Berisha ende s'e ka kuptuar përse e ka humbur Shkodrën 

10 Mars 2024, 20:23Editorial Mero Baze

Ka një acarim nervash nga njerëzit e Foltores rreth pranisë 24 orëshe të Edi Ramës në Shkodër dhe projekteve që premton për të ndryshuar Shkodrën. 

Berisha i kushtoi gjithë fjalimin e darkës majë penxheres, projekteve të  Ramës në Shkodër dhe u kujtoi shkodranëve se ai e urren Shkodrën, Veriun madje gjithë shqiptarinë... 

Gazmend Bardhi si ata dhëndurët e rinj që gjashtë muajt e parë nuk u del dot përpara, i ka reaguar Ramës ndaj thirrjes që ka bërë për strukturat e PS që të tërheqin më shumë demokratë brenda tyre.

Shtypi i Berishës vazhdon të përmend faktin që Rama nuk është “mirënjohës” ndaj atyre që e kanë ndihmuar në fitore, duke nënkuptuar një grup kriminal arrestuar prej policisë së Ramës vitin e fundit. Pra sipas tyre, Rama është dhe mosmirënjohës ndaj kriminelëve, ndaj ata duhet të shkojnë me njerëz të “besës’. 

Shqetësimi në fakt nuk ka lindur sot, por një vit më parë, kur socialistët fituan kuti më kuti bashkinë e Shkodrës, me një kandidat që vinte nga e djathta dhe kishte provuar aftësitë e tij drejtuese me të dyja qeveritë, të PD dhe PS. 

Modeli që e bëri të suksesshëm Partinë Socialiste në Shkodër, ishte pikërisht tejkalimi i tabuve ideologjike në Shkodër, tejkalimi i kritereve të Berishës Jug- Veri dhe krijimi i një oferte politike që bazohej mbi suksesin e individit dhe zhvillimin e Shkodrës. 

Humbja e Shkodrës ka qenë një nga goditjet më të forta që Berisha ka marrë pas shpalljes “non grata”, pasi i hoqi atij shansin të keqpërdorte një nga qytetet më me emër të Shqipërisë për interesa tërësisht personale. 

Tani që e ka humbur, është mirë që ai dhe të tjerët ta kuptojnë pse e kanë humbur.  

E kanë humbur, pasi ata vetëm e kanë përdorur Shkodrën për interesa të pushtetit të tyre dhe nuk i kanë dhënë asgjë. E kanë mbajtur një geto 30 vjeçare ku nuk ka pasur kurrë zgjedhje, por vetëm emërime nga kupola e PD që drejtonin qytetin si feudalë primitive, duke e degraduar atë. 

Nëse nuk e pranojnë arsyen përse kanë humbur, nuk kanë për ta fituar më kurrë. 
Përrallat me grupe kriminale në Shkodër, që i përdor Edi Rama dhe i fut në burg po Edi Rama, janë qesharake.  

Fakti që Berisha i do ende demokratët e Shkodrës për t'i marrë “nizam” drejt “Rrugicës së Shpresës”, tregon shumë se përse i duhet Shkodra Berishës dhe përse i duhet Ramës. 

Berishës i duhet të ketë një vend të sigurt ku të rekrutojë talibanë për hallin e vet, ndërsa Edi Ramës i duhet të krijojë një model të ri të ndryshimit të Partisë Socialiste drejt një partie elektorale, që synon të zgjerojë bazën e saj dhe përtej të majtës. 

Pra njeri e do sa më të izoluar dhe sa më fanatike që t'i vijnë poshtë penxheres, me sa më shumë urrejtje për Jugun, tjetri e do sa më të hapur dhe sa më të zhvilluar që ta ketë si model suksesi për projektet e tij politike. 

Dhe kur i krahason këto dy qasje ndaj Shkodrës, e kupton se Berisha e ka humbur Shkodrën në mënyrë afatgjate, pasi po e trajton si një kazermë ushtarësh për të, kurse Rama si një model elektoral që kërkon ta shtrijë në gjithë Shqipërinë. Dhe normalisht kështu njëri do rritet gjithnjë e më tepër, e tjetri do rrudhet gjithnjë e më tepër. 
 
  
 
 

18 Komente

  1. L
    Lejleku

    Edi ka qënë, është, dhe do të mbetet një Idealist i së tashmes dhe të së ardhmes.Nëse dikush mundohet t'a përgojojë, kjo vjen për faktin se nuk mundet ta arrijë dot.... edhe në kulturën,elokuencën dhe shpirtin e tij artistik në kuptimin e plotë të fjalës.

    Përgjigjjuni
    1. 4
      444

      Kjo historia plakut Mere me Shkodrën eshte fiks si historia e PS me Durresin...shkronjë për shkronjë

      Përgjigjjuni
    2. H
      Haxhe Sali Berrisha

      Hoxhe Sali Berrisha do fali ramazanin nga kati 8 i penxheres se wc haaaaa. Me Bardhen Gjekmarkaj me Mul gomarin Mond bilbilin me loqet dhe Paloqet haaaa o Birrishaaaa o i semure psiqik do fitosh topet Del budallai cdo mbremje dhe berrtet nga maja e pallati haaaa a ka familje femije ky i semure apo mos valle dhe ara e kane lene te tallet Shqiperia

      Përgjigjjuni
      1. L
        Ladi

        Tribalizmi ka marre fund ne Shqiperi. Mendesia komuniste alla Berishe tashme eshte diskretituar publikisht. Qytetaria shqiptare eshte ne ngjitje dhe kur ndosh kjo - sjell nje demokraci te zhvilluar, pa dallime krahinore dhe cifligje per perdorim elektoral...

        Përgjigjjuni
        1. S
          Stape Pashi

          Kur je 80 vjeç je i nderuar për vitet. Po a je i nderuar për ç’ke bërë? A është Sa-Plehi i nderuar për ndonjë sekondë të jetës së tij?!?! Fëmijë të Sa-Plehit a krenoheni që jeni fëmijtë e tij? S

          Përgjigjjuni
        2. R
          Rexhep

          Pusho or shizofren, ndalu njihere, mbylle gojen, a nuk je ngopur o bure !

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetar i zakonshem

            Shkodra, me sa shihet, po financohet . Nëse opozita do të bëjë ndonjë punë të hajrit duhet t'i vihet mbrapa Benetit që të mos shpërdorojë shancin por të bëjë për Shkodrën më të mirën . Kur ke lekë me shumicë në dorë presioni dhe tundimi është I madh . Opozita t'i rrije "pranë" që t'ia heqi tundimin.

            Përgjigjjuni
            1. t
              tetovari2

              Cila opozitë?

              Përgjigjjuni
              1. M
                Muzaka i Ri

                Arsyetim i mire per ata qe kane arsye. I thua, dhe mire bene,po kujt i thua.

                Përgjigjjuni
              2. .
                .....

                Ka marue puna e PeDe-se, mire e ka Mero. Por kujdes dashuria me Bardhin i thoni Rames se i del nami keq dhe nuk do ta votojne albanezet, keshtu i thoni Rames. Kujtojane se e di mire ai kete, mos e lini ti ersohen syte nga dehja prej suksesit. Nongrata nuk bente pazar me Ramen ne opozite, thjesht e vriste ate si ne 21 janar.

                Përgjigjjuni
                1. e
                  emigranti

                  nuk e di po them qe krimi dhe hajdutdheku kishte gjynjezuar shkodren

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqipetari

                    Monstra non grada ka urryer Veri dhe Jug prandaj mbetet i izoluar shpellave .Non grada millosh gjith jeten ka zbatuar porosite e padronit te tije kundra Shqiperise.Non grada antishqiptare dhe antikatundare akuzohet fuqishem nga katundaret e tije per vrasjen e disa djemeve te Tropojes.Ky frikacake i mbyllur gjith jeten neper shpella perse nuk ka guximin te perballet te pakten me katundaret e tije dhe me pas me te gjith shqiptaret qe e akuzojne per vjedhje dhe vrasje kete monster me kallare gjumi dhe poturre qe i terheq zvarre.Frikacaku shpellare i modelit rrumpalle hapi frontin e luftes Veri- Jug. etj..etj..ky eshte antishqiptari i vetem ne historine i kombetare ndonese i pa zhvilluar ne formim qe ka vjedhur dhe vrare shqipetare.Ky lloj monstre antikombetare qe vdes per kallare zvarre duhet te ishte izoluar ne Hage qe me 1997.Fal drejtesise se re ky do te rehatohet nje dite ne shpellen e tije nga ku do te jape llogari per krimet e kryera nder 3 dekada dhe do te dorzoje pasurine e vjedhur njeriu me i urryer nga shqiptaria.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pusht-shtet (Ko)Doshesh

                      12 keshilltare bashkiake partia Socialdemokrate e dhene me qira te Tom Doshi , 12 mije vota me shume Beci i Rames - faktori blerjes votes me evident se kudo gjetke por dhe i blerjes Abstenimit . Per keto eshte kujdesur personalisht Toma Socialdemokrati qe ka ne politike vetem nje deklarate publike te vetme " Ilir Meta ka dashur te me vrase '' (e injoruar kjo asokohe nga Kryeministri Rama qe ate Meten pra e kishte zgjedhur President te Rerpublikes)

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Ju kujton Salihi i Shiqeres e Vukut

                        Une e dua Shkodren,por Shkodra arriti ne nje dite te hallit sepse erdhi njeri shpellak nga vicidoli,komuniste nga ma te qelburit qe ka pase Shqiperia e aasje kohe,i mashtroje i poshtersoje,ju vrave bijte e saje me 2prill,i percudunoje e shkatrroje,kurre nuk investoje ne Shkoder e tani leh si kone ne kafaz.Edi Rama ashte liberal,idealiste e jo servil ,kete e ka treguar me te gjithe udhheqesit e botes sot,prandaje bota ka rrespekt,Shqiperine sot nuk e shane kush,njerzit nga prendimi duane me deshire te vine e te vizitojne Shqiperine,Shqiperia ashte kthyer ne nje parajse qe duan ta vizitojne te gjithe,kete na shprehin miqte tone e intelektual sepse femijte e tyre kerkojne te vizitojne Shqiprine,ne qe banojme jashte ka fillua me u ngrite krenari se perpara me u thane se jam Shqiptare ikshin me vrap sepse na krahsoshin me kriminela,shpellakun nuk e lidh asgja me Shkodren,por EDI Rama ashte nip i qytetarise Shkodrane dhe ky ja dha ShIperise e Shkodres kete prestigj

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          SHKODRANI

                          Shkodra u humb nga Shkodranet. U shit nga Fukaralleku. U ble nga Maskaralleku.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Muzaka i Ri

                            Shkodranet as nuk shiten,as nuk blihen, dhe turp te kesh qe quan nje qark te tere te shitur.Te jesh kaq i pa cipe qe te fyesh nje popull dhe ta quash te shitur, duket qe je nivel mjeran. Kam 24 vjet larguar,por shkodranet nuk i kam pare kurre kaq optimist per qytetin e tyre. Staf bashkiak kaq te perkushtuar per te bere Shkodren,as ka patur ndonjehere, vetem zhates qe po qurraviten tani sikur u dhimbset Shkodra. Nuk them se jan te shitur te e djathta,por jan thjeshte MASKARENJ.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Real

                              U vertetua parashikimi qe bera pas komentit qe bera per editorialin e Mero gojores. Botojini komentet se aq me ben por tregon se jeni by:: lepires te neveritshem te ripjelljes.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Demokrati idealist

                                Real shkruan asisoj vetëm nga marazi për humbjen katastrofike e të turpëshme që pësuat ju larot e sali non gratës në zgjedhjet lokale.6 bashki fshatrash përveç Kavajës fituat.Turp e faqja e zezë.Shqiptarët nuk ju duan ju urrejnë,sepse jeni dështak e njerëz pa vizion e të ardhme.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje