Përpjekjet për të justifikuar “Marrëveshjen” që shuajti revolucionin

28 Mars 2024, 19:49Editorial Mero Baze

Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet 2000, avokat Ngjela përdorte shprehjen: “I çoi një rosë Doktorit”, sa herë që shikonte përpjekjet e tyre për t’u bërë të pranueshëm tek Berisha. 

Mu kujtua sot kjo fjali e avokatit kur pashë konferencën e shtypit të Gazment Bardhit, që “denonconte” Olsi Ramën, që i rezultonte se kishte kaluar kufirin në të njëjtën ditë bashkë me një të dënuar për trafik droge, ndarazi, apo që një veturë që e kishte përdorur Olsi, e pat përdorur një herë tjetër dhe një nga të dënuarit.

Natyrisht që historia ka shpjegim, nëse nuk e nxjerr nga konteksti, por Gazment Bardhi nuk ka ndonjë dëshirë të sqarojë një histori që është hetuar dhe gjykuar, madje kur janë kryer dhe dënimet. 

Këtë histori i pari e ka “denoncuar” vet Berisha, dhe jo një here, por dhjetëra herë.

Është aq shumë e dëgjuar dhe e zbukuruar me detaje nga fantazia e Berishës, saqë drejtësia dhe publiku janë shumë familjare me të.

E reja në gjithë këtë histori, është se Gazment Bardhi është në një lloj krize me Rithemelimin përse bëri marrëveshje për dy komisione hetimore, njëri prej të cilëve është në gjykatë dhe është hetuar me detaje nga SPAKU, dhe tjetri është një çështje policore, që ka të bëjë me të dhënat e hetimit të sistemit TIMS.

Dhe gjithë puna është se si t’i mbushi mendjen Berishës se “marrëveshja” me Edi Ramën ja ka vlejtur, pasi i kemi kapur vëllain duke parë sistemin TIMS.

Pra siç pat thënë avokat Ngjela dikur, “ky po i çon një rosë Doktorit”, që t'ia bëjë të pranueshme idenë se marrëveshja me Ramën ja ka vlejtur qoftë dhe për të bërë publik këto të dhënat që i kishin pasur dhe që i kishin bërë publike, por tani i kanë nga TIMS.

A thua Rama, nëse do kishte probleme vërtetë, e kishte të pamundur ta refuzonte këtë kërkesë. Ja ka lejuar se janë thjesht përsëritje te denoncimeve te PD nga 2018, nga dosja e ish- prokurorit Hajdarmataj, që i ofroi PD-së dhe punën e përgjimeve në Dibër.

Shpresoj t'iu funksionojë dhe Doktori t'ia pranojë sakrificën që bëri partia e tij për të lënë në mes revolucionin, për të përsëritur nga goja e Gazit ato që kemi dëgjuar nga goja e tij. 

Por që të jetë brenda duhet të shkojë tek rrugica dhe t’i thotë aty poshtë penxheres këto. Aty dhe ja pranon. Kështu nga selia duke i zënë podiumin e tij, dhe duke përsëritur ato që ai ka thënë, kam frikë se nuk i bën punë “rosa që i ka çuar Doktorit”. 

13 Komente

  1. G
    Gazmenda Beskoq HAJDARMATA

    Si gjithmonë, “brumi i gatuar” nga PD e Sali Berishës, me BYTHËN e Gazmenda Bardhoshes, do të dalë një “TOP MUTI” që vjen erë pederastie.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gazmenta e kavajes

      Ka ardhur koha qe depuetit ti hiqet imunite i papergjegjshmeris se fjales dhe te denohet per shpifje per deklarimet e reme . Nuk mund te vazhdohet keshtu , jam deputet shpife nuk denohem.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Eshte vertete e padrejte qe, deputeti shpif,godet gardistet,djeg e pervelon, shan,ofendon,thot ç'i do qejfi dhe te mos denohet se ke ka imunitet deputetii,eshte gjeja me e pa derejte dhe qe nuk mund te pranohet nga asnje qe ka dy para mend ne koke.Te gjithe jemi te barabart para ligjit. Ne kete rast,drejtesia i ndan njerzit,ca te nenes,ca te njerkes.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xha Jahua

          Ore po keta te LGBD sikur jane te edukuar nuk dine te shpifin

          Përgjigjjuni
          1. m
            mos thoni se c'bej une, thoni si them une

            Me makine te perbashket me Habilajt ishte dhe Saje Qorri ne detyre si "Ministri me i suksesshem" i Rames. Me makine te perbashket me te denuar per trafik droge dhe vellackua Olsi i RAMES. Por keto jane thjeshte koicidenca qe vetem provojne se Rilindja packa se fle me Qen e zgjohet me pleshta, kurrsesi nuk eshte brenda aferave te DROGES (larg qofte) Duhet qe te dale me makine te perbashket me trafikant droge ndonje Gaz Bardh a Mul Noke qe pastaj te sokellije Mero e ceta mediatike pas tij se u gjet lidhja Droge-Politike...

            Përgjigjjuni
            1. T
              Thone se cfare je haaa

              Qenke idiot i lindur me beso eshte semundje qe dhe vete se besone. Nga menyra si komenton je katundar mesoje nje qytetar nje Tiranas ka nje rrethe shoqeror te zgjeruar me dike nje pershendetje me dike nje kafe me dike nje birre me dike nje biznes dhe ke kesh komunikim me dike qe ka nje trafik droge nuk di td thote qe je trafikant o palle katundi qe keni ngelur akoms komuniste ne ndergjegje keni nje kenaqesi te papare per te pergojuar njerzit legena .

              Përgjigjjuni
            2. a
              arsimtari

              haaa, te besoj se je Idiot i lindur qe dhe vete se besone, por shko e kurohu duke filluar me mesu ca te shkruash shqip me pare pastaj eja hiqu si qytetare.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Elira Karadaku

                Mbrëmë në disa ekrane televizive ata që deshën të relativizojnë akuzën ndaj Olsi Ramës përdorën taktikën e njohur tashmë: - Nuk është hera e parë që akuzohen familjarët e kryeministrave, thanë! Dhe reagimet nuk qenë ato që priteshin. Çfarë nuk u tha në reagime rreth kësaj? 1. Së pari se akuzat e kundërshtarëve të palëve janë krejt të ndryshme. Akuzat e pavërtetuara asnjëherë për Shkëlzen Berishën ishin se "Ai po ndikon në administratën publike me autoritetin e të atit për të përfituar favore". Akuzat për Olsi Ramën janë për bashkëpunimin me kriminelë dhe bandat e mafies. Janë dy gjëra shumë larg njëra-tjetrës. 2. Akuza ndaj Shkëlzenit ishte se shfrytëzonte autoritetin e babait, Berishës, për favore. Akuzat ndaj Olsit janë se prokuroria e mbron nga hetimi për shkak të ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të vëllait të tij kryeministër, Edi Rama. Sërishmi janë dy gjëra shumë larg njëra tjetrës. 3. Akuzat ndaj Shkëlzen Berishës kanë ndodhur para 15 vitesh dhe në 11 vjet në pushtet Edi Rama nuk mundi t'i provojë. Çka ka shumë gjasa që ato akuza të jenë orkestruar qëllimisht nga opozita e atëhershme, e cila shfrytëzoi dhe pagoi një mik të Berishës e familjes së tij për t'i thënë e përshkruar akuzat si të vërtteta. Akuzat për Olsi Ramën nuk janë për veset e Olsit, por për faktin se ai ka marrë në mbrojtje kapot e bandave kriminale e mafioze, me fakte, me dokumente, me prova. Për këto e shumë arsye tjera, mos lejoni relativizimin e krimeve që bën sot qeveria e rilindjes dhe familja e kryeministrit! Përpiquni që avokatët e Edit e Olsit t'i bukosni e të mos kalojnë me sofizmat e tyre!

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mira

                  Nëse suksesi i studentëve të juridikut të Universitetit të Prishtinës do të ishte sukses i studentëve të një universiteti në Shqipëri, kryeministri ynë do kishte mbledh gjithë trupin diplomatik e do të derdhte shampanjën në bulevard, për të treguar se ky sukses nuk ishte i studentëve, por i "udhëheqësit të madh e vizionar të Shqipërisë".

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Prishtina

                    Kosova nuk ndalet! Nuk ndalet në poltikat e integrimit! Sidomos në NATO e KiE! Nuk ndalet në ushtrimin e sovranitetit të plotë në të gjithë territorin e saj! Nuk ndalet në konkurset ndërkombëtare të studentëve! Studentët e Prishtinës zunë vendin e tretë në jurisprudencë në konkurimin e 400 universiteteve më të mira në botë. Kosova nuk ndalet në ushtrimin e demokracisë! Kosova nuk ndalet në përfaqësimin e saj në muzikë! Ajo nuk ndalet në sukseset e saj në sport, sidomos në xhuda dhe futboll! Kosova nuk ndalet së qeni më e mira në Europë në përgatitjen profesionale të ushtrisë dhe policisë! Nuk ndalet në luftën kundër korrupsionit! Kosova ka vendosur të jetë modeli i lirisë, demokracisë dhe qeverisjes në rajon! Ajo nuk ndalet! Nuk e ndal sot as Serbia, as Rusia! Nuk e ndalin as veglat serbo-ruse në Kosovë e në Shqipëri! Kosova nuk ndalet, sepse është patriote! Patriote deri në vetmohim! Por nuk ndalet edhe se patriotizimi i Kosovës është njerëzor, pra human, logjik, racional! Përfundimisht Kosova nuk ndalet, sepse ajo ka shpirt! Asaj nuk i vdes kurrë shpirti i lirisë dhe patriotizmit. Ndërsa kombet që humbasin shpirtin, humbasin edhe shpresën. E kur humbet shpirtin e shpresën, atëherë shuhet edhe kombi! Duhet që ta ndalim Shqipërinë drejt kësaj rrokopuje të pashmangshme.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      RETROSPEKTIVE

                      Laborator droge ka patur Escobar ne Kolumbi e ne Edi Rama ne Europe. E ky Laborator droge ne Xibrrake eshte ngritur e ka funksionuar jashte vemendjes se ketij Pushteti qe di gjithcka fale sistemit te Patronazhimit mbarekombetar?? Se behet sikur harrohet fakti se per ate Laborator ishin gjermanet qe sinjalizuan se te ishte per kete Pushtet aty do ishte akoma ne valen e punes (me a pa Olsin e Rames brenda, kjo pak rendesi ka)

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sekretari I II-të i KQ Tualet Palla

                        Ymer se ti I di më mirë nga të gjithë këto punë. Mirë McConigal që hante fiqtë jeshile mbrapa kurrizit të Edvinit ( që ja marsh të keqen dhe martë nga ditët e komentueses Elira Karadakut) po edhe Olsi hante luleshtrydhe fshehurazi tij ?!?!. Eshte e padrejtë kjo qe I behet lavdiplotit Edver. Vetem Zaho spaska ngrene gje akoma. Ymer partia do qe te shkruash nje artikull investigativ, nga ato te tuat, plot " fakte" qe ta nxjerresh Olsin gollomesh "te paster" . Urgjent se ty te beson edhe Lad Kosta, Neri dhe Minxhozi.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vega

                          Keto qe lexoj ne komente jane nje cmenduri antishqiptare dhe injorante

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje