Arrestimi i Jorgo Goros pas hetimeve të padisë së ngritur nga Fredi Beleri për tjetërsimin e një prone në Himarë në favor të një prej pretenduesve, është një rast që ka më shumë rëndësi diplomatike se sa juridike.
Roli i një kryebashkiaku në tjetërsimin e një prone që vjen nga ligji 7501, është thjeshtë tek konfirmimi që jep institucioni i tij nëse AMTP (ose tapia) siç i thonë fshatarët, nëse është origjinale apo jo. Nga falsifikimet gjigande që janë bërë në bregdetin shqiptar, çdo tapie mund t’i thuash që është origjinale, ose nuk është origjinale, dhe gjithmonë ke një arkiv që ta ofron këtë shans. Në zinxhirin e fitimit të pronësisë përmes një AMTP, bashkia është hallka më pa rëndësi. Më e rëndësishme është hipoteka dhe verifikimi topografik në terren.
Nëse Goro dhe kolegët e tij në Sarandë, Vlorë, Lezhë, Durrës, Lushnjë e Fier do t’i hetosh për konfirmimet e AMTP, i fut të gjithë në burg, në të gjitha kohët, për çdo falsifikim që ka ndodhur shpeshherë dhe pa vullnetin apo dijeninë e tyre.
Por rasti në fjalë ka tjetër vëmendje. Jorgo Goro mund të ketë kryer disa herë këtë krim dhe nuk po hetohet për to, pasi janë sherre hajdutësh mes shqiptarësh.
Vëmendjen e sjell fakti që padinë e ka bërë Fredi Beleri dhe i përfoluri si blerës është Artan Gaçi, ish- deputet socialist, i cili për fatin e tij të keq, për shkak të kësaj xhungle në pronësinë në bregdetin shqiptar, e ka blerë tre herë atë copë toke, një herë nga ai që kishte certifikatën, që rezulton që e ka marrë me hile, një herë nga ai i vërteti, që nuk merrte dot certifikatën, dhe pastaj dhe nga qeveria shqiptare ka marre plazhin me qira, në përpjekje për t’u bërë investitor, duke i shkaktuar problem dhe gruas së tij Olta Xhaçka, pa qenë fare ojekt i punës së saj, por për konflikt interesi.
Meqë çështja fitoi vëmendje politike ndërkombëtare, ajo copë tokë nxorri nga qeveria ministren Xhaçka, e cila kishte fituar mbështetje të fortë dhe ndërkombëtare në dy postet e fundit, atë të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Jashtme, dhe tani burgosi dhe kryebashkiakun Goro.
Nuk është se po vendoset ndonjë standard drejtësie për tokat e falsifikuara në Shqipëri, se ashtu mund të ishte një lajm shumë i gëzuar dhe se mund të futësh në burg çdo kryetar bashkie, përfshi dhe Goron, por po i tregohet Greqisë se jemi të drejtë në gjykimin e rasteve, si për Belerin, dhe për kundërshtarin e tij.
I pari u akuzua për vjedhje votash dhe është në burg, i dyti për mbështetje të një falsifikimi dhe është në burg.
Shpresoj të mos jenë aq cinikë sa t’i lënë në të njëjtën qeli, por në fakt është çështje e dalë nga e njëjta qeli.
Tani kur diplomatët grekë të ngrenë zërin se Belerin e dënuan se donin të falsifikonin tokat, kanë dhe shembullin tjetër të drejtësisë së re, që i dënon dhe ata që akuzon Beleri. Por kjo nuk e shfajëson Belerin, pasi ai e nisi pa ardhur në pushtet me të vjedhur.
Ndaj këto ngjajnë të jenë një palë pranga jo për t’i lidhur duart Jorgo Goros, por për t’i lidhur duart dhe për t’u mbyllur gojën pretendimeve të Greqisë për drejtësi të njëanshme në Shqipëri.
Dhe hapi i parë u hodh. Në raport me pretendimet greke, drejtësinë e kemi të paanshme. Është mirë ta kemi dhe për pretendimet e njëjta të shqiptarëve ndaj njëri- tjetrit.
Pirth o Mero pirth!
Je gazetar I jashtezakonshem per analizat qe ben!
Po t'i therrasim pak kujteses, ministresha bukuroshe e lakmuar nga diplomatet meshkuj nderkombetare Olta Xhaçka, kur ishte ne krye te Ministrise se Mbrojtjes u hetua dhe u lakua ne korrupsionin e uniformave te ushtrise. Prej aty Mjeshtri i Madh e kaloi tek Punet e Jashme ku u shqua per figuren interesante te fytyres dhe te pasmeve seksi.
Po hajduti legjendar qe tall koqet e fishkura nga kati i peste do veje ndonjere ne qeli apo jo se na merziten Serbet dhe Greket.
Ju, Mero dhe media Juaj, per ne qe ju ndjekim çdo dite, vleni shume me teper se sa "strategjiket" e Edit, xhaçkat dhe palo-deputet tane pazarxhinj. Fluturoni lart dhe mos u rreshtoni, nuk ja vlejne!
beleris nga pordhonati grek,jorgos nga himara e ashtuquajtur greke nga greket dhe ata 300 euroshit e pensionit,na del shqiptar
Shume e sakte. Prandaj dhe Rama emeroj para nje jave Vangjel Tavon Si prefekt i Vlores, per te drejtuar bashkine nje minoritare deri sa te behen zgjedhje ne Himare. Tavon e deshte dhe Greqia.
"shtet" pederastash e bythqirash te pa denje per te marre fryme! Eshte turp e marre ti thuash dikujt qe je shqipBYTHQIMtar!
Mero do te vije radha edhe ty si duket nga ky shkrim se tegjithe qe kane nje pune te lidh me shtetin jane hajdute, dhe kur ju jeni shume kjo hyne tek normalja.Keni tjtersuar pronat dhe nuk u vjen fare turp te ftoni emigrated te kthehen ne ate vend qe nuk kane lene nje meter Publik
"Domethënë partizanët ishin veshur si partizanë që ne t'i merrnim për ballistë!?'- thotë Luftar Paja në një skeç. O Mero,ke harruar çfarë janë femrat o qyq, e bëre bythën copë me nga një hu përditë...
Sqiponjë mali je ! Ngalat shikon më mirë !
Ne raport me pretendimet greke drejtesine e kemi te pa aneshme . Ndersa ne raportet e brendeshme funksionon e pameshireshme ndaj mazhorances dhe e trembur e spurdhjake ndaj opozites.
Mero mundohesh shume saqe behesh per te ardhur keq kur merr keto pozita mbrojtjeje ndaj Cacit, Xhackes, qe jan thjesht xhole te gjigandit. Se nuk tjerersohet toka ne bregdet po nuk desh Ai i gjati. Por mesa duket shqiptaret kan lind me vuajt, dhe te gjatit po i vjen fundi me keq se Sala dhe Meta.