Përpjekja për të “zbërthyer” mesazhet e Veliajt 

6 Prill 2024, 19:40Editorial Mero Baze

Nuk prisja që opozita të futej në garë kush të zbërthente i pari mesazhet e Erion Veliajt lidhur me arrestimet e zyrtarëve të tij.

Berisha dha i pari direktivën që duhen trajtuar si mesazhe mafioze të koduara kundër Edi Ramës. 

Pastaj Gazment Bardhi si ilustrues shtoi një mesazh të koduar dhe për drejtësinë. Të tjerë që i mbajnë ison këtij konspiracioni absurd, shtojnë dhe mesazhe të koduara për të burgosurit e tij.

Në fakt mesazhe të “koduara” dërgojnë ata që janë të fuqishëm, të paprekshëm dhe që i ka frikë gjithë shoqëria.

Erion Veliaj sot nuk është as i fuqishëm, as i paprekshëm dhe mbi të gjithë, as i frikshëm. Ai është një udhëheqës politik që i kanë arrestuar së paku tre zyrtarë të rëndësishëm, që drejtësia e ka thirrur, e ka pyetur, e ka hetuar. Dhe është ende në një proces të gjatë hetimi gjithë puna e Bashkisë së tij.

Ai është sot njeriu më i sulmuar nga opozita, shtypi dhe shoqëria civile, dhe nuk ka asnjë tipar të ndonjë njeriu të paprekshëm. Është më shumë se i prekshëm.

Kështu që një njeri kaq i sulmuar, i prekshëm nga drejtësia, shtypi dhe politika, nuk ka as arsye dhe as mundësi të dërgojë mesazhe të koduara.  

E vetmja që mund të bëjë, është të flasë hapur dhe të bëjë betejë politike për dështimet dhe sukseset e tij. Dhe atë po e bën.

Por fakti që opozita po përpiqet ta trajtojë ende si njeri të fuqishëm, që operon me kode mafioze, nuk tregon se opozita ka një mbivlerësim për të, por tregon se kjo opozitë të pranon gjithçka, përveç faktit që ti nuk duhet të pranosh ndëshkueshmërinë.

Dhe mllefi ndaj Erion Veliajt nga opozitarët është mllef që ai u rreshtu në llogoren e atyre që pranon drejtësinë dhe ndëshkueshmërinë.

Pranimi i ndëshkueshmërisë dhe vendimeve të drejtësisë, është një hendek ndarës sot në politikën shqiptare, mes atyre që janë njësoj të prekur nga drejtësia. Dhe të prekur nga drejtësia sot janë kupola e Partisë Socialiste, me zëvëndeskryeministra, ministra, deputetë e zyrtarë të lartë, dhe ish- kupola e vjetër e pushtetit Berisha- Meta etj.

Në këtë beteje Berisha dhe Meta janë duke kërkuar aleanca për t’u bërë bashkë kundër drejtësisë së re.

Dhe tërbimi ndaj Veliajt pse pranoi ndëshkueshmërinë, ka të bëjë pikërisht me këtë.

Ata t’i falin të gjitha, përveç faktit që dikush t’i lërë të vetëm, pa aleanca politike para drejtësisë.

13 Komente

  1. A
    Altin

    Mero po qendrimi yt ndaj ceshtjes cili eshte? Se ca mendon per opoziten e dime. Shtypi i lire qe nuk mban dot nje qendrim ndaj Velaij

    Përgjigjjuni
    1. s
      shtjefen palushi

      ke harru me shkruajt o Mero. Shrim me te ceket ste kam lexuar kurre me pare.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shelegure

        Jam banor i Saukut ne kohen kur ish D. Molla u be nje kanal per ujra te zeza 160 m u vendos tub plastik nuk u be asnje puset ,ajo pune nuk i kalon me shum se 5 melon te vjetra tondi ishte 33 meleon.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fisxo

          Mero Respekte pér Juve Personalisht , por pêr PIDH MOTRAT e PS , PD , LSI , NUK ma ndjen fare fare fare , sepse janê HAJDUTË , GRABITQARË, KRIMINELË dhe PIDH MOTRA , që VJEDHIN dhe PLAÇKISIN SHQIPTARÊT , PA MËSHIRË dhe PA LIMIT !!! KAM qenë VOTUES i rregullt i kètyre FUNDËRRINAVE të PS Mero VËLLAI , por që këtej e tutje ASNJË nga PARTITË e VJETRA KRIMJNALE , NUK e merr VOTËN time dhe 4 VOTA të tjera të Familjes time !!! Jam midis Arlind Qorit , dhe Nismës Thurje , por anojmë më shumē nga ARLINDI , sepse ARLIND QORI është shumë i thjeshtë , dhe duket NJERI me zemër të madhe .

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kunadhja

            Jam me ty per Arlind Qirrin.

            Përgjigjjuni
          2. B
            Beni

            Me kete shkrim qe ke bere e meriton emrin Mjero.Me mire mos shkruaj fare se te katandisesh keshtu.Po duket se ske çben,te detyrojne.

            Përgjigjjuni
            1. K
              KCK Live ne Surrel

              Asgje per tu "zberthyer" nga i zberthyeri Lali Fiku. Ai e ndjen rrezikun qe i vjen ne mollaqet nga burgosja e atyre zarbo-Drejtoreve te tij sa Hajdute aq Halldupe. Dhe solidarizohet me ta, por duke marre paraprakisht edhe premtimin e Rames per nje mesazh solidariteti...por ama Rama e mba Velon e vocerr jo nga shpatullat, por lehte nga supet e mund ta leshoje lehtesisht kur t'ja lype interesi mollaqeve te veta...

              Përgjigjjuni
              1. N
                Ne emr te ligjit

                Nuk duhet marre me zberthime mesazhesh se ata jane kalamnalleqe qe nuk i ha askush. Rama thote une nuk mbaj pergjegjesi per hajdutet me te cilet punoj, Veliaj perserit te njejten gje,kush ka vjedhur te perballet me ligjin. Pyesim perse duhet dhe cfare pune tjeter ben Kryeministri, Kryetari i Bashkise, pervecse pewrzgjedhjes se atyre qe ka ne nomeklature dhe kontrollit t errepte ndaj tyre qe te mos vjedhin e abuzojne me leket e popullit. Nese gjithkush vartes e ka pergjegjesine personale, atehere perse duhet Kryeministri, Kryetari i Bashkise , le te Kemi vetem SPAKU-n dhe te mos paguajme abuzues kot.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Prec Ulaj

                  Te na rruac bythen o Mero.

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jo cdo gje qe shkelqen eshte AR!

                    Mero u DHJEVE edhe ti! Nuk je trembur as nga Berisha,por nga Rama dhe lali Eri u DHJEVE! Cfare pranoi Veliaj,kur drejtoret e tij nuk i kapi Veliaj,por SPAK-u! E cfare duhet te bente me teper bVeliaj vecse te dorezohej?

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bozhigradi

                      Shqiperia eshte shume e vogel o Mero. Te gjithe e dine cfare ben njeri, me se merret tjetri. Te gjithe i dine edhe aferat dhe sa eshte vlera e cdo afere. Te gjithe e dine sa ka paguar njeri per kete apo ate afere dhe kujt ja ka paguar. Te gjirhe flasin me njeri-tjetrin ne nje menyre apo ne nje tjeter per aferat. Shko dhe pyet mesueset dhe shoket e femijeve te drejtoreve dhe shtetareve te tjere, per shembull, dhe ke per t'u habitur me informacionet. Tani ti mundohesh te besh avokatin. Nje pyetje: a nuk jane te gjitha arestimet e bera nga SPAK si rezultat i denoncimit te Berishes dhe opozites? Perse atehere mundohesh ta gjesh fajtorin tek opozita? Te denoncuarit nga opozita jane ne burg, fajin perseri e paska opzita?!

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Socialist

                        Lëre erjonin në hallin që e ka zënë o mero!. Nuk ke ça ta ndimosh e ku ta kapësh! "Gjarpëri që e zuri" thoshin pleqtë andej nga anët tona!. Është i mbaruar!. Po munde ndihmo atë "të gjatin" se po na e marrin me vete këta të mbyturit dhe po na mbysin edhe udhëheqsin, ideatorin largpamës,truri dhe mendja e çdo skandali korruptivë të dekadës!.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Demokrati idealist

                          Përse mundohesh ta gjesh fajtorin tek opozita thotë Bozhigradi i qepëve. Ta them unë.Që janë hajdutër të dy palët kjo dihet,por edhe midis hajdutëve ka një ndryshim.sali muti me gjithë larot e tij,përveçëse kusar janë edhe gjakësor e kriminel vrasës të shqiptarëve.Ndërsa pala socialiste janë vjedhës por jo vrasës të popullit.Prandaj ti duhet të bësh ndryshimin o qeprritës.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje