Nga mënyra si do gjykojë 21 janarin, shqiptarët do gjykojnë nëse kemi apo jo një drejtësi të re 

12 Mars 2024, 12:28Editorial Mero Baze

Vendimi i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, që çështja e 21 janarit të hetohet nga SPAK, rikthen shansin që drejtësia shqiptare të hetojë krimin më të rëndë shtetëror të 33 viteve, kur kryeministri i vendit, u përfshi me vetëdije në vrasje politike ndaj qytetarëve, u përfshi në përpjekje të vetëdijshme për fshehje të provave dhe në presion mbi drejtësinë shqiptare që të mos hetohej dhe gjykohej, duke përdorur pushtetin politik.

Vendimi i cili vjen pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, që e cilëson vrasjen një krim shtetëror dhe mos gjykimin e saj një pasojë të presionit politik mbi drejtësinë, rikthen shansin e humbur nga drejtësia shqiptare që të vendosë dinjitetin e saj të nëpërkëmbur nga pushteti, para një ngjarje të rëndë dhe tragjike si ajo.

Ka tre momente të qarta që e bëjnë Sali Berishën përgjegjës dhe fajtor në këtë histori. 

E para, është përpjekja e tij në orën 19: 30 minuta të datës 21 janar 2011, kur doli dhe tha se protestuesit ishin vrarë nga njerëz të opozitës, përmes armëve të maskuara të tyre në protestë, ku përmendi dhe çadra pistoletë, thika me helm gjarpërinjsh dhe marrëzira të tjera. Në ndihmë të tij dolën dhe dy mjekë të politizuar që u paraprinë deklaratave se viktimat ishin qëlluar nga afër me pushkë të lehta, që nuk i disponon Garda, dhe më pas TV Klan që e ilustronte me pamje të një plaku të trembur me çadër që ishte afër Ziver Veizit të ndjerë.

Pas mesnatës, kur u bë e qartë me video se vrasjet u kryen nga godina e Kryeministrisë, Sali Berisha ndryshoi version, justifikoi vrasjet si përpjekje për të ndalur një grusht shteti dhe futi nën akuzë presidentin e vendit, kryeprokuroren e vendit dhe katër gazetarë.

E gjithë kjo përpjekje e tij fillimisht për të fshehur autorësinë e krimit e më pas për ta justifikuar atë, është një përpjekje e vetëdijshme për të justifikuar krimin shtetëror.

Së dyti, Sali Berisha u përfshi në prishje të provave dhe mos bashkëpunim me drejtësinë.

Ai fillimisht deklaroi se serveri i kamerave të Kryeministrisë do të ishte në dispozicion të hetimeve, por e zhduku atë fizikisht, sipas ekspertizës së FBI, në orën 01:30 të datës 22 janar, në mesnatë, duke e zëvendësuar me një kompjuter të ri. 

Ai refuzoi dorëzimin e gjashtë gardistëve të dyshuar për vrasjet, me arsyetimin se prekte sipas tij “zinxhirin komandues” të Gardës, në kushtet e shpikura të “Grushtit të shtetit”, dhe nuk lejoi dy prokurorët e gatshëm që të dokumentonin skenën e krimit para Kryeministrisë, duke pastruar gëzhojat në sytë e tyre dhe duke ndërruar derën e Kryeministrisë.

Më vonë hetimet provuan se Garda ka ndryshuar dhe tytën e pistoletës me të cilën është vrarë Aleks Nika dhe janë cenuar dokumentet e magazinimit të armëve në Gardë.

Të gjitha janë akte me pasoja prishjen e provave dhe përgjegjësinë për to e ka marrë publikisht në atë kohë dhe më pas, vetë Sali Berisha.

Së treti, Berisha ndërmori veprime politike publike për t’i bërë presion drejtësisë të mos hetonte, duke ngritur një Komision hetimor kundër presidentit, kryeprokurores dhe gazetarëve të akuzuar për grusht shteti, duke i vënë ata nën akuzë politike dhe mbushte sallën e gjykatave plot me gardistë, ndërkohë që gjykoheshin dy prej të akuzuarve për vrasje, komandanti i Gardës Ndue Prendi dhe gardisti Agim Llupo, të cilët me dënime qesharake u lanë të lirë.

Ende dhe sot nuk është provuar për shkak të prishjes së provave autori i vrasjes së Aleks Nikës, dhe po pritet përfundimi i ekspertizës së plumbit në Itali.

Hetimi i plotë dhe gjykimi i kësaj ngjarje rrit peshën e drejtësisë së re, pasi çon në një nivel tjetër rikthimin e drejtësisë në vend, duke ndëshkuar politikën shqiptare për një nga gjërat më të shëmtuara të saj në historinë e 33 viteve demokraci, që është vrasje për arsye politike e katër qytetarëve të pafajshëm, të paarmatosur, të pafuqishëm dhe të parrezikshëm, që ushtronin të drejtën e tyre për proteste para Kryeministrisë.

Sali Berisha është mbyllur sot majë penxheres për një krim që buron nga përdorimi i pushtetit të tij për të pasuruar vajzën në një aferë korruptive, por do të jetë e padrejtë që ai të shkojë në botën tjetër me këtë dënim, i cili ngjan si gjyqi për kafetë e Nexhmije Hoxhës para krimit të vërtetë real që ai ka bërë në politikën shqiptare, që është vrasja e qytetarëve për motive politike. 

Me 21 janarin Sali Berisha ka dëshmuar mospranimin e rendit demokratik prej tij si politikan, mospranimin e protestës dhe opozitës si koncept dhe mbi të gjitha, mospranimin e gjykimit si kriminel kur është kapur me fakte në mes të ditës. 

Për gjithë këto arsye dhe të tjera, ai dhe familja e tij janë shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, por drejtësia shqiptare ende nguron të thotë fjalën e saj.

Sot është bërë një hap i vogël në rikthimin e këtij shansi. Derisa ditën që drejtësia të shqiptojë ndëshkimin e tij si fajtor për këtë krim, ende nuk mund të themi se drejtësia e re është rikthyer në Shqipëri.

21 janari nuk është ndëshkim për Sali Berishën, por test për të prekur dhe ndjerë, se drejtësia e re ka ardhur.

38 Komente

  1. P
    Prova e fundit per SPAK

    Te shohim, varet nga USA, sepse po qe per Ramen dhe Foltoren nuk zgjidhet 21 janari. Te shohim se cilin avokat do marre nongrata per kete proces kriminal me pasoja vrasje me dashje.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Evisa

      Për drejtësinë "e re" do të gjykohet pas ndërhyrjeve kozmetike që do t'i bëhet nga ana e PS dhe Rithemelimit. Nëse rezultati ka për të qënë i njëjtë me ndërhyrjet që ka bërë zonja Kryemadhi, atëherë mund të konkludohet se drejtësia e re është bërë akoma edhe më e re. Dhe si e tillë asaj i del për detyrë të zbresë nga ballkoni në rrugë zotin Berisha, ku aty me mes lotëve të gëzimit të militantëve ai të mbajë një fjalim historik, ku të sulmojë me të gjithë forcën qëndrimin amerikan që e shpalli "non grata" vetëm dhe vetëm që ta largonte nga përpjekjet e tij vigane "në të mirë të demokracisë dhe përparimit".

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Saliu duhet te akuzohet per disa krime ne ate masaker shteterore. 1. Krimi i pare: Vrasja e 4 protestuesve. 2. Fshirja e serverit me urdher te Saliut. 3. Mospranimi i Prokurorise ne vendin e krimit per 48 ore nga Saliu. 4. Shperblimi i krimineleve te Gardes per masakren nga Saliu 5. Dhenja e urdherit nga Saliu apo Lul Basha per Prendin. 6. Urdheri Prendit per oficeret gardes te qellojne mbi turmat. 7. Marrja te pandehur e doktorit te spitalit , i cili deklaroi qe plumbat jane nga distance e afert, kush e detyroi te beje kete deklarate. 8. Kush ishte i pranishem ne spital nga shteti, cfare manipulimesh u munduan te benin. 9. Kerkesa e Lul Bashes Presidentit Bamir Topi, te nderhyje Prokuria te fshije provat, biseda mes tyre. 10. Personat e Saliut qe ben presion oficereve te Gardes te genjenin, 11. Akuza qe i beri Saliu prokurores Ina Rama, lavire bulevardi.

        Përgjigjjuni
      2. E
        ENTSOE

        Do te veje haka Tek I zoti! Ke nje kontribut te pacmuar per kete zoti Baze duke I bere demokracise ne Shqiperi nje sherbim te nevojshem dhe te merituar!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          Por per Edi Ramen qe erdhi ne pushtet me gjakun e viktimave dhe i çoi drejt plumbave dhe per vete u fsheh. Nuk do te kete ndonje gjykim?

          Përgjigjjuni
          1. P
            Purgatory service

            Po vrasësi I vërtetë Edi Rama është. Të tjerat janë shkërdhimet e Ramës për të mbajtur karrigen. Ai e di që pa karrigen do ta shqyejnë të gjallë ...të vetët. Me në krye Ymerin.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Daullxhiu

              Ik ore koqe, protestat jane te ligjshme kudo ne bote. Nuk ishte Edi Rama ne anen e automatikeve, ishte kryekrimineli sali NON GRATA.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Franci

                Spak per kete ngjarje duhet te marre ne pyetje edhe Fevziun si bashkepuntor ne krim, per organizimin e emisionit fake ne opinion ate mbremje ku tentohej ti thuhej shqiptareve qe vrasjet ishin bere nga nje protestues me cader pistolete ne dore. Duhet te therrase dhe Aleksander Frangaj per fshehjen e plagosjes se gazetarit te tij.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Berti

                  O trushpelari punist, ne kohen e Enverit denoheshin kush organizonte protesta. Ne demokraci protestat jane te ligjeshme o torollaku Toni.

                  Përgjigjjuni
              2. r
                rezari

                Per kafe mund te denohet po per 21 janarin jo.Kjo u duk qe kur SPAK refuzoi ta merrte si ceshtje.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkembi

                  Krimet e ketij vampiri shpellar nuk kane te numruar, por ai i 21 Janarit eshte kulmi. Me mban nje shprese se do jepet drejtesi, pas kemvenguljes amerikane

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Prokurori i pavarur

                    Sa te jete Rama kryeminister, nuk denohet Sali Berisha

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Daullxhiu

                      Plaku I berishajve duhet te vdes ne burg! Kjo eshte drejtesia.

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        katarakti

                        "U mbars mali dhe polli një mi" - ky do të jetë rezultati i drejtësisë së re. Përveç fjalëve dhe disa goditjeve me pambuk, asgjë nuk do ta gjejë Sali Berishën. Vë bast.

                        Përgjigjjuni
                        1. l
                          lavdosh

                          Mero djali si perhere perfekt Ky shkrim shume mire mund te perdoret, pa hequr asnje presje, si "Closing Argument", nga prokurori me i mire ne bote perballe gjykates dhe jurise qe me keto argumente nuk do kene probleme te deklarojne Berishen dhe kompani te fajshme si pjesetare te nje bande qe me ndergjegje te plote kryen dhe u munduan te mbulojne nje krim shteteror Ne cdo vend normal, jo Vetem Berisha por edhe ata lakejte e tyre duke perfshire doktoret, pronaret e mediave qe fabrikuan histori dhe deklarata te mbulonin nje krim si ky duhen ndjekur penalisht dhe te sshkojne para nje procesi gjyqesor qe me vone asnjeri te mos guxoje se prodhoi nje 1997, 2011 te trete ne kete vend

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Petro Dhimitri.

                            Përgëzime koleg i nderuar. E vërteta është ajo që thoni ju dhe që e dinë të gjithë shqiptarët e ndershëm. Ju lumtë pena dhe guximi! Berisha nuk është vetëm shkelës i ligjeve për të pasuruar vajzën e tij. Ai është një ish kryeministër që ka urdhëruar të qëllohet populli i paarmatosur. Ai është një vrasës gjakftohtë. Drejtësia, po të anashkalojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut, ka për të vërtetuar se Reforma në Drejtësi ka dështuar katërcipërisht. Petro Dhimitri.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              D

                              Eh mer Mero,prokuroret e Spakut rezistuan qe mos ta hetonin 21 Janarin,del pyetja, pse gjithe kjo rezistence,eshte e qart se segmente te Spakut nuk duan ta prekin Saliun.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nul Moka

                                As mos prit se do të gjykohet ndonjëherë 21 janari.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Baba këtu( një ndër kollonat e shqipërisë sot zuri

                                  Mero djali, drejtësia e re do duket nëqoftëse PROKURORJA QË KISHTE DOSJEN DO MERRET E PANDEHUR NGA SPAK-u PËR MOSVEPRIME NË BAZË TË LIGJIT. Fiks këtu do duket se a kemi apo nuk kemi drejtësi në SPAK. Shumë e thjeshtë Mero, nëqoftëse merret saliu apo qoftë edhe një oficer polocie në pyetje që DUHEJ MARRË nga prokurorja dhe nuk ka vepruat kështu, direkt Spaku të ngrerë hetim penal. Po nuk e bëri do të zhozë që NUK KA DREJTËSI

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Z
                                    Zorica

                                    Olsi a osht i Kristacit a i Rames? Sipas Mero Boles nonen e Olsit (grun e Rames) e ki pa qi Kristaqi (domethan baba i Rames) ja ki pa derdh spermen n'pidh dhe ajo e ka lind Olsin. Qysh bohet baba me ja qi grun djalit? kjo veq ne Shipnihonen grekovllehe bon vaki. Jav qift kina nonen.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Prec Ulaj

                                      Pylli geshtenjave eshte i dendur andej nga Bajram Curri.... Ka shume kafshe te egra....

                                      Përgjigjjuni
                                    2. C
                                      Cirku ne Fshat edhe ne Qytet

                                      Me kujtohet nje dite perpara gjyqit te Ilir Metes Sali Berisha i shkoi ne shtepi per vizite!!! Sot qe do vendosesh per kete ceshtje qe te kaloj ne SPAK(leshi per tju hedhur hi syve te publikut) Rama ftoi ata qe ka akuzuar (Rileshin) dhe jo PD (MUT..IN) Zyrk..are, Koincidence!!!! Apo??? Vazhdoni o sy leshe zihuni per te gjitha "Partite" se jane Nena dhe Baba.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sali qen bir qeni në maj të ballkonit do ngordhësh

                                        Rolin kryesor nuk e ka spak,por Lulzim Basha,si bashkpuntor në krim,po luajti rolin e pentitos atëhere mer fund krimineli Sali që ka bërë krime të pa numëruara,dhe sot nga kjo drejtësi lejohet të leh në maj të ballkonit duke bërë thirrje si përherë për luftë e vëllavrasje.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. m
                                          mendimi

                                          Sot krimet e Sali Berishes per 32 vjet jane sikur je ne nje darke vallezim me nderrim damash dhe kavaljeresh. E ku ka ne demokraci te denoshe kriminelet?! Me thuaj nje vend se dhe Pinoçetit i dha zil A,glia demokratike! Njerezit genjehen njesoj si i genjen hoxha apo prifti dhe u a mballos pastaj. Terbohen e shkojne ne kishe e xhamira, therin bagetite dhe pastaj rrine pa buke. Sali Berisha nuk denohet sepse kriminelet mbrohen me ligj ne demokraci, ndryshe shkel te drejtat dhe lirite e tyre.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Lala i Lushnjes

                                            Shumë e saktë "mendimi,, ! Nuk mund të luftohet krimineli në një sistem që e pjellë vet krimin. E ashtuquajtura demokraci është thjeshtë mashtrim e hipokrizi.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. q
                                              qorri

                                              Mese e vertete "MENDIMI",ku pas 30 vitesh ne sirtar kete dosje makaber SPAK-u ka me ja kalu Strasburgut!Sistemi,po keta njerez ne kohe te ndryshme vepronin ndryshe!Zbrite kafshen e eger ne qytet dhe rezultati eshte ,do haj njerez!Rrofte miqesia shqiptaro -kineze.Po i derguari i perendise qe nje urdherdhenes e etiketoi "burre shteti"dhe urdherzbatuesin " Yll ne ngjitje"do te therritet per deshmi?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Prec Ulaj

                                                Ambasadori Amerikan e ka emrin Diplomat, dhe fjalet i ka diplomatike. Kur te kuptosh ate gjuhe, do e kuptosh se gjysma e atyre qe te kane thene je i zgjuar me keto komente brilante, ne fakt te kane qi.re nenen, ose kane pasur gruan tende dashnore. Ndaje mendjen cila eshte , e para apo e dyta? Ketu tregohu edhe ti diplomat me pergjigjen tende.

                                                Përgjigjjuni
                                            2. m
                                              mirel

                                              Laku i drejtesise ne fytin e ndyre te Salikufomes po ngushtohet dale e ngadale e ngadale...NUK KENI PARE GJE AKOMA.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. X
                                                Xhaxhi

                                                Ja te shohim o Mero nese SPAK do pranoje te hap hetimet dhe te zbatoj urdherin e gjykates. Pastaj te shohim nese do burgos Saliun, Lulin dhe ish kreu e gardes sipas standartit qe ka vendosur deri me sot. Kam frike se do i vij ngordhja para se ti vij dita per te vajt ne SPAK.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. J
                                                  Jimi

                                                  Edhe SPAK-u si edhe te paret do te bejne te njejten gje ! Do te bejne sikur do te hetojne dhe ne fund do te behet nje gjyq farse dhe per shkak te "prishjes se provave " pasi kane kaluar shum vite , nuk do te kemi persona pergjegjes per ngjarjen. Shterezoi mali, polli nje mi' !

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. p
                                                    populli

                                                    21 Janari i ka rrenjet pertej Oqeanit Mero dhe per rrjedhoje nuk do gjykohet kurr!Nese do gjykohet duhet thirrur edhe ai qe si urdherdhenesin dhe urdherzbatuesi i quajti burre shteti dhe yll ne ngjite!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      L

                                                      Si mund te kemi besim se Spaku do japi drejtesi per 21 Janarin kur ata bene te pa munduren per te mos e hapur ate dosje?! Iluzione te kota,gjysma e Spakut jan kontigjenti Sali kriminelit.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. a
                                                        and justice for all

                                                        Guri proves per Drejtesine e "Re" jane Inceneratoret dhe Koncesionet mafioze te Shendetesise me ate te Sterilizimit ne krye ku jane "avulluar" mbi 100 milion Euro. SEPSE - Detyra paresore qe u ngrit kjo Drejtesi e "Re" ishte te prese duart qe e vjedhin sot kete vend. Kur te vere pranga ne duar te Ilir Beqes se pari e te sorollopit "ne kerkim" te super-vjedhjes te Inceneratoret, atehere shqiptaret mund te fillojne te besojne se kjo Drejtesi eshte vertet e Re (pa thonjza)

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. V
                                                          Vezhguesi

                                                          Bravo Mero!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Tirona

                                                            SPAKU me urdher te Amerikes do gjykoje Salih malokun per 21 janarin

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. R
                                                              RETROSPEKTIVE

                                                              Edi Rama 3 dite para 21 janarit 2011 deklaronte "...do ta bejme si ne Tunizi..." (referuar perleshjeve te pergjakshme ne ate vend afrikan asokohe). Kurse Gramoz Ruci ne parlament ''...vdekjet i keni prapa deres po nuk po shikoni..." (paska qene orakull a i ka shpetuar gje skenari para kohe Mozit, kjo mbetet ca mister)

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. R
                                                                Rashit Çalaj

                                                                Kryeministri Albin Kurti duhet nderuar, pergezuar e respektuar qoftë dhe vetëm për një gjë: I la Baton Haxhiun dhe marionetat e tjera të Serbisë me gisht në gojë! Po sillen e mbështillen të gjithë këta njerëz të njohur për lidhjet me shërbimet sekrete e politike të Beogradit për ta denigruar Kurtin, por populli i Kosovës nuk po jua ve veshin aspak. Sepse shqiptarët në Kosovë i njohin tashmë Batonin e Batonoviçat, ndërkohë që ka tri vjet që shohin se Albinit nuk ia nin për ta. Mjafton ky fakt për ta nderuar Albin Kurtin! Po ama kjo thotë shumë, sepse Kurti është i pari dhe i vetmi politikan në Kosovë që këtij grupimi ua ka vënë kufirin te thana.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. F
                                                                  Franci

                                                                  Spak per kete ngjarje duhet te marre ne pyetje edhe Fevziun si bashkepuntor ne krim, per organizimin e emisionit fake ne opinion ate mbremje ku tentohej ti thuhej shqiptareve qe vrasjet ishin bere nga nje protestues me cader pistolete ne dore. Duhet te therrase dhe Aleksander Frangaj per fshehjen e plagosjes se gazetarit te tij.

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje