Marrëveshja e socialistëve me Rithemelimin e Berishës, po shkon drejt përfundimit me ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare drejtuar nga partia e Berishës, për dy nga disa çështjet që opozita ka kërkuar Komision Hetimor. Deri tani nuk ka asnjë shenjë të negociatave për reformën zgjedhore dhe as ndonjë pritshmëri që do të ketë diçka të tillë.
Socialistët po e tejkalojnë konfliktin moral që kanë me këtë marrëveshje, duke thënë se po e bëjnë me Gazment Bardhin dhe jo me Berishën. Berisha po e tejkalon ofertën qesharake të socialistëve, duke thënë se megjithatë u detyruan të bëjnë marrëveshje me njerëzit e tij.
Burime të besueshme nga Rithemelimi konfirmojnë se ai ka dhënë dakordësinë për dy komisionet hetimore të ofruara nga socialistët, vetëm e vetëm që të thuhet se në fund të fundit ata negociuan me të.
Kjo për të është suksesi i parë që nga maji i 2019, kur u shpall “non grata”, dhe gjesti i përfilljes për të është i ngjashëm me takimin Majko- Meta- Berisha në dhjetor të vitit 1998, kur ai ishte i izoluar dhe drejtuesit e qeverisë socialiste pas Fatos Nanos e përfillën duke e rikthyer në lojë.
Pra pas marrëveshjes mund të kemi një rikthim të normalitetit të përkohshëm në Kuvend, pasi Berisha arriti të konsiderohet i përfillur, deri në një konflikt të ri që mund të jetë reforma zgjedhore.
Të vetmit që tani duhet të gëlltisin marrëveshjen janë mbështetësit autentik të Berishës, të cilët marrëveshja i çarmatos nga revolucioni dhe mosbindja civile. Për socialistët nuk është problem, nëse është dakord Edi Rama, pasi ata nuk debatojnë më për strategji politike, po vetëm për efiçencë elektorale.
Zërat kundër marrëveshjes nga kampi opozitar brenda Rithemelimit, në të vërtetë më shumë e kanë inatin që marrëveshjen po e bën Gazment Bardhi dhe po u shuan revolucionin, se sa që po përfillet Berisha. Ata e kanë besuar Berishën kur ka thënë revolucion dhe mosbindje civile, pa u shkuar mendje se ai bërtet që ta përfillin. Dhe sapo i dhanë një sinjal përfillje, u zbut dhe pranon t’i hedhë në kosh revolucionin dhe mosbindjen civile.
Nga ana tjetër ai është futur në një kurth, pasi nëse e refuzon marrëveshjen e ofruar nga Bardhi, do të humbasë përsëri grupin e deputetëve që ju ofruan. Pra duhet të zgjedhë mes militantëve të mërzitur dhe deputetëve të mërzitur. Mes këtyre të dyve ai zgjedh ta mbajë mirë me deputetët, pasi ata i dhanë shansin të duket i fortë dhe i madh në raport me grupin e Bashës.
Militantët i qetëson më lehtë, se ata e besojnë. Kurse këta e di që as nuk e duan, as nuk e besojnë.
Për këtë arsye nuk do të ketë përçarje në Rithemelim dhe kujdestar i këtij procesi do të jetë vet Berisha, i cili duhet të zgjedhë mes përfilljes që po i bëjnë përmes Gazment Bardhit, apo braktisjes përsëri nga grupi i deputetëve.
Ai do zgjedhë hallin e tij, atë që të duket si njeri i përfillur. Për revolucion do presin një kohë tjetër. Tani për tani do të heqë dorë nga mosbindja civile në Kuvend, dhe do dëgjojnë në heshtje shpjegime te Edi Ramës për portin e Durrësit apo koncesionin e sterilizimit, që të duken si opozitarë.
Nonen n'pidh ripjellesve te edvuçiqit dhe ripjelljes serboruse.
Grepi pa karrem qe Ed Rama ju hedh shqup-isave te Salikufomes dhe ata si gjithmone e kafshojne me kenaqesine me te madhe.
PDja nuk ka qetesi, deri sa Saliu te iki, dhe kur them te iki, te shkoj ne burg, ose te vdesi. PDja ka vetem armpushime midis betejave qe bejne midis tyre. Nje gje dihet, beteja e ardhshme midis tyre do jete me e ashper se ato qe kemi pare
Pune jevgjish gjelle qensh
po pse hallin tek percarja e kemi ne more mero? ay eshte halli? po ata te percar jan se dhe ti e thua pernat po moral a ka o mero? po turp e cip o mero a ka?
Po mul geringu që do djeg parlamentin,çfarë roli ka,si do t'a presë marrëveshjen e pedos Bardhi ,po esmeri Saliut,po krriçi Faros që do bllokojnë rrugët që do futen në grevë urie....po Garo kujt i kreh flokët tani që kriminel Saliu nuk del nga ballkoni
Socialistet jane intelegjent çfare kurthi fshihet koha e tregone per momentin e veshtire te dalesh ne nje définition .
Mjerë Shqipëria ku e katandisi parlamentarizmin: partneritet i imponuar me vrasës! Monstra!
Kjo marveshje eshte nje karrem i embel per Berishen , i cili ne keto kushte nuk mund te beje asgje tjeter .Bashkimi i grupit te Gazmendes dominon fushen e betejes politike te Foltores . Shkopi i Flamurit u thye dhe nuk mund te ngrihet me . Foltorja njehere per njehere do te merret me komisionet parlamentare qe ju dhane , per te kaluar ca kohe ne qetesi . Kete arritje Saliu do ta trumbetoje si nje fitore te madhe . Ne fakt ajo eshte fitore si e Pirros se Epirit .
PS po ben mareveshje me indivite qe nuk perfaqesojne asnje Parti se Rithemelimi i Foltores nuk eshte Parti , keto mareveshje jane sa per sy e faqe . Osé PS po punon kundra SHBA per amnistimin e Berishes sic e amnistoi Nano ne Marsin e 1997. Mjere ky popull qe futet ne burg per 2 gr hashash ndersa politikanet hajduta me miliona neper Banka, vrastare njerezish te pa fajshme sl, i fundit Ai i Elbasanit ,(Xhuvani) bejne mareveshje njeri me tjetrin kundra SHBA dhe SPAKU-t
O zot sa shumë sofizma në kaq pak rreshta! Gjithçka është tym për të mbuluar poshtërsinë që po bënë Rama duke i injektuar Berishës morfinë për t'i pakësuar dhimbjet dhe mbajtur gjallë, deri sa të fitojë mandatin e radhës.