per shkak te paaftesise e reputacionit mizerbel qe kane ne publik. Shtyjne edhe 4 vjet, shfrytezojne ato privilegje qe ka deputeti, etj, etj. Kaq eshte e gjitha. Urime edhe njehere.

                  1. f
                    fcb

                    Ja dhe Desada u be pjese e Dubait Rilindjot.

                    1. K
                      Koli

                      Desada, je bere si ato bazat ilegale ne kohen e luftes.

                      1. A
                        Aron

                        Nuk e di sesi mund te japesh sikur edhe nje vote ketyre vemjeve qe mundohen te sheshin sapunin per djathe. Jane te njejtat fytyra nga e ashtequajtura opozite qe kane qene gjithmone dhe qe kane treguar rezultatet katastrofike qe i kane lene Shqiperise dhe shqietarve sa here kane qene ne pushtet, si qendror edhe lokal. Shiko si kane partite e tyre, kashte e koqe, le me te mendosh se te njejtet qe e shkaterruan kete vend i lane mbas vec nje pirg me plehra e germadha do vijne te na rregullojne. Madje, edhe militanet e tyre duhet te ndergjegjesohen dhe nqs duan me teper veten e familjet e tyre, te mos i mbeshtesin me keta vemje qe shkaterrojne cdo gje qe prekin.

                        1. F
                          Fisniku i Freskut

                          Desada Metaj-nje femer e bukur ne pamje por me e bukur ne shpirt dhe mencuri. Falemiunderit!

                          Lini një Përgjigje