Pyetja është a ka ndryshuar qëndrimi i Partisë së Berishës ndaj SHBA? 

18 Prill 2024, 19:43Editorial Mero Baze

I ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, i cili kryen rolin e ambasadorit të SHBA në Tiranë, përsëriti sot për të disatën herë faktin se qëndrimi i SHBA ndaj personave “non grata” nuk ka ndryshuar, duke ju referuar një pyetje direkt për Sali Berishën. Dhe më tej ai shtoi se shqiptarët nuk kanë pse e lidhin të ardhmen e tyre me njerëz të korruptuar.

Në fakt, i vetmi sukses që ka arritur Berisha tre vjet pasi është shpallur “non grata”, është se herë pas here krijon iluzione tek mbështetësit e vet, se “po e rregullon me SHBA” apo se Britania e Madhe do të ndryshojë qëndrim. Dhe në të vërtetë është shumë fyese për inteligjencën të pyesësh vazhdimisht SHBA “mos keni ndryshuar gjë mendje për Sali Berishën”, bazuar po në gënjeshtrat e Berishës, por media është e detyruar ta bëjë këtë jo për të sqaruar veten, por për të sqaruar trushpëlarët e tij.

Pyetja e vërtetë në këtë histori nuk është a ka ndryshuar mendjen SHBA për Berishën, por a ka ndryshuar mendje partia e Berishës për SHBA.

Me shpalljen e Berishës “non grata”, partia e tij u hodh në një beteje për të zaptuar PD zyrtare dhe për ta përdorur atë si kalë beteje kundër SHBA. Edhe pse arriti të marrë shumicën e strukturave të partisë dhe më pas dhe shumicën e deputetëve, Berisha ende nuk ka mundur të marrë vulën dhe emrin zyrtar të PD. Por kjo nuk e ka penguar partinë e tij të sillet sikur përfaqëson gjithë opozitën dhe të sulmojë në emër të opozitës, SHBA-në.

E vetmja gjë për të cilën Berishës i duhet vula dhe sigla, nuk janë më votat, por monopoli mbi opozitën, që SHBA-në ta sulmojë ne emër të saj.

Është kjo arsyeja që ai pranoi të bënte sikur respektonte dhe marrëveshjen e Gazment Bardhit me Gjiknurin për komisionet hetimore, apo të bëjë sikur është dakord që disa prej deputetëve të mos e sulmojnë SPAK, si e sulmon ai. Atij i intereson që ata të quhen si mbështetës të tij dhe të mos kundërshtojnë retorikën e tij anti-amerikane publikisht. Dhe këtë po e arrin.

Ndaj pyetja shtrohet a kanë ndryshuar deputetët që kanë shkuar pranë Berishës mendimin ndaj SHBA, apo tani janë kundër saj, si Berisha?

A është gati partia e Berishës, e gjitha ashtu siç është, të jetë në një front me Berishën kundër SHBA apo jo?

SHBA ka konfirmuar për të disatën herë qëndrimin e saj ndaj Berishës, në mënyre fyese për inteligjencën e çdo shqiptari, për t’u kujtuar të tjerëve detyrat e tyre në raport me Berishën. Dhe të tjerët janë drejtësia shqiptare, mbështetësit e Berishës dhe deputetët që shkojnë pas Berishës, me shpresë që do t’i marrin atij pjesë nga pushteti politik, meqë është njeri në hall, por dhe qeverisë, që të mos i krijojë mundësi faktorizimi.

Ata që duan të duken dhe pro SHBA, dhe pro Berishës, apo edhe pro atyre që sulmojnë SPAK, dhe me SPAK, duhet të zgjedhin të jenë në partinë e Berishës për ta fuqizuar atë kundër SHBA, apo të jenë në partinë e tij për të fuqizuar SHBA kundër tij, siç e shesin nën zë.

Dhe e keqja është se këtë përgjigje e duan të dy palët, dhe SHBA, dhe Berisha. Se nuk janë në kushtet e paqes ku qengji i urtë pi dy nëna. Janë në kushtet kur të mund të mos pinë dot asnjë.

14 Komente

  1. I
    Indinjata

    Ky shkrim eshte naiv dhe pa baze.Nuk ma do mendja qe ne mos mosinformacioni apo intuita e Mero Baze te kete rene ne kete pike sa te mendoje se ,ky eshte denimi maksimal i Sali Berishes nga "fabrika qe e montoi per hesap te saj dhe tani e ka ç'montuar per ti hedhur hi syve te opinionit publik qe tq trqjtoje si te denuar.Me thoni kush kriminel,hajdut dhe shkaterues i nje vendi te tere ka perfunduar i izoluar ne kavaishence si Saliu ,dukei hedhur hi syve nje populli te tere.Ndaj i nderuar z.Baze mos na hap barkun me te tilla analiza se na i ul shume poshte nivelin e inteligjences.

    1. S
      Shkembi

      Qenke nje trap 24 karat. E me qe pyet, po te kujtoj se ky vampir burgosi kundershtarin e tij, i cili me pas fitoi pafajsine. Krijoi nje qe veri qe e kthehu vendin ne shesh lufte me 1997, Gerdecin etj. Vodhi sa deshi e ku deshi , per logari te femijve te tij, e mbi te gjitha, arriti te paralizonte drejtesine e funksionimin e ligjit. Per te gjitha keto e plot te tjera qe akoma nuk i dime, ai do gjykohet. Fatmiresisht sot nuk gjykojne me F.Hajdaret e Gj. Gjonet e kur sit te plepave, por specialist te pergatitur ne Sh.B.A. Ndaj askush te mos indinjohet para kohe, sepse hale do vene tek i zoti

      1. I
        I persekutuari.

        Indinjata, me fal se dukesh i sigurte ne ato qe thua, por me sa di une fabrika qe montoi Sali Berishen ishte Ramiz Alia dhe fabrika qe e cmontoj ishte botekuptimi i tij unikal ne bote qe quhet "Malokokanibalizem".

      2. E
        Evisa

        Gjithë kupola drejtuese e Rithemelimit vijnë si pjestar ose familjar të një strukture të konsoliduar antiamerikane siç ka qënë PPSH. Të gjithë e dimë, nuk mund të konsideroheshe komunist i mirë pa shfaqur një urrejtje të egër për SHBA. Sot ata bëjnë sikur e duan Amerikën, njëjtë me atë që bëjnë sikur e duan demokracinë. Në fakt ata nuk kanë pikën e lidhjes shpirtërore me demokracinë si sistem qeverisës. Ky është dhe kryeshkaku i gjithë marrëzive politike, i kaosit total në qëndrime e veprime që shfaq kjo klasë politike tek ne. Demokracinë nuk mund t'a ndërtojnë kurrë komunistët në bindje, konstrukti i tyre shpirtëror është diametralisht i kundërt me vlerat demokratike, ata kanë lindur dhe janë edukuar për një sistem që të kall datën. Ja, shiko qëndrimet e Berishës dhe Ilir Metajt, kjo është fytyra e vërtetë e çdo komunisti në raport me vlerat demokratike.

        1. M
          Makarija

          Evisa na honksh kaken e sabahit.

          1. E
            Evisa

            Ndërhyrja jote, Makarija, më kujton një deputet të kohës së komunizmit, i cili vinte direkt nga stalla e lopëve dhe për të shkuar në karrigen në sallën e parlamentit duhej të dilte para fshatarëve të zonës për t'u folur, meqë formalisht duhej të zhvilloheshin takime me popullin. Megjithëse, merret me mënd, kundërshtar nuk kishte, ishte i vetëm si kandidat. Ishte aq injorant dhe i trashë, sa komiteti i Partisë caktoi një instruktor për t'a shoqëruar dhe duhej të fliste në vënd të tij. Në takim, instruktori bëri të ditur se kandidati për deputet, "ishte i ftohur nga grykët dhe nuk fliste dotë, kështu që, "në vënd të tij do të flas unë" tha ai. Pa u zgjatur, në momentet e fundit të takimit, deputetit i thanë se do të vizitonin disa parcela të vogla me farishte duhani, si bima më e rëndësishme që kultivonte kooperativa. Për çudinë e të gjithëve, kandidati për deputet i cili deri në ato momente nuk kish folur asnjë fjalë, me një zë të qëruar dhe kumbues, pyet: -Çfarë është mbjellë këtu? - Farë për filiza duhani, u përgjigj njëri nga shoqëruesit e kooperativës.- Po pse, kështu mbillen farishtet e duhanit?, bëri vërejtje kandidati i nderuar dhe vazhdoi:- E paskeni dhjerë komplet, i paskeni bërë mutin fare, nuk mbillet farishtja kështu.... - Ëëëëëëë, thotë dikush nga shoqëruesit, pak foli kandidati, por ama, tha gjëra vërtet të mënçme!..

        2. L
          L.xh

          Mirë me vjehrrën, mirë me burrin. Kështu mendojnë shkërdhatë - pederastët e PD/së.

          1. B
            BAXHOXHIU

            Mero Me fal qe po marr nisiativen per te te plotesuar,pasi nuk kam nivelin tuaj ,por gjithsesi po provoj te plotesoj frazen tuaj te fundit ,per tipat qe duan te pijne pa u ngopur,se qingja te tille ,pijne nje mut !

            1. L
              Lola

              Ymerrrrrrrrrrrrt trrrrrrrrt vrrrrrrrrrrrt! Ja hoqe "sanksionet" qe ti bashke me Evropen e Edvinit, i vure Albin Kurtit mor qatip larvash? Hiq çorapet e shajakut ( se qelbesh era karbit) dhe vish çorapet e plasrmasit.. ato te zezat. Ke filluar keq çensuren. Sta mban suma nga Rama.

              1. P
                Pickaxhiu

                Gaz diversiteti eshte bere gazi i botes

                1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                  Berisha shpërdoron besimin, duke futur në lojë mashtrimin!

                  1. P
                    Për maloqen vorioQimarjot...

                    Nuk ka koment për këtë! Nuk ka bythë! Nuk është Enver Hoxha! Në politikën e brendshme i ka ngelur vetëm zvarritja, poshtërimi, lëmosha dhe sodomizimi që i bën Edvin Rama. Në politikën e jashtme i ka ngelur vetëm prostituimi që bën në favor të Mavit, Janullës dhe Qirjakosit. E kanë vënë t'i bëjë bashkë me Ilir Metën gojore Ferid Shehut ( Bejlerit), i cili ju merr votat me dhunë dhe i shurron në gojë. Të gjithë berishistët dhe metistët, prostituta të vorjoqimarjotëve. Sali Berisha qan Bejlerin, por as Bejleri, as Janulla, as Qirjakua nuk kanë asnjë gjysëm fjale për prostitutën e tyre Viçidolase që përdorin dhe urrejnë deri në neveri

                    1. K
                      Kacamicri

                      Logjike kali militant e servil ndaj Rames e Spiropalit!

                      1. f
                        fcb

                        Po ca lesh Amerike mor Ymerr , ketu te gjithe Diplomatet e huaj jane te korruptuar , vijne si zgjebsa e ikin me miliona dollare .

                        Lini një Përgjigje