Edi Rama ka vendosur të ndërmarrë një tur në shtetet kryesore të BE, ku ka shumicë të diasporës së Shqipërisë, një vit para zgjedhjeve të reja parlamentare. Ai do të vizitojë Greqinë, Italinë, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, në përpjekje për të vendosur një raport direkt me diasporën, e cila ka pak gjasa të ndikojë edhe në këto zgjedhje, për shkak të pamundësisë për të votuar aty ku janë, përveçse atyre që duan të fluturojnë për në atdhe.
Nga të gjitha stacionet, duket se ka tërhequr vëmendjen stacioni i parë, ai i Athinës, ku Edi Rama ka fiksuar takimin e parë më 12 maj.
Vizita në Athinë, e cila është udhëtim elektoral dhe jo si kryeministër, vjen pas një tensioni në rritje mes dy vendeve, për shkak të çështjes Beleri.
Me sa duket Edi Rama ka zgjedhur t'i konsiderojë marrëdhëniet normale, dhe ta lërë pas krahëve krizën politike mes dy vendeve, duke bërë një gjest që të kujton situatë normale mes dy vendeve.
Ashtu si kryeministri grek vjen në Himarë dhe Dropull për të takuar qytetarë shqiptare me origjinë greke, ashtu dhe ai shkon në Athinë të takojë qytetaret shqiptarë në emigracion, që janë mes të tjerash dhe faktor elektoral për partinë e tij.
Zgjedhja e tij për ta kthyer në normalitet një udhëtim jo zyrtar të një kryeministri shqiptar në Greqi dhe anasjelltas, mund të mos duket dhe aq normale në Greqi. Vetë Rama ka bërë takime të regullta me diasporën shqiptare në Itali, apo Britani të Madhe, por në Greqi është hera e parë që e bën.
Nga ana tjetër çdo politikan grek e kthen udhëtimin në Shqipëri, kryesisht në Dropull dhe Himarë, si udhëtim “në malin Atos” para çdo palë zgjedhjesh.
Ideja e tij se duke u sjellë normalisht “sikur nuk ka ndodhur gjë”, do zbutë tensionin me Greqinë, mund t'i acarojë më shumë ekstremistët e Agimit të Artë në Greqi, që e kanë hero të tyre Belerin.
Dhe kjo do ta vërë në pozitë të vështirë qeverinë greke, që nga një anë i duhet t'i përmbajë ata të mos shkaktojnë incidente, nga ana tjetër e ka të vështirë t'i shprehë mirëseardhjen qoftë dhe në mënyrë jo zyrtare Edi Ramës, pasi është në kulmin e fushatës elektorale dhe Edi Rama është aseti kryesor kundër të cilit po bëjnë fushatë në zgjedhjet evropiane.
Paradoksi është se ato janë të vetmet zgjedhje për Parlamentin Evropian ku luftohet për një kauzë anti-evropiane, siç është ndërhyrja në drejtësi dhe imponimi i një ekstremisti, akuzuar për vrasje dhe armbajtës pa leje, si deputet evropian.
Edi Rama është armiku me të cilin po mbahet gjallë fushata elektorale dhe ai për t'ua bërë më të plotë portretin e armikut që mbështet Evropa kundër tyre, do t'u shfaqet në Athinë.
Sidoqoftë e gjitha çfarë do të bëjë Edi Rama, është një takim me diasporën shqiptare në Greqi, dhe nuk pret as ndonjë sukses dhe as ndonjë dështim nga një sallë e mbushur me emigrantë.
Por një gjë është e sigurtë, se më shumë se sa vota për Partinë Socialiste, vizita e tij do mobilizojë vota për Belerin apo kundër Belerit në zgjedhjet në Greqi. Dhe me sa duket kjo gjë e argëton më shumë. Sido që te ndodhë!
Mero per drejtorët hajdut të lali fikut asnje shkrim zero
Gjykata u ka ndaluar katër protestuesve anti-hajni të kryetarit të Bashkisë së Tiranës të dalin në protestat e ardhshme. E padëgjuar në historinë e jurisprudencës. T’u ndalosh qytetarëve daljen ose organizimin e protestave me vendim gjykate është një akt unik në historinë e shteteve e të vendit, që ambasadat e huaja në Tiranë na e quajnë “demokraci”! Por nuk është hera e parë që gjykatat vendosin standarde diktatoriale. Vendimi i gjykatës për izolimin me arrest shtëpie të Sali Berishës ndalon komunikimin e tij me publikun. Edhe sikur Doktori të ishte fajtor i shpallur, e drejta e fjalës është sërishmi e shenjtë. Ndërkohë ai është vetëm i hetuar, nuk është marrë as i pandehur, sepse nuk ka akuzë. As nuk mund të ketë akuzë, as do të ketë akuzë. Ka thjesht një vendim politik për ta izoluar opozitën shqiptare! Ndërsa gjykatat shqiptare ruajnë “shenjtërinë” e hajdutëve në krye të shtetit. Mbrojnë me vendime gjyqësore kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës nga kryeopozitari dhe opozitarët e tjerë të vendit.
Demek, kur të ndalojnë hyrjen në stadium për huliganizëm, po të shkelin të drejtat kushtetuese?
Berisha duhet te ndalohej vetem per faktin qe ka qene sherbetor fanatik i partise se punes leri te tjerat, dhe 4 protestuesit jane fakire te paguar jane rrugace, jane hamasi shqiptar
HAHAHAHA RAHMUTI DO RREGULLOJ MARREDHENIET DYPALESHE NDERMJET SHQIPERISE DHE GREQISE,POR CFARE KA NDODHUR O MERO MERHUMI,CFARE KANE BERE SHQIPTARET E THJESHTE QE TE MERITOJNE NE SHEKULLIN E 21 KETE LOJE TE NDYRE NGA RAHMUT HALEJA DHE MICOGREKU.PO PSE SHQIPTARET E KANE FAJIN QE NE HIMARE PARTIA E KLANIT TE FAMILJES BERISHA DHE “PARTIA E LIRISE” E LIKE FLORIRIT TI BASHKOHESHIN KANDITATURES SE ORGANIZATES ANTISHQIPTARE TE OMONIAS PER KRYETAR BASHKIE ?PO PSE SHQIPTARET E KANE FAJIN QE KOMITETI ZGJEDHOR ME PARTINE SOCIALISTE NE KRYE LEJON QE KRIMINELI ORDINER FREDI BEJLERI TE GAROJE PER POSTIN E KRYETARIT TE BASHKISE SE HIMARES ME MBESHTETJEN E PLOTE TE FORCAVE FASHISTE GREKE?PO PSE O MERO GELBAZA SHQIPTARET E KANE FAJIN QE KRYEMINISTRI YNE VIZIONAR I NGRE BUSTIN NE JUG TE SHQIPERISE BABAIT TE KRYEMINISTRIT GREK MICOTAQIS,PËR CFARE MERITASH? PO VAZHDOHET E NJEJTA MENYRE SI NE KOHEN E DULLES QE TE SHPIKEN ARMIQTE E JASHTEM DHE TE BRENDSHEM.ZVENDESMINISTRI AHMETAJ I VENDOSUR NGA RAHMUT HALEJA BEN KERDINE KORRUPSION DHE PASTAJ PA PROBLEM FARE JA MBADH ,JASHTE SHQIPERIE ,DHE RAHMUTI NUK MBAN PERGJEGJESI PËR KETE PROBLEM,KETU KANE FAJIN SHQIPTARET.MINISTRI TAHIRI U HARRUA E PLOTE TE TJERE ,ME KURVAT BALLUKU SPIROPALI ,XHACKA DHE FAJIN E KANE PRAPE SHQIPTARET .U VRANE 4 NJREZ TE PAFAJSHEM ME 21 JANAR 2011 NE DITEN ME DIELL DHE AKOMA NUK JANE NE BURG KRIMINELET ME SALI QENIN E LULZIM BASHEM DHE SNAJPERAT QE QELLUAN MBI POPULLIN.ASNJE FJALE MERO QEROSI PËR GERDECIN 97,98,E PLOTE TE TJERA.ASNJE NUK ESHTE NE BURG.SHQIPTARET PO IKIN KURSE RAHMUTI DO SHKOJ NE GREQI QE TU MBUSHI MENDJEN QE TE KTHEHEN.KJO QEVERI TA NEVERIT ME GJITHE HAJDUTET SI ERION VELIAJ QE KA 20 VJET SI KRYETAR BASHKIE.SKA BURRA TE TJERE..KHO KLASE POLITIKE DUHET ZHDUKUR NGA FAQJA DHEUT SI ANTISHQIPTARE.
Shkruaj me shkronja te vogla o rrot