Shtypi ka publikuar me pesë muaj vonesë një ngjarje e cila ngre pikëpyetje të forta për integritetin e zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar. Burri i ministres Delina Ibrahimi është konfrontuar fizikisht me drejtorin e një Agjencie në varësi të gruas së tij, pasi e ka thirrur t’i shkojë tek biznesi i vet për t’u “sqaruar”.
Nuk po i hyj shumë detajeve të mjetit prerës, as të mbylljes së çështjes nga drejtësia, por ajo që mbetet hapur është integriteti i atyre që qeverisin.
Nuk do kisha reaguar po të mos lexoja arsyetimin e Delina Ibrahimit, e cila e trajton çështjen sikur ish- zyrtari i saj i paska shkuar tek biznesi i burrit per sherr dhe lë të kuptojë që nuk e ka thirrur burri i vet.
Në fakt e ka thirrur burri i vet, dhe një burrë ministreje që thërret zyrtarët e saj në takime informale, janë një problem i madh për qeverinë dhe qeverisjen.
Së dyti, ajo që është dhe më e rëndë në deklarimin e saj, është fakti që ajo thotë se nuk e ka hequr nga drejtor, as ajo, as pasardhësi i saj për disa muaj.
Tani nëse ky drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, ka shkuar vet tek biznesi i burrit të ministres dhe janë përleshur fizikisht, atëherë minimalisht duhej shkarkuar nga detyra atë ditë dhe të çohej para drejtësisë.
Fakti që e kanë marrë me të mirë derisa kanë mbyllur çështjen dhe pastaj e kanë hedhur në rrugë, është dëshmi e plotë e faktit që burri i ministres është përgjegjës në atë konflikt dhe pavarësisht shkallës së lëndimit fizik, ai ka cenuar rëndë integritetin e administratës shqiptare.
Ato që zonja Ibrahimi i përmend si argumente pro saj, në fakt janë kundër saj. Në momentin që ka ndodhur konflikti ajo duhet t'ia kishte raportuar atë qeverisë dhe duhet të sillej si ministre, dhe jo si gruaja e njërit që bën sherr rrugëve. Ose shkarkonte zyrtarin në varësi, ose merrte përgjegjësinë për aktin e burrit të saj.
Kjo historia që nuk e paska hequr nga puna, është shumë e rëndë.
Akoma dhe më e rëndë fakti që burri i saj thërret ish- zyrtarët në takime për t’u “sqaruar” si i forti i lagjes. Shkëlzen Berisha ka pas zyrë private në pushtet, ku thërriste njerëzit e shtetit dhe u jepte detyra. Tani është e tepërt të kemi burra ministresh që të japin dhe dru, ose poste.
Të tjerat nuk kanë ka rëndësi, nëse e ka qëlluar me thikë, nëse nuk e ka zënë thika, apo janë rrahur me grushte.
Nuk di sa është lënduar viktima e burrit të ministres apo vet burri i ministres nga ai banalitet, por shteti është dukshëm i plagosur.
Bravo Merooooo. Te jape doreheqjen kjo ministresha dhe te hapin ceshtje ne SPAK se korrupsion eshte edhe ky. Me i rende se ka dhe thika.
Shtet mollesh dhe dardhash te prishura.
Të lumt Mero si për her i sakët, kjo ështe fetyra e vertetë e administratës së Shqiprisë kjo ështe fetyra e vertetë e ministrave dhe e njerzeve që Rama ka 10 vjet që zgjedhë per të qeverisur Shqiprinë por në të vertetë kjo ështe fetyra e vertetë e vet Ramës se pse një njeri i korruptumë kurrë nuke do mbajë afër veti dhe në qeverie njerze të mirë dhe me intigritet. Me kët lajem na tregonë se Rai pasë të drejtë për qeverinë Rama edhe pse ai emisjonë ështe bër për të goditur kyministrënne italisë... Rama ështe njësoj si Saliu me familjen e ti dhe Meta. SPAKË na shpetoni nga Rama, Saliu dhe Meta....
Spak na shpeto nga Saliu, Meta dhe Rama! Shume e sakte!
Lavdi Zotit Mero trimi ju ktheve temave qe djegin me shume se Sala apo Meta Aty qendro Plaget e vjetra sherohen me lehte kur nuk krijohen te reja
Problem ështe se Rama ështe shumë njeri i djallzumë dhe donë që të ushqejë Militantët me Belerin dhe Rai. Por për probleme të till nukë ndjehët farë. Shpresoje që njerze që kanë dy palë mend në kokê largonë nga Rama, Saliu dhe Meta.
Mero,poqese e njej conceptin e fjales 'Shtet'per cilin shtet e te kujt vendi!?
Mero, te flasim drejt dhe te rrijm shtrmbet. Shqiptart nuk kane mentalitet shtet-formus. Perndryshe nuk do te votonim njerzit ma te degraduar te shoqerise. Me vjen mire qe me ne fund ke goditur drejt. Ministrja duhet te shkarkohet ose dorhiqet dhe burri i saj duhet largohet menjehere nga detyra shteterore dhe te penalizohet per vepren penale.
????
"Pu,pu,pu! E zeza, qe nuk i kemi thene as shokut Rama per kete gje!!!(Njejte si Liria nuk i kishte thene gje Berishes per baxhanakun!!!) Po Tani qe kjo doli pas pese muajesh, si do tja bejme? Shoku Edi do cmendet tani qe e mori vesh. Edhe vete Baze eshte kujdesur maksimalisht qe te mos e lidh fare shokun Edi me kete gje. Po ashtu, zotit Baze nuk i bene pershtypje hic qe edhe drejtesia e ka mbyllur kete gje, "per mungese provash". Sepse, qe drejtesia ka marre urdher per ta mbyllur nuk eshte e lejuar as ta mendosh jo me ta thuash. Nderhyne shoku Edi ne punet e drejtesise? Jo, or vella, as qe eshte fare e nevojshme te nderhyje Edi, ata kane 80 vjet qe e dine se jane nen urdherat e Partise, ndaj e bejne gjithcka vete sipas deshires se saj, pa i thene fare Edi.
Lal, me shkule gazit mr kete humerin me shoku. Oren lal, shihnoren se ecen koha.
Po shteti ka marë fund me kohë o Mero...... . Po si nuk ka një, opo një ministër të saktë, o burrë...... . Po pse , pak djem e vajza të mirë ka Shqipëria, po vete e gjen kryeministri ca legena dhe copa mishi, që bëjnë arrogantin sapo zaptojnë zyrat e shtetit...... . Po si nuk i gjendet detyrës një i ndershëm, një njeri fisnik, një që e quan veten shërbëtor të popullit , jo padron të tij..... .. . Dhe del kryeministri dhe thotë, përgjegjësia është personale. . Po jo o jo! ..... . Pse shkon e zgjedh pikërisht të ligun........ ... . Ke thënë nja 23 herë se do bëj reformën në administratë........ . Kur do ta bësh.... . Pse gënjen e mashtron dhe kurrë nuk ke për ta bërë refprmën në administratë...... . A ke plane kontrolli për vartësit e tu...... . Pse nuk i zbulon ti shkeljet më administatë po pret sa pladin skandalet............... . Po të lumtë bytha ty o kryeministër.... . Kur populli nuk ka tjetër mundësi zgjedhjeje, pse të mos tallësh trapin ti dhe burokratët e tu?
Pi 3 gota dhe hajde ne shtepi ne oren 1 apo pi nje gote dhe hajde ne 3 ne shtepi... .....albanezi di merda ... Ja ka bo mir dhe ta kishte vra mir do bote se e ka krujt vet dreeeeeeejtoooiiriiiiiiiii...
Nje shtet me 1.5 milion siq kemi shqiperin keto probleme do te ekzistojne te paktn dhe 5 breza, deri kur seicili ta kuptoje se ne karrige ka hipur per te shebyer popullit dhe jo vellait,babait,nenes apo gruas, keto ti rrespktojne brenda avllis tij,ne rruge restorant apo ku te doj, duhet te ndahen hesapn me shtetin dhe shtepin, per ta mbyllur nese miniserja ka pak nerv apo fytyre qe nuk besoj te bejne dorheqje. Pastaj ne shtepi ose ta rrahin siq bejne shume ose ta ndajne Shteti bie ne kete menyre nese behet mburoj e tyre. Delina thing about please
bravo Mero. Vazhdon mentaliteti taliban. Duhet te c'rrenjoset me cdo kusht
Turp,ministrja duhet te jap doreheqje,ka vajza plot te zonja qe mund ta bejne sh.mire detyren dhe mirsjelljen!Te shkoj urgjent ne prokurori te denoncoje burrin dhe kolegun! Ky eshte skandal ne zyrat e shtetit!
Nese kjo ministresha nuk e jep doreheqjen me deshire, atehere i bie qe Rama t'ja japi me pahir. Vijne nga hici, u jepet nje post qeveritar per te qeverisur, por per cudi, keto shum shpejte nderrojne psikologji! Tashme ne poltronin qeveritar, keto kujtojne se jane te paprekshem dhe padrone, qe me njerezit mund te bejne c'te duan ! Edhe Saliu keshtu mendonte se do te plakej e do te vdiste ne poltronin shteteror, edhe Meta po keshtu, por ja qe vjene nje dite dhe do te vishe te "trokasesh ne porten time" (ne porten e drejtesise ).
Si dukuri negative, qe verehet e eshte verejtur ne vite, i jap te drejte Meros, por te ringjallet pas 5-6 muajsh ngjarje...ketu dicka calon. Pse e zvarriti kaq muaj burri i plagosur dhe na kujtohet ne mes te pranveres per ndodhine e vjeshtes?! A ka bere kallezim penal ne prokurori ai drejtor shteti ? Pse nuk shkoi ne urgjence te merrte mjekim, por shkon te nje mjek per te marre nje vertetim? Analiza duhet bere nga te gjitha anet, pastaj te dilet ne perfundim. Apo tani e nxori Lala?
Mero sikur i ngatron pak datat dhe ofiqet ne kohe. Nuk besoj se e ben me dashje! Ne nentor 23 kjo Delina nuk ishte ministre e ministris nga varej ATK dhe nuk i takonte te shkarkonte Ari Koshajn.
Sipas wikipedias, kjo eshte bere ministre e financave qe ne shtator 2021, pra ka me shume se 2 vjet e gjysem ministre e Financave. Sa per info!
Aroganca e pushtetareve e rende.Perdorin standarte mesjetare.Ngaqe jane te paafte dhe kukulla qe ngrene vetem doren e pa integritet sillen brutalisht me vartesit.Po ndonjehere ka Çeçua biçak.
Sakte! Llafet e shumta jane fukarallek Burri i zyrtares(is ministres se financave) nuk mund te sillet si i forti i lagjes : hajde ketu e ik atje, bej kete e mos bej ate… Ai duhet te ruaje integritetin e tij dhe te bashkeshortes( ministres) ! Jane persona publik dhe duhet te japin shembuj integriteti!
Kjo eshte Shqiperia qe duam
Mero te lumte ...! Ajo nuk dorehiqet,..por Rama duvet ta shkarkoi nga ministre.. ! Kjo mund te ndreqe disi moralin shteteror..!
Z.Mero bravo per objetivitetit te gjykimit te fenomenit.....si gjithmon i sakte dhe konçiz ne artikull......Por kerkoj qe te kesh parasysh ne te ardhmen te trajtojsh dhe kryeministrin qe asht shkeputur jo vetem nga BAZA por dhe nga qeveria.....ban vetem propogande qe nuk pasqyron ate qe intereson shumices te popullsise.....nivelin ekonomik çmimet pensionet e mjerushme qe nuk mbulojne ilaçet etjetj Me respekt
Mero. Dakord ne ty vetëm se një detaj të ka shpëtuar, ose e ke lënë vetë. Po ky i dëmtuari, pse u kujtua mbas 5 muajsh ta bëjë publik ngjarjen?
Mero! Si rregull është që budallaqet bëhen putana,dhe putanat marrin burra idiotë... Pjesa tjetër Mero është statistikë!
Ju dhefsha rracen, asnjani nuk thot ketu qe asht edhe njaj i gjati qe e ka ba ket çorbe me duret e veta e nuk po ndihet hiç
Mos u cudit Mero! Ajo "plagosje shteti" eshte Rilindja e Lenka Cukove ministresha qe me shume se te tilla jane Cingie te Haremit te Sulltanit Surrelit...ndersa burraqet e tyre me Ferman Sulltani shpallen "Investitore Strategjike" !
Lenka Cukos i vjen anash ti, Rithemelimi dhe Rilindja bashke. Se te jepte uje ne bisht te luges dhe ne zanatin e saj shkelqente para dhe pasi u fut ne politike. Po shifni keto baxhellat qe ju qeverisin prej 31 vitesh me diploma Kristali e me shkolla Plepash.
Alfo, Lenkën e ke ngatërruar me Themie Thomajn, 12 vjet ministre e bujqësisë, së cilës ajo i vinte anës.
Të fortë jeni , si mundet të kapni keto problemet periferike që s kanë ndonje impakt të madhe ne perditshërine e problemeve super të mëdha dhe më e bukura eshte se e trajtoni si goditje ndaj shtetit kur keto jane fenomene shqiptare . Duhet mbajtur qendrim patjetër po thoni ndonje fjale per këto vjedhjet e mëdha që behen se s ma më ujë pilafi. Ti Mero je berë më i majte nga ne qe kemi gjithe jetën që votojme majtas.Relative janë gjerat kot s ke mbaruar inxhinieri ????
Oh ju kopilat e Rame gjatoshit i qiifshiiii nenat e juaja, se as shkieet nuk jane me te poshter se ju pisat socialiste serborusiste.
Kjo eshte vertet e tepert. Ne nuk jemi dele. Shteti nuk eshte nje ' Sanxhak' i askujt.Edhe sulltan te ishte Edi Rama normalisht do ja kishte prere koken ketij halabaku me doren e tij.
Yes my friend Sepse slane mashtrusa dhe te paafte pa iu dhene pushtet
Nuk e di pse jane nje sere grash ne Qeveri qe te krijojne idene sikur Edi Rama u ka ndonje borxh te madh. Nisur nga Elva Margariti psh, qe nuk bente as nje status ne Facebook per ditelindjen a ditevdekjen e ndonje aktori, e jo me te merrej me pune kulture. Ministre qe zhdukej me muaj te tere. Po ashtu eksperimenti me Frida Krifcen qe i kushtoi shume Bujqesise. Kjo Delina Ibrahimi dhe disa kokrra te tjera.
Hashim gjarpni/ zmija …gjarpër toksik në qafë të Kosoves— zmija me helmin e tij toksik veq e ka helmu keq Kosoven dhe popullin e saj, pasojat e këti helmi i cili e ka paralizu funksionin normal të shtetit të Kosovës veq kan fillu të japin rezultate—— asociacioni i nënshkruar nga Zmija 2013 është helmi toksik vdekjeprues për Kosoven…. pasojat do ti shohim në të ardhmen. Poshtë Hashim uçkurci liri Kosovës.
Po mo millosh po! Hashimi dhe uçk e kanë fajin se nuk mund të qeverriset veriu!. Tashme që ashimi është në burg pse nuk shkelni dot në veri? Pse nuk bëni dot zgjedhje atje? Ku janë kr.komunarët e komunave?. Pse nuk e largoni kforin dhe ushtarët e nato-s dhe ti dilni për zot veriut? Provoheni! Mjaft u mburrët me "bolet" e perëndimit! Ua paska fajin asociacioni që është i vetmi ilaç, e vetmja mundësi që i mban komunat serbe brënda kosovës! Pale por kur krekoseni si kaposhi maj bajgave dhe nuk pranoni as këshillat e aleatve ndërkohë që janë serbët që asnjëherë nuk do të jenë dakort me asnjë lloj asocicioni..sepse nuk e duan vetëm veriun por të gjithë kosovën!. Ata se kane me ngut!. Presin! Koha punon për ta!. E kundra për kosovën!.