Ilir Meta ka gjetur mekanizmin se si të mos ja marrin më kurrë partinë 

19 Prill 2024, 20:04Editorial Mero Baze

Kushdo që ka kohë të argëtohet nga një komedi politike e transmetuar live nga zyrat e Partisë së Lirisë, sot më shumë se kurrë është i bindur se kjo parti i takon Ilir Metës.

Nuk bëhet fjala për vulën apo siglën e parties, por për vet identitetin e turmës qe ka mbledhur, për debatin qe bëjnë dhe mbi të gjitha, për atë që flasin.

Tragji-komikja që shoqëron Ilir Metën muajt e fundit, me ngjitjet majë hekurave, vrapim në natyrë dhe ushtrime në palestër e zyrë, sot u shfaq e plotë tek gjithë folësit e partisë së tij.

Nuk ka dyshim që Ilir Meta tani ka bërë një parti të re, një parti të tij, një parti që i ngjan dhe e imiton në çdo detaj si njeri i çmendur.

Më vjen keq, po Monika Kryemadhi nuk ka punë në këtë parti. Është shumë tokësore për të qenë aty. Elona Guri po e po, por dhe gjithë tradhtarët e tjerë. Ata i përkasin një kohe kur një parti duhet të kishte njerëz praktikë, që të mblidhnin ndonjë votë, ndonjë lek, dhe të grumbullonin pushtet. 

Kohët kanë ndryshuar. Partia e re e Ilir Metës, nuk ka punë me njerëz normalë.

Shikoni si flasin, çfarë thonë, dhe mbi të gjitha si gëzohen për marrëzitë që thonë. Është padyshim një gjë e re dhe e panjohur më parë në politikën shqiptare. 

Të çmendur kemi pasur plot, por kanë qenë të vetmuar dhe argëtonin turmat. Tani kemi një turmë të çmendur, që në kartelë u lexohet “Parti e Lirisë”, që janë bërë bashkë në një sallë dhe argëtojnë më së shumti një njeri. 

Ilir Meta ka gjetur mekanizmin se si të mos ja marrin më kurrë partinë, se si të mos i afrohet askush e t’i shkojë në mendje se mund t’i zërë vendin. Ka bërë një parti unike, ka krijuar një identitet të ri politik, që është produkt i çmendjes nga politika. 

Tani është i qetë. Çdo njeri normal që ka aspirata politike, natyrisht që nuk ka punë me të. As ndonjë votues që do të ndryshojë të ardhmen e tij. As armiqtë e tij të vjetër e të rinj. As gruaja e tij dhe miqtë e saj të vjetër e të rinj. 

Tani është i sigurtë se atë parti nuk ja vjedh dot njeri. Se ajo nuk duhet për të ardhur në pushtet. Duhet maksimumi për të argëtuar pushtetin. Ndaj nuk ja prek dot askush, edhe nëse e lë pa roje të turnit të tretë. 

Të gjithë krijojnë parti për të mbledhur njerëz. Ai ka krijuar njëherë njerëzit si vetja të çmendur, për t’u bërë pastaj bashkë në një parti.

31 Komente

  1. A
    Arguta.al

    Ha ha ha. Nxirr kunja e shtylla o Mero.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haha

      Haha partija e të çmendurve, o Mero mos i nën vlerso të çendurit se pse në Shqiprie shumica janë të (çmendur?)ose janë rritur me trauma në familje dhe në komuniteti ku ka dhunë sistematike, dhe propaganda Fetarë dhe politike. Pa varsisht se disa të çmendur votonë Ramën ca Saliun dhe atë që janë komplet të çmendur votonë Likën.. Por kjo që thua ti ështe e Fortë.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Miri

        Po me Kartelen Mjekesore si i Cmendur qe i botove Edi Rames , pasi i'a nxorre nga Dosja Gjyqesore, çfare u be o kërcikuq ??

        Përgjigjjuni
      2. LABI

        Brilante, nuk mund ti shtosh asnje fjale . . . . . .

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

          Labi, je i madh. Vërtet shkrim i shkëlqyer.

          Përgjigjjuni
          1. 2
            222

            Bravo Mero.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Evisa

              U bënë shumë vite nga koha kur perëndimi e kuptoi gabimin historik që bëri pas shëmbjes së karakatinës komunist duke u dhënë mbështetje edhe pas 1990 për vazhdimin e sundimit të tyre. Për 70 vjet komunistët,me propagandën e tyre të shfrenuar për t'a paraqitur sistemin kapitalist si një shoqëri ku njeriu për njerinë është ujk kishte hedhur rrënjë të thella në vetbindje me këtë shtërmbërim skandaloz që i bënin shoqërisë perëndimore. Kjo bëri që ky gabim fatkeq i perëndimit, i cili i lejoj edhe më pas të merrnin pjesë në qeverisje, tu krijonte mundësinë që në mënyrën më të paturpshme dhe barbare ata të suleshin mbi pasuritë e vendeve të tyre me një grykësi të llahtarshme, duke vjedhur dhe shfarosur çdo pasuri publike. Pas kësaj ata u ngulën në pushtet dhe nuk ka zot ti shkuli më prej andej. Ndaj, për të sjellë në normalitet situatën që vetë perëndimorët e krijuan duke u dhënë akses në qeverisje këtyre bastardëve të pandreqshëm, tani si e vetmja rrugë që u ka mbetur është drejtësia. Kjo i ka tërbuar zgjyrat komuniste, ndaj janë hedhur në sulm për ruajtjen e parasë dhe pushtetit të vjedhur me çdo mënyrë. Kjo është arsyeja pse janë hedhur në sulm kundër Amerikës dhe gjithë perëndimit e cila po e mbështet me forcë drejtësinë në çrrënjosjen përfundimtare të mbeturinave komuniste për t'i çuar shoqëritë në këto vënde drejt arsyes dhe përparimit. Me këtë rast perëndimi ndreq deri në një farë mase atë gabim trashanik që bëri në hapat e para të përmbysjes së komunizmit duke mbështetur dhe besuar se komunistët do ti kishin kuptuar gabimet që kishin bërë gjatë sundimit të tyre.

              Përgjigjjuni
            2. L
              Loni, antar i LSI që në kohë të pordhës.

              LSI, sot PL, për mision ka patur të jetë kurdoherë pjesëtare në pushtet. Politikisht këtë e ka arritë duke mbajtur një dorë në revani, një dorë në bakllava. Tani na bëhet e ditur se paska një mision mjaft domethënës, i shprehur qartësisht nga shoqja Monika Kryemadhi: "Të mos e rruaj nga SPAK". Pyet i shkreti njeri, se kush mund të jenë arsyet që e detyruan PL të marrë mbi shpatulla një mision kaq"fisnik"?

              Përgjigjjuni
              1. P
                P.B parti e budallenjeve

                ( P.B parti e budallenjeve ) edhe kane te drejten te perfaqesohen mos i paragjykoni dilema ime eshte kush eshte me budalla Tedi Bibilushi Blushi apo Ilir Metaj Meta ? nje pergjigje nga dikush qe i njeh me mire .

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mateo

                  Mua me duket me budall tedi bilibushi, qe ben marrrezire nuk e di pse. Ka vene dore edhe ai ne parate publike? Nuk e besoj, se nuk ka pasur poste qeverisese. Ka marre ndonje dore pare nga supermilirderi?! Edhe kete s'e di, por dyshoj. Ose i ka ikur fiqiri. Me thuaj me ke rri, te te them cil je.

                  Përgjigjjuni
                2. E
                  ENTSOE

                  Partia qe e Ka Lene truri me kohe e me vakt! Shikoni dhe Lefter Maliqin....kuje me vehte!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. KUCOVA

                    L.Maliqi do zgjidhet pergjegjes i rojeve naten ne seline PL.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pesimisti

                      Jam dakort per sa thua Z.Mero, por e verteta jote mbulon 50 perqint te spjegimit. E thene ne gjuhen e kompjutrave, duhet vec software edhe hardwere qe sistemi komjuterik te punoje. E verteta eshte se Iliri per softwere ka aplikuar cmendurine dhe per hardware floririn. Eshte pikerisht hardware qe perdor Iliri qe e ben sistemin ilirian kampion ne Shqiperi. Ata qe ndjekin Ilirin e kane simpatine per floririn dhe jo per cmendurine e Ilirit. Ky sistem eshte i sprovuar ne Shqieri edhe nga kompani te tjera qe ne zanafille te pluralizmit. Hardware ka qene me e rendesishme se sa sofware qe nga koha e Sali Berishes. Saliu per hardware aplikoi "token e xanum" qe e ka kethyer ate ne gjenial qe ndiqet nga maloqeria shqiptare qe jane gati ta hedhim Shqiperine ne zjarr bashke me simpatizantet e floririt. Valle a ka Shqiperia shpetim kur "toka e xanum" dhe "floriri" mbizoterojne idete dhe te qenurit njeri???!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sibel Halimi

                        Pastaj thonë qytetarët e Kosovës pse po vrasin burrat gratë e tyre nga xhelozia?!! Shifni këto klyshat e qenusheve nga xhelozia e sukseseve të Qeverisë së z Kurti për Kosovën car janë në gjendje të bëjnë që uzurpojnë tërë mediat dhe portalet në Kosovë dhe ulurijnë trishtueshëm kundër Kosovës dhe Qeverisë së z. Kurti, si qenushet e hijenave me barrë kur pjellin 9 klyshat për ndonjë like fallco!!!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gjino nga Pojani

                          LSI = Lëvizja e Skraparlinjve të Inatosur (tha F. Nano) PL = Pirdh ô Like ???????? Urime pafund për mendimet dhe analizat Mero !!!

                          Përgjigjjuni
                          1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                            Më në fund,Meta beri një parti si Berisha, pa "tradhëtar" ! Krijimi i partive besnike është ëndërr për çdo kryetar, Meta si simpatizant i berishizmit e realizoi atë. Jemi në fazën e krijimit të partive besnike,ku kryetari mbrohet për korrupsion nga antarët e saj.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tironci

                              A i imagjinoni dot qe nje spiun ordiner 500 lekesh te drejtoje dhe te kete prone nje parti? Nje person qe eshte pa tru te vogel dhe koken e ka me cepa te kete prone nje parti? Pyetja eshte ashtu sic thote dhe Mero kush jane keta debila qe marrin pjese ne kete parti dhe c'fare presin keta njerez nga kjo parti? Mos valle keta nuk jane dhe aq debila sa kujtojme ne sepse eshte spiuni eshte duke i paguar keta te rrine ne kete lloj bataku qe e paska emrin parti e lirise sepse parate qe ka ose do ti humbasi ose dhe mund dhe ti perdori per nje perpjekje te fundit qe te shpetoje?

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                Xhixha

                                PL tashmë është është një berbehanë, ku berberi nuk ka punë, sepse nuk e rruan as Iliri dhe as Mona.

                                Përgjigjjuni
                                1. I
                                  Ish admirues i LSI

                                  Per ate qe kerkon te dije se kush eshte me budalla , Ilir Meta apo Tedi Bibilushi qe ka filluar te ngreje zerin ne proteste , tani qe i duket vehtja si partiak i madh ! Kete Bibilushin une e kam pare per here te pare kur Likja e beri zedhenes te tij ne presidence . Atehere ka qene nje zog i ri , i vogel dhe i pa rritur mire . Tash pas 7 - 8 vjetesh ky eshte rritur dhe edukuar me mesimet e shokut Ilir dhe me sa duket po ecen ne rrugen e mentorit te tij . Shpresoj qe te mos behet 100% budalla si ish presidenti , se nuk ka kellqe te shquhet me tej . Shqiptaret jane ftilluar mjaftueshem per kuptuar nivelin e politikaneve dhe do perfundoje me keq se Saliu maje ballkonit apo Likja maje hekurave e maleve .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. q
                                    qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi

                                    Nuk fshihet as fukaralleku i shqiptareve as maskaralleku i qeveritareve me perralla me Ilir e me Sali aq sa fshihet minarja ne thes. Sot Shqiperia po pergjysmohet ne popullsi nga kjo kaste qeverisese hajdute qe detyron shqiptaret ta braktisin vendin me shume nga shteti-xhungel i instaluar se nga varferia e rrenimi ekonomik.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      ROMBI

                                      Mero djalë,pashzotin,na kujto dhe njiherë ç 'i tha Fatos Nano për Monikën Ilirit

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Llaf Dibre

                                        Mero, fraza e fundit eshte lapidare.- (do te ishte nje ese koherente per akademiket tane te gavetes...) Por jo te gjithe arrijne ta krijojne partine. Ka edhe qe rrembejne parti, ka dhe qe blejne parti, ama veç ne Shqiperi. Rama, p.sh., provoi te krijoje parti ne v. '90, por nuk i shkoi kush pas. Meta më praktik me te çmendur rreth vetes dhe si vetja... Kam vetem nje rezerve, nese me lejon: Meta, thua, " ka krijuar nje identitet te ri politik, qe eshte produkt i çmendjes nga politika." Nuk çmend politika politikanet. Lidhur me kete ka nje aksiome te pakundershtueshme: " Me thuaj çfare njeriu je, të them se çfare filozofi, intelektuali apo politikani je. Pra nuk i çmendi politika keta, por keta çmenden politiken. Perndryshe nuk do perjetonim kete demokraci e kapitalizem skizofrenik pa asnje terapi kuruese.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Treni

                                          E pranoj se deklaratat publike rishtazi nga PL ngjajnë gjithnjë e më shumë me deklaratat e dikujt që nuk ka koherencë.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. r
                                            redaktori

                                            ROMBO pash zotin, a te te kujtoj nje thenie lapidar te Tos Nanos meqe e paske merak? Ja - "Edi Ramen e kam sjelle thonj pa prere nga Parisi..."

                                            Përgjigjjuni
                                            1. f
                                              fcb

                                              Cifti Meta - Kryemadhi po tallin loqet me ty Merro dhe me Skapin .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Nje i Moshuar

                                                Une kam nje mendim ndryshe : Qe te mos ja marin kure PARTINE Like BUDALLAIT ,ta mare dhe ta sistemoje ne Cepan te Skraparit ,atje do te jete me i SIGURTE per me teper qe eshte dhe vendlindja e tij , bashke me gjithe grupin e vet "Na bashkoi kenga popullore " dhe mbaron FILMI . Me siguri do ta ndjek edhe Monika sepse nuk mund te rije pa u gricur? ??? Keshtu shpeton edhe SPAKU izolohet ne Skrapar ,Cepan edhe populli e ka nen kontroll.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  Me prokurë të posaçme

                                                  @redaktor, Jo mo, jo! E ka thënë Macron se na i ka dërguar ai Ramën me thonj pa prerë. E kam dëgjuar vetë kur e ka thënë, se kam qenë prezent kur presidenti Holand, i dha Ramës dekoratën e "Legjionit të Nderit", dhe Macron atëhere ishte i ftuar si një funksionar i lartë, më duket Ministrinë e Ekonomisë. E tha ai atëhere këtë si batutë, për të treguar vlerat e Francës në zbulimin e talenteve politike si Rama, të cilin e konfirmoi vetë, tashmë si President i Francës, në pritjen madhështore që i rezervoj para një jave kryeministrit shqiptar, "thonj pa prerë", në pallatin Ellyse në Paris. Ndaj, kot e ke ngatërruar Nanon me këtë legjendë urbane të kazanit mediatik.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. r
                                                    redaktori

                                                    Der aty arritet sa edhe ish Kryetarit te PS ja censuruat shprehjet? Po ate e ka degjuar tere Shqiperia more kur Fatosi bente LIVE ate Katharsisin e madh ...apo edhe e ka bere Macron!

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. F
                                                    Franz Kafka

                                                    me interes eshte te dim se kur do perjashtoj nga partia edhe macen Sasha

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. C
                                                      Cfurku

                                                      Me pelqen ky Likja se i perzgjedh me kujdese fjalet qe s'duhen thene.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. U
                                                        UNE

                                                        Priteni kur te marre bashkeshorte ate baxhellen e " luftes per teatrin". Cift i perkryer!!! O Zot, hapu dhe, te futem!!!

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje