"Dita e Verës" si ditë “kundër-revolucionare” 

14 Mars 2024, 19:27Editorial Mero Baze

Ndoshta shumë vetë nuk e dinë, por “Dita e Verës” u bë festë zyrtare prej Fatos Nanos më 2004, për t’u tallur me protestat e Berishës. 

Berisha në shkurt të 2004, nisi një raund protestash nën sloganin “Nano Ik”, dhe pretendonte si gjithmonë se ishin më të mëdhatë në histori. Dhe ndërsa Berisha lodhej të numëronte njerëzit që mblidhte nga ura e Lanës deri tek Kryeministria, Nano shpalli “Ditën e Verës” më 14 mars, ditë pushimi zyrtar, dhe të nesërmen Bulevardi u mbush nga “Stacioni i Trenit” tek “Liqeni”, me qindra mijëra qytetarë të lumtur.

Edhe pse shumë cinike, u pa çdo të thotë të mbushësh Bulevardin dhe sa të “mërzitur” ishin njerëzit. Protestat nuk vazhduan më dhe Lëvizja “Nano ik” u shua nga “Dita e Verës”.

Sot historia është dhe më tragji-komike.

Revolucionin e shpallur me aq shumë bujë nga vet Berisha, e vrau vet Berisha nga nevoja jetike që ka për t’u ndjerë i përfillur nga shumica në pushtet dhe hyri në bisedime për vrasjen e revolucionit në shkëmbim të dy komisioneve hetimore.

Sapo u ra dakord në parim, Berisha u bë entuziast duke u treguar të gjithëve se më në fund u detyruan ta përfillin.

Kështu ai e mbyti revolucionin një ditë para “Ditës së Verës” dhe nuk i dha rast Erion Veliajt t’i thoshte sot ja çdo të thotë të mbushësh Bulevardin.

Ana komike është se ai do të shpallë rifillimin e revolucionit nesër, me arsyetimin se socialistët nuk ja dhanë atë që kërkoi dhe se Edi Rama është besëprerë si Lulzim Basha.

E vetmja arritje është që nuk e la revolucioni në mëshirën e “Ditës së Verës”, kur qindra mijëra qytetar festojnë pa varë mendjen për revolucion.

E ka një alibi të paktën: U thotë në datë 14 revolucioni e kishte pushim. Nesër rifillojmë.

4 Komente

  1. S
    Sali qen bir qeni në maj të ballkonit do ngordhësh

    E pe një hajdut deputet që paguhet 6euro në minutë qaf derr që shpërndante ballokumutet për lëpirsat e saliut,dhe ata ishin të lumtur se Saliu po njihet nga Rama. Më i lumtur ishte gomar Muli revolucionari e djegies parlamentit

    Përgjigjjuni
    1. A
      Avokat Genc Gjokutaj

      Ditet e veravet! Shtepi per shtepi ne ditet e veravet, pjesetaret e familjes bashkohen rreth zjarmit per me lidhe shtrigat, mgjillcat, llugjat, rrollcat e te gjitha shtaset damtuese; gjarpnin mos t'i nxaje, lepurin mos t'u haje laknat e bathen, e shpendin emen per emen e krymbat e tokes mos t-u bajne dam nder ara. Tri dite perpara veravet duhet me mshefe shoshat, sitat, furkat e me carte krojet, pse ndryshe nuk lidhet gja. Keto ditet e verave bijne gjithmone nder ditet e para te Marsit. Mbas darke te gjith pjesetaret e shtepis bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtepise merr nje pe te zi leshi e lidhe per vargue nje nye e thote keto fjale: LIDHE ZOT E NATA E MOJT E DITA E VERAVET! UNE PAK E ZOTI SHUM! PO LIDHIM SHTRIGAT. Keshtu perserite ket veprim per secilin shpirt damtues, semundje, krymba e kandra qi don me lidhe. Mitologji doke dhe zakone shqiptare Pader Bernardin Palaj, o.f.m. ( Hulumtues i Eposit te kreshnikeve, martir i fesë).Me mire ta gezojme kete dite Mero,boll helm e marrezi kemi kaluar

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qemal Stafa

        Mero eshte arrestuar drejtori ARSH sot. Nuk e paske marr vesh me duket

        Përgjigjjuni
        1. T
          Treni

          Saliu e rropi dhe dogji këtë popull delesh dhe mirë bëri sepse as gjemb në këmbë nuk iu fut. Tani qëndroni dhe mahnituni me mrekullinë e kullës së tij, e ëma e Zeqos nga taraca. Mund kushdo këtu të thotë se nuk e dinë se Shkëlzeni po ndërton nga cepi në cep. Pijini lëngun drejtësisë së re dhe SPAKUT. Një çështje kaq banale nuk mund ta çojnë në gjykatë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje