Po të mos ishim futur në NATO, Berisha nuk do dënohej kurrë 

1 Prill 2024, 19:38Editorial Mero Baze

Ambasada e SHBA në Tiranë publikoi sot një video mesazh me rastin e 15 vjetorit të pranimit të Shqipërisë në NATO, duke e ndarë Shqipërinë në dy epoka, në para NATO-s, dhe pas NATO-s.

Tri imazhet domethënëse të Shqipërisë para NATO-s ishin rrëzimi i diktaturës në vitin 1991, pamja e bunkerëve të shkatërruar të Shqipërisë më 1996, dhe pamjet nga operacioni i NATO-s në ndihmë të refugjatëve nga Kosova më 1999. 

Pas hyrjes në NATO, imazhet tregojnë një Shqipëri tjetër, të ndryshuar.

I tërbuar nga video, ku imazhi i tij nuk shfaqej askund, Sali Berisha publikoi një video duke shtrënguar duart dhjetë herë me presidentin Bush gjatë vizitës së tij në Tiranë më 2007, kur premtoi anëtarësimin në NATO, në kohën që Berisha ishte kryeministër.

Tërbimi i Berishës nuk ka të bëjë vetëm me zhdukjen e imazhit të tij, por dhe me evidentimin e shpërdorimit të pushtetit prej tij në mandatin e parë qeverisës, i cili përfundoi me revolta civile dhe dhunë pas përmbysjes së skemave piramidale.

Por rëndësia e pranimit në NATO për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kroacinë më parë, nuk ishte vetëm siguria kombëtare, por dhe rivendosja e shtetit ligjor dhe demokracisë.

Në atë vizitë në Tiranë, presidenti Bush ka pasur një foto që është historike. Është ai duke kryqëzuar duart me Sali Berishën, kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevskin dhe kryeministrin kroat, Ivo Sanader. 

Po të mos ishim futur në NATO, Berisha nuk do dënohej

Të tre tani janë të dënuar për korrupsion. 

Kjo nuk do të thotë se presidenti Bush është përgjegjës pse ka takuar tre hajdutë në Ballkan. 

Ata gjeti, ata takoi. 

Merita e tij është që i futi këto tre vende në NATO dhe pastaj standardet e NATO-s futën në burg këta hajdutë.

Nëse Shqipëria nuk do të ishte futur në NATO, Sali Berisha nuk do të ndëshkohej kurrë, pasi do ishte kryetar i një fisi, pa standarde, pa shtet ligjor dhe pa opinion publik. NATO u riktheu shqiptarëve perspektivën e një shteti perëndimor dhe i vuri udhëheqësit politikë të saj në peshoren e standardeve të Perëndimit.

Fotot e Berishës me presidentin Bush, tregojnë vetëm që ai ka qenë kryeministër i Shqipërisë dhe asgjë tjetër. Atë e dimë të gjithë, madje për atë shkak ai është sot “non grata”, pasi atë mandat nuk e ka përdorur për NATO, por për të pasuruar familjen e tij.

Madje vullneti i presidentit Bush që Shqipëria të futej në NATO ishte aq i madh, sa 15 ditë para se të merrnim ftesën për NATO, me 15 mars, djali i Sali Berishës hodhi në erë një fshat të tërë duke demontuar municionet, i përfshirë në korrupsion dhe kapje shteti, dhe në kushte normale, një vend kaq i pasigurtë nuk duhej futur në NATO. Por falë Bushit, as Shkëlzen Berisha nuk e ndali dot futjen e Shqipërisë në NATO.

15 vite më pas, Sali Berisha dhe Shkëlzen Beirsha janë “non grata” nga SHBA, por Shqipëria është në NATO, pasi ajo është e përhershme. Standardet e NATO nuk na ruajnë vetëm nga armiqtë e jashtëm, por dhe nga hajdutët e brendshëm.

Ndaj Sali Berisha bën mirë t’i fshijë ato foto, dhe të pushojë së ëndërruari se ka dy SHBA, njëra që është me atë në foto dhe një tjetër që e ka ndëshkuar dhe e ka lënë majë penxheres.

Ka një SHBA dhe një Shqipëri, dhe ato janë aleate me njëra- tjetrën. Të tjerët historia i peshon sa mirë dhe sa keq i kanë bërë vendit dhe i fshin nga historia duke i lënë ose në harresë, ose në majë të penxheres.

29 Komente

  1. I
    Indinjata

    Akoma me peralla z.Baze.Mos na hap barkun te pakten dhe sic eshte dhe nje shprehi e vjeten popullore "Mos e gervish m..... se bie ere''.Sali Berisha ishte poliagjent i krijuar nga zyrat e nendheshme pertej Atlantikut dhe i vetmi gabim qe beri ishte sepse pasu u fuqizua duke u bere dhe milioner fale mbeshtetjes se perandorise qe i kishte vene perpara ose para per shembjen e sistemit socialist te Shqiperise ose ti falte gjithe pasurine shqiptare ,ku te vetmen zgjuarsi qe ka treguar kjo makine e montuar kriminale zgjodhi te dyten ,deri pasi e vodhi,vrau dhe dogji shqiperine ,perandoria pasi e pa qe zemerata popullore po pembyste gjithcka,vendosi si ne 2011 kur edhe pse vrau popullin e vet e quajten burre shteti,gjoja ta denonte duke mbajtur premtimin e saj qe ai njeri kurr nuk do kete ndeshkim,duke e izoluar ne shtepine e tij (ku naten ai del e shetit i qete)per ta mbrojtur dhe jo per ta denuar,perse jo deri ne reabilitimin e tij!Ndaj mo na hap barkun me te tilla peralla,ose nese i beson vertet mos na i servire neve qe kemi sy e veshe.

    1. .
      ...

      Shumë e sakët Mero, islamikët dhe skllavo-komunistat e kanë shumë të veshtirë që të bëhën njerze . SPAK jemi me ju. Na ndimoni të shpetomë nga mentaliteti islamo-komunist hajdut do më thën nga Ed Ram Turk hajdut Erdogani, Sali Gerdeci dhe ilir spiun hajduti.

    2. E
      ENTSOE

      M a d h e s h t o r e!

      1. K
        Koli

        Po te mos e fuste BERISHA Shqiperine ne NATO -thuaj Mero. Se asokohe eksponentet e PS se thoshnin , aaaa kemi hyre ne NATE tani do lumturohen njerezit (ekonomikisht). Sa per denim te shofim se me çkemi pare , aha ….

        1. M
          Milo

          Futja porches o Kol maloku.Po mos donte amerika jo Sali kurvi por as perendia vete nuk kishte cfare te bente.Po kur je gjo e trashe nuk mund te shkosh aq thelle.

          1. A
            Arbeni

            Hahahahaha

        2. p
          populli

          Pse kur eshte denuar Berisha o Mero dhe ne nuk dime gje?Me thuaj sa vjet dhe me cfare akuze?

          1. A
            Arbeni

            Drejt asaj rruge është maloku i mutit.

          2. A
            Azio

            A ka me humor dhe ne te njejten kohe ironi me there per Sali kriminelin,qe Mero Baze I ben atij kelyshi serb? Bravo Mero. Pena juaj nuk gabon kuure. Vertete je nje gazetar I pa arritshem deri tani. Faleminderit

            1. N
              Nositi

              Bravo Mero nje shkrim shume I goditur

              1. L
                Ladi

                Si perhere i sakte si ore zviceriane, i mrehte si bicak anglo -amerikan, i mencur per shqiptaret me mend ne koke.

                1. U
                  UNE

                  Sa turp, akoma nje pjese e quan kryetar te opozites. O Zot, sa turp per shqiptaret.

                  1. S
                    SKAPI

                    Pse ky i varkes ne Drilon eshte ai qe futi Shqiperine ne Nato? Hapu dhe te futem! Apo mos eshte ky tjetri qe ha mut cdo mbremje maje penxherese? Hapu dhe te futet, te shpetojme nga nje hale.

                    1. k
                      kirurg

                      Je i madh! ????

                      1. N
                        N’a futën në NATO !

                        Mero , Ju e dini më mirë por në fakt , n’a futën në NATO , jo u futëm , e tha pak dhe Luli , se po t’ë ishte për ne në ato vite që permëndni , e kishim mëndjen nga “TRAKTATI I VARSHAVËS “. Harove firmën “SHQIPONJA” që furnizonte TANKET me naftë , për të punuar tokat në Kosovë ?!!!

                        1. g
                          gjeologu

                          Po te mos ishte Shqiperia ne NATO, nder te tjera do te ishte bere shkrumb e hi nga Sali Berisha, nuk do te kishte ma Shqiperi...

                          1. K
                            Koli

                            I madh si përherë Mero Baze!

                            1. B
                              Beni

                              Ky shkrim Mero eshte pordhe me rigon qe as Zaho se beson.Kur u denua Saliu dhe sa vjet se nuk e dime.Apo te del ne ender ish idhulli yt qe e beje Skenderbe ne çdo shrim dhe ja fut pordhes tani.Ke nevoje per pushime Mero po jo ne Tepelene.

                              1. T
                                Treni

                                U dënua Berisha demek? U bënë 3 muaj dhe prapë llomotit nga penxjerja ai. Kur ta dënojnë ndoshta. Për momentin është akoma i "pafajshëm."

                                1. Q
                                  Q.va oh maznik

                                  Ku eshte lali eri pse sdel ne tv ca ka ai???

                                  1. K
                                    Km

                                    Pse ,kur eshte denuar Sali Berisha? Pse,NATO do ta denohet Saliun apo drejtesia shqiptare. Te garantoj,Z.Mero,Sali Berisha nuk do te denohet kurre.Pse?Sepse Saliu dhe shoket e tij,qe kur u futen ne politike,ucfuten si agjente te zbulimeve te huaja,te CIA,UDB Asfalise,Frances IS,KGB etj.Saliu dhe Azemi as shurren nuk Benin pa' lejen e Raiersonit,shefit te CIA per Ballkanit,ambasador ne shqiperi.Kush e Rehabilitoi Saliun pas 1997,1998A nuk ishin ATA?Po' me Gerdecin a nuk Jane amerikane ATA qe Jane implikuar ,por emrin nuk iu del?E rastit eshte qe 21 janari ndodhi dhe ambasadori amerikan i thote "yll ne ngjitje" djalit shpirteror te Saliut,Lulush bilbilush Hollandezi? "Arest shtepie" dhe mendon se do te denohet?Dikur Zv presidenti i SHaBAnit,thoshte se "do te ekstradohet ne Amerike".Po' ,por si te gjithe ATA qe mbajne pergjegjesi per gerdec e 21 janar,strehim Juridik per tu marre ne mbrojtjen.

                                    1. M
                                      Mimi

                                      Jam shume kurioz te di per cfare arsye Mero u prish me Berishen dhe ju bashkua Rames!!! Atehere thonin se Berisha nuk i kenaqi ketij orekset e ndermjetesit te tenderave dhe e la me gisht ne goje dhe ky nga inati u be me Ramen! Po kshtu thonin atehere!!! Ata qe kane me shume informacion mund ta thone ketu nese eshte e vertete. Une per vete nuk e besoj dhe me duket e stisur duke marre parasysh kete gjeni te gazetarise shqiptare dhe embleme e rezistences ndaj korrupsionit!

                                      1. E
                                        Entela

                                        Qarte dhe sakte, si ngahere!

                                        1. U
                                          USA

                                          Bravo Mero Baze!

                                          1. N
                                            Nardi

                                            USA, jeni shume fshatare Tepelene ne Amerike?Dhe atje rrofte partia jeni apo jo,me grushtin lart.

                                            1. K
                                              Kaqaniku

                                              LDK-aka mbeshtetet ne njerezit e vdekur, sikur bektashianet ne shehat e dervishet e vdekur te tyre! Prej te vdekurit s‘ka me ndihme. Ai eshte i vdekur. Rugoven e kane felliqur edhe djemte e tij duke u marrur me veprimtari antikombtare, lere me anetaret e partise se tij, siq eshte klyshi i shkiieeve Isa Mustafoviçi, djali i tij Lumir Kamxhiku, bythagjiiu Lutfi Haziroviçi dhe te gjithe te tjeret me radhe. Ajo parti ka marrur fund pergjithemone. I kritikonit PDK-aken e AAK-aken e me ta e hanit muutin kudo dhe pergjitheçka dhe edhe tash jeni martuar me kurore me AAK-aken e me PDK-aken dhe jeni me te poshter se ata. Rrofte VV.

                                              1. D
                                                Drenica

                                                Shqypnin e ka qi greki. E ka qi italiani. Tash pe qin edhe serrbia dhe cernagorja. Jau qift Kosova nonen.

                                                1. p
                                                  ppa

                                                  Me analizat e tij M.Baze, ashtu si dhe ne kete rast, rrafshon te gjitha studion TV, qe derdellisin pothuaj cdo nate, me analiza te pa efektshme dhe te kota. Afron me analizat e tij vetem "Real Story" i S.Balles dhe "Dritare" e ndonje tjeter....

                                                  1. B
                                                    B

                                                    Opozite e mbaruar,perfaqesohet nga njerez te hurit dhe litarit si ky Gaz gay,u kthyen perseri te babalja. O te mbaruar,nuk vihet ne pushtet me cpifje po me vote, jeni ber jo vetem qesharak por dhe te urryer.

                                                    Lini një Përgjigje