Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoni për t'u faktorizuar Albini 

25 Prill 2024, 20:55Editorial Mero Baze

Dy kandidatët shqiptarë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut morën afërsisht 23 për qind të votave, nga 19 për qind që mori kandidati maqedonas që kaloi në balotazh. Rezultati tregon potencialin e madh politik që kanë shqiptarët nga një anë dhe defaktorizmin e tyre nga përçarja që u bëri Albin Kurti nga ana tjetër.

Nëse Albin Kurti nuk do të ishte angazhuar personalisht në betejën kundër Ali Ahmetit dhe të nxirrte kandidat një “disident” të tij, sot kandidati shqiptar do të ishte në balotazh për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, duke shënuar një stad të ri të faktorizimit të tyre në shtetin fqinj.

Albin Kurit ishte i vetëdijshëm për këtë, kur ndërhyri.  Objektivat e tij janë shumë të qarta.

Së pari, ai kërkon të defaktorizojë Ali Ahmetin, politikanin veteran, i cili do të merrte meritat historike nëse do ta mbante të bashkuar faktorin shqiptar në këtë betejë. Fiksimi i tij për të nxjerrë nga politika ish- udhëheqësit e UÇK buron nga një anë nga inferioriteti që ai ka për vendin e tyre në histori, dhe nga ana tjetër nga deliri që ka për t’u bërë një udhëheqës i botës shqiptare në ish- Jugosllavi, pas dështimit të turpshëm në Shqipëri.

Së dyti, Albin Kurti tinëzisht po investohet që në Maqedonin e Veriut të fitojë bindshëm krahu nacionalist anti-perëndimor i VMRO DPMNE, pasi kështu nuk duket më si dele e zezë në Ballkan. Duke llogaritur Vuçiqin në Beograd, ndryshimet pro ruse në Mal të Zi dhe fitoren gati të sigurtë të nacionalistëve maqedonas, Albin Kurti nuk është më dele e zezë anti-perëndimore në Ballkan, por plotëson puzzle-n e fundit në hapësirën e ish- Jugosllavisë nën ndikimin e Serbisë si anti-perëndimor.

Duke qenë i vetëm ishte problem, duke qenë bashkë me anti-perëndimorët e tjerë, nuk bie shumë në sy, përveçse tek shqiptaret që i kanë sytë nga SHBA. Të njëjtën gjë si Kurti e aspirojnë dhe në Shqipëri, Meta e Berisha. Madje ata e shprehin hapur.

Së fundmi, Albin Kurti e shikon ndërhyrjen në Maqedoninë e Veriut dhe si një mundësi për t'iu imponuar faktorit perëndimor me rolin e tij tek shqiptarët aty. 

Edhe pse është mundur nga Ali Ahmeti, ai prapë mendon se fraksioni i tij ka shanse të hyjë në qeveri pas dy javësh me nacionalistët maqedonas dhe të fuqizohet rrugës, duke shpresuar kështu se do t’i bjerë ndonjëherë telefoni dhe për Maqedoninë e Veriut, jo vetëm për Zajdencinën në Veri të Kosovës.

Të gjitha këto janë arsyet që e kanë shtyrë drejt projektit të tij se si mund të bëhet i rëndësishëm, duke i bërë të parëndësishëm shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. 

16 Komente

  1. N
    Nga malet e larta me borë

    Ah këta çunat me shkollë, e punojnë mirë propagandën, po nuk kanë fuqi për mal e barut. Edhe Albini nuk ishte nga ata që i pëlqente aksioni i armatosur, më i mirë ka qenë për demonstrata e me lujt penën nën hijen e bacës Adem. E filluan luftën çunat e UÇK-së po Albinit nuk i ka pëlqy, se me hy në luftë, të prishet rehati keq me thënë të drejtën. Ndejti në zyrë Albini dhe kështu shkoi në burg, se luftë ishte. Aty te burgu i Serbisë do ta kenë zbutur mirë Albinin e shkretë. Tashi, me fol më shumë është gjynah se nuk di më shumë, po fakt është që UÇK-ja luftonte në mal, kurse Albini hante supë me shurrë te burgu. Kushedi, njeriu kur është në situata të këqija bën edhe kompromise të fëlliqura. Mbase prej kësaj kohe u bë njeri kaq belaxhi, zullumaxhi, llapaqen. Me thënë të drejtën duhet ta kuptojmë Albinin për ato ka vujt ………….

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalifa

      Mesuan nga partizanët e titos.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Luani

      Ta quash Albinin si percares te shqiptareve te RMV eshte e ekzagjeruar. Kur kane dale te bashkuar shqiptaret dhe kane marre 23 % te votave presidenciale, kur ? Ali Mehmeti eshte bere si Berisha dhe Rama prandaj duhet ti lere vendin nje figure tjeter ne parti, kaq dhe vetem kaq.

      Përgjigjjuni
      1. n
        nacionalisti

        Thjesht per kujtese 1. Albin Kurti KUNDER Rambujese 2. Albin Kurti KUNDER UCK 3. Albin Kurti KUNDER pushtetit te gjykatave te EULEX ne kosove (per kete besoj duhet ta keni kujtesen e fresket... se si tha: Nuk paraqitem para gjykatave ne kosove sepse nuk e njoh pushtetin e tyre ne kosove) 4. Albin Kurti KUNDER Ahtisarit 5. Albin Kurti KUNDER marreveshjes se kufirit Kosove - Mali i zi... (nese ju kujtohet gjuanin me bomba tymuese ne parlamentin e kosoves ditet qe do behej votimi) SI KA MUNDESI QE NE VEPRIMET E TIJ KY INDIVID PUQET 100 PER QIND ME QENDRIMET E SERBISE NDAJ KOSOVES ???!!! p.s. por kjo eshte pak me e gjate... gjithsesi bazuar mbi realitet konkret te viteve te fundit. Te perpiqemi ta shikojme pak nga lart... sigurisht me modesti dhe aq sa mundemi :-) Kur Albini gjuante me bomba tumuese ne Parlamentin e Kosoves... ne cfare kushtesh ishte Ballkani ? Cilat ishin situatat ne kete rajon? Kush investohej fuqishem? Sa ishin keto forca qe investoheshin fuqishem? Cilat ishin interesat e tyre? 1. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba tumuese ne Parlament kunder marreveshjes se kufirit Kosove - Mali i zi... USA kishte nje qendrim te prere PRO ketij votimi. Agjencia e lajmeve SPUTNIK (besoj "koleget" e Albinit) ishte kunder. (Mund te kerkoni ne google e do bindeni). 2. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba... ne Mal te Zi, presidenti i shpetoi nje atentati (sigurisht me ndihmen e agjencive te huaja) ku 2 atentatoret jane me emer e mbiemer dhe njeri eshte i sherbimit sekret serb,,, tjetri i sherbimit sekret rus... Shkaku i atentatit? Presidenti tha... Po do futemi ne NATO... Agjencia sputnik (nenkupto dike tjeter) tha une te heq koken po u fute. 3. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante.... ne Maqedoni (ate kohe keshtu cilesohej... e theksoj kete jo pa qellim... shpjegimi vjen me poshte) vendi i shpetoi nje katrahure civile me emertimin lufte pas nje nate “te cuditshme” e te dhunshme ne parlamentin maqedonas. Jane te verifikuar personat qe nxiten sulmin mbi parlamentin maqedoas si agjente te sherbimit sekret serb. Shkaku? Kishin mbaruar zgjedhjet ne maqedoni dhe presidenti i asaj kohe i maqedonise me emrin Ivanov (koleg i "agjencise" sputnik) nuk i jepte te drejten per krijimin e qeverise Zaevit (zgjati 6 muaj kjo pune) sepse donte qe qeverine ta formonte Gruevski (dhe ky koleg i "agjencise" sputnik)... U desh te shkonte Hot Lee (interesohuni te kuptoni ca pozicioni mbate ne ate kohe) i cili pas nje takimi me "kolegun" Ivanov e "bindi" kete te fundit dhe me ne fund Zaevi formoi qeverine ne KOALICION ME SHQIPTARET E MAQEDONISE. Si rezultat i ketij koalicioni qeveritar ME NE FUND ERDHI DITA QE NJE SHQIPTAR TE DREJTOJE PARLAMENTIN E MAQEDONISE.... si rezultat I ketij koalicioni ne marreveshjen qe u be me Zaev perpara krijimit te qeverise ishte parashikuar qe 3 muajt e fundit qeverine do e drejtoje nje shqiptar, sic edhe tani ky eshte nje realitet, kjo per here te pare ne historine e ketij vendi. Cuditerisht AGJENCIA SPUTNIK per 1 vit rresht ne lajmet e saj thoshte: TE NDALOJME ZBATIMIN E PLATFORMES SE TIRANES NE MAQEDONI.... nese do keni qene paksa te vemendshem do ju kujtohet qe pak perpara zgjedhjeve ne maqedoni ne tirane "me keshillen" e USA Edi Rama takoi te gjithe faktorin politik ne maqedoni ku iu kerkua qe te futeshin ne zgjedhje si kolacion shqiptar I gjithi faktori politik shqiptar ne Maqedoni dhe sic duket i "keshilloi" qe te benin koalicioni me Zaevin per te heq qafe (sic edhe ndodhi... lepurushin Gruevski qe ia mbathi per te "kolegu" Orban) dhe qe me "keshillat" e USA me ne fund te avanconte projekti shqiptar ne realitetin e maqedonise.... nese me lejoni dhe pak (per nje panorame me te qarte mbi ballkan "te kolegeve te sputnik" diten kur KRYETARI I KUVENDIT TE MAQEDONISE,,, vizitoi shqiperine dhe ishte ne sallen e kuvendit shqiptar... per te marre pjese ne votimin qe do bente ate dite kuvendi per te votuar pro anetaresimit te maqedonise ne NATO, "kolegu" thuthuq ngaqe i ishte cenuar rende nderi nje dit me pare, me demek tregoi burrerine dhe bojatisi ramen kur ky po fliste ne parlament... meqe une punoj ne media di te them ca quhet lajm sipas mendiave... dhe lajmet e agjencive kryesore ishin: thuthuqi gjuan me boje ramen... nderkohe qe duhet te ishin: kryetari i kuvendit maqedonas... shqiptari i pare ne kete post... asistoi ne votimin e parlamentit shqiptar pro hyrjes se maqedonise ne NATO... Lidhur me kete drejtim... "cuditerisht" pas 30 vitesh Greqia dhe Maqedonia me 2 takime e zgjidhen ceshtjen e emrit... dhe kjo ishte pengesa e fundit zyrtare... ne rrugen e anetaresimit te maqedonise ne NATO... sigurisht "me keshillen e USA". 4. Ne kohen kur Albini si Patriot.... ne Tirane neve ishim disa muaj ne cader :-))))))... Arsyeja... lloqet e redaksive nuk me terheqin... por arsyeja ishte PENGESA E RADHES KUNDER REFORMES NE DREJTESI... (sigurisht kjo me "keshillen" e kolegeve te sputnik)... per kuriozitet po ju them nje fakt... Ambasada Ruse ne Tirane ne ate periudhe i ka drejtuar shtetit shqiptar kerkese zyrtare (e gjen ne ministrine tone te jashtme te protokolluar) per te shtuar "inteligjencen" ruse ne tirane me pretekstin se ndjeheshin te kercenuar... sepse afer ambasades banonin ca rob me mjekerr... shteti shqiptar beri verifikimet dhe ia refuzoi kerkesen po zyrtarisht.... Mjafton te futeni te faqja e INSTAT dhe do habiteni kur te shihni qe ne ate periudhe u shtua numri i turisteve ruse ne tirane... (thote nje llaf i urte... te vjetrit pordhet mos i degjo por llafet po... dhe me kujtohet kur avokat Ngjela thoshte qe ne shqiperi jane futur 400 agjente ruse... ne ishim ne cader eeee ta keni te qarte)... Dhe u desh qe Hot Lee 1 jave pasi kishte ikur nga maqedonia ti hipte prap avionit e te vinte ne tirane... ku sqaroi ca gjera ai dhe ne dolem nga cadra.... Persa i perket "keshillave" nga usa dhe nga sputnik... di te them sakte dhe qarte cfare tha Palmer kur erdhi ne tirane ne konference per shtyp... per paranteze po ju informoj qe ne kishim dorezuar mandatet... kishim bere disa protesta deri perpara parlamentit dhe tema melodike e zerit agresiv kishte arritur KULMINACIONIN dhe pritej te sulmohej parlamenti... dhe vjen Palmeri... I cili tha: 1. Zgjedhjet do behen me 31 qershor (presidenti i floririt i kishte "cdekretuar" hahahaha shume per te qesh kjo po e kalojme). 2. Parlamenti eshte legjitim (une e kuptoj... mos na cani trapin dhe qepeni,,, miratoni ato pak ligje qe kan ngelur pa miratuar ne kuadrin e paketes se reformes ne drejtesi). 3. Qeveria eshte legjitime (une e kuptoj... ti Rama mos na bej si i ndershem por ti do e cosh deri ne fund reformen ne drejtesi megjithese pas kraheve tane do te na e fusesh me lojerat qe bo ne bashkepunim me faktorin politik ne tirane). 4. Kush mendon se reforma ne drejtesi po ecen keq e ka gabim... po ecen shume mire; dhe me E RENDESISHMJA 5. Pyetjes: A mendoni se ne Balkan interferojne forca te tjera te rrezikshme (qe u habita cne qe iu be ajo pyetje) iu pergjigj: SHQIPERIA NUK DO TE JETE ME KURRE TARGET I RUSISE. Pas asaj vizite besoj jeta ketu vazhdoi drejt nje normaliteti sic edhe ne te gjithe ballkanin... permenda ballkanin me mbajt vemendjen e shikimit ne lartesi... kush kishte interes qe jeta ne ballkan te mos vazhdonte normalisht ???? USA apo "koleget" e sputnik ???? Perfundim: Albini eshte nje zar i vogel ne kete loje... por fatkeqesisht ai e ka pozicionuar veten me bindje ne te gjitha levizet veprimet qendrimet e tij... dhe per mua personalisht... se lojen e kujt ben... eshte fare e qarte. Koleget e sputnik.. jane frymezimi i Albinit... cdo gje tjeter eshte thjesht retorike... pasi nuk pati burrerine ti qendronte lloqeve qe llomotiste larte poshte kur ishte ne opozite... Shtese 1 Si shpjegohet, qe ky individ qe eshte liruar nga burgu serb me vendim te posacem te presidentit te jugosllavise te asaj kohe vazhdon dhe kundershton linjen USA ne kosove per BISEDIME ME SERBINE, te shprehura qartazi nga departamenti I shtetit dhe presidenti Biden, tekstualisht per kosoven dhe kryeministrin e saj, ky individ thote, jemi per RECIPROCITET ???!!! Qe kosova te pranohet si shtet nga okb, duhet te mbylle procesin e bisedimeve me serbine, ne kete process, kane kaluar pas lufte dhe Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja. Nuk ka rruge tjeter. Kujt I intereson shtyrja e procesit te bisedimeve, Kosoves apo Serbise ? Si shpjegohet qe Albin Kurti vetem vonon perparimin e kosoves si shtet… Shtese 2 Qeveria Kurti ne gusht 2021 hoqi me ligj pensionet per luftetaret e UCK Etj etj etj Bravo Albin, je agjenti me I mire Ka rreth 2 vjet qe nuk eshte plotesuar me shenimet e rastit rrugetimi i Albin Kurtit... Besoj keto 2 vite eshte qartesuar me fakte prishja e marredhenieve me USA

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dardani

        O Mero shkrimtari, "prapë" shkruhet "prap"!Mesoje nje here shqipen ,pastaj kritikoje Albinin.

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Ylli

          Mero eshte nga jugu,ne keshtu e shprehim

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vetefundosje organizate terroriste

          Bolsheviku marksiste-leninistit shoku Kurti Cernagores eshte antishqiptar i perbetuar misioni tije eshte perçarja dhe nuk eshte i vetem ka dhendrin e Serbise shokun Berrisha ka spiunin 50 leksh I.M Meteaj ka Shkullakun Bushatin , Matoshin , Spahiun , ka shume shume te tredhur qe kane gelltitur çorben e prishur te UDB .

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cika

            Mero, Ke shume teorira, ndonje kot fare se bini nuk e mendon Niise nga kryesorja: Bibilush Kurti eshte armik, ubdash, i paguar per te shkerrmoqur forcen shqiptae. Njesoj si vellau i tij, saliserb brisha.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sllavokomunistet-Turko-Mongole

              Blahhhhh...blaaaa...blaaaa...gjithkush e kupton tashme obsesionin qe ti dhe padronino yt keni me Kurtin...ai thjesht po ju mund dhe ti ymer-gelbaza ben mire t'ja nxjerresh llapen prej bythes se rames sa nuk eshte vone..poshte sllavokomunistet

              Përgjigjjuni
              1. B
                Berti

                Boll I fute ne sherr Shqiptaret me djallezite e tua Mero.Vetem se tutori yt urren Albinin ti je gati te thuash çdo gje.Nje gje eshte e sigurte,Rama eshte hajdut dhe Albini eshte I ndershem Mero dhe prandaj nuk ngjisin intrigat e tua.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Alniku

                  Ky antishqiptarë duhet medoemos të dalë nga politika se po shkatërron ëndrrën e Kombit Shqiptar . Kombi ynë është dhe do të mbetet pro Europian dhe mbi të gjitha me aleatin e përjetshm USA.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Trotski

                    Albin BinLaden Kurti duket qarte se ka ngrene çorbe Serbe ne UDB kur ka qene burgosur.Veprimet e Tij jane antishqiptare.Duhet qe kosovaret te ndergjegjesohen per ta shporur nga Politika kete derdimen Qesharak .Perqendrimi i Tij ne luften kunder udheheqsve te UÇK eshte nje dem i madh dhe per ceshtjen shqiptare

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Realisti

                      Jo me kot Serbia e Millosheviçit e proklamonte ne kohen kur ishte ne burg ndersa Ukshin Hotit ia dogjen edhe eshtrat..!

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Daullxhiu

                        Kur ta kuptojne kosovaret e gjore kush eshte al- bin kurva, do ju ket hyr sa krahu.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Ladi

                          Neve të Shqipërisë na u desh 46 vjet të shpornim Enverin, koqevarëve u duhen 146 të kuptojnë kërriçësinë e tyre për Bibinin e UDB-së

                          Përgjigjjuni
                        2. d
                          destan

                          Shum shkrim i sakte,Albin Kurti eshte nje percares i kombit shqipetar dhe kjo eshte nje fatekeqesi e madhe se ne Kosove ka shume derra qe e perkrahin njelloj si gomeret ne Shqiperi qe mblidhen poshte ballkonit te Sali non grates,kjo tregon qarte qe UDB ka qene dhe eshte e forte.Shqetesuse eshte sepse eshte krijuar nje urrejtje kombetare mbidis popujve ne rajon dhe shkaku eshte vetem nje ALBIN KURTI dhe qiveria e tije e ndyre e mbushur me baxhella si Gedalla,Kusari,Osmani me PISLIMA e ndyresira qe per karige e poste futen ne burg luftetaret qe sollen lirine.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje