Rreziku që të “turpërohemi” nga Jared Kushneri 

17 Mars 2024, 19:54Editorial Mero Baze

Debati mbi projektet për investime të dhëndrit të ish-presidentit Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, nuk është debat shqiptar dhe nuk lidhet me problematikën që kanë investime të tilla të mëdha këtu. Duke qenë dhëndëri i një prej presidentëve më kontrovers të SHBA, ai natyrisht do të jetë në syrin e shtypit, për më tepër që Trump duket se po vjen përsëri në horizont. 

Por ky nuk është problemi ynë.  

Problemi që ne kemi me investimet e mëdha në turizëm, nuk kanë të bëjnë me origjinën, racën apo përkatësinë politike të investitorëve të huaj. Ndaj tyre duhet të jemi të hapur dhe falënderues që vijnë në Shqipëri. 

Problemi që ne kemi me ta, është jo se na turpërojnë ata që vijnë, por se ne turpërojmë veten ngaqë nuk dimë t'i kthejmë në investitorë real, duke qenë se nuk kemi ende një shtet eficent, që tu përgjigjet në kohë dhe të mos t'i lërë në letër ato projekte. 

Nuk ka mbetur njeri pa sulmuar projektin e Portit të Durrësit, pas të cilit qëndron një nga grupet më të fuqishme të biznesit në botë  Emaar Group, i lidhur dhe me princin e Emirateve të Bashkuara. 

Ata kanë nisur interesin për këtë projekt në vitin 2018, dhe dukej sikur do bëhej brenda vitit. Prej vitit 2018 deri në vitin 2024, ata janë akoma duke bërë letra me shtetin shqiptar dhe duke dëgjuar dëngla populistësh që po na shkatërrojnë industrinë e turizmit. 

I njëjti grup u ftua nga Serbia përpara nesh të ndërtonte një projekt të ngjashëm në Beograd buze lumit. Ata  përfunduan punë me letra për gjashtë muaj dhe me projektin për tre vjet. Edhe në Serbi pati akuza nga opozita ndaj tyre, se do sillte arabë në Beograd, por në fund u pa se të gjitha ata që blenë ishin serb dhe asnjë arab nuk bleu prona atje, edhe pse kjo nuk do ishte ndonjë mëkat. 

Pra diferenca që ekziston mes burokracisë së shtetit shqiptar dhe atij serb në këtë rast, është shumë e madhe në disfavor tonë. Shto këtu dhe kulturën politike të populistëve tanë që mallkojnë kapitalin e madh në emër të popullit të varfër dhe vetë jetojnë si kapitalist të mëdhenj, dhe situata bëhet dhe më banale. 

Edhe rasti i Jared Kushnerit rrezikon të na turpërojë për këtë shkak. 

Frika është se ne do të turpërohemi nga shpejtësia me të cilën Serbia mund t'i bëj gati letrat e projektit këtij investitori dhe vonesa që do t'i sjellim ne me burokracinë tonë, që është pjesë e një shteti të kapur nga interesa të vogla biznesmenësh lokalë që i ndryshojnë ligjet sa herë u duhen për hallin e tyre dhe pastaj kthehen në pengesa për investime të mëdha. 

Në gjithë këtë histori dhe zhurmë që shoqëron emrin e tij si biznesmen, ne nuk duhet të shqetësohemi dhe aq shumë për biografinë e tij në SHBA apo lidhjet me fondin saudit, se në SHBA ka gjykata dhe prokurori dhe i zgjidhin vetë ato probleme nëse ekzistojnë.  

Ne duhet të shqetësohemi se si të ngremë një shtet efikas, që jo vetëm të mos t'i lërë të ikin këta investitorë pa investuar këtu milionat e tyre, por të jemi dhe të drejtë dhe të barabartë për të gjithë që të bëhemi një vend atraktiv për investimet e huaja. 

Problemi i dytë që ka Shqipëria me investitorët e huaj, është çështja e pronësisë së tokës dhe ushtria e madhe e zaptuesve dhe falsifikatorëve që rrethojnë çdo investim të madh. 

Fakti që të huajt e rëndësishëm nuk vijnë në Shqipëri, por dhe kur vijnë duan të kenë punë vetëm me toka shtetërore, është pikërisht kjo. Një investitor i madh i huaj nuk ka nerva ta zgjidhë çështjen e pronësisë në bregdet siç e zgjidh Zamir Manem Shefqet Kastrati, Artan Dulaku apo dhjetëra investitorë të tjerë të mëdhenj shqiptarë, që nuk futen në panik nga kurthet e pronave në Shqipëri se e njohin kontekstin e tyre. Dhe e zgjidhin shqiptarçe në shumicën e rasteve. 

Investitorët e huaj e duan të pastër këtë histori. Ata, nëse i çon në Ksamil, të nesërmen do t'i gjesh të rrethuar nga njerëz me shtiza në duar duke thënë këtu është pjesa ime, po s'kam letra, kjo është pjesa ime se e kam rrethuar me 97 etj. Pastaj do të marrë në telefon një “investitor” zaptues nga Dubai, ku është fshehur përkohësisht dhe do të thotë ik andej se do derdhet gjak. 

Të huajt nuk vijnë për të investuar në një vend ku të gjithë ndjehen pronarë pa letra dhe gjithë pronarët me letra ndjehen të dorëzuar. 
Ata mund të vijë vetëm përmes garancive sovrane, të dhëna nga shteti shqiptar për interesa të larta të zhvillimit të vendit. 
Dhe në këtë pikë, ne duhet të jemi të lumtur nëse dikush prej tyre nuk çmendet deri në fund por qëndron dhe investon këtu. Deri tani nuk ka ndodhur. Deri tani heronjtë e turizmit janë biznesmenët shqiptarë që e çajnë këtë rrethim me mjete rrethanore.  

Ndaj lajmi se Jared Kushner do të investojë në Shqipëri, për ne më shumë se sa lajm i madh, është sfidë e madhe nëse ne do të arrijmë ta mbajmë këtu. Akoma më shumë kthehet në sfidë nëse ai arrin të investoj në Serbi dhe këtu të dështojë nga burokracia jonë. 

Për të tjerat mos u shqetësoni. Beteja mes demokrateve dhe republikanëve në Uashington nuk është beteja jonë. Është betejë e tyre. Shqipëria bën mirë të jetë me SHBA, se presidentët venë e vijnë. Dikush do akuzojë djalin e Biden të lidhur me Shqipërinë, të tjerët do akuzojnë dhëndrin e Trumpit të lidhur me Shqipërinë, madje të tjerë do akuzojnë se dhëndëri i Trumpit është i lidhur me armikun e Trumpit, McGonigal. Kjo është punë e debatit të tyre politik 

Sfida jonë, është shteti i dobët, administrata e korruptuar dhe pasiguria juridike që vazhdojmë tu krijojmë investimeve të huaja. Kur të ndreqim këto e kemi fituar betejën dhe nuk do shqetësohemi më për emrat që do investojnë në Shqipëri pasi do të jemi në gjendje tu ofrojmë atë që kërkojnë.  

Deri tani i vetmi përparim mbresëlënës lidhet me iniciativën e Edi Ramës për të ftuar në Shqipëri studiot më të mira të arkitektëve në botë që kanë liri të bëjnë eksperimente me projektet e tyre duke i dhënë Shqipërisë një pamje atraktive dhe investimeve në turizëm një emër ndërkombëtar që lidhet me arkitektët. Pra deri tek projektet 3D jemi mirë falë pasionit të Edi Ramës. Puna është që të vetmit që kanë ndërtuar industri turizmi janë investitorët shqiptarë për të cilët qeveri është detyruar tu japë leje mikse ku përzihen ndërtesat rezidenciale me hotele, me qëllim që të ardhurat nga shitjet e apartamente dhe vilat ti financojnë hotelet. 

Dhe një qeveri e mençur, bën gjithçka që të stimulojë ndërtimin  e hoteleve duke i ndihmuar ata investojë me taksa të ulëta tokë të sigurt dhe  të lirë dhe infrastrukturë energjetike dhe rrugore.  

Që Shqipëria të zhvillohet dhe të bëhet një vend ku rinia të mos iki, që mirëqenia të ritet dhe varfëria të zhduket, na duhen doemos investime të mëdha. Ata që qajnë edhe pse ikën rinia nga vendi edhe pse vijnë miliarderë të investojnë, duhet të na thonë se si zhvillohet ky vend pa investime të huaja, dhe si mbahet rinia këtu, nëse nuk ka punë dhe nivel të lart jetese. E di që nuk e kanë këtë përgjigje ndaj janë aty ku janë rrugëve. 
  
  
 
 

45 Komente

  1. E
    Evisa

    I vetmi turp do të ishte po t'i kërkonin ryshfet.Ne jemi aq të paturpshëm dhe e liga ka hedhur rrënjë aq thellë në këtë vënd, sa ne mund të çudisnim dynjanë po të ndodhte.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Groshe Dash Hajdari

      Çuni Shiqeres me Argitën, vajzën e Sali Berishes, si dhe Likja me Monën, duan pjesën prej 15 %, të këtijë investimi, që të mbyllin gojën, në të kundert, do të digjet Shqipëria nga jugu në veri. Këta ti hanë mutin, Shqipërisë.

      Përgjigjjuni
      1. b
        borsh

        Dhe ryshfetin per firmat e medha e ka shpikur bunderra e sali kriminelit Argita Berisha. Administrat duhet te kete mbikqyrje se perseri funksionon ryshfeti

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bac u kry

          A te vjen turp ty Mero me nick name Evisa qe te njejtet qe ndertojne ne Beograd ndertojne edhe ne bregdetin shqiptar? A turperohesh nga kjo “koicidence” ti Evisa tullace?

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vranakonti

            Bravo zoti Mero. Ke thene ca gjera shume te verteta qe lidhen me investitoret e medhenj dhe pritja apo krijimi i mundesive nga ana e jone. Ne e kemi te keqen brenda. Ata do vine dhe do hasin rezistencen e atyre qe thon kjo eshte "Xanun" "Eshte e imja" "ik se do derdhet gjak". Bravo shume e vertete. Jemi popull kam kum qe lehim. Nuk marim vesh nga vjen e mira.

            Përgjigjjuni
            1. .
              ...

              Kjo ështe e verteta ne nuke kemi shtet, dhe që pasë vdekjës së Gjergj Kastrijoti akoma nuke Ka dalë një lider që të punonë për popullin Shqiptarë.

              Përgjigjjuni
            2. K
              Kapterri

              Ja ke fut kot o Mero. Nuk e mora vesh se çfarë po na shet me këtë dashuri për investorët e Ramës.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taulant

                Mero mavria nuk mund te krahasosh projektin ne Beograd me ate ne Durres. Ne Durres po shkaterrohet porti per te ndertuar pallate dhe porti i ri do te ndertohet prej taksapaguesve Shqiptar. E njejta gje me portin e Vlores. Problemi tjeter eshte betonizimi i ishullit te Sazanit dhe zones se Zvernecit.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Erdogan

                  Te qifsha betonizimin o karosh. Po mijra bunkiere ne sazan cfare jane? Shume mire qe te investohet ne Sazan per turizmin, po pse pa gare? Kjo eshte ajo qe me shqeteson. Nese vendoset per ta bere Sazanin zone turistike, duhet hapur gare nderkombetare dhe me hajrit te vijne e te investojne. Ne ket palloshin e kemi zgjedhur kryeminister por jo mbret qe te boj si ti teket vete.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vranakonti

                    Avash Eerdogan! Se edhe ai qe do vij e do zgjidhet me gare,te njeten pune do beje ate qe do beje dhendri i Trump. Gara nuk ka fare rendesi.

                    Përgjigjjuni
                2. P
                  Popull dembel e hajdut,thashethemexhi

                  Problemi më i madh është se çdo qeveri shqipëtare ose persona që merren me këto marrëveshje,kërkojnë përqindjen e vet nga investitori,siç ka ndodhur me hunderren e Saliut e shumë të tjerë që janë pasuruar e jetojnë në vila luksoze.Shumë brekgrisur që janë të pa aftë për të ndërtuar e punuar na janë nxehur se po shitet Shqipëria të huajve......Kur nuk vijnë të huajt ashtu siç thotë Mero për çështjen e pronësisë,po këta brekgrisur kafenesh ngrenë zërin se nuk po vijnë të huajt,USA nuk po investon,dhe kur do të ndërtoj skavicën e sazanin ,shitet Shqipëria,me sa duket këta brekgrisur patriotë duan para cash ti harxhojnë për kafe dhe raki....

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    skelari

                    I nderuar Mero, une jam nje nga ata qe e shikoj me dyshim gjithe kete pangopesi per ndertim ne emer te zhvillimit. Kjo nuk me ben te djathte sepse nuk jam. Besoj qe edhe juve jeni dakort publiku te jete shume i informuar per plane te tilla. Jam nje vlonjat qe kur shikoj betonin qe hidhet ne det me nje arrogance te frikeshme pa I dhene komuniteteve asnje te drejte te vendosin apo te gjykone midis opsioneve me vjen keq. Nuk po flas nese deputetet apo qeveria ka ndonje debat te brendhsem per te tilla plane se edhe kjo nuk duket. Mjafton te shikosh qe ministria e cultures nuk kishte dijeni per planin e Sazanit por New York times e dinte planin e Kushner dhe vetem atehere Rama foli per te. Kjo vjen pak ere Erdogan apo jo? Ketu nuk eshte vetem fjala per tu bere attraktive apo jo per investitoret e huaj sepse kjo eshte ceshtje duhet ndare nga Sazani per dy aresye: 1-qe eshte zone e eger e natyres sone qe nuk rikthhehet me, dhe 2 nuk ka kapacitet vendimar per ardhmen e turismit elitar. Ketu problemi eshte se cdo gje po gatuhet pa transparence dhe me deme te pakthyeshme qe as brezat e tjera nuk mund ti rikthejne dot me. Lereni detin te jete I bukur sic e ka bere natyra perse duhet beton dhe vetem ne subjektivizmin e njeshit ne cdo meter te ketij plani? C’eshte ky obsession? Vlora eshte e te gjitheve neve apo neve te padalet nuk kemi te drejte te degjohemi?

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Roni

                      Të lumtë Skelari.E shiten çdo cep të vendit.Dhe tani do bëjnë resorte.Do vij dita që në në vendin tonë do na duhet bilet të shohim Satani.Ose në rastin më të keq s,do lejohemi fare

                      Përgjigjjuni
                    2. S
                      Salivirusi ppsh

                      Nje nga talentet e Rames eshte sjellja e investitorit ne Shqiperi por a e justifikone per me tej ? Joooooooo. Jo se berrtet opozita pasi opozits ate pune ka sidomos opozita komuniste e non grates Berrisha , por burokracia dhe mos egzistenca e pushtetit lokal . Tirana capitale, ok nuk po kerkojme te jet si Madrid Paris Londre Prague per shkaqe historique por nje capitale ku qente rrugaçe qendrojne rruges te semuret mendor rruges lypsat rruges mungese totale e autobus moderne as stacione autobuzi nuk ka ku fshataret shesin tre domate nje bidon qumesht ne nje cep te rruges , tregeti e fruta perimeve rruges trotuare te shkateruar lokale boutique si vrima miu ,hoxha berrtete me 4000 decibel mjekrosha dhe femra te mbuluara rruges as linje metro as tramway as autobus lulishte parqe te pa mirmbajtura nuk ka sheshe vec sheshit skenderbej dhe ajo statuje e shemtuar ehhhh une nuk kam pare capitale me bourdelle rremuje si Tirana dhe kjo vjen nga mungesa e punes se kryetarit te bashkise Erion Veliaj qe kur mbjelle nje peme theret 20 caméraman ku eshte opozita qe ne vende te mari kameran e te filmoje prekoupohet per komunistin e fundit te ballkanit vrasesin kriminelin Berrisha

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Një banor i Tiranës

                        Ore Salivirusi , per cilën Tiranë flet ti , per atë të 97-tës ? Ti duket sikur ke rënë në koma para 27 vjetësh , je zgjuar sot dhe mban mënd vetëm periudhën e para komës . Hajde bëj një xhiro në rrugët e Tiranës , po kujdes , se ke për të dëgjuar rrugëve , te fliten të gjitha gjuhët e botës dhe mos na biesh përsëri në koma . I marsh të keqen Tiranës sonë metropolitane .

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Per banorin e Tiranes

                          Banore i Tiranes e kam vizituar Shqiperine dy here e fundit ishte vjet ne Gusht qendrova plot 12 dite per te shoqeruar per vendosje couronne dentaire nje te afermi . Klinika na kishte ofruar nje vizite ne plazhin e Durresit haaaaaa rruga Tirane- Durres me baraka anashe ( shitet blihet me qerra ) te pa pastruara protetctioni anes rruges nga aksidentet te demtuara dhe te pa zevendesuara me te reja haaa plazhi Durresit na vendosen diku ne Golem mendoje rera e pistw deti i piste sherbimet te pista tavolinat e restaurant te pista as qe nuk u zhveshy fare ..... Nese ti nuk ke dale nga fshati te shikoshe Tirana eshte dle bukur

                          Përgjigjjuni
                      2. E
                        Emigranti

                        Nuk ka me’te lig sa vet shqiptaret.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Aron

                          hahahahahaha sa kom qesh..... "Investitorët e huaj e duan të pastër këtë histori. Ata, nëse i çon në Ksamil, të nesërmen do t'i gjesh të rrethuar nga njerëz me shtiza në duar duke thënë këtu është pjesa ime, po s'kam letra, kjo është pjesa ime se e kam rrethuar me 97 etj. Pastaj do të marrë në telefon një “investitor” zaptues nga Dubai, ku është fshehur përkohësisht dhe do të thotë ik andej se do derdhet gjak."

                          Përgjigjjuni
                          1. Q
                            Qytetari

                            Problemi nuk jane investitoret por mungesa e transparences si ne rastin e Durresit apo te Sazanit dhe te tjere. Pra ajo qe sjellin te huajt kompensohet me pasurite kombetare qe ju jepen pa asnje tender. Ideja e arkitekteve me emer eshte e mire por pse vetem per objekte te vecanta ngjitur me njera tjetren? Pse Tirana ngjeshet me pallate ne vend te kete nje urbanizim ku te levizim lirshem e te kemi ajer te paster? Kete e dine dhe keta arkitektet por makuteria e vendimmarresve na shkaterrroi.

                            Përgjigjjuni
                            1. Tuti

                              Një pyetje kam une për Ekonomistët apo Financieret tuaj Zoti Mero. Sa është kosto që i ka kushtuar Shtetit Shqiptar, Ishulli i Sazanit, gjithë kto vite në atë gjendje që është sot

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Buda

                                SAZANI Emri i ishullit të Sazanit përmendet që në kohërat antike, duke filluar nga shekulli i VI p.e.s. me emrin SASON. Nё njё nga bisedat qё kam pasur me Prof. Eqrem Çabej e pyeta nese e kishte ndeshur gjekundi emrin Sason? Jo, m’u pёrgjigj. Ështё emёr shumё i lashtё. Nuk ka burime dokumentare. Ndoshta mund tё jetё emёr njeriu, qё e ka zbuluar, por nuk ka jetuar. Nё gjithё sipёrfaqen prej afro 6 km2, pa fushё, vetёm me kodrina shkёmbore deri 350 metra tё larta e pa ujё, ishulli nuk tёrhoqi as helenёt e lashtё, as romakёt, as bizantinёt e as osmanёt, tё cilёt lanё pas emrat e dy luginave tё thata: e Shёn Kolit dhe e Xhehenemit. Gjatë mesjetës ishulli u pёrdor si njё pikё roje pёr anijet veneciane. Më pas, kur flota angleze pushtoi ishujt jonianё tё Greqisë, u shty deri nё Sason, tashmё me emrin Sazan. Pasi u larguan anglezёt, si pёr tё gjithё ishujt jonian edhe Sazanin e pretendonin grekёrit, por Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 29 korrik 1913, e gjykoi me tё drejtё se i takonte shtetit tё ri tё Shqipёrisё. Gjatë Luftës së Parë Botërore ishulli u pushtua nga trupat e mbretёrisё sё Italisё, tё cilёt e mbajtёn si garnizon ushtarak deri mё 8 shtor 1943, kur ua dorёzuan nazistёve gjermanё. Më 21 tetor 1944 ishulli u çlirua nga Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare dhe që nga ajo kohë është dhe do tё mbetet pjesë e pa shkёputur e integritetit dhe sovranitetit të shtetit shqiptar. Nё vitet e Luftёs sё Ftohtё, Sazani dhe Pasha Limani pёr njё periudhё afro 10-vjeçare u ndёrtua si bazё ushtarake shqiptaro-sovjetike, pastaj mbeti pikё strategjike e Ushtrisё Popullore Shqiptare, ku banonin afro 10 mijё frymё: officer e nёnoficerё, marinarё e ushtarё, si dhe familje tё ushtrakёve, me ushqime e ujё tё sjellё me anije nga Vlora. Pas vitit 1992, me shkatёrrimin e ekonomisё, industrisё e bujqёsisё, ushtrisё e shёndetёsisё, artit e kulturёs, ishulli i Sazanit u kthye pёrsёri nё strehёn antike tё rreth 15 specieve zvarranikësh të rrallë, si hardhuckat luspore me gushë blu, hardhucka e gjelbër ballkanase, apo zhapiku europian i bakrit. Qё ky ishull i pabanueshёm pёr njerёzit tё kthehet nё njё pikё modern turistike ёshtё njё guxim i rrallё, ё mund ta realizojnё vetёm arabёt e mrekullive tё Dubait dhe manjatёt amerikanё tё Las Vegasit tё famshёm. Megjithatё, sado i bukur dhe i shtrenjtё tё ndёrtohet nga tё huajt ishulli i Sazanit do tё mbetet pёrjetё pronё e Shqipёrisё dhe e popullit shqiptar.

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  D. Didani

                                  Nje nga komentrusit eshte merzitur se "Do eliminohet natyra e eger e Sazanit perfundimisht,dhe ne do ndjehemi nostalgjik per prrelet ,shkurret dhe guret e Sazanit!!!!"....O te dhjefsha egersine e Sazanit. Miliona vjet i eger ka qene ,por prokopi nuk ka dhene. Te eger e kemi mbi 90% te tokes shqiptare dhe prandaj kemi mbetur edhe ne akoma dhe kesaj dite te eger. Perse ikin shqiptaret ne vende te zbutura dhe te zhvilluara,mos nuk u pelqen egersia e vendit tone???Ju thoni :Rrini ketu....kemi plot vende te egra per te jetuar!!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Eri

                                    Ishalla u prishet mendja amerikaneve dhe vijne investojne ne Sazan.Sazani mund te jete ishulli me I shemtuar ne bote,pa uje,ka ere cdo dite dhe rryma detare nga te gjitha anet.Greqia,Italia dhe Kroacia kane me mijera ishuj me te bukur se Sazani.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      Vlonjati

                                      Per te qene eshte ishull i bukur dhe e ka plazhin fantastik.. Por kuptohet qe Greqia dhe Kroacia ka me mijera te tilla. Te vetmen favor qe ka pat Sazani ishte pozicioni gjeografik dhe ishte optimal per baze ushtarake. Jo me kot Italia ka kerkuar gjithenje Sazanin dhe ishin ata qe e ben baze detare ushtarake qe para luftes se dyt botrore, nuk e shpiku Enveri. Pas mbarimit se luftes se ftohte nuk ka asnje rendesi me ushtarake. Ne vitet 90 Saliu ju lut amerikaneve dhe me vone edhe Fatosi por nuk ishin aspak te interesuar. Por ne Shqiperi nuk ben dot bisede normale se tufa e budallenjve me ne krye Ramen e bejne cdo gje teatrale deri ne qesharake. Sikur po shpikin rroten dhe po luajne me interesa strategjike gjeopolitike.. Sazani sot eshte toke e vdekur, cdo investim eshte thjesht ekonomi dhe biznes.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. Po palaço po Se Po nuk erdhi Kushneri do na shkoje Sazani dem . Je komplet Analist pa dinjitet. Beji Fresk Rames Se e ke ne terezi

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Alfred

                                        Jane vene ne rresht gjithe patronazhistet mediatike dhe i bejne avokatine dallavereve te Edvinit! Korrupsionit i vene emrin interes gjeo-strategjik! Po te mos kete hije dyshimi per korrupsion,perse nuk e jep qeveria si sihariq per shqiptaret, por reagohet pasi e njoftojne media te huaja?...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shqiptari

                                          O Mero tek shpia jote apo ne tiran dhe ne ndonje qytet tjeter te bej çte doj dhendrri trampit , ne nuk jemi dakort qe pika nevralgjike kryesore qe ne rast lufte kthehet ne bas ushtarake , nuk i shitet nje te huaji , nuk esht njesoj si te shesesh nje ishull te vetmin qe kemi , me ndertime ne tiran durres e kudo , or njeri ai ne at ishull te ve gardhin e ble per 100 vjet ne perdorim ne marveshje me bastardet e politikes sot qe falin troje sikur ja ka len plaka trashegimi , dhe te sjell aty ata qe do ai dhe ben si ti doj trapi atij , aty nuk do ken shancin te afrohen vlonjatet dhe shqiptaret , ky esht proserb bashk me ate kelyshin e serbis grenellin , ktu fshihet diçka midis grenellit Rames , kjo na shqetesin ne shqiptaret , por Mero kur nuk e do dhe e urren vendin tend , nuk e kupton dot dhe kte kuvllik te Rames , per pazare me trojet detin si Zogu dikur me shen naumit dhe shen stefanin , jam dakort qe aty te ivestojn afarist shqiptar qe sazani te jet i shqiptarve dhe te çfrytezohet nga shqiptaret , se per qefin dhe tekat e kti gomari ktyeminister qe nocionin Atdhe se njef fare po lem asetet kryesore te kti vendi , Saliu shiti detin ky po shet sazanin , po ja qini nenen kti vendi si e kan nisur ,zaten kur identifikohesh me Hamut Zogun nuk ke si ben ndryshe , nuk e kan ven rastesisht figuren e tradhtis vjedhjes dhe turpit ne qender te Tiranes .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. p
                                            pinoku

                                            Qënke shqipkar tipik. Po u shitka Sazani?! Duhet t'i mbrojmë hardhucat shqiptare aty! Hajde, hajde! Një ishull djerrë, pa asnjë lloj rëndësie. Ku ta gjejmë të vijë amerikoni të investojë aty dhe të na japë ca miliona çdo vit si qera toke. Por budallai budalla mbetet edhe sikur me flori të ja shtrosh. Pse nuk kanë investuar deri tani shqipkarët aty? Ai ishull nuk ka as ujë! Do Zoti dhe i merr mendt Kushnerit që të investojë aty, o patriota leshi! Apo poshtë imperializmi amerikan! Ju kanë rrjedhur trutë o pleq të shkretë.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. B
                                            Burokraci apo Korrupcion

                                            Kam frikë se nuk është për "burokraci" vonesa por për korrupcion! Këta peshkaqenët e pushtetit i vonojnë qëllimisht letrat me shpresë se do t'u ofrojnë rryshfet :(

                                            Përgjigjjuni
                                            1. z
                                              zera nga vilajeti

                                              Kushner dhe gruaja e tij Ivanka jane emra te medhenj, si personalitete njerzore dhe si biznesmen,ne arenen boterore.Lidhja me vjehrin dhe baban Trump,vecse i ngre keto vlera,pasi dhe ai vet ka qene nje biznesmen i suksesshem.Dhe nje mendje e ftohte dhe e zgjuar,prej izraeliti,sic eshte Kushner,ka gjetur vendin e duhur, per ate dhe per ne vet ketu per te bere biznes te madh,sic eshte nje ishull i virgjer nga natyra dhe larg pretendimeve te pseudopronareve te hurit dhe litarit,qe i gjen kudo,qe nga politka lart e te gjitha ngjyrave,qe ben maliqin,ashtu dhe tek turma poshte,qe ne nje dore mban koburen,apo hurin dhe parate per te korruptuar kadilleret e panumerte. Pamvaresisht se pronat ne kete vend,kane shkaktuar viktimat me te medha,midis pronareve dhe te vetquajtur pronare askush nuk ka guxuar,ti shkoje ne themel ketij problemi te madh.Kohe me pare,nje ish deputet socialist nga Vlora, Fate Velaj,qe vec te tjerave ka dhe nje krijimtari dhe veeprimtari prej artisti,ankohej me te drejte se lloji i vandaleve,kishin uzurpuar territore ne pronat e tij dhe i versuleshen fisit te Fates,me turli lloj akuzash,kur Fatja posedonte nje tapi per ato prona qysh nga viti 1880 e kusur,nqse me kujtohet mire.Ne nje moment,qe nuk e shtjellon me vone vete Fatja thote,ai me ate qe mund te diskutohet per pronat e mija(permend nje emer kristian)eshte filani mbi baze dokumentash qe ka. Ketu del problemi, ne nivelin e nyjes gordiane,per kete vend te semure dhe te denatyruar nga te gjitha anet:Pronat e medha qe pushtuesi osman,ja morri kombit dhe individit shqiptar dhe ja u dha atyre lloj ´´shqiptaresh´´,qe i kishin sherbyer atij,kunder shqiptareve te tjere dhe kishin luftuar krah tij kunder popujve te tjere.Dhe kemi nje shembull teper tragjik per kete:Kur gjyqtari i nderuar Konomi,guxoi te merrte pronat e medha qe i takonin,ahere mafia e fuqizuar me te gjitha llojet e pushteteve e vrau ate,dhe si e tille kjo vrasje do te mbetet perjetesisht,pa autore te vertete.Dhe askush nuk ka folur dhe flet per keto lloj pronash,qe ju rikthyen ne mase te madhe ´´shqiptareve´´,qe i kishin sherbyer dushmanit osman.Pra me shume se prona te grabitura:nje ripushtim i vertete,qe posedojne si politiken por dhe institucionet ne kete vend.Dhe vet kryeveziri nuk guxon te permend asnjehere kryeheroin tone kombetar Gjergj Kastriotin,por dhe ata qe e permnendin nuk thone asnjehere se me ke ka luftuar.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Alfred

                                                Gjithshka ben Edvini per t'i shpetuar burgut! Ia kane zene koken me dere dhe i marrin copa Shqiperie! E kush do i dale kunder?! Nafijet e oborrit te tij, apo Nafijet e Berishes se mbyllur ne kotec?!... Mjere Shqiperia!!!!!!!!!!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Baba këtu

                                                  Edhe Fefziu do të kishte zili për mënyrë sesi e ke servirur këtë artikull- paçavure( editorial jo e jo). 1. ISHUJT JANË PRONË E POPULLIT DHE JO E “ INVESTITORËVE”, në bazë të KUSHETUËSSSSSSS!!! Po, kanë inestuar në vënde të tjera POR JO NË TOKË TË PAKALUESHME DHE TË PALEJUESHME PËR VENDASIT. Pra Mero, dallimi i investimit në një mjedis ku rrethohet nga një ose më shumë anë me tokë dhe dallimi i investimit në një ishull KU DO NDALOHET HYRJA DHE AKSESI NË NJË DISTANCË TË AFËRT është ajo që ndryshon. NUK MUNDESH TI SI QEVERRI TË NDALOSH HYREN OSE DALJEN NË TOKËN QË MË PËRKET MUA SI POLULL PASI JO VETËM E KAM MBROJTUR ATË TOKË POR KAM EDHE TË VRARË PËR ATË KUFIIIIIII. 2. Pooo, investimet e huaja janë ato që na duhen, porrrrrrrrrr me rregull dhe me përcaktime në ligj e mbëshetur në kushetutë, ku populli del fitues e jo një privati. Pra, investimet strategjike ose kombëtare, kanë primare atë çfarë fiton populli dhe jo investimin privat në vetvete. 3. Pooo Meroo, ka ishuj privat sa të duash në botë, ku u ndalohet hyrja ose kalimi në një distancë të caktuar vendasve porrrrrr: KUR KA PËRËRRETH ISHUJ TË TJERË NË NJË DISTANCË JO MË SHUMË SE 2-5 MILJE. Cilin ishill ke ti afër Sazanit?!?! 4. KËTO NUK JANË INVESTIME POR QOKA. NUK KALON NË KUSHTETUESE KY “ INVESTIM” PASI NUK I PLOTËSON KRITERET BAZË KU LIGJI E PËRCAKTON QARTË SE INVESTIMET KRYEN PËR TË MIRËN SHOQËRORE DHE JO PËR “ të mirën private.” 5 .Je ti i njëti Mero që mbroje lumejtë e egër të shqipërisë në çdo çep që të mos ndërtoheshin hidrocetrale?!?! Je ti I VETMI që shkruaje në gazetën tënde se në sajë të “ zhvillimit ekonomik dhe të ashtëquajtura investime strategjike” po bëhej masakër me lumenjtë tanë?!?! Cili është ndryshime Merooo?! Je ti Merooo apo ndonjë tjetër që i janë errësuar sytë nga rama?!?!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. h
                                                    hunda ne qiell,mendja ne diell

                                                    Mor gomar,pjelle e parti-enver,ishulli nuk do te pushtohet,por ne pjese te tij do te perbehet nga resorte luksoze,populli,mund te shetise kudo i lire ne ambientet perreth.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Baba këtu

                                                      Të rroni vetë se mëndja të paska lënë

                                                      Përgjigjjuni
                                                  2. L
                                                    Landi

                                                    Aman se e keni bere telef shqiptarin e mesem "perfitimet" qe do kete . Te vetmit qe nuk pyeten ne kete histori dhe jane ata qe do pagaujne se te tjeret fitimin e kane te sigurte

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Treni

                                                      E ke kaput në thelb problemin, por hajd zgjidhe tani. Shqiptarët janë akoma tribalë, shteti nuk funksionon dhe "projektet 3D" të Edi Ramës thjeshtë fshehin paaftësinë e shtetit për të kontrolluar territorin. Nga ana tjetër, kemi një opizitë e cila nuk ka asnjë ide të re, por thjeshtë kundërshti për çdo ide që hedh qeveria, qoftë e mirë, qoftë e keqe. Rinia bën mirë të iki. Nëse nuk jamë alabakë, do zhgënjehen shumë në këtë vend, por gjithsecili e di vetë. Unë për vete kam dhënë dorëheqjen prej këtij vendi me kohë, bashkë me njerëzit primitivë që ka brenda.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. Z
                                                        Zuzari

                                                        Salivirusi ppsh. Tiranën nuk e shëmtojnë ato gra të mbuluara me shami, dhe as e zbukurojnë ato gra të soit tënt të veshura me string.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Alfred

                                                          Menyra si perdoren copa te atdheut per qerasje eshte edhe me keq se po ta kishte prone te babes i gjati ne krye te ekzekutivit. Sepse ne rastin kur token e ke prone te babes apo te gjyshit, ke probleme te vellezerit dhe kusherinjte! Nuk ben dot si te teket, sepse kercet pushka! Sic ka ndodhur jo rralle! Ndersa per keta kriminele qe kane patur pushtet keto 34 vjet, cfare eshte publike eshte e askujt,d.m.th nuk te hyn ferre ne kembe! Jane me keq se bolsheviket e 1917-es!!!!....

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. D
                                                            Durrsaku

                                                            Ne Beograd grupi Emmar akoma sot e kesaj dite nga 2013 qe ka filluar ,nuk ka mbyllur investimin dhe aktualisht Emmar eshte perzene nga ''cunat '' e Vucicit qe e kane marre dhe po e zhvillojne projektin Te njejtin fund do kete dhe ketu,ku ''cunat '' e Rames e kane filluar ndertimin qe ne kete faze te pare

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              Portokall

                                                              Projekte te tilla jepen me tender nderkombetar...shteti shfaq interesin dh investiture afrohen ose jo...nese jo I jepet Jarretit....keshtu funksionon...jo kujt ti tejet ....pervec se MSA e ndalon te jepet pa gare

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. F
                                                                Fare e thjeshte

                                                                Ore po nuk e kuptoni qe per karrigen e tij gjigandi eshte gati te fali gjithe Shqiperine?! Eshte i zgjuar qerratai , e ka nuhatur qe Trump mund te zgjidhet perseri President dhe siç e ka zakon po vepron tre levizje para. Thjesht po paguan per deklaraten se “Trump eshte turpi i botes” . Kte e lan me sazazin , kurse bashkpunimin e metejshem me ate copen tjeter . Kaq eshte e gjitha.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. X
                                                                  Xhaxhi

                                                                  Pordhe me rigon.. Nga ideja e deri tek projekti apo punimet ne terren eshte nje det i tere.. Ka shume sharlatane te huaj qe bejne aplikime e marrin miratime qeverie dhe me pas kerkojne investitore qe te nxjerrin pjesen e tyre. Eshte marifet i vjeter dhe vine era e atij bythshqyherit ambasador Gernell qe mendon se ka te bej me fise primitive Indiane. Qe Rama nuk ka bere shtet kjo dihet, por qe keta plehra per interesa e bejne shtetin brenda ores edhe kjo dihet. Ketyre qe ju djeg zemra per Sazanin nuk e levizen bythen per Shengjinin qe Rama e kthehu ne burg Italiane per afrikanet brenda 1 dite. Prandaj nuk fshihen me sy keta derrat e opozites por edhe te qeverise. Keta vetem per pazare zihen, pajtohen dhe vriten.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. g
                                                                    ggggg

                                                                    po skenderbeu ,,,gjeorgji kastrioti e njifte sazanin ,,,apo jo ,,,

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. A
                                                                      Arjan

                                                                      E GJITHA KJO ESHTE NJE MASKARADE O MERO QEROSI QE RAHMUT HALEJA BEN ME TERRITORIN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE.KKY VIZONAR E KA HUMBUS BUSULLEN DHE PËR TE QENDRUAR NE PUSHTET OFRON RIEVIEREN SHQIPTARE SIKUR TE JETE NE TOKEN E BABAIT.KY VIZIONAR HALEJE JEP SYRIN E KALTER ITALISE KURSE SHQIPTARET NE SARANDE E GJIROKASTER VUAJNE PËR UJE.KY HALE KRYEMINISTER PËR TE QENDRUAR NE PUSHTET NA SJELL GRURE DHE USHQIME NGA SERBIA KURSE FSHATRAT E SHQIPERISE PO BOSHATISEN.KY VIZIONAR BEN PLANE PËR TE SJELLE NE RRITHINAT E LEZHES RRETH 50 MIJE EMIGRANTE AFRIKANE QE KY PLEHRE KRYEMINISTER TA KEYE MIRE ME ITALINE DHE EUROPEN.DHE ME FUND DUKE U PARE QE ISH PRESIDENTI TRAMP KA SHANSE TE VIJE NE PUSHTET NE SHBA DEL PLANI STRATEGJIK I SAZANIT.KJO ESHTE NJE LOJE E RENDE QE POLITIKANET E PESHTIRE TE TIRANES VENE NE RREZIK TOKAT DHE PRONAT E REPUBLIKES SE SHQIPERISE.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. A
                                                                        Arjan

                                                                        PARTIA RAHMUTIT PASKA TE DREJTE TE ZGJEDH INVESTITORIN E TROJEVE SHQIPTAREPRANDAJ EDHE RAHMUTI I MBAN TE FSHEHTA KETO PLANE E RUAN SHQIPERINE NGA SHQIPTARET.AI E DI MIRE SE SI E DO KY VEND.

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje