Kodi i 2008 ka rënë bashkë me arsyet përse u bë

21 Mars 2024, 18:00Editorial Mero Baze

Debati mbi një Kod të ri zgjedhor është një ndërmarrje serioze e politikës dhe nuk bëhet në një klimë abuzimi, ku gjithë palët akuzojnë njëra- tjetrën për pazare apo teori konspiracioni. Dy herë politika shqiptare gjatë tridhjetë e katër viteve ka pasur një konsensus për Kodin elektoral.

I pari ka qenë për ligjin zgjedhor të vitit 1992, i cili për mua mbetet ligji më i mirë i gjithë kohërave, pasi është i drejtë, barazon votën e qytetarit me vlerën e një vote kudo dhe nuk persekuton askënd.

Ligji në thelb është proporcional me garë maazhoritare, ku në 100 zona konkurrojnë deputetë dhe pas zgjedhjeve partitë korrektojnë rezultatin, duke marrë aq deputetë sa u takojnë nga përqindja që kanë marrë.

Fjala vjen, nëse një parti ka fituar 55 për qind të votave, në fund shikohet sa deputetë ka marrë dhe nëse nuk ka 55 për qind të Parlamentit, i plotësohet nga lista proporcionale.

Falë këtij ligji, socialistët më 1992 fituan 38 për qind të votive, por vetëm 6 deputetë fituan direkt në terren. Atëherë ata u kompensuan për 38 për qind.

Kurrë nuk e kam kuptuar urrejtjen ndaj këtij ligji të drejtë dhe në thelb proporcional nga Berisha, por më pas dhe nga PS. Kanë bërë çdo eksperiment, përveç atij ligji nuk i janë kthyer më. Ai kombinon dhe garën në terren, dhe drejtësinë për votën.

Ligji u hartua në atë kohe nga Aleksandër Meksi, Skënder Gjinushi, Kastriot Islami dhe Ylli Bufi dhe ndoshta mbetet ligji më i mirë i histories, për shkak se konsensusi politik që e prodhoi ishte ende pa paramendime për prekje zgjedhjesh. Ishin zgjedhjet e para të lira në vend.

Më pas Berisha hoqi dorë nga ky zakon.

Marrëveshja e dytë e madhe është ajo e 2008. Në fakt ajo shitet si konsensus i madh, por më shumë ishte një konsensus i detyruar, pasi Berishës i plasi Gërdeci dhe kishte alternativë ose të duronte ofensivën e Ramës, që i fuste brenda djalin e përzier ne Gerdec, ose t’i japte atij çfarë donte. Në një farë mënyre ishte një gjobë e Edi Ramës ndaj Sali Berishës, që e kapi në krim.

Ky ishte i vetmi motiv që gjunjëzoi Berishën për konsensus. Dhe aty ashtu i gjunjëzuar, ai gjeti mundësi të prodhonte një hile të rëndë, që deformonte votën, siç qe koalicioni i përbërë, që nënkuptonte një tren me 40 parti të vogla, votat e të cilave pastaj i shkonin PD në krye.

Ligji i shërbeu Edi Ramës të forconte autoritetin brenda PS dhe Sali Berishës të shpëtonte nga disidentët e Bamir Topit, duke i vënë në rresht.

Por tani ai ligj ka rënë. Ka rënë pikësëpari koalicioni i përbërë, që ishte i vetmi as i Berishës në atë ligj, dhe po ashtu kanë rënë dhe listat e renditura, pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim kundër herësit, duke i lënë praktikisht listat të hapura.

Palët duhet të bien dakord vetëm për një formulë të llogaritjes së mandateve.

Propozimi i Lulzim Bashës për një zonë zgjedhore të vetme, e kthen sistemin në proporcional kombëtar, nën arsyetimin se vendos barazinë e votave. Kjo do sjellë nevojën e një pragu te lartë, ndoshta 5 për qind për një filtër në Parlament.

Por thelbi është që Kodi zgjedhor duhet bërë njëherë e mirë, si një Kod i ndershëm, që vendos barazi të votës dhe vlerë të njëjtë të saj në gjithë vendin, dhe mbi të gjitha t’i jepet një zgjidhje afatgjatë dhe votës së emigrantëve, të cilët jo doemos duhet të kenë peshën e qytetarit që jeton në Shqipëri kur votojnë, përveç atyre që duan të vijnë të votojnë këtu.

Dhe për këtë duhet një marrëveshje e madhe mes gjithë palëve.

Më 1992 konsensusin e imponoi dëshira e gjithë palëve për të qenë të ndershëm, se ende nuk e njihnin vlerën e vjedhjes së votës. Në 2008 e imponoi Gërdeci, pasi gjunjëzoi familjen Berisha të kapur në krim.

Tani nuk e di kush mund ta imponojë, pasi nuk shikoj as ndonjë dëshirë për barazi të votës dhe zgjedhje të ndershme si më 1992, dhe as ndonjë hall të Edi Ramës që të dorëzohet si Berisha më 2008. Ndaj merreni më lehtë se mund  të mbeteni pa Kod zgjedhor fare në kulmin e “normalizimit”.

16 Komente

  1. K
    Kaqamake Bukedjathi

    Kurë te dush vëhtenë bota te donë e Albini poe donë shtetinë. E joe si opoziëta pushtetinë. E ajë qi e donë shtëtinë e ka edhe pushtëtinë. Albini oshtë kingë. Javë qiëftë kina nonënë.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Endri

      Injorant ,shko meso shqip.Ti je shembull I paster pse albin filoserbi eshte ne pushtet.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zani Burimi

        Meso shqipen.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dani USA

        Me pak fial kodi zgjedhore duhet te behet ne menyre te tille qe cili kandidat fiton vota me shume sikur dhe vot ai te behet deputet keshtu fiton ai qe do populli dhe jo ushtari i partise.

        Përgjigjjuni
        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Partitë që humbasin zgjedhjet, bëjnë fajtor kodin. Zgjedhjet e 92 nuk ishin të rregullta, por ndërtimi politik i sistemit i pranoi ato pa i kontestuar. Edhe mbas disa viteve, Berisha humbi referendumin. Kolonat e veturave, furgonëve dhe autobusët me militantët ishin skalioni i parë i manipulatorve që udhëtuan nga bashkia në bashki,nga qarqet në qarqe. Askush nuk llogariti sasinë e karburantit dhe ushqimet për militantët.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Treni

            Nuk e di a jam dakord. Ose shko Proporcional i paster, ose maxhoritar i paster... me lista te hapura. Cdo gje tjeter eshte spekull.

            Përgjigjjuni
            1. t
              thirri mendjes o rrote

              Berisha na qenkesh dorezuar te Rama triumfatori i 2009 sepse..."Berisha shpetoi nga disidentet e Bamir TOPIT..." (paskesh patur disidente nga pas Bamka e vetem Mero i paskesh pare!) Mero, shko e pi ilacet rregullisht por me pare bej edhe nje vizite mjekesore kete here jo te Neurologu por tek ndonje mjek Psikiater.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

                Rripjellës të bashkuar! Shpëtoni ushtarin Ymer!

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kamala Harris

                  Do ta degjenerosh nje sistem politik? Jepi te gjithe pushtetet nje njeriu. Shqipёria ka nevojё sё pari pёr pastrimin e Kushtetutёs sё Republikes nga ndёrhyrjet e bёra pas "Marrёveshjes Berisha-Rama" tё 23 prillit 2008. Sё dyti, Kushtetua e Republikёs sё Shqipёrisё duhet tё rindёrtohet mbi bazёn e funksionimit tё mekanizmit tё kontrollit dhe balancimit tё tre pushteteve: Legjislativit, Ekzekutivit dhe Gjyqёsorit. Nё Pushtetin Legjislativ duhet tё zgjidhen jo mё shume se 101 deputetё me votim tё fshehtё, direkt nga populli. Pёr tё rregulluar balancёn e prishur nga fuqizimi i qёllimshёm korruptiv i Pushtetit Ekzekutiv, duhet tё ngrihet roli i Pushtetit Legjislativ (Kuvendi i Shqipёrisё) duke vёnё nё krye tё tij kryetarin e partisё qё fiton zgjedhjet; nё krye tё Pushteti Ekzekutiv mund tё zgjidhet njё ekonomist me integritet profesional dhe aftёsi menaxhuese tё spikatura nё praktikё. Roli i Pushtetit Gjyqёsor duhet tё ngrihet me venien nё krye tё tij tё Presidentit tё Republikёs, me profesion jurist konstitucionalist, i zgjedhur me votim direkt nga populli.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shiler

                    Shiler per Edi Ramen : “Çdo udhëheqës pushteti, sado i mirë që të jetë, do të shndërrohet në Diktator, nëse i jeper pushteti i pakufizuar.”

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fisniku i Freskut

                      Marrёveshja Berisha-Rama 2008 Hapin e parë kriminal konstitucional, Sali Berisha dhe Edi Rama e kanë kryer duke prekur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, natën e zezë të 21 Prillit 2008. Sipas devijimeve të Kushtetutes së Republikës së Shqipërisë, më 21 prill 2008: 1. Në Shqipëri nuk ka asnjë ligj që e kufizon mandatin e Kryetarit të Partisë dhe ata shndërrohen në Diktatorë. 2. Diktatori i Partisë që fiton zgjedhjet ngjitet në kreun e Pushtetit Ekzekutiv, bëhet Kryeministër. 3. Diktatori i Partisë-Kryeministër zgjedh Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, bëhet edhe Kryetar i Pushtetit Legjislativ. 4. Diktatori i Partisë, Kryeministër e Kryetar i Pushtetit Legjislativ zgjedh Presidentin e Shqipërisë. Pra behet edhe Kryetar i Pushtetit Juridik.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vuco Pasha dhe fansi i tij Ram jevgu

                        Frankfurter Allgemeine Zeitung per Ramen - "...eshte kryeministri me i mire per Serbine ne Tirane qe nga koha e Pashiqit..."

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Aron

                          Jav qift nonen Albin King Kurti.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kodi i shkerdhyer

                            Nuk e ndryshojne ligjin Rama e Sala, se te tjeret nuk i pyet kush,sepse mjaftohen qe klanin e vet ta kene depudete, per demokrcine e vertete as qe e cajne koken. Ata duan sistemin hip njeri e zbrit tjetri ng apushteti.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kodi

                              E vertete . parti plehra

                              Përgjigjjuni
                            2. E
                              Eureka

                              Ligji maxhoritar me propocional kombtar ishte shume demokratik kurse propocinal rajonal eshte fundi demokracise . Dy partite e medha pas vjedhjeve skandaloze dhe grabitjes sepronave publike e private asgjesuan demokracine dhe voten . Tani vetem nje ligj propocional kombetar me prag 3%do ti jape mundesi barazise se votes dhe clirimit te Shqiperise nga pushtimi famkeq i ligjit 2008 qe vrau demokracine. Po minoritetet ai do ky vend . si do perfaqesohen ata apo kush pyet per ta .me ligjin e 2008 propocional rajonal nuk ka me politike dhe perfaqesim minoritetesh . cfar ben Europa , apo nuk e shikon si tallen hajdutet sigurimsa komuniste teSali berishes dhe Ps.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje