Kauza reale e opozitës është “përfillja” e Berishës 

27 Mars 2024, 19:57Editorial Mero Baze

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte sot në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa i përket angazhimeve në raport me Bashkimin Europian.

Takoi dhe përfaqësues të opozitës. Enkelejd Alibeajn nga Partia Demokratike dhe Gazment Bardhin nga Rithemelimi.

Vlerësimet e saj nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me vlerësimet e opozitës, megjithatë opozita ngjan më shumë e kënaqur që ka takuar një prej tyre, se sa që nuk mbështet kauzat e deklaruara të tyre.

Kauzat kryesore të opozitës aktualisht janë çështja Beleri, të cilin e quajnë arrestim politik, çështjen Berisha, që e quajnë po arrestim politik, dhe kontrollin e SPAK nga Edi Rama.

Në të tria çështjet pati përgjigje të qarta.

Sa i përket çështjes Beleiri, ajo e dha përgjigjen përmes përgjigjes që i ktheu Greqisë, duke e quajtur qendrimin e saj të tmerrshëm dhe të padrejtë.

Sa i përket akuzave se SPAK ka dënuar Berishën politikisht, apo që Edi Rama kontrollon SPAK, ajo e dha përgjigjen duke mbështetur fort SPAK, në gjithë punën e vet dhe duke e quajtur punën e tij një nga argumentet pse Shqipëria po avancon drejt Bashkimit Europian.

Tani opozita duhet të zgjedhë çfarë ka më të rëndësishme në luftën e saj, të përfillet nga Perëndimi, apo të mbrojë kauzat e saj.

E gjithë kauza opozitare është ngritur mbi fabulën që drejtësia e re kontrollohet nga Edi Rama dhe se arrestimet e Berishës dhe Belerit janë politike, ndërsa ato në krahun qeveritar i dikton Rama.

Bashkimi Europian që monitoron Shqipërinë, ka vlerësim tërësisht të kundërt me këtë dhe e thotë publikisht.

Në kushte normale, Berisha do ta kishte bërë copë këtë reporteren e BE, që guxon të lavdërojë atë që e ka mbyllur brenda dhe e ka lënë të dalë çdo natë majë penxheres.

Por me sa duket fakti që ajo i ka përfillur dhe ka takuar Gazment Bardhin, duket se e ka kompleksuar dhe ja ka mbyllur gojën.

Dhe ky nuk është rasti i parë.

Edi Ramën e shpalli armik të përbetuar dhe betohej se do ta rrëzonte me revolucion dhe vetëm se ai e përfilli, duke ulur Gazment Bardhin në tryezë, ky e pranoi dhe bëri marrëveshje me të.

Pra e shuan revolucionin me një pikë ujë.

Tani dhe Perëndimin që e ka armikun e jetës së tij, pasi po e varros me turp si hajdut dhe “non grata”, po e toleron vetëm se raportuesja dha shenja “përfillje” ndaj Gazment Bardhit.

Pra mënyra se si po reagon Berisha, tregon se kauzat e opozitës nuk janë ato që thotë opozita, por është thjesht përfillja e Berishës. 

Mjafton të krijosh idenë se atë po e përfill dhe ai i harron të gjitha. 

Kjo është kriza reale e tij, e cila e nxjerr çdo natë majë penxheres dhe e bën të urrejë gjithë boten. 

Prandaj këta të Rithemelimit, duhet të llogarisin se sa herë të bëhen gati për beteja,  armiku mund t’ju çarmatosë duke “përfillur” Berishën.

12 Komente

  1. V
    Vuk Vuksanaj

    Kumanirat e udbes te infiltruar ne uck nuk kan mujt vet ato vrasje e gjederre mi bo. Por kan pas shume zagar mas veti e ata dihet cfare uniforme kan pas. Mos prek uck- -thojshin athere kurse tash n Hage pi pshurrin syt bre grat jav qifsha....e kur e pastroi Natoja- Kosovometohin e hashimut hashimutoviqit dolen dolen azganat me pushke ne dore tu plaqkit popullin e rraskapitun e masakrum nga shkau. Te gjitha ndihmat e perendimit ""mos prek uck" i pervetsun niher per veti. Ju futen njerzve familjar neper shpi tu jau grabit qikat e reja (lexo sabit geci,lushtaku,)...fillun trimat e malit tu grabit shpi e banesa e fabrika ..fillun tu mbledh haraq...fillun vetvrasjet e vrasjet per qellime te ulta...filloj hajnia kurvnia e rrospillaku ne kater ane...fillun trimat tu i vra deshmitart. Njonin e kan ndjek deri ne Duisburg edhe e kan detyru me var vehten...filloj shkollimi i analfabetve deri ne doktorarurat ma te nalta (limaj,kamishi )...lajmrona prap nese me kujtohet edhe diqka more uckurca qenefa...kumutanta analfabete.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salarioti

      Po per pervjetorin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO do thuash gje apo jo o Mero vdiqe rehat, koken poshte e bythen lart.

      Përgjigjjuni
      1. V
        VINI GISHTIN KOKES

        Vetem nje injorant , analfabet e gomar i nje shkallte pa shoq mund te flase me logjiken e komentuesit Vuk Vuksanaj ! Fatkeqesi e madhe qe kombi shqiptar ka mes vedi ekzemplare unike parahistorike ! Me kete nivel kulture e qyteterimi si te Vuksanit , eshte marrezi e vertete te pretendosh per tu bere antar i BE - se !

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shkembi

        Me ket kauz qe kane zgjedhur, rrezikojne te shpallen nga nderkmbetaret si organzin terrorist e te shkojne ne te semave bashke me vampirin e Vicidolit.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berrtet Sala nga penxhere wc

          - Haaaa Berrisha sovranist kandidone nje antishqiptar ne katundin Himare . - Berrisha komunist e ktheu xhaketen per 24 ore nga komunist i PPSH ne komunist te PD - Berrisha patriot martohet me nje Serbe . - Me gjeni nje raste ne bote ku nje ish drejtues shteti berrtet si gomar nga penxhere katit 8.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli

            Mjere Shqiperia dhe mediat shqiptare qe merren prej kohesh me mbeturina e fosile.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vuksan Leka

              OPOZITA KOQEVARE PDK LDK AAK OSHT KOK E KEMB NE SHERBIM TE SERBORUSIS FASHISTE PERMES PS DHE EDVIN SHKJAUT SHQIPFOLES…!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dardan

                O pseudonimi "Vuksan Leka" merri ilacet cdo darke e cdo mengjes, pastaj ulu e shkruaj komente, se keshtu po cudit te madhe e te vogel.

                Përgjigjjuni
              2. P
                Patrioti cam i M...Bazes

                Mjere ti o Mero ziu, te shkoi jeta poshte dritares Saliut! Gjysma e pare duke e hyjnizuar e gjysma e dyte duke e mallkuar...

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bastardi i Perjetshem

                  Mos shpenzoni energjine mendore me nje serbofil dhe grekofil te ndyre: ARMIK i Urryer Atdheut Tone te Shtrenjte. Kane filluar t'ju urrejne edhe femijet tuaj sepse vazhdoni ti shkoni mbrapa ketij Psikopati.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Abdul Dibra

                    Berisha eshte nje i semure mendor,midis te tjerash ka manine e madheshtise.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tao lali q.va grua

                      Q.va mariglen qato q.va grua arbi mazniku mafia tao balla lali eri pederasta 97a q.va sali berishen 97

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje