Ka një përpjekje nga ana e Partisë Demokratike për t’u viktimizuar nga “marrëveshja e normalizimit”, siç e thonë me humor të dy palët, që riktheu në Kuvend opozitën e Berishës, në shkëmbim të asgjëje.
Disa nga deputetët e PD së Bashës po përpiqen të duken viktima të kësaj marrëveshje dhe flasin për një konspiracion të gjerë kundër tyre.
Siç tani është e qartë, nuk ka ndonjë marrëveshje, por një zbythje të Sali Berishës dhe njerëzve të tij, nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare dhe deputetëve të rinj që ju bashkuan, për të bërë punët e tyre në Kuvend.
Por kjo ka pak rëndësi, se është kostua e tyre.
Nga pikëpamja politike, ky është një moment i artë për Partinë Demokratike të Lulzim Bashës.
Kjo situatë i ka dhënë atyre ndoshta shansin e fundit për t’u ringritur dhe për t’u bërë opozitë serioze.
Së pari, “normalizimi” në Kuvend, ka fshirë përfundimisht gjithë retorikën dy vjeçare të Sali Berishës për bashkëpunim të Bashës me Ramën. E vetmja gjë publike që ka funksionuar nga bashkëpunimi politik është bashkëpunimi i Berishës me Ramën, madje më keq, poshtërimi i Berishës prej Ramës, siç është në këtë rast.
Kështu që gjithë retorika e atyre spurdhjakëve të Berishës që thonë se Basha është ushtar i Ramës, tani po u bie mbi fytyrë të tyre, për aq sa u ka mbetur fytyrë.
Dhe këtu Basha dhe partia e tij nuk kanë pse paraqiten si viktimë, por duhet të jenë të gëzuar që kjo gjë ka ndodhur. Kaq punë sa i ka bërë Bashës kjo marrëveshja nuk i ka bërë gjithë puna e tij dy vjeçare që nuk ju përgjigj kurrë si duhet Berishës për ato akuza banale, derisa Berisha e zgjidhi vetë këtë çështje dhe u bë ushtar i Ramës.
Së dyti, “normalizimi” në Kuvend u jep atyre shansin të shkojnë normalisht në një mjedis jo më të dhunshëm, ku kishin frikë të futeshin kur kishte sherr apo të votonin ligje pro dhe kundra. Tani aty ata janë opozita normale e Kuvendit, kurse të “normalizuarit”, janë si ata pacientët e pavijonit Nr. 5 që qetësohen pasi marrin ilaçin e radhës, por rrëshqasin përsëri, sapo u ndërron ilaçet Doktori majë penxheres.
Ndaj nuk duhet ta kenë zili faktin që ata janë bërë luajalë me Ramën, duhet ta shikojnë këtë si përparësi të tyre.
Dhe së fundmi “normalizimi”, është shansi i fundit që Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij, të dëshmojnë se dinë të bëjnë politikë ndryshe nga Sali Berisha, jashtë pazareve, dhe të bëhen zëri i opozitës në Shqipëri.
Nëse deri më sot kanë qenë të kompleksuar se u thoshin keni tradhtuar Berishën apo keni bërë pazare, tani Berisha e ka tradhtuar vet veten e tij dhe po bën pazare qesharake vetëm që të mbajë ca deputetë më shumë rreth vetes.
Kështu që gjithë tezat “diversioniste” të Berishës ndaj Bashës dhe Partisë Demokratike jo vetëm që janë rrëzuar nga “marrëveshja e normalizimit”, por i janë kthyer në favor.
Në thelb “marrëveshja e normalizimit”, më shumë ka normalizuar Bashën dhe PD, se sa Berishën me Ramën. Ndaj qasja që kanë figurat e PD, që e shikojnë këtë marrëveshje si një gjë të rëndë për politikën dhe Shqipërinë, apo viktimizimi prej saj i PD, është i gabuar.
Thjesht duhet ta shikojnë si shans të tyre, pasi ajo marrëveshja ka kthyer normalitetin e tyre, jo të Berishës e Ramës. Madje kjo mund të quhet ndihma e parë reale e Ramës për Bashën. Pa marrëveshje!
Mero, lëri sofizmat, si rregull brënda PD gjithmonë ka fituar Berisha.Por, po ashtu, si rregull, një PD e udhëhequr nga Berisha në raport me PS dhe Edi Ramën gjithmonë ka treguar se fitues ka qënë kurdoherë Rama.Dhe Basha e të tijët i trëmben rregullit brënda PD dhe jo atij jashtë saj. Tani PD dhe Rithemelimi janë mësuar me drurin pas shpine që u jep Edi Rama, nuk u bënë më përshtypje, fitorja ndaj PS nuk është më qëllimi i tyre. Gjithë halli që ata kanë është mbijetesa në politikë, gjë që kur je në opozitë t'a siguron vetëm karrigia e deputetit. Kaq është e gjitha që mund të thuhet zoti Mero, të tjerat janë fjalë, vetëm fjalë dhe asgjë më shumë.
Kesaj i thone t’i thuash kecit behu luan
Unë nuk i ndahem asnjëherë mendimit se nuk ka pasur e do të ketë PD, sepse ishte një parti e ardhur pa zemër, pa ideale, pa sakrifica shkurt e përsëris mikun tim Kasem Trebeshina , kur i tha Berishës kjo parti duket si një fëmi që ka lindur i vdekur. Pluralizmi është marr peng nga këlyshat e Ramizit.
Koment smart, Luli te bej kurs per politiken prane gazetes " Tema "!!
Basha ka rastin që t'a hedh babain e tij shpirtëror sali,nga ballkoni,të bashkëpunoj me drejtësinë për krimet e Sali Berishës,sidomos gërdec,21janar dhe rruga kombit... Pavarësisht sa fajtor është edhe vetë,por do t'i bëj një shërbim të madh vëndit dhe popullit
Po cmeresh o Mero me kete njerez kot. Ky popull u shkerdhye nga Enveri; ku ishin ballistet qe i hengern mune. Njesoj, ku jane sot qe po i shkerdhen shale gjati. Paska qene fare e keqe komunizmi, qe dhe kapitalizmin e do per vehte.
Mos na hap barkun me Lluqin.
Me sa kuptoj, ky shkrim eshte postuar para vendimit te gjykates se larte ne lidhje me simbolet e PD,
Mero,o doni ta bëni faktor Lulin,o vdisni.Luli eshte nje cope mishi me 2 sy ne politike.
Perpjekje te kota aq sa qesharake ne tentative te Meros per ti dhene Serum atij Lylit (pikerisht atij qe per 9 vite u lodh se shari e mallkuari perdite duke i montuar dhe Antena brenda familjes)...kur dihet se Serumi nuk i ben pune te vdekurve.
Opozita u detyrua te protestoje fort ne parlamentin qe i mohonte nje te drejte Kushtetuese - ngritjen e Komisioneve Hetimore. Aq larg shkoi kjo Rilindja sa beri dhe ligj qe t'ja mohonte opozites ato Komisione. Por trysnia nderkombetare e trysnia ne salle te parlamentit e detyroi Ramen te zbythej e zbythjen ta deklaronte me gojen e asaj Spiropalit. Komisionet hetimore parlamentare as kane kryer as kryejne pune, por bllokimi i tyre kaq kohe ne parlament duke shkelur dhe Ligjin, tregoi se kjo Rilindje eshte aq e zhytur ne Zullume sa mjafton nje pete ti ngrihet gjekundi e qelb dyrnjane "Byreku" i saj qeverises.
Së shpejti sipas marrveshjes së berishëve me rilindjen lulit do i humbas edhe vulaa!
Nëse dëgjojmë Preç Zogaj ka një marrëveshje që do e nxirrte këtë artikull bllof. Presim e shikojmë.
Mero. Kot je fiksu me Lulin. Ai është derdimen.
Mero e kafshove dhe Doren e Rames? Vetem bej kujdes kete here se Rama nuk eshte Gjoleke Malaj we te la te gjalle
PARTIA SOCIALISTE me mire te QUHET partia internacionaliste se e tille eshte ne vizion ekip dhe program, turli minoritaresh kontrolline kete parti si vllehe greke serbe boshnjake bullgare e maaedonas. SI ESHTE E MUNDUR QE NE STRUKTURAT E LARTA TE SAJ NUK ka asnje verior? A ka plot socialiste veriu?! Ndaj kjo parti krijuar e tille duhet te dale jashte LIGJIT