Të gjithë nën kontroll të Argitës, përfshi dhe avokatët  

12 Prill 2024, 18:44Editorial Mero Baze

Pati një detaj sot nga shfaqja publike e Argita Berishës, që bën qesharakë jo vetëm avokatët mbrojtës të Sali Berishës, por dhe gjithë aspirantët politik që pretendojnë të bëjnë karrierë në partinë e tij.

Detaji i parë ishte se ajo doli si shefe e avokatëve të babait dhe burrit të saj. D.m.th ajo fliste, ata dëgjonin dhe mbanin shënim. 

Tani nuk dua të diskutoj aftësitë e avokatëve të tyre, se vet i kanë zgjedhur, dhe pasi i zgjedh, lëri të paktën të të mbrojnë. 

Shfaqja e Argitës dhe fjalimi i saj në prani të dy avokatëve, i bënte ata të dukeshin si punonjës të zyrës së avokatisë së saj, nga ata që fotokopjojnë letra dhe i bëjnë gati dosjet shefes.

Dhe kjo është shumë interesante, pasi tregon se këta edhe avokatët i zgjedhin falsë, dhe duan të jenë vet avokatë.

Çdo politikan në botë kur ka punë me drejtësinë përpiqet të gjejë një avokat të zotin, t'ia besojë atij mbrojtjen. Sali Berisha, nga sëmundja që ka, që do të kontrollojë çdo gjë, dhe avokate reale paska vajzën, kurse avokatët e tij zyrtarë qenkan ndihmës të saj. 

Përndryshe nuk ka kuptim, që ajo të dalë të flasë e ata të mbajnë shënime mbi procesin gjyqësor ndaj tij dhe dhëndrit të tij.

Pra ky dhe mbrojtjen ja ka besuar vajzës. Por kur e paska kaq të zonjën vajzën, pse nuk e ka këshilluar si të mos vjedhë, por e ka lënë ta këshillojë si të mbrohet. Se 90 për qind të asaj dosje hajdutësh e ka bërë Argita. Dy burrat e tjerë, babai dhe burri i saj, thjeshtë kanë bërë çfarë u ka diktuar kjo.

Detaji i dytë ishte deklarata e saj se do hyjë në politikë zyrtarisht. Dhe kjo në fakt i ngjante detajit të parë.

Ashtu si ai merr avokatë fals për ta mbrojtur, por në fakt ka vajzën, ashtu dhe këta që i merr tek partia gjoja si figura që do konkurrojnë, i merr fals, se kryetare de facto pas tij është vajza.

Dhe sot ajo e bëri të qartë dhe këtë.

Pastaj ata që thonë që tek kjo parti do ketë garë, do ketë rregulla, do ketë karrierë, do ketë vlerësim kontributesh, e kanë të freskët shembullin. Gjin Gjoni nga gjyqtar i anatemuar për korrupsion dhe i damkosur nga çdo Ambasadë perëndimore në Tiranë, emërohet kryetar i degës së partisë në Lezhë, dhe nuk vihet fare në diskutim fitorja e thellë. Dhe ai vjen nga fronti i luftës kundër drejtësisë së re, ashtu si Argita.

Ndaj mirë është ta dini kë keni kryetare. Luftoni t’i hyni në zemër dhe asaj, jo vetëm Saliut.

17 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    ca te bej kriminel saliu me pare,te gjej avokat ne france,te gjej ne angli apo te meret me keta rrembythjet shqiptar si gjokuta nga kuci qe eshte bet si thes muti.Di gje njeri ca u be me ate gjyqin ne angli qe krimineli do e fitonte ne fillim te prillit.U shuan shpresat e gazkes per kryetari babit zenit

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Pune shpellaresh!

      Përgjigjjuni
      1. b
        biba

        ne burg kriminelin berisha nuk e futi spak, o idiote spak i tha me u paraqit nje here ne dy jave ne spak. ilir monika porosit genc gjokutajn qe ti beje gropen sali berishes duke e urdherusr te mos zbatoje ligjin per tu paraqitur nje here ne dy jave ne spak, po e porositi te shkele ligjin dhe gjokutaj i dinte pasoje, ecejaket e tij me canta me te mbedha se bythet e plakes vokshi bente shfaqje se do ta liroje. jo jo gjokutaj me porosi te ilir metes e rrasi ne burg sali berishen. sa te kete avokat gjokutajn e metes e burrin e albana vokshit ai vetem do recitoje nga dritarja. meta berishes ia rrasi, e ia rrasi mire. keshtu jane keto aleancat e bandave si te flamut nokes bardhit qe ka dore ne vrasjen e elbasanit me bandat sipas modelit te arkani ne kosove. berisha mbaju, ngjiti mire duart se mstanuk ta heq ate qe te ka rrase prapa , ruaje edhe argiten se edhe asja i pelqen sexi me nderrim paretneresh. te fala supermbeses e karmines. liria ka ne recipeta foton e ajli alushanit

        Përgjigjjuni
        1. A
          Andrea

          Projeket 3D, Propaganda 4D, Vjedhjet brutale 5D

          Përgjigjjuni
          1. E
            ENTSOE

            Te degjeneruar deri ne place, si ne mesjeten e Spanjes!!

            Përgjigjjuni
            1. U
              UNE

              Cfare gjeje e shemtuar: i takon hunda mjekren!

              Përgjigjjuni
              1. N
                Ne

                Aq gje e peshtire sa sikur te isha Adam dhe kjo e vetmja femer mbi dhe, nuk do ta pranoja per Eva.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjeli

                  Po erdhi e keqja hapi deren

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sllobodanka

                    Edhe ti qe hiqesh trim do te biesh ne gjunje perpara Argita Sali Vuk Berisha Maltezi; avionet po blihen, tankset jane porositr, ushtria po pergatitet te cliroje birin dhe dhenderrin e Serbise!

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lironi babin e Zenit

                      Lironi babin e Zenit haaaaaa perpara bashkise . Lavjersi Bardha cfare do beje tani qe non grata Argida mbese e Beogradi po mer drejtimin e firmes private foltore-nevojtore ? Po djali Sheges me burrin e 4 ne pseudonim Babale cfare do beje haaaaa shpejte te Basha te dashur lavjersa me falni te dashur lavire ...

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        HAJDUTI

                        Cohu o Enver hoxha merri dhe kto kufomat qe na ke lene ,boll me me ju dhe me gjembat qe lini nga pas, se fundja nga ferra qe ngrite o Enver gjemba do dalin...

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bureto

                          Argita është bankiere e "Familjes" si dikur Rotshildët dhe Rokfelerët Wall Street. Qysh nga 2005, nga kjo bankë kanë hyrë dhe kanë dalë gjithë paratë që financonin gjithë "pusht"-etin e Berishës dhe "Familjes" biologjike dhe politike të tij. Për ta ilustruar këtë, po tregoj një histori nga "grushti i shtetit" i 14 shtatorit 1998. Tani, s'po zgjatem se atë kohë e kemi përjetuar të gjithë. Tirana ishte në gjëndje kolapsi. Në zyrë kishte mbetur vetëm Rexhep Mejdani, presidenti, dhe i ndjeri ministër i brendshëm Perikli Teta. E gjithë qeveria ia kishte mbathur, deputetët kushedi ku ishin strukur, RTSh ishte marrë në dorë nga falangat e Sa-lehut nga ku u njoftua marrja e pushtetit prej tyre, dhe Selia e Kuvendit përballë kryeministrisë ishte plaçkitur. Në këtë situatë Mejdani thërriti në zyrë për konsultim, të ndjerin Petrit Kalakula, një nga drejtuesit e PD deri në vitin 1994, me reputacion, integritet dhe autoritet të lartë. Mejdani e pyeti: Ç'të bëjmë?! Përgjigjia e prerë e Kalakulës ishte: Arrestoni Saliun! Kë mo?!-reagoi i habitur Presidenti. Kë të arrestojmë, po ai ka parà sa ta blejë gjithë p. Mos harrojmë se deri atëhere burimi i tyre qenë kryesisht Shoqëria "Shqiponja", e kondrabanfës së naftës që i çohej Serbisë dhe Piramidat. Po mbas 2005-ës, kur me ndihmën e F.Nanos dhe I. Metës, "Familja" rierdhi në pushtet? Tashmë e përforcuar me Gitën, Zenin dhe shoqatën "Fëmijtë e Shqipërisë", që drejtohej nga Lili dhe financohej nga mafiozi Taçi; "Trusti i Lulelakrës" mori formë të plotë. Motoja 'pushtet-para-pushtet' ishte motori me të cilën funksiononte "Familja", deri sa kupa u mbush dhe në 19 maj 2021 ajo e gjitha u shpall "non -grata". Prej asaj dite fatlume historia tashmë dihet. "Familja" është në hall të nadh dhe është në gjithë të drejtën e saj të mbrohet dhe ta përdorë atë pasuri për financimin e shpenzimeve për metingjet e 'Rithemelimit', mediave (TV syri etj), fushatave elektorale, gjyqeve në Washington, Paris, Londër dhe padyshim në Tiranë. Në këtë kuadër patjetër edhe studiot avokative, 'barkderrat' dhe 'qafderrat' e tyre. Ndaj dhe Argita i ka të gjithë nën thundër, se të gjithë duan të hanë dhe që të hanë duhet të shërbejnë. Dhe populli i mençur ua ka mësuar kaq gjë, që "parà e bardhë për ditë të zezë duhet!". Dhe kur ajo ditë është, hëpërhë, më zi se sot?! Karma vepron!

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bureto

                            Cilido që do ketë durimin të lexojë komentin e 'bureto', së pari duke i kërkuar ndjesë, është i lutur që në dialogun Meidani-Kalakula, fjalia: "... po ai ka para sa të blejë p.." duhet lexuar: "ai ka para sa të blejë të gjithë Ballkanin". Flm!

                            Përgjigjjuni
                          2. S
                            Shqipëtari

                            O mero bajga: shkruaj dy rreshta për vjedhjet e çmëndura të Erjon velisë , se le nam në fushë të druve o mavri!. Tphu , edepsëz gazetar!.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Arbeni

                              Të dhjefsha sali MALOKUN dhe argita dhëmb kanxhën.Edhe ti je ushtar i krimineli dhe hajdutit sali vuk karaxhiçit.Fuck of maskara.

                              Përgjigjjuni
                            2. S
                              Shkembi

                              Sa mire do te ishte per familjen mafioze qe jo vetem partia e avokatet, por e gjithe Shqiperia te ishte nen thunderbird e ketyre qelbesirave. Fatmiresisht kjo s’do ndodhe kurre, sepse Shqiperia eshte Shqiperi e jo bunker shoellaresh

                              Përgjigjjuni
                              1. m
                                meshirojeni ushtarucin Mero

                                I shkreti Mero qe kerkon te gjeje "detaje" me Sali, Per te mos pare Dinosaurin e vjedhjeve sa ne Qeveri sa ne Bashki /

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje