Gjyqi ndaj Belerit përballë një Greqi “moniste” dhe një Shqipëri “pluraliste” 

5 Mars 2024, 20:05Editorial Mero Baze

 
Kam qenë kundër arrestimit të Belerit para zgjedhjeve dhe e kam bërë publik qëndrimin tim, pse nuk duhej arrestuar para zgjedhjeve, por duhet të vazhdonte hetimi duke dokumentuar blerjen e votave.  

Arrestimi shkaktoi një stuhi politike mes dy vendeve dhe mbi të gjitha mobilizoi gjithë nëntokën e politikës greke të dërgonte votues dhe të intimidonte votues të lëkundur në Himarë duke I mundësuar atij shpalljen fitues I zgjedhjeve. 

E di që është problem të mbrosh një emër si Beleri nga arrestimi në flagrancë, për shkak se për shqiptarët e zakonshëm ai është I identifikuar me një vrasje fashiste të dy ushtarakëve shqiptarë më 1994 dhe me një gjyq të mbyllur në mënyrë të dyshimtë nga shteti grek në vitin 1999, për konspiracion dhe sulm të armatosur ndaj Shqipërisë.  

https://www.gazetatema.net/editorial/prokuroria-ka-hyre-himare-si-nje-elefant-ne-dyqan-qelqurinash-i389866

Por qetësia duhet të na bëj të përmbahemi dhe të vlerësojmë më shumë standardet që ofron vendi ynë për një kandidat të pakicës greke, se sa standardin që Greqia dhe pakica greke na paraqet si përfaqësues të saj. 

I pari është problem ynë, I dyti është problem I tyre. 

Dhe në këtë pikë, sot që Gjykata ka dhënë vendimin për shpalljen e tij fajtorë, duhet të ndajmë dhe përgjegjësitë e secilit për mënyrën se si kemi vepruar gjatë këtij procesi. 

Në Greqi politika zyrtare por dhe ajo opozitare u bën bllok në mbrojte të Belerit, duke unifikuar qëndrimet dhe duke injoruar faktet juridike. Dhe kjo jo në emër të demokracisë, por në emër të patriotizmit grek I cili është gjithmonë karburant I dobishëm për fushata elektorale në Greqi. Ata mbytën çdo zë të arsyeshëm që kërkonte logjikë dhe që ka këndvështrim tjetër për pakicën greke në Shqipëri.  

Në Shqipëri shoqëria u nda dhe nuk ishte “uniformë” si në Greqi.  Opozita me në krye Sali Berishën, I cili e pat shpall terrorist në vitin 1994, Belerin, dhe kishte dekoruar si dëshmorë të atdheut viktimat e supozuara nga sulmi I grupit të tij, udhëhoqi një fushatë pro Belerit bazuar siç e ka traditë në shumicën e rasteve mbi shpikje faktesh dhe shantazhe ndaj drejtësisë. Meqë ndodhi që të dy gjykoihen nga gjyqtare e njëjtë, Irena Gjoka,  u bën dhe më shumë vëllezër ideali kundër drejtësisë. 

Pra ndryshe nga Greqia në Shqipëri dominoi ndarje politike dhe jo patriotike. Edhe pse nuk kam dëshirë të lavdëroj Berishën, për imazhin e një vendi ballkanik, është lajm I rëndësishëm që për çështje me ndjeshmëri etnike nuk ka reshtim patriotik por politik. Është më civile të dëgjosh Berishën si “renegat grek” se sa të shijosh rreshtimin patriotik të shoqërisë greke, ku dhe taksisti të shpjegon me hollësi se si Edi Rama natën shkoi arrestoi Belerin. Sic e ka dëgjuar nga gjithë shtypi në një zë, në një kor nën një betim. 

Në Greqi, shtypi, qoftë ai zyrtar dhe ai I pavarur ishin në bllok pro Belerit dhe kundër drejtësisë në Shqipëri. Disa bënin përpjekje të gjenin dhe fakte, por shumica I shpiknin. Rasti I gazetës “Ta Nea” I ditës së djeshme ishte më flagranti.  

Gazeta sulmoi me fakte tërësisht të shpikura gjyqtaren Irena Gjoka.  

Është e udhës ta themi se Irena Gjoka, nuk është ndaluar kurrë në kufirin grek, nuk I kanë marrë kurrë shenjat e gishtave, nuk është pezulluar kurrë nga sistemi “Shengen”, nuk është martuar dy herë, ka pas mbiemrin Meniku dhe tani ka mbiemrin e burrit të saj Gjoka. Gjatë vetingut, nuk është gjykuar asnjëherë për këtë gjë, i ka kaluar të dy shkallët pa asnjë problem dhe të vetmet debate kanë qenë lidhur me një masë disiplinore ndaj saj në vitin 1995.Familja e saj, kur Irena ka qenë e mitur, ka pas mbiemër tjetër, por ajo nuk është në vullnetin e saj. 

Pra nuk ka asnjë fakt të vërtet në ato që shkruan gazeta ndaj gjyqtares. Është një rast tipik se si një gazetë e një vendi evropian, shpik gjithçka, në funksion të një shantazhi ndaj drejtësisë së një vendi tjetër. 

Shtypi shqiptar së paku gjysma e tij vazhdojnë ti bëjnë gjyqin bazuar mbi gënjeshtra Irena Gjokës. Asnjë gazetar shqiptar pro Belerit nuk mori mundimin të verifikojë qoftë dhe një fakt ndaj Irena Gjokës. Morën shkrimin e gazetës greke dhe i bën gjyqin asaj.  

Nga ana tjetër një agjenci zyrtare lajmesh në Athinë, ka shkarkuar nga detyra Panajot Barkën, gazetarin veteran te pakicës greke në Shqipëri,  I cili për 29 vite ka shërbyer si korrespodent I tyre nga Shqipëria, vetëm siç thotë ai se nuk ka qenë në një gjatësi vale me ta rreth Çështjes Beleri. 

Pra që ta përmbledhim në Shqipëri shtypi është I ndarë gjysmë për gjysmë pro dhe kundër Belerit, në Greqi është I gjithi uniform. Dhe kjo është një epërsi tjetër e panoramës së shtypit shqiptar edhe pse shumë vet I mallkojnë gazetarët shqiptar pro Belerit. 

Po ashtu e sikletshme është dhe statistika e qëndrimit të Greqisë ndaj Reformës në Drejtësi në Shqipëri në raport me atë të qeverisë shqiptare. 
Qeveria shqiptare është masakruar nga Reforma në Drejtësi. Gjyqtarja Irena Gjoka, është gjyqtarja e çështjes më të ndjeshme në Shqipëri asaj të inceneratorëve dhe ka futur brenda gjithë kupolën e drejtuesve të qeverisë shqiptare të përfshirë në këtë çështje. Qeveria shqiptare ka shtrënguar dhëmbët. 

Qeveria greke nuk e ndali në asnjë minutë ofertën për marrëveshje politike për këtë çështje duke anashkaluar drejtësinë, duke injoruar faktin që drejtësia në Shqipëri duhet të ri ngrihet si një drejtësi e pavarur nga kryeministri I Shqipërisë por dhe I Greqisë. 

Dhe në disa momente kur të dy palët politike po përpiqeshin të gjenin zgjidhje teknike të problemit, pa e porekur drejtuesinë, përfaqësuesit politik të Belerit në Tiranë I hodhën në erë.  

Këtu është rasti të diskutojmë një çështje edhe më me rëndësi për rreshtimet e ndryshme të Athinës dhe Tiranës ndaj pakicës greke në Shqipëri. 

Eshtë e pashpjegueshme pse Greqia në Athinë I ka nxjerr jashtë ligjit dhe I arreston njerëzit e “Agimit të Artë”, kurse ne në Shqipëri na I vë përfaqësues politik. Një vend evropian ose i pranon fashistët e “Agimit të Artë” ose nuk I pranon. Dhe atë që nuk e pranon për vete, nuk mund ta kesh oferte për fqinjët.  

Fredi Beleri është përfaqësues I “Agimit t Art” dhe njeri i skutave të shërbimeve sekrete greke që mbajnë gjallë aspirata të vdekura ndaj Shqipërisë. Ai nuk i përket as “Nea Demokracia” as “Pasok” apo “Syrizia”. Është thjeshtë “Agimi i Artë” që në Shqipëri dhe u kthye në një monument që mbrohet nga shteti grek, nga një shtet, i cili në vend të vet shokët e Fred Belerit I ka future në burg, jo për vjedhje votash, por për fitore  votash. 

Sidoqoftë tani kalvari I gjykimit mbaroi dhe Shqipëria dhe Greqia duhet të marrin frymë, të qetësohen dhe të shikojnë përpara që në raundin e ri të zgjedhjeve  tu ofrojnë qytetarëve të Himarës një kandidat që i përfaqëson ata që ndjehen grek, ata që ndjehen shqiptarë dhe të tjerë që ndjehen himariot. Betejën me “Agimin e Artë” nuk kemi pse e zhvendosim nga Athina në Himarë. Secili le ta mbajë ose luftoj në vend të vet. 
 

31 Komente

  1. E
    Epaminonda Sofronis

    Vangjelis Fredi Janullatos Kostandina Mitsotakis Beleris, e morën përgjigjen zyrtare, dhe do të bëjë burgun kokërr më kokërr. Vetëm një porosi për burgaxhiun Beleri, të marrë me vehte në burgun e rradhës, vaj të mirë ulliri për të lyer vrimën e bythës, që ta ndiejë sa më lehtë përdhunimin që mos të thotë pastaj, është përdhunim politik me urdhër të Ramës.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Evisa

      Midis të tjerash, thotë Zoti Baze në kryeartikull: ".....Opozita me në krye Sali Berishën, I cili e pat shpall terrorist në vitin 1994, Belerin, dhe kishte dekoruar si dëshmorë të atdheut viktimat e supozuara nga sulmi I grupit të tij, ...." Ne dimë se në Peshkëpi, nga një komando e ardhur nga territori grek u bë një masakër ndaj garnizonit tonë, ku u vranë dy ushtarak. Tani, ju lutemi zoti Baze, na bëni të ditur, kush janë të supozuara, viktimat apo pjesëmarrja e Bejlerit në përbërje të komandos sulmuese? Sepse formulimi i fjalisë paraqet një shtrembërim skandaloz të asaj që ka ndodhur në atë vit të largët.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Illo

        Nuk po e mbroj, por eshte ngaterruar ndoshta e nuk e ka rilexuar tekstin, se ka dhe gabime sintaksore ne te…! Viktimat e Peshkepise nuk jane te supozuara, por me se te verteta e deshmore te Kombit!

        Përgjigjjuni
    2. G
      Gjekmarkaj Boci Noka haaa vasale te Greqise

      Ne fakte gjeneza nuk eshte Bejleri por Berrisha Meta ishin keta gjak prishur qe Fredin nga Progonati e kandiduan dhe jane pikerisht keta ne unissent me extrémitstet Greke qe shpifen per gjyqtaren ishe Gjekmarkaj Boci Noka dhe disa pseudo- gazetar te paguar nga lobet greke qe per muaj te tere helmuan opinionin megjithate saga Bejleri perfundoje bashke ne te dhe antishqiptaret Berrisha Meta Gjekemakaj Boci Noka e shume zhurmuas studiosh kazan si dhe politike antishqiptare Greke te trishtuar ngelen Micotaqi Greqise Kurti Serbis. Me denimin e katundarit nga Progonati Shqiperia tregoje qe sot jemi ne nje pozicion ku Greqia shihet si nje vende jo demokratike dhe Shqiperia pluraliste ..

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli

        Super analizë! Kulturë europiane.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pilo Lala

          Merua kur do, eshte i sakte dhe patriot. Ka pasur momente te erreta, kur ka qene ne sherbim te Sali Berishes, ku ka shpifur pa ju dridhur qerpiku. Nuk e di nese ka kerkuar falje per kete periudhe, ku i ka sherbyer me devotshmeri Saliut.

          Përgjigjjuni
        2. B
          Beleris brekdhjeris,shtrëngo ushkurin

          Në kohën e Enverit,himariotët duartrokisnin më shumë për Enverin dhe asnjë nuk thoshte që jam grek,dhe kush ka pas ndonjë shok nga Himara dhe e pyeste a di greqisht,të përgjigjej jo,kurse sot këta mitër nga progonati po na dalin grek se përfitojnë privilegje. Sot që Shqipëria është bërë han pa porta vjen greku e të kërkon llogari për një jevgjit nga progonati,Saliu me Ilirin janë bërë më grek se greku dhe po çirren për jevgu beleris,dhe janë gati të thërrasin agimin e artë të sulmojnë Shqipërinë ashtu siç bëri jevgu beleris dikur....do zoti që Saliu të jetë në një qeli me jevgu...

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dhespina

            Qellimi i sy kukumjackes Micotakis ka qene nen sherbim te Kishes Orthodokse Greke nga edhe e cila varet kjo famije! Ne alence me Rusine nepermjet Himares ata kerkonin realizimin e planit te Rusise per 'Komunen e Himares"qe ne nje te ardheme jo te larget ta komsideronin si toke te tyre ,duke menduar se qeveriq Shqipetare do ti nenshtrohej sic edhe veproi sharlatani Berisha dhe biri i tij shpirteror Basha duke koordinuar veprimet me ordinerin Meta! Per here te pare pas me shume se 40 vitesh shteti Grek rigjunjezohet perpara levizjeve te qeverise Rama duke u mbyllur c'do shteg ne menyre diplomatike me nje mencuri te rralle individuale,prej nje politikani dhe diplomati i kalibrit boteror!Sydali Kiriakos me siguri qe do filloje te provokoje rrishtas per destabilizim te Shqiperise por harron qe Rama eshte gjithje tre hapa para tij e per rrjedhoje aleat ka vetem Serbine e kerkend tjeter ne kete rajon e me gjere.C'do tentative e tij jo v etem qe do te deshtoje por ndoshta do te paguaj edhe borxhet njehere e mire qe i kq ketij vendi me camerine! Ai nepermjet aleateve te tij Meta e Berisha qe u perputhen interesat e tyre familjare do ti hedhi ne aksion drejtpersedrejti duke i financuar per destabilizimin e Shqiperise nepermjet Mul Nokeve ,Markagjoneve dhe Bardhylkave qe jane ne opozite.Ka ardhur koha qe opinioni shqipetar duhet te ngrihet ne ate nivel duke mos rene pre e provokacioeve te Gushtit nga ana e Grekerve qe kohq i kq lene ne mesjete!

            Përgjigjjuni
            1. H
              Henk

              Ju grekqirat sumëshqyer të tipit Ac/Dc, Ben, Erdogan, Andreas, etj grekqira pa fund, e morët vesh shkrimin e Meros, kuptuat ndonjë gjë?

              Përgjigjjuni
              1. H
                Henk

                Ju grekqirat sumëshqyer të tipit Ac/Dc, Ben, Erdogan, Andreas, etj grekqira pa fund, e morët vesh shkrimin e Meros, kuptuat ndonjë gjë?

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjeli

                  Himara nuk eshte minoritet dhe Beleri nuk eshte kandiduar nga minoriteti grek .C,hyn greqia ketu nuk ka lidhje fare

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Oficeri dulles

                    Agimi Arte jane te gjithe arvanitas para ligo bene grsht shteti ne greqi por Katsidiari vrau nje person dhe u doli boja ,te gjithe oficerat greke ishin Krisi Avgji

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      K O R C A

                      Si gjithmone brilant ne trajtimin e problemeve te veshtira ! Mero Baze .nje shembull i arrire per tu lakmuar nga shumica derrmuese e gazetareve te sotme ne Shqiperi . Nje FLM te madhe z. Baze .

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sul Koburja

                        Me ceshtjen Beleri, Greqia tregoi se qendron tek ligji i luftes me Shqiperine.Berisha e Meta treguan se per interesa personale i bejne naften edhe Shqiperise si shtet dhe e shesin.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Daullxhiu

                          Micokakis, mbaj bythen me dore tani! Shko tek janulla edhe bej vaftisjen e radhes ne prapanice.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lala i Lushnjes

                            Një vrejtje të vogël Mero, me që ma zuri "rrota bishtin, e jetojë ne Greqi. "Agimi i Artë,, nuk doli jashtë ligjit. Me emër të ndërruar është në Kuvënd. Në burg jan nja dy "kone,, si ato që lehin tek shkallët e shtëpisë, vrasësit e vërtetë jan jashtë me kohë. "Qenët,, e Sharrit me prejardhje nga e njëjta bazë por me emra të moderuar i ke në Vuli (Kuvënd) dhe ministra në qeveri. Të paktën nja dy prej tyre e kan thën hapur se sa i "adhurojnë,, dhe "dashrojnë,, shqiptarët.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Patrioti cam i M...Bazes

                              Zoti te ruajte mendjen e kokes Mero - Kete Greqi ''moniste" ta qeshin ata qe mund ta lexojne jashte vendit, kurse kete tjetren Shqiperi "pluraliste" ke bere mire qe e ke ne thonjza qe mos ta qeshin ketu brenda vendit...

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Henk

                                Patrioti çam i leshit. Nuk e di nëse ke kuptuar ndonjë gjë nga ato që ka shkruar Meroja te ky artikull por nëse ke një fije logjikë mund ta kuptosh shumë lehtë që në disa pika Greqia është me të vërtetë vend monist, diktator. Si mund ta quash ndryshe një vend që nuk njeh të drejtat e pakicave (Shqipëria i njeh), që u bën presion shqiptarëve për ndërrim emrash dhe feje (ke dëgjuar në Shqipëri për diçka të tillë?), që çështjen Beleri, një vrasës terrorist, e kanë kthyer në çështje kombëtare, pozitë dhe opozitë janë në të njëjtën vijë politike, sulmojnë Shqipërinë për të mbrojtur një terrorist. Etj etj etj, nuk numërohen veprimet dhe politikat fashiste të Greqisë. Tani, kush është vend monist e kush vend pluralist? Arrin ta kuptosh? Edhe një fëmijë i vogël e kupton.

                                Përgjigjjuni
                              2. D
                                Demokrati evropian

                                Analizë super perfekte, me koncepte demokratike ! Bravo Mero !

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  shori

                                  Nga te rrallat here qe jam dakord plotesisht me shkrimin tend, Mero. N.q.se do te dish te verteten mbi "himarjotin" Bejleri dhe opinionin e pakices se PASTER GREKE ne Shqiperi, shko pyet Dropullitet, si brenda dhe jashte Shqiperise...Beni nje gallop dhe do ta shikoni...(!!!)

                                  Përgjigjjuni
                                  1. x
                                    xhoi

                                    Zoti Mero nuk eshte demokraci ndarja e politikes dhe medias ne Shqiperi pro dhe kunder Bejlerit. Politika dhe media duhet te jene pro te drejtes dhe te vertetes dhe nese bashkohen per te verteten aq me mire. Me lezet e ke kaluar faktin se Bejleri eshte kunder Shqiperise,kunder gjuhes shqipe,kunder shqiptareve dhe nese gjithe politika e media do ishte kunder tij do benin shume mire. Politika e Saliut e Metes qe per interes te ardhjes ne pushtet ishin gati tja jepnin Himares Greqise nepermjet Bejlerit dhe isoja e gjysmes se medias pro ketij qendrimi tregon jo demokraci por nje problem te madh shoqeror e moral te shqiptareve e mungese atdhedashurie. Eshte pikerisht ky fakt qe gjate gjithe historise sone shume shqiptare kane shitur kombin e shtetin e vet nper interesa te tyre, shume shqiptare i sherbyen turqise e tash Greqise po per kete interes. Prandaj i nderuar Mero duhet te kishe mbajtur nje qendrim kritik kunder politikes e medias qe mbron Bejlerin se ky eshte veprim aq demokratik sa edhe atdhedashes.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Trotski

                                      Rrofte Drejtesia e Re Shqiptare .Na ben Krenar !!!.Greket ne Hale Vafshin bashke me Sali Kermen dhe Like Hajdut-Spiunin

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Rizi

                                        Bravo Z.Baze

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sokoli

                                          Mero: Prisja te theksoje ne kete shkrim qe sulmi i gazetes greke kunder gjyqtares Irena Gkoka eshte pergatitur nga vizitat klandestine te Gjekmarkajt nga njera ane dhe Bocit e Bardhit nga ana tjeter ne Greqi. Keta jane antishqiptaret me te rrerzikshem se vete greku Beleri.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. b
                                            bjeri drejt se ke lehtesira

                                            Vetem militantet naive mund ta besojne se Beleri u burgos se i perkiste "Agimit te Arte" (sic po rren vehten sot Mero) aq me shume pastaj se Beleri u zgjodh Kryetar Bashkie se "kish blere vota" (ky pushtet Rama blerjen e votes e ka INSTITUCION) Kushdo me memorie e ka te qarte se arrestimi i Belerit u urdherua qe ne fushate nga vete Edi Rama qe i drejtoi gishtin dhe e percaktoi si te korruptuar e pastaj asaj "Drejtesise e re|" nuk i mbeti tjeter vec te shkonte pas gishtit tij! Arrestimi i Belerit u be vetem per nje arsye - Ne Himare duhet nje Klloun-Kryetar qe ti thote AMIN c'do "Investitori Stretagjik" qe do shkoje atje i derguar nga Rama per tu bere pronar i bregdetit himariot (si tipi i Artan Gacit te Xhackes e tjere burrave te ministreshave rilindase) Kaq eshte kjo historia.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Y
                                              Ymer Abazi

                                              Mor po nje gje mjafton te thuhet e kuptohet se tere kjo tollovi Pseudo-nacionaliste eshte nje Furtune ne nje Gote uje - Atje ne Dervican kush perkuli kurrizin para atij bustit te Mico babes se kryeministrit grek...Saliu i Rames apo Ramiu i Kristaqit?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Bregdeti

                                                Mero Baze!!!!! Nuk e mendoja kurre se nje dite do lepije bythen e edi rames.ne ne fshat themi :"pse fryesh si Kapo Bazia" U fryve edhe ti ne fillin si Kapo Bazia tani lepin ndonje kock te edit c'far te bejm ky eshte pazari modern

                                                Përgjigjjuni
                                                1. G
                                                  Gazetari mbetet

                                                  Baze,Baze!Je pronar,por je dhe gazetar.Duke qene pronar(dmth se nuk ke ja ke nevojen dhe friken,ti besh temena atij qe ka pushtetin),pra e ke mundesine e vecante,qe te besh gazetarin e paanshem,ne respekt te dinjitetit tend personal dhe per te lene nje emer ne historine e kesaj gazetarie,ku pothuaj te gjithe,jane pozicionuar ne menyre te mjerushme dhe konstante,ne njeren apo tjetren ane sipas interesave te tyre te vogla.Ne librin” Rethi i pare” te Solzhenicinit,ne godinat ku punonin shkencetaret e burgosur nga Stalini u zhvillua kjo bisede:-Boris Shatkin,ish nje burre i mire.Paqe mbi kujtimin e tij.-Ka vdekur ai?.-Jo,ate e liruan,Ai morri cmimin Stalin.Nje Shatkin gazetar i vdekur shqiptar,ne forme eksplicite kemi Mustafa Nanon,qe morri cmimin Rama,duke braktisur gazetarine, si rapsod”ambasador”.Kete arme me poste dhe para shteterore,sundimtari Rama e perdor ne diplomacine e tij te ” shpirtrave te vdekur”.Nje fenomen tjeter qe atrofizon shpirtin gazetaresk eshte ajo,qe gazetari rron vec brenda klubit te fshatit arnaut dhe per ti bere qejfin vulgut te shumte,te cilit i ka mbetur ora e ndryshkur shekuj dhe vite mbrapa shkon dhe vete e degjeneron dhe ulet ne nivelet e tyre.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. B
                                                    Bedri Islami

                                                    Irena Gjoka gjykon Berishen

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Bedri Islami

                                                      Vazhdimi i komentit i censuruar per arsye sigurie - Irena Gjoka gjykon Berishen...Irena Gjoka gjykon Belerin...Irena Gjoka gjykon Inceneratoret (ku sipas Meros "paska futur brenda tere kupolen e qeverise te perfshire atje") ...A nuk e kane ngarkuar ca si shume kete te shkreten Irena gjygjtaren apo e ka kerkuar ajo vete kete ngarkese, kjo eshte ca ne dyshim...

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. F
                                                        Fredi

                                                        Ymeri është në një linjë me berishën për sa i përket grekve. Një njeri që është kundra idesë së kombit,sepse forcimi i idesë kombëtare,sjell shqipërinë natyrale dhe ymeri paguhet që shqipëria jo vetëm të mos zgjerohet,por mundësisht të zvogëlohet. Për ymerin është vështirë të zgjedhë në këtë rast,se edhe anarkisto - krahinaristi berisha,edhe ndërkombëtaristi rama,çojnë ujë në mullirin( grek) e tij.prandzj nuk di kë të përgëzoj më shumë! Berishën që u bë hapur me grekun,apo ramën politika e të cilit ,afatgjatisht ,shkon kundra interesave kombëtare shqiptare!

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje