Mbi të pakënaqurit nga Perëndimi, që ka zbarkuar në Tiranë 

29 Shkurt 2024, 19:43Editorial Mero Baze

Mbajtja sot e Samitit të Ballkanit Perëndimor me BE për planin e ri të rritjes, si dhe ai i një dite më parë për Ukrainën e afishojnë Shqipërinë si vendi pararojë i Ballkanit jugperëndimor, sa i përket mbështetjes që ka nga politika perëndimore. 

Për 48 orë Shqipëria ishte në qendër të vëmendjes botërore, duke nisur me Samitin e Ukrainës dhe duke vazhduar sot me perspektivën evropiane të rajonit.

Në raste të tilla kritikat ndaj protagonizmit të Shqipërisë është normale të vijnë nga ndonjë vend jo miqësor me Shqipërinë, apo nga xhelozira rajonale, por nuk ka ndodhur. 

Të vetmit të mërzitur nga ky zhvillim ngjajnë të jenë oponentët e Edi Ramës në Tiranë.

Partia e Berishës dhe Metës, e cila të vetmin partner perëndimor aktualisht ka Fredi Belerin dhe avokatët e tij grekë, është shumë e shqetësuar pse Perëndimi ka zbarkuar në Tiranë. Akoma më shumë është e shqetësuar pse respektojnë nismat rajonale të Edi Ramës.

Të dyja Samitet e mbajtura në Tiranë kanë përfunduar me dakordësi nga të gjitha palët, duke pranuar qëndrimet e përbashkëta të njëri- tjetrit.

Madje në Samitin për Ukrainën, Kosova ka mbajtur një qëndrim serioz, duke tejkaluar provokimet që synojnë izolimin e çështjes së Ukrainës në rajon nga propaganda pro ruse.

Kosova dhe Ukraina e nënshkruan deklaratën e përbashkët, duke identifikuar Serbinë si të vetmin aleat të Rusisë në Ballkan, ndërsa “kritikët” e Shqipërisë poshtë penxheres së Berishës, janë të shqetësuar se ata i ka futur në kurth Edi Rama.

Një opozitë e mençur natyrisht që e kishte përshëndetur këtë rol të Shqipërisë, pasi e gjitha çfarë ndodhi forcon imazhin pozitiv të Shqipërisë. Edi Rama padyshim që ka meritat e tij personale, por në këtë rast nuk i ka për nevoja elektorale, por në interes të Shqipërisë. Interesat elektorale ja kanë garantuar vet kritikët e tij, nuk ka nevojë për ndihmë nga Perëndimi.

Tani merreni me mend që këta që kritikojnë Edi Ramën në Tiranë ta kishin në dorë politikën e jashtme, të cilët siç e thashë, sot aleatin më të madh perëndimor kanë Fredi Belerin, meqë është dhe qytetar grek.

D.m.th në të njëjtën ditë kur liderët e BE apo Zelenski udhëtonin drejt Tiranës, Flamur Noka me Luçiano Boçin udhëtonin drejt Janinës të takonin një deputet grek të Janinës, për t’i shprehur mbështetje elektorale si mbështetës i Fredi Belerit.

Mjafton të krahasosh këto dy qasje për të kuptuar se çfarë kontrasti ekziston mes atyre që janë të pakënaqur kur Perëndimi zbarkon në Tiranë, dhe atyre që e sjellin Perëndimin në Tiranë.

Njëra palë kërcënon Shqipërinë nga Janina, tjetra bën bashkë Perëndimin dhe Ballkanin kundër Rusisë.

28 Komente

  1. K
    Klaus

    Koalicioni "Bashke Fitojme" i cili ka humbur, merzitet nga fitorja e forcave pro-Perendimore Shqiptare sepse aty shikojne humbjen e pasurise se tyre, qe e kane fituar duke vjedhur Shqiptaret!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Normale. Ne keto dy qendrime te kundert shqiptari do besoj dhe votoje ata qe punojne per Shqiperine dhe jo ata qe e tregetojne Shqiperine. Pastaj do ankohen prape se ju vodhi votat Rama!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skenderbegasi

        Te majme jane derrat e mullixhiut, Zoti e di grurin e kujt hane.

        Përgjigjjuni
        1. L
          L

          Rithemelimi dhe vv-eja e Kurtit i kan syt nga Greqia,Kurti shkon me shume qejf ne Athine takon Micotaqin,dhe nuk vjen ne Shqiperi ne samitet me rendesi Europiane qe organizon Edi Rama.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dudi

            O Mero djali pse merresh me keta bajga qe qelben ere vite larg si antishqiptare.Leri te hane kokat e njeri tjetrit

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrugëve do ngelemi more rrugaç

              Historia përsëritet,dikur zogji kurvës vinte në pushtet nëpërmjet pashiçit dhe rusëve të Bardh,sot Sali sulltani Karaxhiç,kërkon ndihmë nga grekqirët dhe shpall Himarën tokë greke dhe bën avokatin e jevgut Beleri. Dje ballisto zogistët bashkëpunuan me okupatorin,sot komunisti Sali me sigurimsat kërkojnë ndihmë të vijnë në pushtet me grekqirat.ecejaket e e Dules që paguhet nga greku,e të gjekmutit,e Mulit udbist,Luçiano qirsit të studentëve,bie erë tradhëtie dhe paguhen nga asfalia

              Përgjigjjuni
              1. q
                qiriako

                Ndersa Al Bini nuk erdhi sepse po te vinte duhet patjeter qe te shkonte poshte pallatit te idhullit te tij Sali Berishes dhe binte ne sy per keq! Per sa i perket Mu.it se bashku me L.Boshin shkuan jo per te takuar nje deputet ne Janine por per tu furnizuar me "thika me helm,pistoleta cader dhe lende eksplozive.Prisni dhe shikoni nga Hajdaret e vitit 2024,si e vetmja rruge per prishje te imazhit te vendit pas kthimit te tyre,ku fatkeaesisht sherbimi informativ fle gjume.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Posi

                  Vend pararoje i ballkanit perendimor. Eh çna nxore mallin e Enverit .” Ndermarrje Pararoje”

                  Përgjigjjuni
                  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                    Mero, mos u mërzit, është diferenca e mendimit midis adoleshencës dhe pleqërisë që ka mbetur adoloshente!

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Ladi

                      Mero, jane terbuar. E kane humbur fare. Por ndoshta edhe jo. Te tille jane. Anti shqiptare. Trathtare qe nuk e duan kete vend qe me ne fund po leviz ne drejtimin e duhur.Tregoje vendin ketyre horrave bashke me qorrat dhe trushpelaret qe ju bejne iso, madje edhe ketu; tek gazeta jote. Bjeru fort, se derri plumb do.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Boston

                        Si gjithmone i sakte dhe shume i lexueshem. Urimet me te mira Z. Mero

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shqipetari

                          Respekte! Mero.Antishqiptaret dhe poliagjentet e shqipes jane njohur dhe damkosur prej 3 dekatash nga shqiptaret.Asnjehere nuk jane votuar per 3 dekada nga shqiptaret me vota reale.Sa ti bie Dielli-Tokes fashisti non grada qe vodhi,vrau dhe shkaterroi Shqiperi nuk fiton pushtet me vote shqiptaresh.Eshte antishqiptari me i urryer nga shqiptaret.Rrofte!Amerika.

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Flet

                            Ja edhe bythelepiresi tjetër i pushtetit!

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Demos

                              Brilant si gjitmon bravo mero

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                TIRANA

                                Ai fare Samiti ne Tirane ishte vecse nje SHOW e asgje me teper - Ka Tirana zyrtare e Edi Rames ndonje ndihme konkrete atje ne terren qe ti ofroje Ukraines ? (se per dreq ukrainasit qe i kane ikur e i ikin luftes nuk denjojne te vijne te mbyllen ne ndonje kamp ketej nga Manza e Muxhahedineve...)

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  Xhaxhi

                                  Po mere fute brenda mos e ler te kakaris maj ballkonit.. Kush i ndalon keta sot ne pushtet te bejne shtet? Apo ju intereson kufoma e Saliut edhe 1 vit tjeter? Fevzi kerma i dha nje dore me opinionin mbreme.. Nuk ka vende ne bote qe lejon te tilla gjera. Ne Greqi ti nuk guxon te permendesh Camerine as ne lokal duke pire kafe ndersa ne Shqiperi ne televizione kombetare dhe ne orarin me te ndjekur ju jepet kohe idioteve dhe mbeturinave fashiste Greke. Apo Edi Rama eshte bere miq me fashistet? Ben pazare per toka e dete. Jane njesoj, thjesht bejne lojen qe kane bere 33 vjet per te vjedhur dhe grabitur. Nuk ka faj populli qe kerkon xhaxhin te kthehet.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tironsi

                                    Me NUL Noken e Derrkuc Balliun do bojn opozit kta,turp te ken gjith spiuna te grekut e serbit,allall Ed Rama QE e Ka cu shqipnin kaq lart.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Edi

                                      Analfabete si ti qe nuk dini te shkruani shqip jeni turpi i Shqiperise (shkruhet me germe te madhe emri i vendit tend o i budallallepsuri pas Rames)

                                      Përgjigjjuni
                                    2. s
                                      shori

                                      Tani qe Perendimi po merr tatepjeten dhe po shkon ne p... te s'emes, tani po e ben Shqiperine paratoje...(???!!!) Pika bythes o Mero, te dija (te pakten) per burre me te zgjuar...!!! Mish per top dhe shegerte per pastrim fekalesh kerkojne perendimoret, o Mero...! Dhe keto i gjejne me shumice tek shqipot, sic i gjeten ne Ukraine...!!!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Grand

                                        Or shori pordha! Po mjafte or njeri pa tru! Mjafte se mjafte jane 43 deputet pa shprese, me nongraten familjare, te gjithe identifikuar si anti perendim dhe pro nongrat. Te gjithe m...m..., ku ai birri non ne kate te tete i ka bere skllever. Te 43 kane hall se, se nongrata s'pranon parti te re me " 500 mije votues" se e di qe po e beri s'ka me 50 veta poshte pallatit! E dine qafirat se po u shpall Partia e Re Demokratike, duhet ne krye nje nongrat familjare, anti usa! Keshtuqe shoring stradegjiku, kupto qe keta njerez te 43 deputetet nuk I pret kush nga perendimi. Janina greke per Bejlerin, Po! E vetmja shprese per momentin mbetet IM, spiuni sa pa u marre apo arrestuar nga spaku! Se me tej dhitet muhabeti! Sot ata jane gjeja me e shprese! " Rikthimi I Joriana Tabakut eshte mision pro perendmor. Per te evituar krijimin e nje parties me r krye nje nongrat familjare! Nese keta 43 deputet sharlatan e pranojne we kjo zonje e nders te kryesoj Partine e Re Demokratike, ndoshta disa deputet kane shanse qe te realizojne endrren e ardhme per te qene deputet we te krekosen para familjeve te tyre si " si burra apo gra te mira e te zote" kur ne fakt jane copal iditesh, kareristesh dhe servilesh, qe rrine cdo nate tek rrugica. Mirpo zgjedhja e JT ne krye te kesaj Partie te re, ne vend te Argites, kerkon guxim dhe kusht te jeshe politikan I ndershem dhe pro perendim. Pjesa tjeter eshte dridhe Like, injorance Noga- Bardhi, servilizem alla Prof Mondi etj pislliqe. Shore, nuk ta ka fajin M.Baze! .e duket se duhet te shohesh vehten! Vizitohu tek ndonje psikolog!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Prishtina

                                          Bravo Shqipri veq po ja regullon imazhin Serbis e Vuqiqit a Kosoven shkele shtype spate guximin me ja kerku njohjen Ukraines. Marre per ju. Jau qift nonen Serbia fashiste.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Psikiatri

                                            Ja u qifte ju te Prishtines nonen Serbia , siç ja u ka qire dhjetra vjet . Po pse , more zagar , duhet t' ja kerkonte Rama Zelenskit njohjen e Kosoves ? A nuk ishin prezent te dy idiotet qe ju qeverisin , edhe kokboshi Albin , edhe lopa presidente , pse nuk ja kerkuan ata te dy njohjen e Kosoves ?

                                            Përgjigjjuni
                                          2. F
                                            Fredi

                                            Shume e vertete dhe njekohesisht shume per te qeshur se si nje opozite cdo gje qe ben e ben per te qendruar ne opozite, mbase nuk jemi aq te zgjuar ti kuptojme, por mbase ate dine te bejne me mire. Te gjuajne me gure, te djegin, te hedhin shashka dhe ne darke te shkojne te tregojne se kush jane te Çim Peka

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Kris

                                              Edhe Ducja perendim ishte.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. e
                                                enter""

                                                Nje artikull komplete pa vlere. Se pari, samiti per Ukrainen eshte totalisht nje shfaqje patetike. Qeverisja ukrainase, eshte peng i elitave qe kerkojne te ndryshojne rendin boteror. Zelenski eshte nje kukull qe perdor leket e perendimit per te pasuruar klanin e tij. Npj tij perendimi kerkoi shkaterrimin e Rusise, por me kot, Rusia e ka fituar luften dhe parandaloi zgjerimin e frikeshem e obsesiv te nje organizate kriminale si NATO drejt lindjes. Se dyti, samiti tjeter eshte gjithashtu nje perpjekje e kote per te ngritur imazhin e Shqiperise prej se ciles njereit duan tja mbathin. Eshte e habiteshme, si Mero, eshte bere nje lepires shembullor i Rames. Mero, cfare pune kishte cuni i Soros ne samit????????

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  Rruga e Elbasanit

                                                  Per Meron qe shihka zbarkim te Perendimit ne Tirane - Ne Tirane nuk ka Ambasador te SHBA...niveli i marredhenieve aktualisht eshte ne rang "te ngarkuari me pune" qe e kryen nje sekretar atje brenda ambasades!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. f
                                                    fcb

                                                    Keta Perendimoret qe vijne jane komplet te korruptuar , kush ka ardhur ka qene i paguar nga Sorros , nje pyetje per Merron , Pse merr pjese kelyshi Sorrosit ne cdo delegacion qe vjen ne Shqiperi ?

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Arbeni

                                                      O enter të qifsha sali maloku.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje