Paradite SPAK, mbasdite SKAP 

4 Prill 2024, 15:30Editorial Mero Baze

 

Është një gjë ë e mirë që opozita ka vendosur të mbështesë aksionin e saj opozitar bazuar në rezultatet e SPAK. Nisja e hetimit për një sërë zyrtarësh të lartë në qeveri dhe bashki, i ka bërë ata entuziastë.

Problemi i vetëm që kanë është se shpresa dhe entuziasmi i tyre nuk vjen për shkak të punës së tyre, por për shkak të punës së SPAK.

Praktikisht opozitën e ka bërë të lumtur SPAK me arrestimet dhe goditjet që po i bën shumicës në pushtet.

Dhe ky është një lajm i mirë që opozita ka filluar ta pranojë zyrtarisht SPAK, si një institucion të drejtësisë së re.

Qeveria e ka pranuar këtë prej ditës së parë dhe thjesht menaxhon problemet që i hapen prej drejtësisë.

Kjo është faza e parë, kur zyrtarët e opozitës bëhen të lumtur prej SPAK. Që të fitojnë duhet dhe faza e dytë që populli të bëhet entuziast nga opozitarët. 

Por që të bëhet kjo, duhet të ruhet ky entuziasmi që vjen prej SPAK.

Problemin që ka kjo opozitë është se ka leje vetëm paradite të jetë me SPAK, kur diskutohet mbi arritjet e SPAK kundër qeverisë. Aty ata lejohet të shajnë Edi Ramën, Erion Veliajn, Belinda Ballukun dhe gjithë ata që janë nën hetim apo në ndjekje penale.

Mbasdite ndryshon situata. Njësoj si ata ushtarët që u mbaron liridalja, mbasdite ata duhet të shkojnë tek rrugica poshtë penxheres nga ku shfaqet ai burri plak duke mallkuar SPAK dhe drejtësinë e re, dhe ata duhet të duartrokasin përsëri.

Pra atë që bëjnë paradite, e zhbëjnë mbasdite. Mbasdite ata u provojnë shqiptarëve se dënimet e SPAK janë politike, se bëhen për hakmarrje dhe revansh, se Altin Dumani kontrollon gjykatat duke i trembur me përgjime, se ka vendosur terror mbi personat nën hetim etj.

Dhe mbi të gjitha, heroi i tyre, udhëheqësi i tyre dhe shpresa e tyre e vetme për të ardhur në pushtet, është Sali Berisha, njeriu që premtim kryesor ka zhbërjen e SPAK dhe drejtësisë së re.

Atëherë pyetja është përse gëzoheni paradite?

Që të vini në pushtet dhe të lironi dhe këta socialistët që janë arrestuar? Që të shpëtoni Sali Berishën dhe Ilir Metën nga burgu? Apo që të sillni prapë sistemin e mosndëshkimit?

Kjo ka rëndësi dhe për mënyrën se si edukojnë elektoratin e tyre dhe çfarë pritshmërish kanë ata. Nëse paradite gëzoheni për socialistët e arrestuar dhe mbasdite vajtoni për atë që pritet të arrestohet majë penxheres, jeni duke qarë dhe për ata socialistë që shani paradite. 

Nëse mbasdite shkoni poshtë penxheres dhe ai burri majë penxheres ju thotë: Të premte protestë para Bashkisë kundër Erion Veliaj, atëherë i keni dhënë shans Erion Veliajt të bëjë betejë politike me ju dhe të kurojë më shpejt se ju prisni plagët e marra nga imazhi i dy- tre drejtorëve të korruptuar.

Duhet ta ndani mendjen nëse jeni me drejtësinë e re, apo jo. 

Se kjo histori nuk mund të vazhdojë përjetësisht duke bërtitur në Parlament paradite “Poshtë penxherja, rroftë SPAK-u” dhe mbasdite “Poshtë SKAPI, rroftë penxherja”. 

 

22 Komente

  1. P
    PD Basha ? PD eshte Berrisha ?

    Jane si Bardh ( i a ) edhe burre edhe grua

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      E di ku eshte qesharakja e SPAK dhe rilindjes? Sali Berisha eshte ne burg familjarisht, sepse edi rama firmosi kthimin e prones ne truall ndertimi. Ndersa ketej nga rilindja kerkohet te arestohet ahmetaj qe nuk ka 1 firme te vetme te inceneratoret , dhe rama qe ka 20 firma brenda 1 dite jo. Arestohen gjithe drejtoret bandite te bashkise ,po jo erion fiku. Arestohet drejtori i rrugeve po jo ministrja . Po keta prokurore te rilindjes e shkruajne te zeze mbi te bardhe qe banditet e Xibrakes levizin me makinen me targ xxx ,po pronari i makines nuk identifikohet. Ne Shqiperi eshte bere muti mullar , qe nuk e mban dot as ti Mero as SPAK. Ju ka mare shalet.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Endri

        Me qesharake dhe me e dhimbshme eshte se i jepet liri fjale nje mashtruesi dhe deliranti si ty.Jo se po ta pjerdh kush se njerezit kane sy e veshe te shikojne dhe degjojne,jane vete deshmitare dhe nuk presin nga nje I semur mendor si ty,por e keqja eshte se ti ke nevoje per ndihme te shendetit mendor dhe ne nuk te ndihmojme dot se je anonim.

        Përgjigjjuni
    2. R
      Roçka pe korçe

      jo penxhere por tenxhereja e mbyllur ne hale

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skapisti

        Spo i rruhet me njeriut per tema leter bythe. E ke kuptuar dhe vet o i mbaruar. Lere spak dhe shko te skap o katunar kokcep

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flutura

          O Mero! Nuk ka mbetur budalla ne kete vend, qe nuk e di se te gjithe kryepolitikanet tane e kane shitur bashke kete vend...

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiperia Etnike

            Është e njëjta logjikë; PDnë nuk e shndërroi në gërmadhë Rama, por Sali Berisha, Lulzim Basha dhe berishistët. As SPAKun e votuar me 100% votave të parlamentit nën diktatin e shantazhit, me mbështetje absolute të shoqërisë shqiptare dhe komunitetit ndërkombëtar, nuk e çon dot për skrap një ngordhësirë si Sali Berisha që tani është edhe peng i abuzimit seksual dhe shfrytëzimit të prostitucionit nga Janullatosi, Asfalia dhe Ferid Shehu Bejleri. SPAKu rrezikun e të shkruarit për lesh e ka nga vetvetja. Pavarsisht propagandës histerike të suksesit imagjinar, ngelet një institucion anemik, mediokër, teatral, i mefshtë, i pamotivuar, burokrat dhe aspak në lartësinë e aspiratave, sifidave, investimeve dhe detyrës historike

            Përgjigjjuni
            1. L
              Ladi

              Nuk ju le as edhe nje cifel boje ketyre mjeraneve. Se me botoks, se me krem, apo boje antiruxhio te lyhen dhe mbulohen ata, ti perseri ja u heq me lehtesine me te madhe, duke i diskretituar lehtesisht, a thua se ata jene ne grupin e trete te kopeshtit te femijeve me dreke. Bjeru Mero, sepse akoma nuk kane zene mend.

              Përgjigjjuni
              1. E
                ENTSOE

                Jane sallate Greke!

                Përgjigjjuni
                1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                  SPAK është i vetmi institucion që Berisha nuk ka mundur t'a ndaj në dy pjesë PS PD,megjith sulmet e ndërhyrjet e vazhdueshme të tij. Çdo mendim i dalë nga deputetët e opozitës së pari duhet të dalë nga goja e tij ndryshe ai çfaqet në dritare dhe miraton tjetër alternativë. Kultura e kultit të individit në një parti të vetëshpallur demokratike është e papranueshme, është deformim i demokracisë për interesa familjare.

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    UNE

                    Bravo tema, gazeta me e lexuar ne bote. Je me fat se te vjen lajmi nga penxhereja!!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      SKAPI

                      Bo, bo sa turp me vjen kur e shikoj qe ben ham, ham maje penxherese. Me pak turp do kisha po ta shikoja te bridhte Tiranes pa breke, me bythen e fishkur jashte!

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        aSPAK personale

                        Nuk ka entuziazem ASPAK nga ajo puna e SPAK qe burgos drejtore Bashkie e nuk ka as guximin ti permende emer-mbiemer atij "Titullarit te Institucionit" e jo me ta therrase as formalisht te pakten ne dyert e tij. Protesta eshte pikerisht per arsye se SPAK po kerkon te kurseje Kokat e vjedhjes duke burgosur Bishtat e saj.

                        Përgjigjjuni
                        1. q
                          qyfyre rilindjote

                          Hane Dardha pas kurrizit te Rames, ata ministrat e Qeverise / Hane Molle pas kurrizit te Velise, edhe Drejtoret e Bashkise / Por ama perhere Rama

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Taulant

                            PD-ja eshte bere per skrap, per edhe metalurgjiku nuk e mer qe ta shkrije se mban ere te keqe dhe i demton cilesine e hekurit. hahahahahahahahahahahahahahahahaha

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rroni

                              Auuuu i kalli Albini edhe shkijet çetnik të Servisë edhe klyshët e tyre llaskuca në Kosovë e Shqipëri n'krye me t'birin Kristac serbit….. i kalli ja u qiu naniçkat, i ka bo për spital psikiatrik… Rrnoft Albin Heroi i gjallë i shqiptarëve . Jau qift Kina nonen patronazhistave ramutista.

                              Përgjigjjuni
                              1. .
                                .......

                                Te qifte Albin kurva fisin o koqevrar qe rri e rri e ha mutin e meros.

                                Përgjigjjuni
                              2. I
                                Investitor Strategjik i qeverise Rama

                                SPAK sekuestron pronen e dhene nga Rama ne Himare atij Investitorit Strategjik burrit te Xhackes...por nuk ka sekuestruar ende as Artan GaGacin "Investitorin", as Ramen qe ja ka dhene ate prone me VKM si me e pas prone te Kristaqit!

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vellezerit siameze

                                  Akoma se ke kuptuar ti Mero se te dy krahet jane bashke dhe kunder SPAK

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mos më Çensuroni

                                    Mediat pranë Sali Berishës, elozhe një farë Prof. Enver Bytyçi që ka bërë një status në Rrjete Siciale. Ky Prof. Enver Bytyçi është një Berishist ekstremist me familje e fis, që të gjithë në Kosovë dhe Diasporën kosovare në Europën Perëndimore dhe kryesisht në SHBA (në NYCity kryesisht) e dinë shumë-shumë mirë kush janë Bytyçët. Ky farë Profesori i Bytyçëve me këtë status në Rrjetet Sociale, tregon paturpësinë e deformimit të fakteve për pranimin e Shqipërisë në NATO në 5 Prill 2009, ku ishte lobimi me këmbëngulje të fortë i SHBA_ve në NATO, që të futej Shqipëria dhe Kroacia URGJENTISHT në NATO edhe pse shumica dërrmuese e kushteve për Shqipërinë nuk ishin plotësuar, ndërsa Kroacia ishte shumë më përpara në plotësimin e kushteve. Administrata Bush Jr. ju imponua anëtarëve të tjerë të NATO_s, që të mos lihej jashtë anëtarësimit brenda 2009 Shqipëria, sepse gjeopolitika e Aleancës duhet të kthjellohet dhe atdheu Mëmë e Shqiptarëve në Ballkan duhet anëtarësuar në NATO, pamvarsisht jo pak problemeve të Shqipërisë në disa drejtime. Profesor Bytyçi me qëllim nuk përmend faktin se dy ish-Kryeministrat e kohës janë në Burg e arrest shtëpie, ndërkohë që SHBA ka prej 3 vitesh të shpallur NON GRATA familjerisht Sali Berishën, për korrupsion madhor, pengim të drejtësisë dhe dhunim të Demokracisë. Me sa duket Prof. Enver Bytyçi ka ndonjë lidhje jo të vogël me Sali Berishën me kohën e ish-Jugosllavisë Titiste dhe sidomos të kohës së Millosheviçit, që për Sali Berishën dihet që është dhëndër serb, ku së shpejti hapen disa Dosje të deklasifikuara të ish-Jugosllavisë e do dali Doctori kardiolog Sali Berisha, agjent i UDB nga më aktivët para dhe pas 1990.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kari Veseloviq Broboniqi

                                      @Mos më Çensuroni me pare e preferoj Sheshelin e Serbise qe eshte armike i perbetum i Shqiptarve se sa shkjaun Edi Rama, nje shqip folse i perbetuar ANTI KOMBETAR .

                                      Përgjigjjuni
                                    2. D
                                      Dima.com

                                      Dikur thuhej se"...Si kur afrohen superfiqite,ashtu edhe kur grinden,jane popujt qe perjetojne pasojat."Partite" tona"dine te grinden dhe te bien ne ujdi kur ua do qejfi.Mjerė popull.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje