Sali Berishës i duhen negociatat vetëm për t'u legjitimuar nga shumica si palë

8 Mars 2024, 20:03Editorial Mero Baze

Ka 24 orë që debati më i madh në Shqipëri është distancimi nga negociatat.

Socialistët po tregohen parimorë në deklarata publike dhe thonë që nuk kemi pse negociojmë të drejtat kushtetuese të opozitës, por nuk pranojmë propozime që synojnë deformimin e jetës parlamentare apo mbivendosje të drejtësisë sa i përket komisioneve hetimore, ndërsa e shikojnë të pashpresë gjetjen e ndonjë partneri për reformën elektorale.

Mbështetësit e Berishës janë bërë dhe më keq. Ata ngaqë nuk kundërshtojnë dot se Bardhi është ulur të flasë me kryetaren e Kuvendit dhe kryetarin e grupit parlamentar socialist, kanë 24 orë që bërtasin se ata të Lulzim Bashës po bëjnë pazar me Ramën për amnistinë penale, duke e quajtur këtë një krim të rëndë.

Këta të PD zyrtare, të çliruar më në fund që e kapën në flagrancë Berishën me Ramën, po tregojnë me gisht nga tradhtarët e vërtetë të opozitës.

Ky debat është radiografia më e mirë e politikës së sotme shqiptare, që negociatat i konsideron krim dhe distancohet prej tyre, kurse baltën dhe dhunën e quan luftë politike me të cilën duhet të krenohen.

Pra jemi në një pikë ku të gjithëve u vjen turp nga negociatat dhe jo nga kriza.

Negociatat nuk janë turp dhe krim në politikë. Madje janë i vetmi mjet i nevojshëm për të zgjidhur krizat.

Problem janë pazaret në kurriz të parimeve dhe anashkalimi i shtetit ligjor përmes marrëveshjeve dypalëshe.

Në rastin konkret, kriza është shkaktuar nga ndarja e opozitës dhe nga fakti që Sali Berisha kërkon ta përdorë krizën për t’u legjitimuar nga shumica si palë.

Në këto kushte, nëse veprohet juridikisht, Partia Demokratike jo vetëm që nuk duhet të tërheqë Alibeajn nga reforma elektorale, por duhet të zëvendësojë nënkryetarin e Kuvendit me një kandidat të saj, pasi formalisht i takon Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër, kur shumica e deputetëve janë rreshtuar me Berishën, është normale që ata t’i marrësh në konsideratë, por jo si grup anonim. Ata duhet të regjistrohen juridikisht për t’u përfaqësuar. Nëse ata regjistrohen, natyrisht ata kanë më shume të drejta se Partia Demokratike zyrtare për t’u përfaqësuar, por në kushtet kur ata kërkojnë të imponohen si turmë dhe jo si entitet juridik, nuk kanë pse respektohen. Turmat e kanë vendin në rrugë, jo në Kuvend.

Dhe kjo nuk është rastësi.

Kriza e legjitimitetit që ka prodhuar Berisha në Kuvend, nuk ka të bëjë me gjyqin e vulës apo logos, por me devizën e tij “pas meje qameti”.

Kujtoheni se kur filloi kriza. Nuk ka filluar kur janë refuzuar komisionet parlamentare, por kur është arrestuar Berisha. Kriza lidhet me arrestimin e tij. Ai nuk do që Kuvendi të jetë normal dhe grupi i tij të jetë legjitim, në mungesë të tij. Nuk do se është paranojak dhe ka frikë se njerëzit do mësohen me mungesën e tij dhe do ta harrojnë.

Dhe thelbi i kësaj krize nuk mund të negociohet kurrë, pasi nuk ka askush mandat ta negociojë të ardhmen e Sali Berishës, përveç drejtësisë.

Gjithë këto të tjerat janë lëvizje bosh. Berisha i ka futur të vetët në spiralen e negociatave jo për komisione parlamentare, as për reforme elektorale, se nuk i duhet as njëra e as tjetra. Ai humbet me çdo ligj që të bësh, madje dhe sikur të bësh ligj special që ai duhet të fitojë. Atij po ashtu nuk i bëjnë pune gjyqet e komisioneve parlamentare, se i bën çdo natë nga penxherja.

Atij i bën punë vetëm lajmi që socialistët po përfillin atë dhe jo Bashën. Vetëm kaq.

Pastaj nuk i duhet asgjë.  Ndaj janë të qetë për dështimin e negociatave, se nuk duhet ndonjë fryt nga negociatat. U duhet thjeshtë ta përfillin.

Nëse nuk e përfillin, kriza do të vazhdojë.

Për ata opozitarë që e marrin si sukses këtë delegjitimimin e tyre në Kuvend, duhet të kujtojnë se po kaq krenarë dhe “heronj” ishin dhe kur dogjën mandatet dhe bojkotuan zgjedhjet, por sot po i bien kokës me grushte se çfarë kanë bërë dhe po përpiqen t’ia hedhin fajin Lulzim Bashës.

Kjo që po bëjnë është dhe më e keqe, dhe është vetëm për hallin e Berishës.

15 Komente

  1. L
    L.Xh

    Një këngë e Bregoviçit, ka këto vargje :”Ne sijam kurve, Tuke sijam prostitutke”….etj… Në shqip :” Nuk jemi kurva, Ne jemi prostituta”…. A është PD-ja në këtë gjendje ? Luli si kurvë, Saliu si prostitutë ?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prostituta Kombetare sali

      Padyshim… du tju garantoj ju , se patjeter.. Daktorri e shpalli veten ( apo e shpallen), perfaqesues te se djathtes! Nderkohe zbaton ligjin bolshevik 7501!!!!!! E shpall veten perfaqesues te shqiptarizmes, por komtrabande nafte me serbiçken, lejimin e janulles, shkolla turke e greke, varreza greke, etj etj. Filloi lufta ne jugosllavi, Daktorri shkaterron ushtrine! Duhen libra per Dakun! A eshte pjella e djallit prostitute?! Padyshim, eshte Prostituta Kombetare! Kemi nje hero kombetar por kemi dhe Prostituten Kombetare!

      Përgjigjjuni
    2. l
      lexuesi

      Mero nuk jam dakort kur ne paragrafin e parafundit pretendon se "ata po i bien kokes me grushta",ku me siguri qe do jete lapsus nga ana Juaj ,pasi ata nuk kane koke por kafka pasi koka eshte e perbere nga trute ku atyre u mungojne!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evisa

        Jo zoti Baze, Sali Berishës i duhen negociatat vetëm dhe vetëm të tregojë se vendimi amerikan për t'a shpallur "non grata" është një akt i pavlerë, i cili duhet shpërfillur si një veprim që s'ka të bëjë fare me jetën politike tek ne. Ndaj janë bërë të dy bashkë me Ramën për t'i thënë Amerikës se zot të këtij vëndi jemi ne. Me marrveshjen e fshehtë me rithemelimit, Edi Rama, doli hapur që është ai i cili e mban gjallë në politikë Berishën. Por ajo që të shqetëson më shumë është përqeshja dhe tentativa që po bënë Edi Rama për të mos marrë më në konsideratë aktit politik të shpalljes "non grata" që Departamenti i Shtetit nxjerr ndaj individëve të korruptuar dhe dhunues të sistemit të drejtësisë në vënde të ndryshme. Sulmi ndaj kësaj mase politike amerikane, e cila për qëllim të vetëm ka mbrojtjen e demokracisë dhe goditjen e aktivitetit kriminal në vënde ku interesi për konsolidimin demokratik është i lartë, flet qartësisht se ky është akti më i rëndë politik që ka ndërmarrë Edi Rama gjatë gjithë jetës politike të tij. Partia Demokratike duhet t'a denoncojë me forcën më të madhe këtë gurë nën rrota që Edi Rama po i vë politikës amerikane në vëndin tonë, si një akt mjaft i rëndë që godet hapur masat mbrojtëse që ajo ndërmerr për të ruajtur demokracinë në vëndin tonë. Adaptimi i qëndrimeve politike alla Orban dhe Erdogan nga ana e Edi Ramës nuk tregon asgjë më shumë veç faktit se ky individ ka marë frerët nëpër këmbë dhe duhet paisur sa më parë me frena. Partia Demokratike duhet t'a godas me të gjithë forcën këtë qëndrim politik të Edi Ramës, si një individ krejtësisht i papërgjegjshëm, i cili i kundërvihet hapur ndihmës amerikane për konsolidimin e demokracisë në vëndin tonë. Bërja bashkë e Ramës me Berishën për kontrollin politik të përjetshëm të mbeturinave të sistemit komunist në këtë vënd do të ishte një gabim fatal po të mos goditej me forcën e duhur.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Nuk mendoj se Rama e ka bere kete veprim pa marre aprovim nga Amerika, sepse po te ishte per ta bere ne koken e tij nuk kishte perse ta mbante deri me tani, e kishte bere me perpara dhe nuk cante koken ne kaos ne parlament. Sidoqofte, te shikojme.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tradita

            lexo deklaraten e keshillit te ambasdorve amerikane-

            Përgjigjjuni
          2. N
            Na mbyti maloqëria e pa besë

            Këta janë kaq të pa turpshëm sa thone si gjekmuti që unë nuk kam turp për atë që kam thënë apo atë që kam bërë,apo Salianji i Gridës që mbante shkopin për të ruajtur shqupin nga Saliu dhe sot rri poshtë ballkonit

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jane komunist jo parti e djathte

              Pozita dhe opozita gjithmone bashkpunojne nese keta i thone tradheti bashkpunimit haaa nuk kuptojne çfare eshte demokracia dhe vertete nuk e kuptojne pasi nese do ta kuptonin nuk do ti frynin bilbilit dhe PS miratone ligje pa debat construitive

              Përgjigjjuni
              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                Deri tani, Basha ka qëndrimin më korrekt ndaj Berishës, për të tjerët, që nuk përballen me pasojat e humbjes , për t'a është normale qëndrimi kameleon. Nderojnë partitë si mbreti gratë ! Rithemelimi dhe PD zyrtare kanë dështuar në braktisjen e Parlamentit dhe në pjesmarrjen me dhunë të tyre. Kush e mban përgjegjësinë për këto veprime ? Asnjë nga kryetarët. ! Rrizgjidhen përsëri. Nëqoftëse kjo është demokraci, mos e pafsha kur!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tim

                  Kush e vlereson qendrimin e Bashes nese eshte KORREKT, more zoteri? E vleresojne zgjedhesit demokrate apo jo. Dhe ata ja kane dhene Bashes vendimin e tyre.

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Trotski

                  Lereni te izoluar Non Graten e Menderosur !.Ai duhet prangosur si Minues i demokracise dhe Vrases Serial

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shqiperi,moj e mjere

                    Se pari,Baze duke u marre per tere kohen me Saliun,i jep atij shume vemendje,qe as ti vet,aspak nuk doje ta desheroje ashtu dhe jo pak nga ne.´´Fenomeni Berisha´´ u shperfaq ne kete vend ku mbizoteron mentaliteti otoman-komunist nga lart deri poshte,me efektin e nje vrime te zeze,qe perthithi dhe shkaterroi,,cdo emer dhe veper te mire,te paraardhesve tane te heroizmit patriotik dhe humanizmit perendimor,duke e terhequr perseri zvarre kete vend,ne erresirat shpirt mbytese te botes islame orientale me ate lloj sundimi qe ai instaloi. Ne te kundert,mendoj une, njeriu dhe gazetari shqiptar,duhet te merret kryesisht, me cilesine e qeverisjes aktuale dhe ti beje nje opozite cilesore asaj.Per me teper kur kemi nje kryeminister,qe eshte alter ego e propagandes se ish udheheqjes komuniste,qe vec vazhdon te flase pa fund dhe pa marre fryme vec per suksese.Me nje fjale de facto, eshte nje lloj sunduesi arkaik,qe don ti gllaberoje kundershtaret me ane te gjyqesoret,apo me ´´topat i sheqerit´´ duke i bere nder me poste,apo me paret e shtetit dhe favore te ndryshme,qe dhe sic ka dale,mbas kesaj ata e kane mbyllur sqepin.Dhe per me tej,ky lloj rufjani politik, qe vec mendon per karrieren e vet,nuk e ka per gje te bej dylberin e sulltanit islamist turk dhe arab,dhe me pas pa ju skuqur faqja fare,,jep cfaqie me sllogane te llojit´´bombe e flamur´´,si nje demokrat i thekur perendimor.sa ne skenat e Brukselit,te OKB-es,apo ne teqet pushtetare te ketij vendi.

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      shpopullimi i Shqiperise si strategji pushteti

                      Mbi 56 mije nxenes te arsimit fillor me pak te regjistruar se vitin tjeter ne shkolla. Ne fshatin Dukat shkolla dikur me mbi 200 nxenes sot eshte pa nxenes e mbyllur. Shpopullimi eshte aq evident sa nuk e fsheh dot as mbajtja top-sekret e rezultatit te Censusit.... Tani vazhdo bjeri fyellit po aty ku e ke o Mero, te Saliu!

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kris

                        Saliu po shijon pushimet nen kujdesin e Edi Rilindjotit.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Elektoriati i PS po tradhetohet

                          A mos valle po perseritet 9Marsi i 1997 kur PS amnistoi Berishen.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje