Nuk kam informacione nëse SPAK ka çuar ndonjë dosje në Gjykatë për masë sigurie për Ilir Metën, siç spekulohet dhe justifikohet arsyeja pse ai sot u shfytyrua para opinionit publik. Nuk jam as kurioz nëse do ketë ndonjë proces penal ndaj tij. Aq më pak nëse do ketë masë sigurie me burg.
Nuk më shkakton ndonjë ndjenjë gëzimi burgosja e politikanëve, në kuptimin e vuajtjeve fizike.
Për një politikan është shumë e rëndësishme të shikohet se si përballon betejat dhe sfida të tilla, siç janë ato me drejtësinë. Në gjithë botën, ky është një standard me të cilin politikanët lënë gjurmë në historinë e një vendi.
Ndaj edhe për udhëheqësit më të rëndësishëm të vendit tonë, siç ka qenë Ilir Meta, president, kryeministër, kryetar Kuvendi dhe deputet prej vitit 1992, apo siç ka qenë Sali Berisha president dhe kryeministër, e vetmja gjë e rëndësishme është se si përballen ata me fundin e historisë së tyre.
Ka mjaftuar fakti që SPAK ka nisur hetimet për Ilir Metën, që ai të shfytyrohet në atë formë dhe të paraqesë para shqiptarëve, një njeri banal, me probleme të rënda psikike, një gojështhurur ordiner, dhe mbi të gjitha një politikan frikacak, të dorëzuar para betejës me drejtësinë.
Një politikan serioz nuk i trembet drejtësisë, por përballet me të, qoftë dhe nëse ajo është e padrejtë, çka nuk është rasti i tij. Gjatë diktaturës komuniste dhjetëra politikanë antikomunistë apo disidentë janë përballur me gjyqe të diktaturës, që u kanë shqiptuar dënimin me vdekje dhe kanë mbajtur kokën lart. Jo se kishin vjedhur, por se mendonin ndryshe. Madje dhe Vojo Kushi që ai ka qejf të krahasojë veten, nuk jemi të qartë si e kishte fundin, por mbi tank vdiq, pa u bërë qesharak.
T’i lëmë të gjitha mënjanë, të mos diskutojmë fajësinë apo pafajësinë e tij, të mos diskutojmë seriozitetin apo profesionalizmin e zotit Dumani, por të shikojmë se kush na ka qeverisur dhe si përfundon në përballjen e tij të fundit me drejtësinë.
Për të gjithë ata që thonë apo duan të thonë se Ilir Meta po dënohet politikisht, ai ka mbaruar punë me dënimin politik. Nëse vërtet mendoni se SPAK po heton politikisht Ilir Metën, nuk ka nevojë të vazhdojë, le ta ndërpresë hetimin se ai e ka marrë dënimin politik me këtë shfytyrim që i ka ndodhur.
Drejtësia atë e ka vrarë pa shkrepur asnjë fishek.
Politikisht Ilir Meta ka mbaruar punë vetëm me frikën nga përballja me drejtësinë dhe shfytyrimin e tij publik, që bën me turp këdo që e ka mbështetur atë apo ka besuar një moment se Shqipëria është në duar të sigurta kur e drejtonte ai.
Nëse vërtet dikush beson se SPAK ka pas qëllime politike kundër Ilir Metës ato tani i ka realizuar me ndihmën e Ilir Metës. Ky, ashtu si dhe Sali Berisha, provuan se u vetëvranë para se të shkonin në atë betejë që pretendojnë se është politike. Njëri nga maja e penxheres e tjetri majë hekurave çdo ditë, provojnë një degradim të dhimbshëm të dy prej udhëheqësve më të rëndësishëm të tranzicionit shqiptar, të cilët ne besonim se do mbronin Shqipërinë, por ata u vetëvranë ende pa u përballur me betejën e fundit te jetës së tyre politike, atë me drejtësinë.
Ka qindra politikanë në botë që beteja me drejtësinë u ka dhënë hijeshi, i ka bërë popullorë, madje dhe kur janë dënuar, pasi kanë ruajtur dinjitetin dhe burrërinë për t’u përballur me të. Këta janë rasti i kundërt, kur vetëm ideja se do përballen me drejtësinë i ka bërë paranojakë, të çmendur, banalë, qesharak, dhe mbi të gjitha i ka bërë fajtorë në sytë e gjithë shqiptarëve, jo vetëm për ato çfarë kanë bërë, por mbi të gjitha por atë çfarë kemi besuar se kanë qenë.
Dy tigra prej letre që u lagën dhe u grisën duke bërë shurrën në pantallona prej drejtësisë. Ende pa folur ajo.
Ke bërë një mbyllje brilante : “ Dy tigra prej letre që u lagën dhe u grisën duke bërë shurrën në pantallona prej drejtësisë. Ende pa folur ajo”. Kaq mjafton për të nxjerrë karakterin prej MUTI të këtyre DY HALEVE që na kanë drejtuar…
Ilir Metaj me berishen, keto 30 vite, merrnin poza prej te forti dhe u dukej vetja te forte. Si ai qenushi i vogel kone, qe lehte me altoparlant dhe i dukej vetja ujk. Tani qe ua hoqen pushtetin(altoparlantin) dolen zbuluar, por turpi eshte yni, qe o u kemi besuar, o i kemi patur frike nga keta spurdhjake.
Bota qenka vertete portokalle. Cfare ke bere do te te bejne edhe nje me teper!!!! Kjo eshte KARMA
Apdolutishtë... këtë i bëjë pyetje vetes..., në çfare derexheje kemi qenë ne si shtet.. ku na kishin katandisur.., dhe si ka mundesi o zote ata intelektusl në stufio dite për dite non stope prej dekadash edhr sote i mbrojnë me aq pazhos.. vetëm se jsnë zë super korruptuar..!!
Te lumte Mero je shum i sakte !
Ky lloje presioni ndaje prokurorise ka dhene sukses te Berrisha pse mos ta beje dhe Meta ? . Ne se Meta bene si budalla apo eshte budalla nje prokuror figure e larte shteti nuk duhet te lejoje ofendime etiketime te tilla pasi nuk i behrn Dumanit si personne por postit qe ai mbane .... Zotria qe mbane postin e larte ne SPAK te beje kallzim penal per degradim te figures se prokurorit
Gabohesh Mero dhe nuk ma do mendja te jesh kaq naiv ne personazhin Berisha.Ai sot bashkepunon me drejtesine per ti marre te gjitha me vehte Ilir Meta dhe pas disa kohesh do te rimare lirine duke kalbur ne burg Ilir Meten .Kjo eshte loja qe perse Berishen e 'izoluan ",per te bere koke turku Ilir Meten . Pas denimit te ketij Sali Beri do te gezoje lirine e plote ,ndaj dhe futja e Argites ne politike nuk eshte e rastesishme. Gjithnje ne te gjitha momentet tragjike te Shqiperise ky kriminel me imunitet ka patur mbeshtetjen per mosndeshkim te tij si edhe kete radhe ku jo rastesisht eshte hapur lajmi qe ai do te dale i pafajshem. Ndaj nuk jane te dy tigra prej letre por vetem njeri qe ka rene ne gracken e Berit dhe do i paguaje te gjitha ,jo se nuk e meriton por se kryefjala e krimit ne Shqiperi eshte Sali Berisha ,i cili gjithnje ka shpetuar nga fabrika qe e ka prodhuar u nen jakat e xhaketes ka akoma Stemen e fabrikes.
PL konkuron ushtritë e shteteve ballkanike, 300 mijë Vojo Kushsa ! I. K .F. Vojo Kushi nga fillimet e tij dhe deri tani nuk e ka dhe nuk e ka pasur këtë numër studentësh të përgatitur fizikisht dhe ushtarakisht. Ky institucion ka nxjerrë sportist të talentuar dhe ndonjë politikan të dështuar. Meta nuk është kontigjent i kësaj shkollë, por një shtangist mediokër. Është mirë të mos e bëj pis këtë emër të lavdishëm të LANÇ-IT.
Duman behu burre si Arben Rakipi ai ja u shkerdhente breket ktyre .tregoja ktyre kurvave qe je bure .pastaj te behet ca te doje .
Drejt!
A thuajse nuk e njoh këtë popull. Shumica e shqipove karagjozë janë si ky që kanë mbajtur në pushtet e që tani thjeshtë po tregon surratin e vërtetë.
Pa ofenduar vendallinjte: Nje nga Vicidoli e tjetri nga Cepani, c'prisnit, o vellezer, se do ti ndodhte Shqiperise!!!!
Jam kurioz pse like floriri permend aq shpesh Vojo Kushin kur dihet që nuk ishte shqiptar etnik por malazez ?!
Eshte metode e Metes kjo sjellje prej rrugaçi qe i sulet kryeprokurorit te SPAK, qe neser Dumani te mos e arestoi Meten. Nqs Dumani do kishte ndermend t'a arestonte Meten,tani ai nuk e bene dot se do thot Meta,me arestoi se e kritikova une. Por keto mbroçkulla te Metes nuk i ha as qeni. Meta do arestohet dhe do shkoi ne burg se eshte hajdut,eshte kriminel dhe kriminelet e kane vendin ne burg.
U dhje likja, i mori muti shalet.
Bravo Mero,shkrim brilant!
Ne fakt titulli e shkrimi duhet - Keta Tigrica hajdute (pa thonjza) qe po na qeverisin...por qe Mero nuk guxo as ta mendoje e jo me ta shkruaje.
Iliri dihej qe aq tru kishte por Sali Berisha qe mbahej si burre malefic e doli kurvectrotuari ai vertet qe zhgenjim...Nga nje buure qe I tembeshin te gjithe katandisi ne ruspie qe ka frike te shkoje ne gjykate se e di mire c ka vere e ce pret nese drejtesia ben punen qe I takon.
Mero ke bere nje shkrim qe meriton nje 10-te me Yll . Me mbylljen qe ke bere nuk ka me nevoje per koment ?
Unë më shumë jam i irrituar jo,me ato fëlliqësira prej anadollaku që lëshon nëpër media. Më shumë me atë pjesë që e ndjekin nga mbrapa dhe ajo pjesë e media që i japin mundësi që të shprehet në atë mënyrë,si rrugaçë(i tillë është). Drejtlsia duhet ti shkojë deri në fund kësaj plere.
Ata qe e ndjekin jane si ai.Media qe e promovon paguhet nga ai dhe krimineli I vicidolit.
Fiks.
Mero, te lumte pena(mendja) dhe te shtrengoj doren. Por ajo çka me emocionoi pa mase, eshte reagimi i te gjithe komentuesve me siper. Mero, erdhi nje kohe, ne ate sistem, qe elita jone intelektuale, perfshire dhe ate mediatike, ishin ne oponece me mendimin dhe kendveshtrimin e mases te njerzve ndaj realitetit. Edhe sot elita jone intelektuale e ajo mediatike po noton ne te njejtat ujra. Ushqen dhe ushqehet vetem me mendjen e militanteve partiake. Si dikur.
Te lumte Mero
Aman o Mero, kur do vije ne pushtet ai Edi Rama ore se po ngordhim varferie nga keto "tigra prej letre" qe po na vjedhin e rrjepin...qeverisin prej 11 vitesh, desha te them!
Të lumtë pena e mëndja , Mero ! Shkrim brilant ! Mbyllja e artikullit gjeniale ! Populli vuajti gjat me Saliun e Liken, por tani duhet të gëzohet se ditë më të mira po vijnë.
Po vijne vertet dite te mira per ty or POPULL, ja, e ke pergjysmuar Shqiperine nga ato te mira me bollek qe po gezon sot nga kjo qeveri Rama me 40 Shenjtore pas.
Jo vetem tigra prej letre qe na kane qeverisur por dhe tigra prej letre qe na qeverisin aktualisht! Mos harroni shqiptare!! Sado qe bejbe sikur jane te forte kur jane te veshur me pushtet, aq legena e tigra letre behen kur humbasin pushtetin! Hajduti Rama e hajduti Veliaj e hajdutja Balluku jane njesoj si hajduti Berisha, hajduti Meta dhe Hajduti Basha. Madje Rama Veliaj e Balluku jane hakdute me te medhenj se kane mbi 12 vjet ne pushtet!
Qelbesira shpellare dhe koke gamori katundare qe vodhen dhe vrane shqipetare ne hale shkofshin se nuk na rruhet per keto qelbesira antishqiptare.