Fundi i një tradite politike krijuar nga berishizmi  

9 Mars 2024, 20:09Editorial Mero Baze

Ka një detaj nga takimi i sotëm në Shkodër i kryeministrit Rama me bashkiakët e Shqipërisë, që tregon se berishizmi tani është bezdi dhe për berishistët. Në takim morën pjesë të pesë kryetarët e bashkive të opozitës që garuan nën logon Berisha- Meta më 14 maj të vitit të kaluar.

E di që për një vend normal ky nuk është kurrë lajm, pasi një takim i thirrur nga kryeministri nuk ka pse refuzohet.

Por për Berishën kjo ka qenë gjithë jetën një standard për ta refuzuar qeverinë. 

Në vitin 2015 u bë lajm se kryebashkiaku i Përmetit, i sapozgjedhur në atë kohë, shkoi në takim me kryeministrin dhe e masakruan, aq sa ai shmangu në të ardhmen shkuarjen në takimet e thirrura nga kryeministri.

Berisha ka qenë ideator i krijimit të një shoqate alternative bashkish të opozitës, e cila falë tij ka funksionuar gjithë kohën në Shqipëri, duke pasur dy shoqata, njëra ajo zyrtarja, dhe tjetra që drejtohej nga bashkiakë të opozitës.

Më 2019, falë bojkotit idiot të opozitës, ajo shoqatë humbi funksionin e saj dhe u ribashkua me shoqatën normale.

Pas zgjedhjeve të 14 majit, Berisha ndërmori përsëri iniciativë që të rikrijojë shoqatën me këta pesë bashkiakët e vet. Të vendosur në siklet, njëri tha kam babain sëmurë, njëri se kam marrë njoftimin, tre të tjerë shkuan dhe bënë sikur krijuan përsëri një shoqatë. Por e lanë me aq. 

Pas asaj duket që dhe ata nuk kishin më fuqi të vazhdonin marrëzinë e përçarjes së Berishës, duke krijuar një çetë me pesë vetë kundër bashkëpunimit me qeverinë.

Për më tepër të pesë bashkitë që ka fituar Berisha janë bashki të vogla, përveç asaj të Kavajës, të varfra dhe të pashpresa, pa ndihmën e qeverisë. Fushe Arrëzi, Mirdita Memaliaj dhe Puka, janë bashki që mbahen vetëm nga ndonjë grant i qeverisë. Kavaja, e cila ka më shumë mundësi, është dhe më e falimentuar se këto, falë keqmenaxhimit të bashkisë.

Kështu që vendimi i tyre për të shkuar në takim me kryeministrin ka më shumë bazë logjike, se sa traditë politike. Ata e kanë të detyrueshëm bashkëpunimin me qeverinë, për më tepër me një kryeministër që e ka atraksion shkeljen e kufirit politik.

Por e gjithë kjo është normale dhe nuk do t’ia vlente të shkruanim për këtë çështje, sikur të mos shënonte fundin e një tradite berishiste në bashkëpunimin mes bashkive dhe qeverisë.

Ai e di si duron aty majë penxheres duke i pare të zgjedhurit e vet në një tryezë me Edi Ramën. Por e di që nuk ka fuqi t’i ndalë dhe hesht. Është nga ato rastet kur e kupton që ka më shumë rendësi të duket sikur nuk ka humbur, se sa të ankohet pse po e braktisin.

8 Komente

  1. L
    Lejmone Xhuko

    Këtej shikon se si njerku po i QI NËNËN, dhe këtej bën sikur nuk SHIKON, sepse ËSHTË njerku, ai që e MBAN ME BUKË. Dhe Rama ja arriti kësajë dite, që TU QIJË NËNËN, DHE ATA I THONË BABA.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rorirota

      Hartuesi i përçarjes së shqiptarëve është Sali Berisha krimineli, që pas 90-ës fqinjët miq me vite, u bënë armiq brënda natës. Dhe vazhdon të përçajë bashkë me Nokën e Bardhin por do dështojnë. Albana Vokshi e gjithë ata rithemeluesit nuk i bëjnë nder as opozitës, as kuvëndit e aq më pak Shqipërisë, prandaj flakini nga politika e përçarjes këta minj halesh. Ti votohesh për kryebashkiak ti shërbesh të gjithëve, edhe deputet po ashtu të punosh për popullin. Shumë mirë kanë bërë që kanë shkuar në takim.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Portokall

        Cdo beje Merua kur mod jete me Berisha? Mero eshte I obsesuar dhe I burgosur I Berishes....shpetojeni Meron. .ndonese une mendoj qe thjesht eshte I detyruar te beje sherbimet per pronarin...

        Përgjigjjuni
        1. O
          Ohuuuuuu

          Ti pordhikal do te thuash kur te vdese Saliu? Ka kohe ajo pune ohu sa gjynahe ka per te lare Sala ..... ohuuuuu

          Përgjigjjuni
        2. A
          Arbeni

          O portokalle kalbur e sali malokut je një tope gomari asgjë më shumë.

          Përgjigjjuni
          1. T
            TemaTiku

            Ahahaha...Mero ka sot rekordin e censurimit te komenteve qe i behen pacavureve te tij!

            Përgjigjjuni
            1. m
              mirel

              Shqiptaret po vrasin njeri tjetrin ne Shqiperi e neper bote, Mero kurva merret akoma me Berishen

              Përgjigjjuni
              1. S
                SHBA dhe Ekektoriati i PS po tradhetohet nga kupol

                A mos valle po perseritet 9 Marsi i 1997 ku PS amnistoi Berishen

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje