Për gjithë të mërziturit me Rai 3

29 Prill 2024, 19:52Editorial Mero Baze

Rai 3 ua komplikoi jetën të gjithëve. 

Edi Rama bëri një javë betejë me ta, derisa u detyruan të pranojnë se ishin të njëanshëm në emisionin e tyre dhe sqaruan shikuesit se janë duke negociuar të kenë një intervistë me Edi Ramën. Kështu, seria e dytë aq shumë e paralajmëruar nga gazetari i emisionit, madje dhe një ditë para afatit të transmetimit, nuk u dha. 

Të gjithë ata që këshilluan Edi Ramën të mos merrej me Rai 3, dolën të gabuar. Ja që funksionon dhe sqarimi në distancë, kur në vend të gazetarisë bën politikë. Dhe kur bën politikë, garën e ke me politikanë dhe jo me gazetarë.

Opozita u torturua më shumë se Edi Rama. Pasi furnizuan Rai 3 me lehtësinë që furnizojnë “Syrin” e familjes Berisha, ata përgatitën gati dhe planin mujor të veprimtarive, ku përfshiheshin interpelanca, debate dhe komisione hetimore bazuar në “faktet” e tyre të bëra publike në Shqipëri, por tani të përkthyera në italisht. Këtij programi ju shtua dhe një kërkesë që Edi Rama të bënte autokritikë për kritikat ndaj Rai 3.

Tërheqja e Rai 3 nga emisioni i dytë, futja në betejë e kryeministres Meloni, e cila akuzoi se e bëjnë atë ndaj një vendi mik, që po ndihmon Italinë, u hoqi gurin e themelit të programit një mujor opozitarëve tanë këtu.

E gjithë axhenda mujore e opozitës ishte mbështetur tek emisioni i Rai 3, me shpresë se do bënin politikë me të. Në fakt politikë me të, arriti të bëjë Meloni dhe Rama, të cilët ju përgjigjën përdorimit politik të Rai 3, me politikë.

Tani të fundit që duken më shumë të mërzitur se të tjerët janë një pjesë e gazetarëve pro Berishës, të cilët shajnë si nëpër dhëmbë Rai 3 si kanal komunist. Në fakt kanal pro komunistëve italian është. Edhe pse jo e shkruar, ekziston një marrëveshje mes palëve në Itali që transmetuesi publik është ndarë Rai 1 pro së djathtës, Rai 2 pro të majtës, dhe Rai 3 pro fraksioneve komuniste apo të gjelbra.

Por kjo nuk i pengon të jenë gazetarë të mirë. Këta kur kërkuan ndihmë tek Rai 3 e dinin që ishte kanal komunist dhe nuk është se patën drojë të bashkëpunonin. 

Problem real është se vetë gazetarët në Shqipëri, përfshi dhe këta të Berishës, kanë thënë gjëra shumë herë më të rënda se Rai 3 për qeverinë, dhe ato që po thoshte Rai 3 ishin ripërtypje të cekëta të akuzave të tyre, të cilat dukej që dhe nuk ishin kuptuar aq mirë nga gazetari.

I vetmi ndryshim është se gazetarët këtu, e kanë shumë të vështirë të tërhiqen kur ja fusin kot, kurse ai i Rai-t e ka kuptuar që ka shkelur në tokë të minuar me gënjeshtra, duke qenë tërësisht i njëanshëm dhe bazuar në thashetheme politike opozitare, dhe thjesht është tërhequr për të korrigjuar standardin e gazetarisë.

Mërzitja e këtyre me Rai është pse po tenton të tregohet i përgjegjshëm dhe pse nuk sillet si tek ne këtu. Ky është problem i yni, jo i Rai. Problemi i Rai, është kur tenton të bëhet si ne, jo kur kthehet në origjinën e tij.

27 Komente

  1. L
    Luani

    Supef anslize e sakte alla Mero..!!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Ladi, paske ndërruar nickname, nga Ladi në Luani. Shumë mirë ke bërë, sepse si Ladi e bëre baltë fare, edhe vetë Meron e mërzite me ato lavdërime aq të turpshme për dinjitetin e njeriut.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me dashuri - Edvini

        Ka vetëm dy rrugë shokë: ose ta mbyllim RAI3 si Agon Channel, ose ... ta blejmë urgjent si ABC News dhe ta perdorim si letër bythe. ( psh si Top Kanalin apo Klan mavrinë) Rruge të mesme nuk ka. PërPARA!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Ladi

          O Loni punëtor betoni. Mos puno kaq shumë sa të të shkojë djersa në lug të bythës. Ta dua shëndetin, se më duhesh edhe si hamall kur të çoj lavatriçen në katin e katërt të pallatit ku banoj, se nuk ka ashensor. Hë, të ma rruash, mjaft nbete kërriç, bëhu gomar!

          Përgjigjjuni
        2. G
          Gazeta

          Mero eshte gazetare si ata Italianet qe ndjek politiken e vet editoriale. Italianet nuk kane perse te analizojne e te merren me politiken e brendshme shqiptare apo te tregohen te drejte. Ata nuk punojne per Ramen dhe as per Saliun. Problemi nuk eshte vetem se Rama u mor shume trashe me RAI 3 por me ate qe keta reagojne vetem kur ju djeg bytha e vet dhe na e shesin si mbrotje te Shqiperise dhe Shqiptareve.. Apo me keq kur ate marreveshje na e shiten si "ndihme" per Italine qe na duhet tu kthejme borxhin. Mjafton te lexosh shtypin e huaj cdo jave per shpifjet dhe idiotsite qe shkruhen per Shqiptaret dhe Shqiperine edhe nga media qe e mbajne veten te medha e me standarte. Me keq akoma kur keto perkthehen ne shqip nga Tema. Ketu nuk ka terheqje dhe as fitore te Rames, kjo do te vazhdoje persa kohe ajo marreveshje politike me Melonin per rrefugjatet do mbaj ere te rende.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati

            Kush e njeh kete Profesorin e leshit Enver Bytyçi e di se eshte nje cope gomari dhe per karrieren e tij eshte kapur pas koqeve te Berishes. Mero Baze e njeh mire po nuk e di arsyen qe e mvan afer kete dythundrak.

            Përgjigjjuni
          2. I
            I QIMI PEKA komunst 24 karr at

            Ajo qe Rama kerkone eshte te zbuloje shumen e derdhur ne euro nga familja kriminale Berrisha per te njollosur shqiperine dhe shqiptaret . Mendoje qe se shpejti do dalin dhe aktoret kryesore me emer mbiemer dhe eurot e derdhura . Askush nuk e shikonte Rai 3 sidomose me dokumentare te tille demode por ishte nje bénéficie per Ramen dhe Melonin ne itali .

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rai

              Po ik o palaco se eshte ceshtje kohe sa rai tre te mbledhe te dhena dhe te shpelaje perseri llumin qe ka emrin rama

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rai trapi

                Rai jeni akoma njerez me vetedije inferiore , ju duket cfare thote e shkruan nje italike eshte e sakte po nuk e kuptone mo palaco qe si plasi nje italiku per Shqiperine sikurse nje shqiptar per italin . Pyetja qe ti besh vetes o bole qe e shisni veten lire eshte pse ky makarona -ngrenes impenjohet per nje shtete tjeter qe nuk e lidhe asgje ? Pse per korrupsionin ketu ? Po c'thua o i marre mendesh o komunist i qelbur i non grates po a egzistone vende me sistemin kapitaliste qe nuk ka korrupsion po a ka vende qe nuk konsumohet droga ? dhe atje ku konsumohet nuk ka trafik ? Po boll mo legena ju nukbe kuptoni qe kur baltisni kryeministrin keni baltosur veten o njerez primitive ( duaje veten qe te doje tjetri ) njk te peqen Rama mos e voto e votone shumica rrespektoje kjo eshte demokracia o trap interneti

                Përgjigjjuni
              2. K
                Koorespondent i Gazetave në Milano

                Mero, jam një Gazetar prej 20-vitesh në Itali dhe nga kolegë që kanë punuar në RAI, dhe pikërisht në emisionet politike e investigative, më shkruajnë se shumicën dërrmuese të materialeve të emisioni REPORT të RAI 3 kundra Edi Ramës dhe Qeverisë së Tiranës, janë dhënë nga televizionet SYRI, ORA, NEWS24. Ata si gazetarë karieren me shumë njohje në TV italiane dhe Gazeta e Portale, ndër të tjera më thonë se dihen mjaftë mirë kush janë Pronarët, Drejtorët, Kryeredaktorit dhe Gazetarët e këtyre TV, që janë totalisht në shërbim të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ka dhe disa Gazetarë pseudo-të pavarur në TV dhe Gazeta e Portale të Shqipërisë, që paguhen nga familjarët e dyshes Berisha 3 Meta, që me adresa fallso Email dërgojnë shkrime e materiale Video e Foto nëpër redaksi TV dhe Gazetash e Portalesh në Itali. Njëri prej tyre që merret kryesisht me lajmet në WebSite, më ka ofruar gjithë adresat e E-mail dhe materialet prej disa vitesh të këtyre TV, Gazetave dhe Portaleve, që dërgohen në Mediat italiane, por dhe në Institucionet Ligjore dhe Politike të Italisë. Po po, kanë arritur të dërgojnë lloj-lloj shkrimesh, Video e Foto edhe në Institucionet Ligjore e Politike të Italisë, pamvarsisht sa janë marrë në konsideratë. Vendin e parë për dërgim e mban TV SYRI dhe WebSite/Portali përkatës SYRI, pastaj ORA dhe i treti është NEWS24. Emrat e Pronarëve apo Drejtorëve, Kryeredaktorëve dhe të Gazetarëve të këtyre Mediave, jam habitur që i kam parë të Listuar me shumë kujdes e rregull, kush janë dhe nga vinë për shërbim në këto Media të dyshes Berisha/Meta. Kam dëgjuar po nga personel i RAI dhe MEDIASET se, këto Media në Shqipëri janë totalisht pastrim parash të pista e kriminale, ndaj janë në sulm të tmerrshëm shpifjesh e kërcënimesh prej vitesh ndaj Edi Ramës më së pari. Një gazetar i njohur shumë në Gazetat e Milanës më shkruan: Për fatin e keq, në Shqipëri Media është mbi 90% në dorë e kontroll të rreptë nga familja Berisha e Meta sepse këta të dy familjerisht e bashkëpuntorë e miq janë më të pasuritë e Shqipërisë, ndaj është kjo situatë e pisët ku hidhet para e madhe për të manipuluar Mediat e huaja në Europë e pse jo edhe përtej Atlantikut. Dyshoj shumë se dhe për emisionin e RAI 3 të 1 jave më parë, krahas qëllimit për të goditur zonjën Melonin, ky emision në një kanal TV me elementë ekstremist të Majtë, goditi dhe Edi Ramën e vëllain e tij, si e si të bëj pis gjithçka e të ngrej fllucka sapuni në Mediat italian dhe Europiane. Kjo është bërë me qëllim të pregatitura me kohë, por dhe pagesë të majme padiskutim.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

                  O "gazetar" ne "Itali" me profesion parazit, dhe origjinë nga Kurvelesh Kardhiq. Te gjitha informacionet RAIt ja ka dhene Karllo Bolino- burri I Agimes, Neri dhe Minxhozi, Frrok Kar Çupi, Driton Xhunge Hileja, dhe Yildiz Pata alias Ymer T(b)aze. Mos bej diversion neonatesh o kakash sanatoriumi

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arbeni

                    Ti je një koqe kandari or bir.Të të rroj kosherja se bletët të kanë ikur.

                    Përgjigjjuni
                2. X
                  Xhesika

                  Fitorja e VMRO-së prish gjithashtu koalicionin ballkanik Vuçiq-Rama-Zaev (Kovaçevski). Prishja e këtij koalicioni është fitorja më e madhe e shqiptarëve nga ky rezultat. Ka shumë prej shqiptarëve që ende i besojnë demagogjisë politike, sikur Mickovski na qenka një lindor, ndërsa këta aleatët e Vuçiq na qenkan perendimorë, madje “që duan ta marrin me vete presidentin serb”! Për një gjë jam i sigurt, Mickovski është së paku po aq perendimor sa edhe Zoran Zaev dhe Edi Rama. Të qenit perendimor për t’u mbrojtur nga ndëshkimi për korrupsionin dhe bashkëpunimin me madien, është anti-perendimorizëm. Në fund: jau qiftë Albin Kurti nonat Kristacovicave, Vucicave, Ahmutovskave dhe të gjithë serborusëve shqipfolës.

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jolla Cici

                    Tentakulat e mafies shqiptare! Nga Enver Bytyci Gazeta më e madhe e kontinentit, BILD, e Gjermanisë pati filluar para disa viteve të zbulojë aferat e mafies shtetërore të Rilindjes në Shqipëri. Debati midis kësaj gazete dhe Edi Ramës përmes telefonatave dhe reagimeve arrogante asokohe vazhduan disa javë. BILD-i i famshëm e pushoi luftën kundër kryemafiozit shqiptar! U tërhoq! Madje redaksia e asaj gazete e "la në baltë" vetë gazetarin e guximshëm që filloi të denoncojë skandalet mafioze të Rilindjes dhe kryerilindasit! Para një ose dy muajsh gazeta e famshme amerikane New York Times shkroi një artikull kompromentues për kryeministrin e Shqipërisë, duke denoncuar dhënien (për mua faljen) e ishullit të Sazanit dhe Zvërnecit zotit Kushner, dhëndërr i Donald Trump. Sipas zëdhënësit mediatik të Edi Ramës, pra sipas Baton Haxhiut, kjo gazetë kishte planifikuar të shkruante edhe një denoncim tjetër kompromentues për kryeministrin e Shqipërisë në këtë aferë. "Por, tha Batoni, argumentet dhe faktet nuk mjaftonin. Prandaj gazeta njujorkeze u tërhoq! Para një jave përmes Rai 3 bota shqiptare mësoi për afera të tmerrshme të dy njerëzve më të afërt të Edi Ramës, për Engjëll Agaçin dhe Olsi Ramën. Mbrëmë ishte njoftuar se do të transmetohej pjesa e dytë e investigimit italian. Nuk u transmetua! Çfarë ndodhi? Si është e mundur që skenari përsëritet shumë herë, së paku tri të përmendura më lart? Çfarë mekanizmi përdor Edi Rama për t'u mbyllur gojën mediave më të mëdha të globit? Në fakt Rama e paralajmëroi të enjten e shkuar se do të "bëjë paqe me Rai 3", kur thoshte se lutem që këtë çeshtje ta zgjidhim me mirëkuptim. Po cili është mesazhi për mirëkuptim i kryeministrit të mafies shqiptare? Pazari! Kompromisi, duke paguar për heshtjen e këtyre medieve. Rei 3 e kushdo tjetër nuk bëjnë mirë që përpëliten për ta fshehur këtë të vërtetë. Paraja e mafies në duart e kryemafiozit të Shqipërisë ka infektuar edhe mediet prestigjioze të Amerikës dhe Europës! Prandaj europianët e amerikanët janë pesimistë për të sotmen e të ardhmen. Media, e cila është përgjegjëse për të thënë të vërtetën, e fsheh atë, pasi ka nisur të zbulojë diçka. Sepe paguhet majmë për heshtjen. Paguan mafia me kostum kryeministri. Prandaj dhe në Shqipëri duhen konsideruar heronj ata që çdo ditë dononcojnë mafien në pushtet dhe pushtetin e mafies në qeverinë shqiptare. Rroftë lideri i kombit Albin Kurti!!!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pisët, Vrasësit, Hajdutët dhe UDB_istët janë NJË

                      Mbiemri Bytyçi njihet mirë në Kosovë dhe Diasporë, sidomos në SHBA (New York City) ky dy familje Bytyçi janë filo Sali Berisha në Amerikë dhe meqënse kanë disa biznese (Hotele dhe Restorante, disa nga këto kanë blerë pas 1997.!? A thua nuk janë të familjes Sali Berisha me paratë e vjedhura të Piramidave të Qeverisë Berisha Meksi.???), paguajnë para të madhe në mbrojtje të Sali Berishës ku të munden në individë VIP që ndikojnë në Institucione deri Kongres. E dinë shumica e shqiptarëve dhe sidomos kosovarët në New York City kush janë Bytyçët, dhe si ata organizojnë veprimtar shumë të kushtueshme në mbrojtje të Sali Berishës. Por, fatmirësisht dhe në Kosovë ju ka dalë boja që janë Berishista dhe pse jo dhe ish UDB_ista, sepse me rregjimin e ish Jugosllavisë dhe Sërbisë e kanë pasur shumë mirë në çdo kohë.!? Ndaj ky Enver Bytyçi është një shërbëtor i stër-betuar (pse jo i mirë paguar) i Sali Berishës, gjë për të cilën bredh dhe nëpër Europë ku janë diaspora Kosovare dhe pëllet vetëm e vetëm për Sali Berishën: krye-Krimineli krye-Hajduti krye-Shpifsi krye-Babale krye-Molotivi krye-ish UDB_isti dhe krye-ish Sekretari PPSH për Shëndetësinë Shqiptare në kohën e regjimit të Enver Hoxhës/PPSH. Prandaj ky ENVER BYTYÇI është një i diskretituar si në të kaluarën dhe të tashmes e Kosovës dhe shqiptarëve kudo janë. Mjafton të analizohen si arritën të shtojnë numrin e Hoteleve dhe Restoranteve dy familje Bytyçi në NYC, pikërisht pas 1997 ku ranë Piramidat e Berisha Meksi dhe shqiptarëve ju vodhën mbi 1.2 Miliardë Dollarë.

                      Përgjigjjuni
                    2. K
                      Keq e beri nongrata komunist edhe kesaj here

                      Asgje per tu cuditur: komunisti Sali dhe organizata e tij ekstremiste e majte per kohes se xhaxhit, tani e quajtur Foltore, ja futi komunisteve te Rai 3, bravo. Po pastaj, cili eshte hapi tjeter? Sa te filloje ndonje gjyq ku der Rai 3, dhe aty fillon gallata e ciftit Foltore Rai 3. Turp per kumunistet italiane qe rane pre e mashtruesve te Foltores tone komuniste. Bravo Meloni dhe Rama.

                      Përgjigjjuni
                      1. c
                        ceni

                        Thelbi i kesaj tymnaje te stisur si gjithnje nga forca me regresive e ketij vendi e cila vazhdon akoma e kakaris si force politike ne kete vend eshte qe nese nuk ndezi kendej te ndeze pertej Adriatikut ku politikanet shalatane mendojne se edhe ne Itali eshte i njejti sistem,e njejta rrumpalle ku mund te thuash ç'fare te duash me thashethemnaja dhe mos te te hyje gjemb ne kembe. Sa ishte pergatitur Agron Markagjoni,Bardhylka,Lulezimja e cila mezi priste nen teorine kineze qe nese perplasen dy veze njera do thyhej,qe 'babalja 3' do te ishte vertet domethenese dhe kur zihen dy i treti perfiton. Mirpo si gjithnje kjo bordello tashme njihet nga te gjithe qe nuk mund te rruaj ndere duke prostitu- uar gjithnje.Ndaj tani dhe me idioti i kesaj kopeje uqerish qe quhet medemek "Force politike e djathte"nuk mund te jetoje me makinacione te ndyra,kur sot zhvillimi teknologjik eshte ne ate nivel qe per dy ore i nxjerr te vertetat ne shesh.Keta jetojne ne 2024 dhe mendojne si ne 1992 duke harruar qe Rajsonet i kane braktisur sepse ç'ka deshen e realizuan deri ne 15 Mars 2008.

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          redaktori

                          RAI 3 deklaroi se ne ekzistencen e tij vetem 2 nderjyrje politike ka patur nga jashte - nje nga Lavrov i Kremlinit dhe e dyta nga Rilindja e Edvinit ! Sa per me RAI 3 me tutje, ja vlen ajo shprehja e Tomonierit "prisni se nuk keni pare gje akoma"

                          Përgjigjjuni
                          1. f
                            fcb

                            Jane leket e Inceneratoreve dhe Termetit o Ymerr , kane paguar per te mos u dhene Emisioni por ti ske si ta thuash kete se Rilindja te ka paguar studimet e kalamojve jashte shtetit dhe po te dhuron Ujin e Mezhgoranit.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              EdiRamaTallaVa (ERTV)

                              Per ata te merzitur nga RAI 3 : Nuk ka nevoje asfare per seri tjeter sepse - RAI 3 me ate REPORT i tregoi opinionit mbare ne Itali, Shqiperi e kudo nje foto te Pushtetit Rama ku personazhi kryesor del serish pa breke si dikur ne ate plazhin publik...

                              Përgjigjjuni
                              1. n
                                nudisti

                                Po dil dhe ti në plazh publik, nëse ke çka të tregosh! Por ti me siguri je i kompleksuar se s'ke çka të tregosh!

                                Përgjigjjuni
                              2. d
                                dd

                                cdd

                                Përgjigjjuni
                                1. q
                                  q.va gruan e tao balles a mazniku

                                  pidhi i sateme mero baze

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Partizani Velo

                                    Bravo Mero. Fajin e ka Saliu edhe mbas 500 vitesh. Mbas drurit qe te dhanë çunat e Tepelenës në 2005, truri jot po funksionon mirë fare. Shijoji paratë bashkë me Karlon o ministri i propagandës. Mortjaaa

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tirons inceneratori

                                      Po ti mero Kur e ke daten e spakut

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Lamir Dhaparlaja

                                        Ramsi ja rrasi Lalit me ata 5Drejtoret e burgosur dhe Lalka ju pergjigj me ate demaskim ne RAI 3 - me tej te shohim

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Analisti komunist

                                          Analize djegesi. Rai3 mbyllet ne fund te majit.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje