Pse Berishën po e bezdis heroizimi i “penxheres” së tij 

26 Mars 2024, 19:40Editorial Mero Baze

Ka një përpjekje nga shumë aktorë të opozitës, të cilët në fakt e kanë bezdi të shkojnë poshtë penxheres së Berishës tek rrugica, që të glorifikojnë shfaqjen e përditshme të Berishës, dhe skenat poshtëruese ku poshtë tij e dëgjojnë një tufë gjysmakësh, shumica e të cilëve i çojnë aty devijimet mendore dhe jo qartësia politike.

Për të shmangur bashkimin me ta, me sa duket aktorët e rinj të opozitës, të cilët pasi shpallën bashkimin po përpiqen të fitojnë dhe besimin tek elektorati i Berishës, shkojnë qytet më qytet apo dalin ekran më ekran dhe lavdërojnë shfaqjen e Berishës majë penxheres, si një gjë heroike e pashembullt.

Në fakt e pashembullt është, por është qesharak. Dhe më mirë se të gjithë këtë, e di Berisha.

Ajo që atë e shqetëson, nuk është vetëm mungesa e tyre poshtë penxheres, por fakti që përpiqen ta justifikojnë atë duke u shfaqur si udhëheqës të opozitës.

I pari që po e bën me shumë zell këtë është Ilir Meta. Ai edhe pse ka marrë male e kodra me vrap, asnjëherë se ka mbajtur vrapin tek rrugica. Edhe pse ka hipur mbi çdo hekur që i del para, kurrë nuk është ngjitur deri tek penxherja. Dhe tani po përpiqet ta therorizojë Doktorin majë penxheres. 

Të njëjtën gjë po bën Gjekmarkaj, Gazment Bardhi dhe të tjerë, që e kanë vërtet bezdi atë shkuarjen poshtë penxheres. Gjithandej flasin për Berishën dhe për shfaqjen e tij majë penxheres, si një i dërguar nga Zoti “majë penxheres” për opozitën e tyre.

E duan aty majë penxheres, ndërkohë që ata mendojnë se duke glorifikuar poshtërimin e tij, janë në rregull me elektoratin e tij.

Është kjo arsyeja që Berisha po bezdiset dyfish prej tyre. E para, që përdorin poshtërimin e tij si një mënyrë për t’u identifikuar me të dhe e dyta, që po përpiqen ta zëvendësojnë atë në fushën e betejës, ndërkohë që ai betejën e do poshtë penxheres, tek rrugica.

Ndaj dhe nuk është e largët dita që do ta lëshojnë nervat. 

Aksioni i tij politik nuk ka të bëjë as me normalizimin, as me prodhimin e udhëheqësve të rinj, as me talljen me bashkimin. Ai do që opozita të jetë në dorë të tij dhe jo në dorë të atyre që bëjnë sikur i qajnë hallin. Dhe që të jenë në dorë të tij, duhet të vijnë çdo natë poshtë penxheres. Dhe nuk është e largët dita që do t’ua heqë vështrimin dhe bekimin për të shkuar qytet më qytet duke i qarë hallin atij majë penxheres, pa ardhur kurrë poshtë penxheres. 

Ndryshe nga ata, Berisha nuk e do bashkimin e opozitës për të mundur Edi Ramën, por për mos u dukur vetëm. Që të mos duket vetëm, i duhen poshtë penxheres, jo duke i marrë atij pushtetin duke lavdëruar shfaqjen e tij majë penxheres. 

Ndaj është mirë që ata që nuk shfaqen poshtë penxheres, t'ia kursejnë lëvdatat për shfaqjen majë penxheres. Se përveçse i duket sikur tallen me një plak të mbyllur brenda, i duket sikur po i futen në pronën e vet në parti, përmes penxheres së tij.

10 Komente

  1. G
    Gjyste Man Hajdarmatja

    Kur u bë pederasti femër Gazmenda Bardhoshe dhe pederasti tjetër katolik Gjeka i Markajve, të tallin bythën me LEXHENDËN BERISHË, më mirë ta hajë dreqi këtë punë, më mirë të digjen në flakët e ferrit, se sa të mbërrijë, kjo ditë e mallkuar në derë të PD-së dhe Sali Berishës.

    1. D
      Drejtësia e re

      Ca do bëjë Saliu 80 vjeçar mor aman ky është teatër i kukullave të politikës shqiptare asgjë më shumë

      1. b
        bimi

        hahahahahahha o Mero je i papam! paragrafi i fundit perle!

        1. D
          Doktorr haleja

          Jam Sali Berisha unë!!! Ose jeto si i lirë nëse ke bole nëse je ai që mburreshe ose vra veten. Se në halenë e shtëpisë si peng i Edvin Ramës që i lutesh për të të dhënë leje të dalësh nga shtëpia jote dhe si prostitutë e Janullës dhe Ferid Bejlerit, je vetëm buçorja më vrimqirë e këtij kombi

          1. S
            Shpend

            Gazmendi me priftin Gjekmarkaj , jane shume te lumtur qe doktori ligjeron nga ballkoni i katit te tete dhe nuk e kane ne krye te tufes . Me keq i vjen Flamurit qe po e spostojne nga kryesimi i foltores dhe eshte i detyruar te shoqeroje Gazin lart e poshte neper qytete dhe i hduket njelloj sikur shoqeron Berishen . Ai e di se sa po vuan . Po ani , ai per shoqerues eshte dalluar gjithe jeten e tij .

            1. M
              Muli

              Gjeka është kokrra malokut, idiotit dhe servilit.

              1. L
                Liri Berisha në krahët e djallit

                Ditën që vdiq (gruaja e atij që kishte në dorë gjëra që vetëm Zoti i ka) Nexhmie Hoxha në pulari, me mend në kokë dhe dinjitet burrshtetasi, Liri Berisha preu biletën e Ferrit, nga vila e Lalëzit dhe pasuria marramendëse e dy shushunjat që polli dhe prehri i bajgës halabake që mbajti për burrë. Vetëm një copë muti dhe injorant shpellar si Sali kërma, nuk arriti t'a kuptonte. Amerikanët nuk mund të lejonin Enver Hoxhën ti shurronte në gojë edhe i vdekur.

                1. A
                  Alban Dukagjini

                  Mua me duket se ne, komentuesit nga te gjitha Trevat e shqipes si dhe nga Planeti yne, i ulim vlerat Editorlialit apo artikullit te gazetarve 1A - si ky i Mero Bazes, me komentet tona teper te thata dhe pa vlera. Megjithate jane mendimet e lexuesve... Artikull eshte shkruar bukur dhe kuptueshen. Mua me shqetesoi komenti i "Gjyste...Hajdar-matja...kush e ka me te madh nga Spitni i Lezhes". Si ka mundesi qe nje "Gjyste", qe nga emri eshte tipike KATOLIKE, por nga mbiemri eshte tipike MYSLIMANE ,te perpiqet te talle e perqeshi, ne komentin e saj, qenien Katolik te Zotit Gjekmarkaj???!!!???!!! Gjyste, me duket se jemi komshi, sepse nga fshati Tale jam, por mos u sill sikur je analfabetja e pare, e cerekshekullit te pare, te shekullit te XXI. Te lutem. Gjeja me e bukur, e shtrenjet, e pa konkurrueshme, e pa imponuar nga askush, e florinjet dhe e perjetshme qe kemi si shqiptar, eshte Paqa featre, urtesia dhe mirekuptimi nderfetar i realizuar nga vete populli shqipfoles ne shekuj. KUUURRE nga Partite Politike. Kjo eshte arsyeja e te gjitha arsyeve, qe Papa Modern "Francesku" viziten e pare jashte Vatikanit e beri ne Shqiperine Multifetare. Gjyste hajde nga bregdeti ne Tale se ndoshta kuptohemi me mire. Te luten leri kishat dhe Xhamiat ne vendet e tyre. Leri Gjekmarkajt me shoke ne fushatat e tyre politike dhe mos i perziej me Fene e shenjet. Faleminderi Gjyste. Te pres... Sa te te shohe, me beso une do te njoh se je ti... Te perqafoj nga larg... AD!

                  1. T
                    Tallava pd-erash

                    Tipiku i budallit që flet çfarë vjen për gojë dhe bën ç'i vjen për dorë. I parashikueshëm në budallëkun e vet dhe nga që i mungojnë bolet t'a zgjedhë vetë largimin megjithë pasojat që do t'i sjellë, do zvarritet dhe do përfundoj që ta përdhunojnë prostitutat që herë e shesin herë e blejnë. Po kërkon që me lëkurën e familjes së vet dhe me kufomën e tij, të bëj lexhenda njerëz që i ngjajnë në kulturë dhe paturpësi si Gjekmarkaj në të ardhmen, që mezi presin ti nxjerrin kufomën nga varri për t'ja shurruar, për t'ju shprehur amerikanëve servilizëm dhe për të markuar si qentë tokën e zanun me padron të ri

                    1. P
                      Pensionisti i Porcelanit

                      Nuk jane demokratet qe e duan kryekriminelin dhe kryehajdutin Sali Berisha aty majë penxheres, por eshte Edi Rama qe e do perbindeshin e Vicidolit te pellase si dordolec tragjik ne mes te Tiranes per te trembur votuesit socialiste, qe tashme jane te pakenaqur nga marrezite e tij.

                      Lini një Përgjigje