Diskriminimi pozitiv i Belerit e relativizon standardin evropian të drejtësisë në Shqipëri 

15 Prill 2024, 20:25Editorial Mero Baze

Fredi Beleri do të jetë kandidatë i partisë “Demokracia e Re” për zgjedhjet evropiane në Greqi që mbahen në qershor. Ai nuk do të jetë pjesëmarrës fizik në këto zgjedhje, kështu që dhe nuk do të ketë telashet që pati në zgjedhjet në Himarë, ku u akuzua për blerje votash.

Nga ana tjetër në mënyrë paradoksale, kandidimi i tij në zgjedhjet evropiane të Greqisë, bëjnë komplet qesharake imponimin që Bashkimi Evropian dhe SHBA i ka bërë Shqipërisë lidhur me ligjin e dekrminalizimit në politikë.

Që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian, u detyrua të bëjë një ligj, që një qytetar i dënuar në Greqi apo çdo vend të Bashkimit Evropian, nuk mund të kandidonte në zgjedhjet parlamentare apo lokale në Shqipëri.

Tani një vend i Bashkimit Evropian, po kandidon një qytetar të Shqipërisë, i dënuar në shkallën e parë për korrupsion elektoral, dhe i ndaluar më parë në Greqi për armëmbajtje pa leje dhe i dyshuar për akte terroriste në Shqipëri. 

Ta lëmë mënjanë retorikën nacionaliste të Greqisë në këtë rast, pasi po hymë në atë spirale nuk dalim kurrë, por të shikojmë standardin perëndimor që i është imponuar Shqipërisë nga një anë dhe standardin që përdoret kundër Shqipërisë nga ana tjetër, po në emër të Perëndimit.

Standardi evropian që i është imponuar Shqipërisë është që asnjë i dënuar nga Shqipëria në Evropë të mos jetë i zgjedhur i popullit shqiptar, kurse standardi me të cilin po i bëhet presion Shqipërisë është një i burgosur në Shqipëri dhe Greqi, ku në Greqi, është çliruar nga akuzat me gjyq të mbyllur në emër të “interesit kombëtar” të Greqisë.

Nuk mendoj se në Shqipëri mërziten shumë nëse Beleri do të jetë deputet në Bruksel apo jo. Madje ka shumë cinikë që u duket gjë e mirë që Greqia të përfaqësohet me portretin e Belerit në Bruksel, pasi ja lehtëson pozitën Shqipërisë.

Problem është që Shqipëria ka të drejtë të kërkojë nga BE njehësimin e standardeve me të zgjedhurit. Nëse lejohet që një i dënuar në Shqipëri dhe i arrestuar në Greqi për veprimtari terroriste ndaj një shteti tjetër të kandidojë për zgjedhjet evropiane, duket cinike që vet Evropa t’i imponojë Shqipërisë një ligj që ndalon qytetarët shqiptarë të dënuar në Evropë për të kandiduar në Shqipëri. 

Jo se Shqipëria ka nevojë për të pasur kandidatë kriminelë, por ka nevojë të ketë një standard ligjor me Bashkimin Evropian.

Vet Greqia ka dhënë shembuj të shkëlqyer force, kur ka përjashtuar nga parlamenti anëtarë të Agimit të Artë që përfaqësojnë fashizmin grek, ksenofobinë dhe urrejtjen mes popujve. Fredi Beleri është një përfaqësues i denjë i Agimit të Artë, por nuk jam i bindur se është përfaqësues i denjë i Greqisë.

Në faqen zyrtare të Parlamentit Evropian janë parashtruar edhe rastet e përjashtimeve nga kandidimi në zgjedhjet evropiane, sipas legjislacionit të vendeve anëtare dhe tek pjesa ku flitet për Greqinë, ka disa kufizime, që lidhen me “papërshtatshmëritë” që rrjedhin nga një vendim individual ligjor civil ose penal për të kandiduar. Është e qartë që sipas legjislacionit grek, çdo personi që është dënuar përfundimisht për vepra të caktuara mund t'i hiqen të drejtat (dhe të drejtën) politike. Nga ana tjetër legjislacioni grek thekson se “dënimi i caktuar i servitutit penal rezulton gjithmonë në humbjen e të drejtave politike nga 2 deri në 10 vjet (neni 60).”

https://www.europarl.europa.eu/workingpapers/pana/w9/part1_en.htm

Pasi Beleri të përfundojë procesin gjyqësor në Shqipëri, nëse ai dënohet, Greqia duhet të bëjë njehësimin e dënimit në Shqipëri dhe ky shtetas u rezulton i dënuar. 

E di që Greqia mund ta injorojë një vendim të gjykatave shqiptare, por kjo është arrogancë politike. Problemi është që diskriminimi pozitiv i Fredi Belerit, nuk dëmton Shqipërinë, por bën tërësisht jo seriozë presionin perëndimor për një shtet ligjor në Shqipëri. Aq më tepër për drejtësinë e re, që ka burgosur gjysmën e zyrtarëve të lartë të qeverisë, por konsiderohet e padrejtë burgosja e një kandidati të kapur në korrupsion elektoral vetëm pse pretendon se ka dhe shtetësi greke.

Ju siguroj se kjo nuk i mërzit politikanët shqiptarë. Disa që janë në prag të burgut që kanë kandiduar Belerin, i bën me krah. Të tjerët gëzohen në heshtje, ndoshta edhe më shumë se Beleri. 

Por standardi evropian relativizohet shumë, për të mos thënë që bëhet qesharak.

 

12 Komente

  1. B
    Bregdeti

    Mero: Bejleri eshte i 42 ne listen e Nea Dimokratias dhe nga 42 do fitojne 4 ose 5 evrodeputet .nuk ka radhe per bejlerin. Si ne Shqiperi edhe ne Greqi klanet e deputetve kalojn nga portofoli. me i madhi fiton pune parash jane te gjitha .

    1. L
      Ladi

      Eshte gropa qe hapet per tjetrin, por qe bie vete brenda.. Ta gezojne gomarin qe kane zgjedhur.

      1. N
        Një Himariot shqiptar 100% dhe jo një pseudo-Grek

        Të lumtë Mero Baze, i ke thënë të gjitha shkëlqyeshëm. Dy standarde = Dy fytyra është turpi i Greqisë dhe i BE që nuk ndjehet fare për këtë super skandal, që një kriminel si Fredi Beleri të kandidohet nga Shteti grek për në Parlamentin Europian. Nuk ka turp dhe shkelje të Legjislacionit dhe Demokracisë si rasti në fjalë, që tregon se Shteti grek nuk PJERDH për Demokracin dhe Ligjin, duke sfiduar turpshëm gjithë institucionet, ligjet dhe idealet e Bashkimit Europian.

        1. d
          drejtesi

          Po sikur Gjykata e Apelit te shtoje denimin Belerit dhe te ja beje 5 vjet, a do te jete deputet Beleri dhe si do e beje betimin e deputetit ne Bruksel kur gjendet brenda hekurave shqiptare, apo do urdherohen gjykatat shqiptare ta lirojne duke shkelur mbi shtetin ligjor?! Kaq kisha une per sonte, neser kam nje pyetje tjeter. JU faleminderit

          1. K
            K9

            Një akt tragjikomik, që dëshmon mizerjen e identitetit dhe lidershipit politik grek

            1. P
              Populli

              BRAVO ! TE LUMTË PENA O MERO ! Greqia ka marrë Çamërinë . Si dinake e hileqare që të siguroj Çamërinë sulmon për të marrë gjithë Jugun e Shqipërisë . Beleri trimi i Salehut e i Like floririt mbetet një pleh i kombit tonë !

              1. Z
                Zhapa

                Kriminel Beleri!? Ende nuk ka vendim të formës të prerë o Mero! Jetojmë në një hale' alla turka,jo në një vend të së drejtës.. Po të jetonim në një vend të atillë do e shikoje sa do të kushtonte kjo deklaratë,do të shkulte edhe qimet e bythës gjykata derisa t'a dëmshpërbleje Belerin.

                1. A
                  AC/DC

                  Mero e di me mire se sa helenët qe e kandidojne a eshte i denuar F. Beleri ne Greqi. Dhe aq me me shume per terrorizem. V.k. Albanistanas hesapi. Rrace muti

                2. c
                  cEndriFuga e felliqesirave

                  U rrek kaq kohe te mohonte kandidimin e Belerit nga Nea Demokracia per Eurodeputet, tashme qe ky eshte Fakt Meros nuk i mbetet tjeter por te zbatoje parimin e Dhelpres me rrushin.

                  1. e
                    eDRAMA, Il Re degli Ignoranti

                    Diskriminimi negativ i Rames qe shkoi e u palos me dysh para bustit te Micotaq plakut ne Dervican e qe Micotaq junior nuk denjoi as t'ja asistoje ate palosje!

                    1. f
                      filozofi.

                      Logjikisht i dashur Mero ke te drejte, por jo ligjerisht. Shqiperia nuk eshte antare e BE dhe Greqia po. Pra nese Shqiperia do ishte antare e BE, Greqia nuk do kish te drejte te propozonte Belerin...Fatkeqesia eshte Z. Mero se e drejta dhe ligji kane ndryshim. Greku do aplikoje te drejten e tij sepse ligji nuk e kundershton, ngaqe Shqiperia nuk eshte antare e BE. Fatkeqesia eshte mentaliteti grek dhe zgjedhja qe ka bere Evropa qe futi ne Evrope Greqine para komshijve te saj. Greqia si gjithmone do jete nje "dru i shtrember" ne Evrope. Pra ketu nuk ka vend per meri ndaj Evropes se pse Evropa nuk perdor llogjiken dhe te drejten shqiptare, karshi Greqise, por do pranoje te drejten e Greqise qe me ligj nuk i ndalohet....artikulli do ishte me shume kuptimplote po te nxirrte ne drite se ne cfare "muterie" mendore noton Rreqia....

                      1. B
                        BolBol

                        Pra Mero barazon Fredin qe i bene kurth me 20 kriminele serial qe Rama i futi ne lista per te vjedhur pushtetin

                        Lini një Përgjigje