Gazment Bardhi si Ymer Dishnica në Mukje 

13 Mars 2024, 19:11Editorial Mero Baze

Ymer Dishnica ishte komunisti më pro-perëndimor i Partisë Komuniste Shqiptare nga themelimi derisa e dënuan pas vitit 1946. Ai udhëhoqi bisedimet për Marrëveshjen e Mukjes në vitin 1943, mes Partisë Komuniste dhe Ballit Kombëtar, ku u ra dakord të luftohej kundër fashizmit dhe çështja e pushtetit të kalonte në plan të dytë pas luftës. Madje në marrëveshje kishin rënë dakord të luftonin dhe për çështjen kombëtare, që ishte problem i Kosovës, në kuadrin e bashkëpunimit.

Enver Hoxha e lavdëroi ditën e parë marrëveshjen.

Pas disa ditësh i tërhoqën vëmendje të dërguarit jugosllavë dhe i shpjeguan rreziqet e ndarjes së pushtetit me Ballin, dhe akoma më shumë përzierjen në Kosovë, dhe ai e denoncoi marrëveshjen. 

Njeriu që u fajësua për marrëveshjen  ishte Ymer Dishnica, i cili dy ditë më parë u lavdërua kur e nënshkroi.

Tani Gazment Bardhi rrezikon të ketë fatin e Ymer Dishnicës, por pa pasojat e tij.

Sali Berisha (Enveri ynë), ja ka miratuar marrëveshjen, pasi i duhej doemos një moment përfillje nga shumica dhe bashkësia ndërkombëtare, pas shpalljes “non grata”. 

Këtë ishte gati ta blinte me çdo çmim. Dhe e bleu me shuarjen e revolucionit dhe kthimin në normalitet në Kuvend. Detajet e tjera janë justifikime. As socialistët nuk i kanë ofruar ndonjë gjë që nuk u takonte, dhe as ata nuk kanë marrë ndonjë gjë që e kanë kërkuar me ngulm. Madje akoma nuk dinë se çdo marrin simbolikisht.

E gjitha çfarë kanë marrë, është përfillja e Sali Berishës.

Tani përfillja e Sali Berishës nuk do të jetë proces, por ishte një moment, që ndërkombëtarët dhe socialistët e përdorën për të rikthyer normalitetin në Kuvend dhe për të kthyer sherret brenda opozitës.

Është një histori që nuk mban gjatë. Berisha pas kësaj do të vazhdojë të jetë i izoluar dhe me një proces penal të ri dhe të rëndë në horizont, që ka lidhje me 21 janarin. Atij do t’i duhet të shpikë prapë revolucion, me shpresë që ta përfillin përsëri.

Dhe në këtë rast do t’i duhet të shpallë armik Gazment Bardhin, si Ymer Dishnicën për Marrëveshjen e Mukjes.

Kjo do të rikthejë gjallërinë e “Rrugicës së Shpresës”, duke u justifikuar se Doktorin e tradhtuan përsëri, por ai nuk i fali.

E vërteta është se Berisha ka qetësuar makthin e tij me këtë marrëveshje, natyrisht duke i hedhur ujë revolucionit e mosbindjes civile. Por në fund të fundit dhe ato në funksion të përfilljes së tij ishin. Kështu që quhen që e kanë kryer misionin.

Nëse opozitarët mendonin vërtet se po bënin revolucion për të përmbysur Edi Ramën, apo për të ardhur në pushtet, është problemi i tyre që besojnë gënjeshtrat e veta. Berisha u ka bërë thirrje për hallin e vet dhe atë e zgjidhi pjesërisht. 

Tani kur të ketë hallin tjetër të radhës mund t’i thërrasë prapë. 

I vetmi dëm është që do zëvendësojë Ymer Dishnicën me Koçi Xoxen, d.m.th Gaz Bardhin me Salianjin. Dhe pastaj e ka radhën Salianji të ndëshkohet për marrëveshjen e radhës. Gjithnjë për hallin e Berishës.

22 Komente

  1. M
    Marksisti

    Sali Berisha (Enveri ynë)? Nuk qellove gje sot. E vetmja ngjashmeri eshte qe historia perseritet dy here.. heren e pare si tragjedi dhe here tjeter si farce. Saliu dhe tufa e budallenjve anti komuniste sot jane farce. Enverit i ndrifte shpirti ne ferr.. Sa me shume shoh aq me shume kam respekt per te megjithese se kam jetu hiq kohen e tij. Me mjafton te shoh kullat e Saliut e miqve te tij te PS dhe PD ne mes te Tiranes, parate qe nuk dine ku ti fusin, vilat dhe blloqet e banimit luksoze me qindra roje, tokat dhe detet qe kane zabtuar, pronat qe kane vjedhur.. Enveri nuk i la nje qindarke femijve dhe gruan e la te vdiste tek ish pularia e Tiranes. Ndersa sot del ky palloshi na thote idiote.. E Saliu kendon maj ballkonit megjithese Amerika dhe Evropa i ka vene vulen si familje hajdute e kriminale.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bac u kry

      Shoku Ymer Baze i ka vendosur personazhet gabim.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shaqo

      Kasandra, ????????????????

      Përgjigjjuni
      1. G
        Grida mori shkopin e salianjit

        Salianji ka ende shkopin që ruante kalanë e Shqupit nga dyndja e çeçenëve me sulltan Saliun,bardhoshja e shau zenin nga baba dhe Mulin e akuzoi për vilën e vjedhur në lalëz,këta janë bërë si shvejku të gjithë

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bardji e Salianji, krahasuar me Dishnicen dhe Xoxe

          Bravo Mero. Me mire di ishte qe ta qartesoje se Bardhi nuk eshte me shume se nje pordhe e Ymer Dishnices. Duket sikur barazon te pabarazueshmet. Ndersa per barazimin e Salianjit me Koci Xoxen po, e ke goditur edhe sepse te dy jane lloj dallkaukesh me prejardhje nga e zona e te madhes Korce, per sqarim qe te dy ishin pjese e llumit te pashkolle te Korces se ndritur.

          Përgjigjjuni
          1. A
            A.G.

            Po mirë, edhe Saliu një pordhë e Enverit është. Kështuqë aty-aty vete.

            Përgjigjjuni
          2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

            Berisha është shkaku i arrestit shtëpiak, shpiku revolucionin dhe mosbindjen civile, në fund ja faturoj Bardhit! Si fantazitë politikë do fantazoj përsëri. Objektivi i tijë kryesorë do jetë dalja pa lagur nga gjykimi për 21 Janarin! Për këtë do bëhet qingj, do sillet modeli i urtësisë dhe bashkëpunimit.

            Përgjigjjuni
            1. E
              ENTSOE

              Gaz Bardhi baraz me pantallonat e Dishnices!! Doktor Dishnices kishte mbaruar per mjekesi ne Bordo France para lufte dhe ishte nje komunist idealist dhe patriot I madh!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Doarsa Kica

                Kryeministri Albin Kurti duhet nderuar, pergezuar e respektuar qoftë dhe vetëm për një gjë: I la Baton Haxhiun dhe marionetat e tjera të Serbisë me gisht në gojë! Po sillen e mbështillen të gjithë këta njerëz të njohur për lidhjet me shërbimet sekrete e politike të Beogradit për ta denigruar Kurtin, por populli i Kosovës nuk po jua ve veshin aspak. Sepse shqiptarët në Kosovë i njohin tashmë Batonin e Batonoviçat, ndërkohë që ka tri vjet që shohin se Albinit nuk ia nin për ta. Mjafton ky fakt për ta nderuar Albin Kurtin! Po ama kjo thotë shumë, sepse Kurti është i pari dhe i vetmi politikan në Kosovë që këtij grupimi ua ka vënë kufirin te thana.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gabim e ke o Kica

                  O Kica, nuk na mbush dot menjen se Kurti nuk eshte spiun i BIA te Serbise, kot e ke. Batoni i bie drejt kesaj pune.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vasilis Stavros

                    Pushi kurac….. hihihii - posht hashim danilloviq thaqi, posht ali ahmutovski, posht kristac ramutis papadopullosi…rrnoft gjykata speciale... hahahaaa. Long live The King Albin Gjergjkastriot Kurti.

                    Përgjigjjuni
                  2. M
                    Martin

                    Ngrijeni ne qiell Al Binin, por dijeni se, ne rast te fillimit te luftes Serbi-Kosove, pavaresisht deklaratave te politikaneve hipokrite, po qe se Al Bini do te jete kryeminister, popullin e Shqiperise nuk do ta keni me me vete si ne vitin 1999. Une po te shkruaj nga SHBA.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dardan Gashi

                      O Martin serbi mor te qifsha rracen bastarde kenetore, hajduto-rradhetore o qirje greko-sllave he te qifsha motrat bashke me grate dhe dashnoret e Edvin Vucicit. Ju shipecat e Shkerdhihanes kurre nuk i keni ndihmu Kosoven. Perkundrazi Kosova gjithmone eshte fliju per Shqiperine. Mos te ishte Kosova nuk do te kishte as shtet shqiptar. Jau dhjefsha "mikpritjen" e pragun e shtepise. U pshurrsha sofren dhe vorret mor coftina qe ju shkerdhehet granimi ne semafora dhe pillni kopila. Mytu legen muti.

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        UÇK

                        @Martin ah nanen me kryq ne zemer ta shkerdheefsha ty, edhe na kosovaret kena faj qe sjau qijm nonqind mij nana juve me ju qu ne Shumadi.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Miradije Hoti

                          Edhe mamica jote o Martin shkau ne Banjska u pa ne kishe tuj kcy cullak ne kar te Radojqiqit. Qyp bre qeni nonen ta qift.

                          Përgjigjjuni
                      2. r
                        redaktori

                        Pas shume hezitimesh, Mero Baze me ne fund behet Opozitar per here te pare ne jeten e tij me nje Pushtet...e ve me shpatulla pas muri Edi Ramen!! Po thote se ka bere marreveshje me Berishen, kur Rama me sinqeritetin qe e karakterizomn qe ne lindje, e ka mohuar prerazi ate marreveshje. Priten te tjere hapa te Opozitarizmit te Meros p.sh. ..ti botoje si bente shpesh dikur ate Kartelen e Psikopatise Edi Rames.

                        Përgjigjjuni
                        1. f
                          fcb

                          Ku eshte ndryshimi midis Gazmend Bardhit dhe Ymer Bazes ?

                          Përgjigjjuni
                          1. Q
                            Qesharake kur historia pereseritet.

                            I bukur ky krahasimi I Salianjit me Koxi Xoxe! Sh. SALI E.HOXHA kij kujdes nga EdvinK.Xoxe!

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Grida

                              Salianji së pari do dënohet si babale, pastaj si Koço Xoxe.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Buda

                                Mero, ai piktori i tha kepucarit: "Kepucar, rri tek kepuca!" dhe ti gazetar rri tek gazetaria!

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Koli

                                  Shkurt llafi Mero Sala ta futi edhe njehere ty! perderisa thua se vetem Bwrisha pwrfitoi , bravo i qofte.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. t
                                    tefiku

                                    Po qe ndonje koment qe ja hedh poshte me argumenta shkrimin zotit Baze ju nuk e nxirrni tek komentet. Por botoni dhe komente me sharrjet me te ndyra.Palo redaksi.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje