Gjin Gjoni i ka bërë një shërbim të mirë Shqipërisë. Falë profilit të tij dhe historive konkrete të gjyqeve të tij, ai ishte një nga gjyqtarët simbol, që mobilizoi Perëndimin të mbështeste Reformën në Drejtësi në Shqipëri.
Emrin e tij e shqiptonin “Xhin Xhoni”, në takime zyrtare që nga Sekretari i Shtetit në SHBA, deri tek Kancelaria Merkel, dhe ishte ilustrim i faktit se Perëndimi nuk mund të investonte më në Shqipëri, nëse nuk kishte siguri për investimet e huaja, përballë një drejtësie të korruptuar.
Dhe këtu shfaqej sërish rasti i një investitori gjerman në Rinas, që kishte humbur 1 milion dollarë nga një gjyq i trukuar, përballë familjes së “Xhin Xhonit”.
Historia e tij e mëparshme ishte një histori tipike gjyqtari, që bënte shërbime politike dhe pastaj kishte leje të bënte miliona, duke lëshuar trafikantë droge në kërkim ndërkombëtar, apo duke ndëshkuar kundërshtarë të Berishës në media apo politikë.
Me pak fjalë, Gjin Gjoni i bëri një nder Shqipërisë, duke i detyruar gjithë palët të viheshin në rresht nga SHBA dhe BE dhe të miratonin me 140 vota një Reformë në Drejtësi, e cila tani që ka produktet e veta natyrisht shfaq dhe problemet e veta, por kurrë më të mëdha se problematika që ka pasur drejtësia e vjetër.
Pas kësaj Gjin Gjoni u shfaq i padëshiruar nga ambasada e SHBA në Tiranë, duke i anuluar vizën amerikane, ndërsa në takime private informale diplomatët e huaja ilustronin bisedat me gazetarë me shpenzimet marramendëse të tij në weekend-e nëpër Evropë dhe blerje deri kostume Louis Vuitton për qenin e tij.
Kur Reforma në Drejtësi filloi të funksiojë, kur vettingu filloi të skualfikojë gjyqtarë dhe prokurorë, Gjoni u tërhoq nga drejtësia, mori për dy vite leje lindje për fëmijën dhe kështu i shpëtoi përballjes me vetingun dhe pasojave penale që mund të kishte.
Më pas aktorët politikë që votuan Reformën në Drejtësi, u përballën vetë me pasojat e saj.
Qeverisë i ranë dhjetëra “dëshmorë’ në fushën e betejës, ndërsa Sali Berisha dhe opozita po përballen me një proces hetimi që i ka kthyer në armiq të tërbuar të saj.
Dhe kjo fazë e Reformës në Drejtësi dhe veprimit të saj, ka nxjerrë në pah sfidat e reja të politikës me drejtësinë. Ka nxjerrë në pah, kush e ka votuar i bindur që duhet dhe kush e ka votuar me shpresë se mund ta kalonin pa lagur.
Edi Rama po qëndron në anën e Reformës edhe pse është më i dëmtuari prej saj. Ana pozitive e kësaj sfide, është se ai po krijon një kulturë politike të përgjegjësisë personale para drejtësisë, dhe heqjen e mbështetjes politike për këdo që përballet me të.
Dhe kjo është në thelb diferenca mes kulturës perëndimore dhe asaj lindore me drejtësinë.
Sali Berisha dhe Ilir Meta, jo vetëm që kanë tërhequr mbështetjen për drejtësinë e re, por kanë nisur betejën e tyre dhëmb për dhemb kundër saj. Dhe një nga pikat e kësaj beteje është aleanca me viktimat e Reformës në Drejtësi.
Këtu Gjon Gjoni po na bën shërbimin e dytë, tanimë për të ilustruar objektivin politik të frontit kundër drejtësisë në Shqipëri. Ai ka lënë vilën 2 milion dollarë në Rolling Hills në Tiranë dhe bizneset e tij, dhe është nisur drejt Lezhës të drejtojë degën lokale të Partisë së Berishës dhe për tu kthyer në një luftëtar simbol i objektivit politik opozitar, që është zhbërja e drejtësisë së re dhe shpëtimi i Sali Berishës dhe fëmijëve të tij.
Gjin Gjoni nuk i duhet partisë së Berishës për të mbledhur vota në Lezhë, se nuk është se është njeri popullor atje. Nuk i duhet as për kapacitet intelektual, se është një gjyqtar gjashtëmujorësh. I duhet simbolikisht për tu treguar të gjithëve, se cili është objektivi i tij. I duhet një “viktimë” simbol e Reformes në drejtësi, kundër saj.
I duhet si një i zgjedhur i pasur si gjyqtar që mund të inkurajojë banditë apo trafikantë, duke ju premtuar se drejtësia do bëhet prapë siç ishte kur të fitojë partia e tij. I duhet gjyqtari i partisë.
Dhe ky është një shërbim i dytë pozitiv që po i bën Shqipërisë.
Ai e ka bërë më të thjeshtë për tu kuptuar se çfarë përfaqëson partia e Sali Berishës dhe ata që i bashkohen atij, qoftë si luftëtarë kundër drejtësisë, qoftë dhe si mbështetës të drejtësisë por që “bashkohen me Gjin Gjonin në diversitet”.
Sali Berisha nuk ka gjetur kryetar për një degë partie, por ka gjetur një degë partie, për t'ia dhënë një gjyqtari simbol, për tu thënë të gjithëve se përse duhet të luftojnë.
Jo për të përmbysur qeverinë, por drejtësinë.
Gjin Gjoni, ka për grua, mbesën e Ismail Çaushit, dhe si i tillë, i ha sëpata në dy krahët, edhe nga Plepi, edhe nga Ahu…. Të shohim si do të rokonisen punët, por një gjë është e sigurt, që Gjin Gjonit, ja ka “shtrenguar koqet në bigë”, Sali Berisha për të kandiduar në Lezhë, se vetë ky (Gjini) nuk e bënte mbasi do të fillojnë edhe njëherë nga e para, të merren me të, si vodhi, si grabiti, si ja futi qeverisë me Duti Fritë, kë nxorri nga burgu, sa morri për korrupsion, etj, etj, etj, bile do ti numërojnë edhe që vjehrra e tijë, është vajza biologjike e Haki Toskës…..
Shume sakte, ashtu si Mero ktheu Temen ne Zeri i Popullit!
Një shkrim shumë me vendë.. Por unë mendojë se edhe Rama, ështe futur në loje Kunder drejtesisë, bashkë me Metën dhe Berishën por Rama ka më frigë Amerikanët se drejtesinë të pakten deri më sot.
Vera, bere nje analize te mire, por ne fund i bere mu.tin me ate thashethemin qe vjehrra qenka vajza e Haki Toskes. Boll me keto perralla, se ...
Së pari,pohimi kryevepër që ke bërë është perlë për në"Portokalli" - Dhe kjo është në thelb diferenca mes kulturës perëndimore dhe asaj lindore me drejtësinë-! Hahahahaa! Së dyti gjyqtari quhet Zin Zoni!
Mero! Shume i sakte.
Z.Mero....je njohes ekselent i politikes aktuale ne Shqiperi.Kam mendimin se jeni konkret dhe realist i asaj qe nodh e qe kerkohet nga palet....Artikujt jane konçiz dhe realizojne me se miri objetivin ..,je i pa lodhur...faleminderit per perkushtimin te uroj vullnet te metejshme ne punen tande per te miren e kombit tone.....
Në skutat eerrëta të një shpelle lakuriqe do të gjesh. Zgalemi aty nuk shkon.
Bravo Mero Baze
Berisha kërkon që veprimet antireformë të duken të zakonshme, për të emëruar besnikët e rithemelimit, gjithmonë duke i konkretizuar me emërime në postet kyçe. Berisha mbetet antiamerikane dhe antireformë, i kanë prerë krahët por duhet t'i "presin" kokën!
Ç’qe kjo “therritje e Berishes në komisionin e SaliGridës” nga Gjylametja o Këndi ynë i madh ? Gjylametja sikur foli me Piçkë e jo me Gojë o vellajo. I duhet shkurtuar gjuha, mbasi i la dhënë kosto të rëndp PS-së kjo gjë. Sa për Gjin Gjonin, le të shikojë filmin “14 vjeç dhëndërr”, dhe të shikojmë “në se i punon kandari” për politikë, siç thotë Mitro Çela….
Me këtë që bëri Xhin Xhoni sikur e thërret vetë exhelin. Të jetë se nuk e ka dëgjuar ndonjëherë shprehjen popullore " Hajde moj bela` dhe krruam atje ku më ha"?
Drejtesise ti rruaj bishtin xhin xhoni dge karaxhici
Kta te Ali Ahmutovskit qe pas LUFTES ne Maqedoni nuk ARRITEN qe ta FESHIJNE TERMIN MALLQINSTVO ( PAKICE) per VETEn ne Kushtetuten e Maqedonis por kane DALE qe te i ZGJIDHIn Problemet BOterore ne DEM te vete Shqipetareve te Kosoves. Serbet e R. Srpska mund te i VRASESH por ata ne asnji RRETHAN nuk do te PAJTOHESHIN te PUNOJN kunder Shtetit te Serbis. Ky FARE PISHPIRIKU Osmanovski ka MUND te KONSULTOHET me Qeverin e Kosoves per keto 9 . pika e nese jane te DEMSHME per Kosoven e si po duket edhe shum te DEMSHME ateher bile te APSTENOJ gjat VOTIMIT meqe si duket aty nuk ka VETO.
Je jasht teme mik
Gjin gjoni asht nje bir kurve qe sta merr mendja as tu Mero,te del nga sera e te hy nga dritarja urte e bute te fut ujin nen shtrat
Jeni madh ky eshte Sali Gerdalla qe nuk ka dy pare tru ne kaptinen me 5 cepa
KEQ
Ka kapele republike si jamkar malltezi
Gruaja ime më la dhe unë isha i dëshpëruar dhe i dëshpëruar. Unë munda të lëvizja përmes internetit ku u shfaq një grua që ishte dëshmitare dhe DR Gideon e ndihmoi atë, kështu që ajo vendosi të më kontaktonte për ndihmë dhe ai më ndihmoi të rivendosja marrëdhënien time me burri dhe ai rivendosin gruan time vëlla gjithashtu, Ka qenë më mirë se sa mund ta imagjinoj ndonjëherë. Nëse keni kaluar një situatë të ngjashme edhe nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë. ose sëmundje të kuruar. Fito lotaria. Fito shtëpitë e gjykatës. Bëni një hakmarrje mos hezitoni, kontaktoni Dr Gideon nëse keni nevojë të dini nëse keni nevojë për ndihmë, kontaktoni DR GIDEON në Whatsapp: 2347042191323 Email: [email protected]
Martesa ime ishte pothuajse në pikën kryesore kur pashë një koment për një burrë të quajtur Dr GIDEON. martesa ime ka qenë e qëndrueshme, faleminderit për gjithçka që keni bërë për mua, mund t'ju siguroj që ta kontaktoni atë, ai është i aftë me magjitë e mëposhtme: * Unë e dua magjinë * magjitë e martesës * magjia e parave * magji fati * Magjitë e tërheqjes seksuale * Magjia e shërimit të SIDA-s *Shpella e kazinosë * Shpellat e mallkuara u hoqën * Mbrojtja drejtshkrimore * Magjia e Lotarisë * Magjitë me fat * Magjia e fertilitetit * Unaza e telekinezës Nëse jeni atje dhe keni nevojë për ndonjë lloj ndihme këtu është WhatsApp i tij: 2347042191323 Email: [email protected]