Për të mbuluar një dështim, nuk duhet të shpikësh një objektiv që të çon në një dështim më të madh, por një objekt që t’u rikthesh besimin mbështetësve të tu. Por me sa duket Berisha po vazhdon ta udhëheqë opozitën e tij nga dështimi në dështim.
Sapo u njoftua se SPAK po hetonte dhëndrin dhe atë për kapje shteti dhe korrupsion, shpalli revolucionin që do të përmbyste Edi Ramën dhe nuk do gjente qetësi Parlamenti, Surreli e pastaj gjithë Shqipëria, nga flakët e revolucionit të tij.
I torturoi gratë dhe burrat e tij, duke i poshtëruar dhe personalisht, duke futur sende të nxehta dhe të ftohta në Parlament, fshehur poshtë pantallonave e poshtë fustaneve, bëri gjeste të shëmtuara në Parlament, ndihmoi Edi Ramën të kalonte ligjet pa debat për 5 minuta dhe pastaj u zbyth, në shkëmbim të afrimit të Gazment Bardhit me deputetët pranë tij, të cilët i shitën pazarin e tyre me Edi Ramën si përfillje për Berishën.
Pra e bënë të ndjehej i përfillur.
Kështu revolucioni u shua, përbetimet për përmbysje ranë dhe deputetët e tij së paku kanë rastin të shkojnë në Kuvend si njerëz vetëm me rrobat e tyre, dhe jo me sende të fshehura poshtë tyre.
Tani duke parë që njerëzit janë zhgënjyer me patetizmat e tij revolucionare, në përpjekje për t’u ngritur prapë moralin, ka shpikur qeverinë teknike dhe rrëzimin e Ramës deri në fund të vitit.
Është një film i parë disa herë këto 11 vite të Edi Ramës në pushtet.
Natyrisht që jo vetëm që nuk ka asnjë mekanizëm në dorë të detyrojë Edi Ramën të bëjë qeveri teknike, por nuk ka dhe asnjë shans t’i imponohet atij për asgjë. I vetmi imponim ndaj Edi Ramës është imponimi fizik, ai që bënte në Parlament apo që mund ta bëjë në rrugë duke vrarë apo plagosur ndonjë njeri.
Imponim politik ndaj një kryeministri me shumicë të qëndrueshme dhe me një opozitë të përçarë nuk ke asnjë shans të prodhosh.
Dhe e gjithë kjo bëhet vetëm për të harruar dështimin e radhës, atë të zbythjes nga Parlamenti.
Se në fund të vitit Edi Rama do të jetë prape kryeministër, në zgjedhje do hyjë si kryeministër dhe pas zgjedhjeve do dalë përsëri si kryeministër.
Sali Berisha ka në dorë të bojkotojë zgjedhjet, dhe kjo natyrisht nuk shqetëson njeri.
E vetmja vlerë që ka mos hyrja në zgjedhje për të, është se nuk do kuptohet që ai s’merr dot as 20 për qind të votave.
Për gjë tjetër nuk vlen.
Opozita do të jetë në zgjedhje me grupimet e tjera dhe nuk ka më as shansin e vitit 2019 që e mbajti gjithë opozitën jashtë zgjedhjeve. Tani thjesht mund ta mbajë opozitën poshtë penxheres, por nuk i bën punë.
Ndaj nuk është e nevojshme që për të mbuluar dështimin e pare, të shpikë një dështim të dytë dhe më të madh. Se demokratët mendojnë se e kanë kryetar për t’i çuar “nga fitorja në fitore”, jo nga humbja në humbje.
PS fitone ehhhhh nongrata perserite rrefrenin na vodhen zgjedhjet, rregjimi , masaker elektorale , narko shteti dhe hopa saga vazhdone Gaza Gjekmarkaj Noka Paloqe deputet ..........
O budall po ngele me Saliun, a thua nuk ka probleme te tjera Shqipëria.
Eshte nder e lavdi kur te shan nje robqire si Arkimedi.
Sepse sali shpellari eshte problemi i shqiperise ,murtaja,zgjebja , kolera, kancari
Non Grada nuk ka vulë keshtu që nuk mer as 20% të votave sepse nuk do mari pjesë në votime, prandaj z. Mero e ke gabim kur thua se Non Grada nuk mer as 20% të votave
Kmisha e Kosovës po prehet n'Beograd e po kepet n'Tiranë. Mbas Luftës (të ashtuquajtur LNÇ), kishin pas shkuar Sadik Zeneli, Banush Sedllari e Isuf Gradica në Berishë, te Tahir Berisha dhe e pyesin: - More Tahir, si po ta merr menja, qysh po jet puna e Kosovës kësaj here? - Po, qysh po shihen senet, mu po ma merr menja, masi u prish Marrëveshja e Bujanit, Serbija tash po ja pren kmishën Kosovës n’Beograd, e po e çon me e kepë n’Tiranë, për me qindru ma shumë, se me u pas pre e me u kepë veç n’Beograd, nuk kish qëndru shumë,- u thotë Tahir Berisha. Bile për kët punë unë i kam thur do vargje e këto janë: Moj Kosovë, mori bi, Jan tu pre ni kmishë për ty, Kmisha e re, pelhura e vjetër, Ki me vesh, se s’ka tjetër, Mirë e dimë qi s’ka me t’ra taman, Se po prehët n’Beograd e po kepët n’Tiranë. Anekdotë aktuale, për tradhtinë e radhes me Minishengenin Ballkanik. Gjithëmonë shipecat e kanë trathtu Kosovën martire. Jau shkërdheftë nonën Open Bytha e Shkinisë.
Saliu, saliu, saliu bertet merua ndersa cakenjt nga ana tjeter bejne kerdine. Me personelin qe ka SPAK dhe me volumin e madhe te korupsionit, nuk mbulohen dot as 10 % e rasteve.
Mero e sheh politikën siç e ka parë gjithmonë: si një fanatik i çartur ose i një krahu ose i një tjetri. Për një tifoz si Mero faji është gjithmonë te skuadra kundërshtare! Në fakt ai që fitoi nga marrëveshja ka qënë Berisha. Ai që u zbyth, si gjithmonë, ishte Rama. Taktika e opozitës, çmendinë nê parlament deri sa të plotësohen kërkesat tona, doli fituese. Se Ramës nuk i interesonte që karnavali i Kuvendit të vazhdonte pa fund. Se të huajt pyesnin: Pse po ngjan e gjitha kjo?! Sepse budalli i gjatë i kishte mohuar opozitës të drejtên e saj të pamohueshme: të kontrollonte pozitën me ngritjen e komisioneve të hetimit. Kjo i çirrte maskën demokracisë së Ramës! Prandaj ai u detyrua të hyjë në marrëveshje me partinë e Berishës, duke injoruar njëkohësisht atë të Bashës. Pra lëpiu atë që kishte peshtyrë! Kaq është historia. Dhe sofizmat dhe përdredhjet e Meros nuk i ndryshojnë dot faktet. Rama u tërhoq me turp, Berisha korri një fitore të vogël të dhuruar nga budallalliku dhe maskaralliku i Ramës.
Mos ia vini re,trapajane hesap i.
Unë dua t'i japin edhe vulën edhe financat dhe kur të bëhen mut nga Edi Rama në zgjedhje të thonë përseri na vodhën votat....
Kontigjeni me fanatik qe e ka ndjekur qe nga dita e pare Saliun aty te dritarja e tij eshte kjo Merobazeria qe tere keto dite rri me sy e veshe pipez nga dritarja ku ligjeron Saliu. Dhe ankohen pastaj se po cfiliten prej tij...
O meshirmadh e ke dhi me ate shprehjen qe Saliu ligjeron,ajo shprehje i takon vetem te madherishmit Enver Hoxha,ndersa Sala dhe ju qe i lepini topet e fishkura vetem mjaullini
...pellet jo mjaullin
I shkreti ti o Mero, te vajti jeta perposh dritares Saliut! Gjysma e pare duke e lavderuar, gjysma e dyte duke e mallkuar.