Përse Fatmir Mediu sillet si i bezdisur nga drejtësia 

9 Prill 2024, 19:18Editorial Mero Baze

Fatmir Mediu ka një sjellje prej kokoroçi sa herë del nga salla e gjyqit, duke ja hakërruar gjithë atyre që e kanë çuar para drejtësisë dhe duke tentuar t’u japë atyre direktiva se si të hetojnë, kë të hetojnë, çfarë s'duhet të hetojnë, pse nuk duhet ta ngarkojnë atë me faj, kush duhet të jetë dëshmitar e kush nuk duhet të jetë etj.

Ndërkohë që sillet sikur Shqipëria dhe të vdekurit e saj prej tij dhe djalit të Sali Berishës i kanë borxh këtë prishje qetësie, bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë i kanë detyruar të kyçin gojën dhe të deklarojnë se do heshtin para drejtësisë, siç është rasti i Mihal Delijorgjit dhe disa prej eksponenteve që quheshin “grupi i zjarrit” në operacionin e demontimit.

Sot u ankua që ish- shefi i Shtabit, Luan Hoxha, nuk do japë dëshmi të re, por do përdoret dëshmia e vjetër, ndërkohë që dëshminë e tij reale ai e ka bërë në Ambasadën e SHBA, ku ka deklaruar se “sapo i shkrova letër Berishës më mori djali i tij në telefon për t’u sqaruar” e më tej mori kërcënime nga rethi zyrtar i Berishës.

Pra Mediu që sot ankohet pse nuk i marrin dëshmi të re Luan Hoxhës, vet i ka heshtur gjithë dëshmitarët e tij, dhe po përpiqet ta degradojë gjyqin në procedura zyrtare ndërkohë që ai është para drejtësisë për kapje të shtetit, pabarazi në tendera, dhe për shkaktim të aksidentit nga fakti se pronari real i fabrikës së vdekjes ishte djali i Sali Berishës, i cili mbante punëtorë të pasiguruar dhe asnjë rregull të sigurimit teknik.

Fatmir Mediu nuk po akuzohet se ka shkuar vetë të punojë me fadromë na fabrikë, apo se është kapur duke ndërtuar kapanone. Ai po akuzohet se kishte paracaktuar që do t’i jepte këtë biznes djalit Sali Berishës dhe nuk ja dha dot me vendim qeverie, se kundërshtoi Bode dhe Rusmali, dhe ja dha me tender. 

Drejtorët e Bashkisë së Tiranës, që sot janë në burg, janë për shumë më pak të implikuar në historinë e tyre të korrupsionit se sa vet Mediu në këtë histori. Ata janë akuzuar për konflikt interesi se i kanë dhënë një kompanie të lidhur me ta disa tendera, por jo se me ato tendera janë vrarë njerëz apo nuk janë bërë punët. Ky tenderi i Fatmir Mediut i gjithi në konflikt interesi me vet Sali Berishën, ka përfunduar përveçse me vjedhje, dhe me 26 të vrarë.

Shfaqja e Fatmir Mediut si shejtan budalla, sikur nuk e di përse është para drejtësisë, përpjekja e tij për të mbrojtur deri në fund Shkëlzen Berishën dhe për t’u kyçur gojën bashkëpunëtorëve të tij si Delijorgji me shokë, është një akt mafioz ndaj drejtësisë, dhe një shembull i mjaftueshëm për të kuptuar se ku qëndron problemi i atij korrupsioni.

Kriteret e sotme të forta me të cilat SPAK po heton hajdutët e Edi Ramës, janë të mjaftueshme për ta rifutur të gjithë në burg këtë bandë, që mes të tjerash vrau për të vjedhur, ndryshe nga këta që vjedhin për t’u pasuruar.

“Bezdia” publike që shfaq Fatmir Mediu ndaj procesit gjyqësor, ideja se po e pengon ky gjyq për të bërë “punë të mëdha” për Shqipërinë, për të udhëtuar në SHBA në “Mëngjes të Lutjeve”, për të dalë foto me senatorë e kongresmenë dhe për të përkujtuar përvjetorët e NATO, që koincidojnë me përvjetorin e Gërdecit, është tabloja me ironike e drejtësisë së re, e cila nga një anë po heton thellë dhe me rrënjë e dhëmballë çdo zyrtar në pushtet, dhe bën shumë mire, dhe nga ana tjetër dëgjon çdo ditë psherëtimat e Fatmir Mediut, që po e bezdis ky gjyq duke i prishur qetësinë aq të nevojshme që ka për t’u dukur si njeri i rëndësishëm, me syze dielli dhe kravatë.

Ndërkohë që 26 të vdekurit e tij dhe djalit të Sali Berishës, rrotullohen në varr, kur mendojnë se ata që i vranë për të vjedhur, tani janë të bezdisur nga drejtësia.

20 Komente

  1. S
    Shkembi

    Me teper se sa per Mediun, ky gjyq eshte prove besimi per drejtesine. Te presim per te pare di do shkojne.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatmir, boll budall u tregove

      Mero, Mehdiu nga Fieri eshte provincial i mbaruar. Si ushtar e Zenit mire e bente detyren. Ja hengri koken edhe ajo vegla qe e boll qejf. Ne biruce kor te shkon, tere hesapet do i mbaron.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigranti U S A

        Fate Mediu nuk ka piken e kusurit per mua e per te gjithe tere fajet i ka Spaku qe aq shume e duartrokitem si popull . Ka 15-16 vjet qe u vrane 26 njerez plus Trebicka i gjore 27 , u hodh ne ere nje zone e tere u plagosen 300 te tjere nuk dihet sa mind te kene ngelur invalida nje zot e di se sa miliona euro u hodhen per te rindertuar e sa u paguan qe te mbyllnin gojen , Medi qeni e ntrashi qafen e mbushi xhepin kushedi per sa breza e krye krye krye maxkarai Sali mut Bisha me te birin po ashtu u pasurusne gjakun e viktimave . E Spaku akoma i perkedhel i therret nje copehere gjoja gjyq e na del Mediu na jep edhe mend se si te behet gjyqi ke te therrasin e ke jo , mos ndofta ka erdhur dita te akuzohen ata prokurore qe e zvarfiti ceshtjen keshtu pa fund , Sali mutin ma akuzojne per partizanin kur dihet qe ai pis vuri tere shtetin ne sherbim te dhendrrit por kur ai ka ne kurriz tere ato vrasje ata e mbajne ne arrest shtepie ne vend qe ta futin ne biruce edhe Mediun qe na jep mend leksione per demokracine per futjen e vendit ne Nato .

        Përgjigjjuni
        1. L
          L

          Z .Mero ....Si gjithmon i sakte ne gjykim...eshte nje bande prapa akuzes...kriminale te pa faleshme....te argumentuar......Te thellohet gjykimi ashtu siç argumenton.....Ku jane burimet financiare te levizjeve dhe pasurise te ketij njeriu......politikani pa moral qe ka kurajo te japin edhe udhezime gjykates...Te uroj suksese ne demaskimin e ketij maskaraj......

          Përgjigjjuni
          1. E
            Evropiani nga Shqipëria

            Akoma prisni drejtësi o albino?

            Përgjigjjuni
            1. N
              Neri Bardhi

              Sillu, sillu rrumbullak, nuk t’preku aSPAK….o Sali, o Zen, o Dhëndërrushi Malltez, o Mehdi pordhomadhi….. Shkodranët, kur duan të shajnë dikë, i thonë : “TË DHJEFSHA DUMANIN”….

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kuvendi

                Konstatim.me te sakte nuk kam pare. Fatmir Mediu, nje hic ne politike me bema korrupsioni dhe vrasjesh. Turp per politiken dhe Shqiperine

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Ladi

                  Te lumte pena Mero. Keta horra e kane zene per fyti Shqiperine dhe nuk duan ta leshojne akoma. Ben shume mire qe ja kujton drejtesise se re, qe duhet te kete nje steke, nje standart, te njejten peshore ne gjykim. Njerzit normale te ketij vendi, qe jane shumice absolute, jane te neveritur nga çfaqjet e ketyre plerave kriminale ne tv.

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    paemer

                    E ke qare Mero, te lumte pena. Fatmir Mediu duhet te kalbet ne burg, ai eshte shkaktari i asaj tragjedie.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kris

                      Excellent!

                      Përgjigjjuni
                      1. x
                        xeni

                        bravo z mero mos u le kusur kriminelave

                        Përgjigjjuni
                        1. d
                          drejtesia

                          ...dhe drejtesia vazhdon pranon tallje bythe nga nji ndyresire me emrin Fatmir qelbaniku! ...Plaseni more brenda dhe hidhjani celsat ne det! Per 26 te vrare,minimumi 10 vjet per person,i bie te bej 260 vjet burg!

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Drejtesia re

                            Te lumte Mero !!!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. Y
                              Y

                              Mediu ka te drejt,Spaku heton me shpejtesin e breshkes Saliun dhe shpuren e tij,kurse kete te PS me shpejtesi rrufe.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Treni

                                Edhe? Do i hyjë gjemb në këmbë demek?

                                Përgjigjjuni
                                1. U
                                  Usa

                                  Shumë e saktë kështu është por një gjë nuk kuptoj nga shumë media të cilat mbetën duke ftuar në studio për të dhënë mend këtë zdromsin që i duket vetja se di gjithçka.Ai do abandonuar totalisht se është pjesë e krimit shtetëror!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Edi

                                    Nga ajo Drejtesia a Re pra, rendesi ka qe nuk eshte i bezdisur fare-fare Ish Veziri i Larte Arben Ahmetaj pasi rron atje ne resorte zvicerane pa asnje kerkese qofte formale te kesaj Drejtesise Re drejtuar Interpolit per ta ekstraduar...(koment per se dyti meqe i pari u censurua)

                                    Përgjigjjuni
                                    1. .
                                      .......

                                      Une kam hallin e Elit se do merzitet kur te vej fatja ne burg, gjynah e shkreta.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Drenica UÇK

                                        I kalli Albini edhe shkijet çetnik të Servisë edhe klyshët e tyre llaskuca në Kosovë e Shqipëri n'krye me t'birin e Kristac serbit….. i kalli ja u qiu naniçkat, i ka bo për spital psikiatrik… Rrnoft Albin Heroi i gjallë i shqiptarëve.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Arbeni

                                          Drenica më thuaj të drejtën nëse e ke mbaruar klasën e dytë fillore apo jo?Ik or lumëmadh ruaj dhitë e mos u ngatërro me politikën hahahaha.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje