Shqiptarët ja kanë besuar Kosovën, Albin Kurtit, jo SHBA

16 Mars 2024, 20:30Editorial Mero Baze

Raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë në krizën më të rëndë që kanë përjetuar ndonjëherë në histori, për shkak të mosbesimit që kryeministri Albin Kurti ka ngjallur në mënyrë të vazhdueshme në Uashington, si një partner jo serioz i SHBA. 

Tani kjo nuk është më hamendje gazetarësh, por deklaratë zyrtare nga i dërguari i SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili është larguar i zhgënjyer nga Kosova pas refuzimit të kryeministrit Kurti për kërkesat e SHBA për Kosovën.

Problemi është më i rëndë se sa duket, pasi në SHBA është pjekur mendimi se Albin Kurti nuk është partner i SHBA, dhe po diskutohet nëse duhet mbajtur Kosova si partnere e SHBA, apo duhet trajtuar si Albin Kurti.

Të ndash Albin Kurtin nga Kosova në këto momente nga pikëpamja diplomatike është e pamundur, pasi vendimet për Kosovën i merr Albin Kurti. Sado që të gjithë përpiqen të thonë që Albin Kurti nuk është Kosova, në fakt Albin Kurti është Kosova, dhe SHBA apo BE, nuk ka si ta ndajë Kosovën nga Albin Kurti. 

Të vetmit që mund ta ndajnë Kosovën nga Albin Kurti janë shqiptarët që votojnë, por ata ja kanë besuar Kosovën, Albin Kurtit, dhe nuk mund t’i paragjykojmë pse e kanë bërë këtë. Ndaj thjesht ata duhet të përballojnë humbjen e partnerit me SHBA dhe BE, dhe pasojat e kësaj goditje të rëndë për Kosovën.

Gjithë këto broçkullat e tjera që përpiqen të relativizojnë krizën me SHBA, duke e lidhur me emra të përveçëm, me lobime, dhe akoma më keq me përpjekjen për t’i bërë karshillëk SHBA me disa lobistë anonimë në politikën gjermane apo britanike, e bëjnë dhe më serioze krizën, pasi tregon që nuk ka rrugëzgjidhje.

Kriza është këmbëkryq mes Kosovës dhe SHBA dhe është krizë besimi ndaj kryeministrit të Kosovës. 

Të gjitha përpjekjet për të maskuar këtë krizë si diçka konjukturiale, dhe akoma më tepër përpjekjet për ta paraqitur Albin Kurtin si strateg anti-amerikan, që nuk u përulet superfuqive, janë hipokrizi ndaj Kosovës. 

Albin Kurti është udhëheqës legjitim i Kosovës dhe është një udhëheqës i qartë anti-perëndimor dhe sidomos anti-amerikan. 

Hipokrizia për ta maskuar këtë histori se duhet të jemi dhe me Albin Kurtin, dhe me SHBA, i shërben forcimit të konfliktit të SHBA me Kosovën. Ndaj shqiptarët në Kosovë duhet të zgjedhin nëse Kosovën do t'ia besojnë SHBA dhe BE, apo Albin Kurtit.

19 Komente

  1. S
    SHQIPTAR

    Jo, ore, z. Mero Baze, jo! Ata qe ja kane besuar Kosoven Albin Kurtit jane “shqiptare” te njohur dhe ende flejne me foton e Titos nen jastek e shohin endrra te mira dhe po punojne qe te kthehet Serbia ne Kosove, pozite e opozite “kosovare”, po, per kete gjendje fajet i ka edhe Tirana dhe mediat atje... SHQIPTAR

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kukësiani i Revoltuar

      Respekte, Shqipetari. Koment me vlera. Me pak rreshta ke pershkruar se faji duhet kerkuar pikësëpari brenda nesh, pastaj tek faktorët jashtë. Por ata fanatikë pa tru qe manipulohen nga partia e tyre, në radhe të parë duhet të mendojne "a u erdhi mire atehere kur SHBA dhe Britania e Madhe detyruan NATO-n të hyje në Kosovë? A u erdhi mire kur Amerikanët dhe Anglezët ndaluan vrasjen dhe masakrimin e shqipetarëve në Kosovë nga ushtri serve dhe paramilitaret serbë?" Prandaj Kosova i detyrohet në radhe të parë SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar. Sot Kosova gëzon pavarësi në sajë të tyre. Shqipëtarët nuk duhet të sillen si "kalova lumin, të dhjefsha kalin", sepse janë akoma pa dalë nga lumi. Do ju ngordhe kali, dhe ..... pastaj vjen Serbi me litar, që të nxjerr nga lumi me litar në fyt. Patriotizmat boshe i flasin vetëm njerezit pa tru, pa shkollë, të paditur, dhe të trashë. Edhe çobani i deleve ka më shumë zgjuaresi dhe experience se sa fanatiku partiak. Sepse e ka trurin në vend. Nuk ja ka falur trurin as Albinit, as Berishës, as Ramës, dhe as hoxhës. Ndersa fanatikët nuk kanë nevojë per tru, sepse mendon lideri për ta. Ata vetëm perserisin si papagaj çfarë thotë lideri.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dani

        Muslimanët ku do, por si do mosë Muslimanet në Kosovë dhe Maqedonië, janë njësoj si Skllavët anti përdimorë, dhe për her donë të krijonë konflikt në rajonë. Serbet janë pro Rus, kursë Muslimanët pro Turq e Arab. Ky ështe një problem për rajoni dhe perëndimin në tërsie.

        Përgjigjjuni
      2. S
        SHQIPTAR

        Jo, ore, z. Mero Baze, jo! Ata qe ja kane besuar Kosoven Albin Kurtit jane “shqiptare” te njohur dhe ende flejne me foton e Titos nen jastek e shohin endrra te mira dhe po punojne qe te kthehet Serbia ne Kosove, pozite e opozite “kosovare”, po, per kete gjendje fajet i ka edhe Tirana dhe mediat atje... SHQIPTAR

        Përgjigjjuni
        1. O
          Oficeri dulles

          Te gjithe politikanet kosovare por edhe shqiptare kane ngrene coorbe te prishur nga UDB

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jimi

            Mero edhe pse jam fansi yte, nuk mund te rri pa replikuar! Ne Ballkan kemi nje krize ende te pazgjidhur. Konflikti i gjate midis Serbise dhe Kosoves ende vazhdon dhe me c'duket ende nuk ka drite ne fund te tunelit. Sot kete krize e dominojne dy lideret e te dyja vendeve Vucic i Serbise (kupto vend agresor) dhe Albin Kurti i Ksoves (vend viktim i ketij agresori). Per zgjidhjen e kesaj krize ne loje ndodhet Amerika. Mire Amerika qe ben lojen e vete dhe ka pakenaqesi per sjelljen e te dy lidereve, sidomos te Albinit !? Po ne shqiptaret c'dreqin kemi qe tregohemi me fanatik nga papa !? Kam shum pyetje per ty per kete sjellje te Amerikes per trajtimin e kesaj krize dhe lidereve te dy vendeve, por te pakten per njeren prej tyre doja te dija se si e konsideron ti ? Vucici lideri i Serbise, vendit agresor qe kreu masakra te tmerrshme ne Kosove, sot hapur del kunder politikes amerikane, si ne Ballkan edhe ne rajon. Ai hapur sfidon politiken Amerikane duke mos i vendosur sanksionet Rusise ashtu si te gjitha vendet e paktit ! Dje ne Banjska ndermori nje agresion ushtarak duke vrare nje polic te Kosoves. Agresoret jo vetem nuk u ndeshkuan, por nga Vucic u konsideruan heronj. Serbet per kete veprim jo vetem qe e perkrahin ne unison, por edhe nuk e quajne antiamerikan. Dhe c'eshte me e cuditeshmja edhe vete amerikanet nuk e akuzojne edhe pse ai hapur i sfidon ata!? Po per cudi edhe ne shqiptaret nuk e quajme Vucicin antiamerikan !? Ndersa kur vjen puna tek Albini i Kosoves, i viktimes se ketij Vucicit "proamerikan" ne shqiptaret per cudi edhe kur Albini me fanatizem, duhet pranuar, pa shum diplomaci, mundohet te mbroje interesat kombetare edhe kur kerkon te zbatohet politika e reciprocitetit me Serbine, vetem pse kjo lloj politike nuk i shkon per shtat Amerikes edhe pse Amerika vete nuk e thote, ne shqiptaret Albinin e etiketojme si antiamerikan !? Amerika Vucicin e toleron edhe atje ku nuk mund te tolerohet, ndersa Albinin edhe pse eshte ne te drejten e zotit, jo vetem qe nuk e toleron, por i kerkon aspren dhe kerkon ta vere me shpatulla pas murit !? Mero ! Ne jemi te ndergjegjshem, qe kur te qi kadiu, nuk ke me ke e bene davane, por te pakten t'mos ja dime per falemnderit qe na qiu.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Komentuesi

              Shqiptaret ja kane besuar Kosoven Albinit, por me e rendesishme eshte se kujt ja ka premtuar Albini Kosoven. Makroni qarte dhe shkoqur e quajti Albinin : “Albin bespreri” qe do te thote se Albini nuk eshte ne te njejten frekuence me shqiptaret…i ke rene shume gjate zoti Mero por Makroni foli me shume se ty vetem me nje fjale: Albin Bespreri!

              Përgjigjjuni
              1. I
                Irnisa

                KMISHA E KOSOVËS PO PREHET N’BEOGRAD E PO KEPET N’TIRANË Mbas Luftës (të ashtuquajtur LNÇ), kishin pas shkuar Sadik Zeneli, Banush Sodllari e Isuf Gradica në Berishë, te Tahir Berisha dhe e pyesin: - More Tahir, si po ta merr menja, qysh po jet puna e Kosovës kësaj here? - Po, qysh po shihen senet, mu po ma merr menja, masi u prish Marrëveshja e Bujanit, Serbija tash po ja pren kmishën Kosovës n’Beograd, e po e çon me e kepë n’Tiranë, për me qindru ma shumë, se me u pas pre e me u kepë veç n’Beograd, nuk kish qëndru shumë,- u thotë Tahir Berisha. Bile për kët punë unë i kam thur do vargje e këto janë: Moj Kosovë, mori bi, Jan tu pre ni kmishë për ty, Kmisha e re, pelhura e vjetër, Ki me vesh, se s’ka tjetër, Mirë e dimë qi s’ka me t’ra taman, Se po prehët n’Beograd e po kepët n’Tiranë. Anekdotë aktuale, për tradhtinë e radhes me Minishengenin Ballkanik. Jau shkërdheftë nonën Open Bytha e Shkinisë.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Niri

                  Ky është edhe mendimi i Serbisë Mero, prandaj nuk na the ndonjë gjë të re. Pas mbledhjes në OKB, patronazhistët e Vuçiçit dolën në fushatë duke folur se Albin Kurti është Kosova dhe ata problemin e kanë me Albin Kurtin. Meqenëse përmendët zgjedhjet, do të ishte mirë të kishim parasysh se këtë vit ka shumë zgjedhje gjithandej dhe e kemi të vështirë të kuptojmë kur të dërguarit ndërkombëtarë flasin si përfaqësues të shtetit të tyre apo si lobistë të ardhshëm, pas humbjes së zgjedhjeve. Ju keni të drejtë që shqetësoheni, si zëdhënës jo zyrtar i kryeministrit ndërkombëtar të Republikës së Shqipërisë, nuk i dihet si shkojnë gjërat dhe mund të ndërpritet tregtia e miellit.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aron

                    Vlorën Kushnerit. Durrësin Alabarit. Lezhën afrikanëve. Karin e Ramziut shqiptarëve.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Evisa

                      Thuaj shyqyr që Perëndimi dhe sidomos SHBA nuk janë kaq kategorik në sjellje dhe qëndrime si ky i Mero Bazes, (kjo ngaqë kanë durimin e nevojshëm për të komunikuar me kundërshtarët dhe nuk u shkon kurrë nëpër mënd ti trajtojnë si armiq), pa Kosovën do e kishte marrë lumi. Zoti Baze duhet t'a kuptojë se për të analizuar qëndrimet e qeverisë amerikane nuk mund të përdor të njëjtin kut që përdor për mardhëniet pozitë-opozitë këtu tek ne.Dhe për të mos u zgjatur, e kuptojmë shqetësimin e zotit Baze për qëndrimet e Albin Kurtit, por ndoshta është e nevojshme, që, për të mirën e Kosovës, të modifikojë qëndrimet agresive ndaj zotit Kurti, gjë që mund t'a bënte më produktiv në dëshirën e tij të flaktë për t'i shërbyer të mirës së Kosovës.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Prec Ulaj

                        Kot për kuriozitet do pyes: - Di njeri çfarë bëhet andej nga Brukseli?! U hap diskutimi i ndonjë kapitulli për integrimin e Shqipërisë në BE, apo jo?! Se nuk po shohim prej kohësh as festë, as trokitje të gotave me shampanjë, as dekorata për ambasadorë vendas e të huaj! Jo për gjë, por u bënë mbi dy vite që është thënë se "negociatat u hapën zyrtarisht me Shqipërinë"! Apo na mjaftojnë samitet për shou që ne bëjmë në Tiranë! Duket sikur na thonë: - Ngopuni me kënaqësinë e samiteve, sepse negociatat nuk i hapim me një vend, i cili shpopullohet çdo ditë e më shumë! Ndryshe do ishin mbushur ekranet me lajme, si me turistët që qajnë nga mallëngjimi kur vizitojnë Shqipërinë. Ha ha ha.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          SALI SERBI ARMIKU NUMUR 1

                          Negociatat do hapen kur Saliu Vucic Micotaqi te vendositi hapi rrugen Shqiperise...Nuk mund te jete lideri kaq pervers ndaj vendit te tij.

                          Përgjigjjuni
                        2. P
                          Prishtina

                          Si shpjegohet që i besohet kryeministrit të Shqipërisë kur thotë se çeshtja Beleri është çeshtje e drejtësisë?! Por nuk i besojnë kryeministrit të Kosovës kur thotë se çeshtja e dinarit është çeshtje e BQK?! Që këtu duket qartë se sa me drejtësi flasin dhe veprijnë ndërkombëtarët! "Besojnë" mashtruesin dhe nuk besojnë atë që bën transparencë në qëndrimet e veta.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mire e ke o Mero, por kujt i thua se...

                            Drejt Mero, por me troc duhet ta thuash. Kosova e ka humbur shansin me te madh qe i dha USA ne 1999. Ai shans nuk vjen me per dardanet qe duket se jane kthyer ne degezim te deformuar serb. Turp i madh. Na vjen turp edhe ne ne Tirane, dhe i kerkojme falje Amerikes per kete qe beri Kurti dhe VV me kosovaret trushplare. Duket se kosovaret do ti bashkohen Serbise. I dalte siq e deshirojne. Populli vella i Kosoves kesaj here ka bere gabim fatal dhe historia do ti denoje per kete zgjedhje qe kane bere. Trump mot do ta syrgjynose Kosoven nen Serbi, dhe do tu thote qe vete e keni kerkuar.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Franz Kafka

                              Kot lodheni! Shqipot ne Shqiperi kane 30 vjet qe ende nuk kane njohur Berishen dhe shkaterrimin qe i beri ai vendit, jo me te kuptojne kosovaret per kaq pak kohe shkaterrimin qe po i ben Kurti. Prandaj kjo pune keshtu do te vazhdoje edhe per minimuni 30 vite te tjera ne Kosove. Fundja kete kemi bere historikisht, asnjehere nuk i kemi kuptuar gjerat sic duhet, prandaj jemi keta qe jemi, dhe keshtu do te vazhdojme per dekada te tjera me rradhe

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lugu gjat

                                Pse për gjithçka që shkon keq në Kosovë fain e ka Shqipëria?. Të VETVENDOSËSH DUHEN BOLE OR VËLLEZËR KOSOVARË, DHE JO PORDHËT E ALBINIT.JA PAFSHI HAJRIN .

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Reuters

                                  Albini u ka premtuar Kosovareve Vetvendosje, eshte votuar prej Kosovareve per ate Vetvendosje dhe po qeveris me Vetvendosje. Atyre qe nuk u pelqen e aq me shume nuk e kuptojne kete aq me keq per ta (perfshi dhe administraten Biden-Blinken me pro-Serbe e tere administratave amerikane)

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Ndonjehere vetem inteligjente s duken keta Amerika

                                    Amerikanet kane fuqine po inteligjenca u mungon.Ceshtjen e kosoves duhet ta zgjidhnin menjehere pas bombardimeve. Sot jane ngateruar keq ne brekushet e kurtit. Hoqen qafe Thacin se per arsye qe vetem ata I dine humben besimin dhe sollen Kurtin ish spiun I Serbise duke shpresuar se do neneshtrohej lehte...Por u ndodhi ajo qe ndodh gjithmone Sjell Saliun e ben mbret dhe ai te var bolet te ben armik. Sjjell kurtin e ben mbret .. dhe te var bolet. Amerika e madhe s del dot nga brekushet e Kurtit dhe Saliut...Pupupu can shohin syte. Netanjahu nga ana tjeter e globit thote I ka bere nenen Biden po do bej si dua une.Nderkohe Biden behet i keq me gjithe boten . ...keq fare.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje