Komisioni i Reformës nuk prodhoi dot ligj të ri, por një flirt të ri 

22 Mars 2024, 20:41Editorial Mero Baze

Komisioni i Reformës Zgjedhore drejtuar nga bashkëkryetarët Gjiknuri- Alibeaj e mbaroi afatin e tij ligjor dhe politik, pa bërë asgjë. 

Ai komision e konsumoi mandatin e vet politik, jo për të bërë diçka për reformën zgjedhore, por për të tërhequr grupin e rithemelimit në dialog dhe për t’i bërë partnerë me socialistët në një marrëveshje të re.

Përmes këtij Komisioni, PD dhe Basha nuk arritën dot të marrin konsensus për idetë e tyre për reformën zgjedhore, por ama arritën t’i hedhin poshtë gjithë akuzat për bashkëpunim me Ramën dhe PS, pasi jo vetëm që nuk u morën vesh për asgjë, por arritën që gjithë akuzat që u janë bërë atyre për bashkëpunim me Ramën, t’i transferojnë tek Rithemelimi, i cili ka gjashtë muaj që betejë të jetës nuk ka heqjen e Edi Ramës, por heqjen e Alibeajt nga Komisioni i Reformës Zgjedhore.

Pra PD dhe Basha dolën politikisht të pastruar nga ky Komision që nuk funksionoi asnjë ditë dhe provuan se më të gatshëm se ata për pazare me Ramën, janë njerëzit e Berishës.

Tani do të rifillojë një episod i ri hipokrit i gjoja reformës zgjedhore, që do të përfundojë po pa rezultat. Kur kjo e gjitha të mbarojë, e vetmja gjë e qartë që do kuptohet si sukses, do të jetë fakti që Gaz Bardhi e prishi krushqinë e “Lulzim Bashës me Taulant Ballën”, siç akuzon ai, dhe e zëvendësoi atë me krushqinë e tij me Damian Gjiknurin.

Reformë elektorale nuk do të ketë në asnjë rezultat, por të paktën do të kemi një çift të ri, pa pajë. Dhe ky është i vetmi sukses i PD së Bashës, që për rezultat të njëjtë me këta të Berishës, pra për dështim të reformës elektorale, PD hoqi njollën e bashkëpunëtorit të socialistëve, kurse këta të Berishës po e pranojnë me qejf.

Pra bisedimet për reformë prodhuan një flirt të ri politik, në vend të një ligji të ri.

7 Komente

  1. E
    Evisa

    Te mos bejne asgje qe ndryshon situaten politike, ky eshte misioni i Rames dhe Berishes. Konditat qe ata kane krijuar per komoditetin e jetes se tyre shoqerore dhe politike do ti kishte zili edhe foshnja ne bark te nenes.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veterani

      Rama luan me keta kalamanj te politikes si macja me miun . Ai i xhiron bosh te dy pjeset e PD-se per interesat e shumices . Kur ta marre vesh Luli me Gazen se kush do gjuaje topin , Rama e ka bere golin .

      Përgjigjjuni
      1. o
        opozitarizem ndaj c'do pushteti

        Pasi ka vite e vite qe perdite editorialet i ka patur me sulme ndaj Bashes, tashme Mero ka nderruar pozicion. - merr penen e kerkon ta afirmoje Bashen si opozitar ndaj ketij Pushteti, duke e patur te sigurte vetem ate qe behet qesharak! Kur Basha bente protesta anti-qeveri Merobazeria nen dirigjimin e Rames kendonte "Basha fle gjume", e tani qe Basha ja ka keput gjumit vertet e vetem opozite me qeverine nuk ben, po kerkon ta paraqese si opoziten ...qe i duhet qeverise per te fjetur e qete.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Benet Beci lider I Rilindjes

          Përpara se rregullat e mirësjelljes të vendoseshin në të gjithë botën, pjerdhja konsiderohej një gjë normale. Në fakt, njerëzit lejoheshin të pjerdhnin në publik pa marrë asnjë shikime kritike nga të tjerët ose pa çuar në një trazirë të qeshura. Megjithatë, me kalimin e kohës, njerëzit filluan të bënin rregullat e tyre. Me kulturat, vendet, traditat dhe vendndodhjet, njerëzit vendosnin forma të ndryshme të mirësjelljes. Dhe pordha filloi të konsiderohej e papërshtatshme dhe u bë shkak për të qeshur. Ymeri vazhdon te pjerdhë që të lirohet por...I ka marre muti shalët.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drenica

            Qka te t'them qeter pos jau shkerdheft granimi king Albin Kurti.

            Përgjigjjuni
            1. P
              P S E ?

              Kush mund te na i perktheje ne shqip komentin e " Drenica " se jam shume kurjoz ta di se cfar mendojne shqiptaret qe nuk dine shqip ? !

              Përgjigjjuni
            2. m
              morri

              e sakte

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje