Për të gjithë ata që e këshillonin Edi Ramën të mos merrej kaq shumë me Rai 3, pasi vetë Rama ishte më popullor në Itali se Rai 3, sot ka një përgjigje.
Kryeministrja Meloni, ju bashkua fushatës së tij, duke e bërë të qartë thelbin e betejës së Edi Ramës me Rai 3. Është beteja politike kundër Paktit Meloni-Rama lidhur me ardhjen e azilkërkuesve afrikanë në një burg në Shqipëri, një çështje e cila do të jetë e debatuar përjetësisht, lidhur me precedentin që krijon në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe me pragmatizmin e treguar nga dy kryeministra, njëra e djathtë e tjetri në krye të së majtës, pa qenë dhe aq i majtë, për të zgjidhur një problem për Italinë.
E majta italiane është në të drejtën e saj të ndjehet e tradhtuar nga Edi Rama. Ai përveçse i ka dhënë një ndihmë vendimtare një prej kauzave më të diskutueshme të armikes së tyre kryeministre, kauzës të mos pranimit të emigrantëve të huaj në Itali, i ka detyruar ata të bëjnë aleancë në Shqipëri me Sali Berishën dhe Ilir Metën, dhe kjo është si t'i detyrosh t'i fusësh në hale.
Pra aleanca e Edi Ramës me Melonin, për Paktin e emigrantëve, jo vetëm ka të drejtë ta xhindosë të majtën italiane, por dhe opozitën shqiptare që Rama u ka marrë të vetmen aleate që kishin pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës.
Ky pakt trazoi gjithçka. Të majtët italianë i bëri miq me të “djathtët” shqiptarë, shtypin e majtë italian e ktheu në aleat të portaleve të Berishës dhe Metës në Shqipëri dhe ajo që është më cinike, akuzat publike të opozitës në Shqipëri kundër Ramës apo vëllait të tij, i ktheu në burime “sekrete” për Rai 3.
Shfaqja e Melonit sot në krah të Edi Ramës, duke e konsideruar sulmin ndaj Shqipërisë, një përpjekje për të sulmuar një vend që ju gjend pranë Italisë, shpjegon gjithçka, për dëmin poltik që ka bërë kjo marrëveshje në Itali për opozitën e atjeshme, ku natyrisht “fajtor” është Edi Rama.
Pa aftësinë e tij për të bërë miq dhe aleatë ndërkombëtarë “përtej të majtës e të djathtës”, dhe mbi të gjitha “italianofilizimin” e tij, kjo marrëveshje nuk do ishte bërë, Rai 3 nuk do kishte “zbuluar”, ato që këtu thuhen me zë të lërë dhe më qartë se ata dhe mbi të gjitha, “të djathtët” tanë nuk do ishin bërë miq me të majtën italiane, dhe Melonit kurrë nuk do t'i shkonte mendja që në një shesh të Italisë, ndërsa shpallte nisjen e fushatës për zgjedhjet evropiane, ti dilte zot Shqipërisë përballë një stacioni televiziv publik në Itali, duke i akuzuar se po sulmojnë Shqipërinë se ju gjend pranë Italisë.
E parë më me qetësi, me kaq shumë rregulla sa ka prishur Edi Rama me këtë marrëveshje, e ka hak “drurin” nga Rai 3.
Por problemi është se ai jo vetëm “që po shijon” drurin, por po këmbngul të vazhdojë.
Me sa duket, Rames i nxirrja Fantazine druri
Hahahaha, je lab i mençem..
Analize e përsosur…!!!
Ca analize ka bere Mero katunari. Italianet nuk qine as per Rame as per Meloni. Mero katnari nuk e ka idene si jane gazetaret italiane. Meroja kujton se ka te beje me legenat e Temes.Gazetaret italiane jane te llojit qe jane ne zonat me te veshtira te luftes dhe kane humbur dhe jeten ne ato zona, ndersa lloji Mero Legen
Ec Palluku aty. Ti e njifke gazetarinë mër vlla. Hallall. "E di si janë gazetarët italjanë, apo jo? Nuk e di? Ja, ta thotë Palluku ty. Që thua ti, çdo gazetar italjan, ka mitraloz tek shtepia. Kur shkon ne punë, shkon me tank, jo me makinë. Ka dhe një çantë shpine me bomba dore, se ku i dihet." Ah mër Palluk, te shplaftë panuklla. Rrota e trapit qeke. Pse nuk thu ti që prej teje e paskemi Ramën kryeministër. Sa te kete rrota trapi si puna jote neper rrugë e kafene, njerezit do votojne për Ramën. Ç'na bone mër Palluk.
Ti or katunar i trashe. Kush te qiu ty qe te dogji? O loqe, mes gazetareve italiane ka edhe idealista qe se rruajne karin as per melonen o rrocke i teri as per ramen o korra e legenit. Edhe meso shqipen o katuar prej momli. Te qifsha abetaren tende, analfabet. Dhe mos ha me mut se qelbe dynjane. Bythqir
Je i modh, hahaha sa kam qeshur me inteligjencen e Pashukut, te cilin ne e kemi edhe ne barsoleta, ne Shqiperi emri Pashuk dallohet vetem per ate "mikun" e madh, ne shume raste Pashukert jane komplet dell.
Fjalori Pashukut si ai delli qe thua ti eshte. Ky shan me fjale te ndyra, injorant.
Te dhjefsha trute o moterqire
J ke fut kot , por me sinqeritet. Historia e përzierjes së politikës me gazetat dhe televizionet nëI itali është shumë më e egër dhe më e korruptuar sesa ajo shqiptare. Atje është vendi i Berluskonizmit ku goditja me gënjeshtrat dhe lajme fallco ka bëjnë të bien qeveri dhe të shkojnë njërëz prapa hekurave. Fakti që për të bërë emsionin ketu u bazuan tek fjalët e Gazment Bardhit , (që hapu dhe të futem) i heq ç’farëdolloj vërtetësie. I besohet Gazment Bardhit, Flamur Nokës, Sali Berishës?! Vetëm po të jesh peshk pa tru mbase.
Italianët të djathtë apo të majtë qofshin,nuk e njohin një komunist maskara llapaqeni,intrigant i të gjitha llumrave si Sali Berisha që shet vëndin e familjen për të ardhur në pushtet. Ky intrigant miliarder me pare të vjedhura është gati të financoj të gjitha tv e botës për të sharë Shqipërinë(si familje sërbe që janë),ashtu siç po harxhon miliona për avokatë në mbarë botën.Merjani edhe e ripni këtë kriminel se pare pa djersë i ka maskarai
Duke mos pranuar asnjë fjalë Z. Baze ato që tha Rai 3 ne i dimë që ne 2016 e këtej nuk kishte asnjë të re Por më bën kurioz fakti që të gjithë ju "rilindasit". Merreni me faktin e përgjigjeve të Agacit që në fund tregohet korrekt nuk mohon asgjë nga ato që thotë Rai 3 Por kryesorja jane ish kryeprokurori i Italisë Gratieri që thotë Shqiperia është narkoshtet E vetmja shpresë për Shqipërinë është SPAK -u Jo rastësisht PS -ja është kundër rizgjidhjes së kreut të SPAK
Mero. Ke një problem moral më vetveten por edhe me profesionin. Të kishe pritur edhe pak pas emisionit të dytë të RAI 3, përpara se të hapje kutinë e bojës për Ramën. Llogjika jote gazetareske bie erë servilizëm. Edhe dhënia e medaljes Ramës si dashnorin e të gjitha palëve. Të majtëve dhe të djathtëve. Dhe sidomos si dashnor i italianëve nuk ka bythë. Rama nuk ka qenë asnjëherë i majtë. Ka vjedhur PS-në ashtu si donte të vidhte PD-në , por e zbuthi Berisha. Ashtu si dhe Berisha që nuk qenë kurrë i djathtë. Por për pushtet shet edhe babanë. Rama është narcist dhe i çekuilibruar politikisht sepse nuk ka lidhje ideologjike me atë që përfaqëson. Në kohën e fashizmit do ishte ne krah të D'annunzios. Të gjithë miqtë e tij janë të krahut të djathtë deri tek diktatorët.
O ti demek Evropian. Njeriu lexon, pastaj shkruan. Ti ke bërë te kundertën. Të ka shkuar komenti dëm. Gjynah. Gjithe ai koment.
Paska kthy nga Erjon hajduti Mero.
Nje editorial qe le per te deshiruar Mero.Se pari sot mjafton te klikosh ne internet dhe do konstatosh qe Rai 3 nuk akuzohet si kanal i se majtes por akuzohet si mbeshtetese e Melonit,se dyti te majte nuk ka me ne Shqiperi e jo me pertej Adriatikut.Ndaj edhe bota sot eshte e qete (nenkupto e trazuar) gjithandej.Ndaj leri pordhet Mero se s'te kane lezet.
Edi Rama nuk ka gjë të majtë në vehte!
Breshkaxhinjtë bëjnë loj të ndyrë ne kurriz të vendeve të varfëra,njëra palë do që t'i heqi emigrantët nga vëndi i tyre,pala tjetër që do të luftoj melonin kapen me harxhimet ose me eurot që po i shkojnë një vëndi të varfër,dhe antishqiptarët çeçenë që duan të zbresin kriminelin Sali nga ballkoni bashkohen me ata që duan të rrëzojnë melonin duke paguar miliona e duke shpifur e shitur Shqipërinë me hallet e saj tek breshkaxhinjtë,por këta antishqiptarë do bashkoheshin me këdo që do ishte kundër Ramës dhe Shqipërisë
Edi Rama nuk ka gabuar pasi Shqiperia eshte kaq e vogel sa nuk ka interes te kete aleat vetem te majtet ne itali por te dy krahet . Rai 3 nuk e shikon kush qellimi Rames eshte politik per te gjetur dhe ç'vleresuar ata qe kane baltosur Shqiperine dhe do ti gjeje kush jane per mos ghene qe edhe jane paguar nga keta .
Mero, Rama ben mire qe na ka bashkuar aq forte miqesisht me Italine. E majta Italianeeshte ne ditet e saj me te keqia te mundeshme. E djathta italiane do jete ne pushtet edhe 10 vite te tjera te pakten. Rama, me ndihmen dhe mbeshtetjen e Melonit, Makronit, Spanjes, Anglise, Gjermanise dhe Komisionit Evropain, do mundesoje integrimin tone ne BE. Kujto qe kur u fut Greqia ne E nuk plotesonte asnje kusht, dhe nderkohe Shqiperia i dergonte kamionat me grure per buke, edhe pse greket esmere na tregonin ligjin e luftes.
Ketij i them Kryeminister une!Ja u dhjeu te gjitheve edhe shqiptareve edhe italianeve!
Mero e hap siparin e shkrimit me nje perpjekje per ti bere ca kozmetike surratit te baltosur te Rames - "..Rama me popullor ne Itali se RAI 3..." (!) - Sa per ate palo-marreveshje sa qesharake per Italine aq e kobshme per Shqiperine (qe e kthen ne Burg per refugjate Afrikane) RAI 3 me statistika e nxjerr krejt pa vlere pasi vetem ne 2023 ne Itali zbarkuan mbi 150 000 Afrikane. Nese ne Shqiperi ajo Bostania (Meloni ne italisht) do sjelle 36 000 Afrikane ne vit per akomodim ne Gjader, nuk ka hequr me shume se 1/5 e dyndjes Afrikane mbi Itali, pra eshte kot fare. RAI 3 pra nxjerr bojen Melonit e njekohesisht Rames qe sic thote fjala e urte "eshte Ku ka zjarr (refugjate) e ku del tym, ku ja ben Daullja Bym (qe te mbledhe refugjate)". Muxhahedinet Iraniane, refugjatet Afgane, tashme Afrikanet e Melones...kjo ''gadishmeria" e tij "per te parkuar ketu kudo ku shfaqen refugjatet" e ben kete soj Kryeministri te vecante ne llojin e tij - Kryeminister qe zullumet e qeverisjes shpreson t'ja mbuloje botes duke i strehuar refugjate! (...dhe para tyre po priste ti dergonin per demontim ketu edhe Armet Kimike te Sadam Hysenit...)
Per ata qe mendojne edhe kunder! Kryeministri Edi Rama ka marre shume vendime(disa i quajne te forta,simbolike,patriotike po te doni,nga halli, nga malli,servilosese e lloj lloj se ka shume) Mund te jene marreveshje qe i bejne dem shtetit Italian? Besoj se eshte problem per ata.Ama di te them qe nuk jane vendime personale. Bile ka marre lavderime per qasjen qe ka pasur ndaj problemeve qe ka pasur shteti Italian( pandemia etj) kujtoj ketu ish zv.kryeministrin e djathte te qeverise italiane te kohes qe i dergoi leter falenderimi publikisht megjithese nuk ishte ne qeveri Gjestet kuptimplote te kryeministrit nuk erresohen nga lufta e brendeshme politike ne Itali. Sa per ne ketej kufirit(Shqiperi ) ju kujtoj fjalen e urte te popullit: shikoji Punen dhe jo Gunen!
Po ku je mo pLlum i Partis, se vetëm ti kishe mbetur mangut. Me daljen tënde cullak, dmth. me emër sagllom, sikur i vure kapak kazanit të ridhjerjes. O pLlumo, ti kapo fort pas fjalëve të urta e vrej me syze qorri punën e ridhjerjes. Si i squt që je gunën lerjau anonymsave.
Ajo qe te gjithe e dijne por jo te gjithe e pranojne dot - Report i RAI 3 nje pasqyrim real e nje Skaner i qarte i ketij Regjimi Rama qe servilosjen e ka per te huajt dhe shpopullimin e ka per shqiptaret, me teper se demaskues per Ramen e Regjimin e tij eshte diskretitues mer Mediat pro-Regjim qe kane frike ti mendojne te vertetat qe sjell ai Report e jo me ti thone a ti shkruajne.
Rama futi hundet ne punet e brendshme te Italise me nje marreveshje te turpshme qe as ti o Mero nuk ke guximin ta quash ashtu sic eshte. Nuk mund te kemi dy standarte kur Saliu ben marreveshje per detin eshte tradhti dhe kur ben Rama per token eshte "ndihme". Nese juve ne Shqiperi jua mbyll gojen atyre ne Itali eshte tjeter gje dhe nuk kane nevoj te jene te sjellshem dhe as korrekt. Rama do dale ashtu si hyri si nje kondom politike i sorella Melonit. Nese mendon se ky eshte "druri" nuk ke pare asgje akoma apo e njeh shume pak Italine. Eshte domethenes fakti qe Ramen e "mbrojti" Meloni ne nje aktivitet politike te Partise se saj. Ne ate nivel mizerabel jemi. Pardje Macron foli kunder marreveshjes per rrefugjatet me vendet e treta ne nje fjalim qe beri buje ne Evrope por nuk u publikua aspak ne mediat shqiptare.
Si gjithmone e ve piken mbi “i”. Kryeminustri Rama ka vepruar sakte per nje te ardhme me mire drejt Europes dhe i palodhur ne mbrojtje te Shqiperise dhe Shqiptareve. Ju lumte Mero.
Gjithkush me pak mend e kupton që RAI e ka me Melonin e jo tamam tamam me Ramën. Melonin është e vetmja që u zgjodh për çështjen e emigrantëve (që themi të vërtetën po e mbysin Italinë), dhe e vetmja që po bën diçka konkrete. Edhe Grillo e përmendi çështjen e emigrantëve asokohe, por 5 Stelle bëri një vrimë në ujë rreth çështjes.
Nuk janë ndërtuar hotele kot me 5 yje në evrop këto vitet e fundit, përpara amnistia. Gjeneral, Drejtësi, Demokraci, diktaturë, rrjeparcat çfarë duhet të shohin më.
Z ,Mero,,,,,,mund të shihet edhe në një tjetër këndvështrim. Në qoftë se Rama u merr marrëveshjen e pensioneve siç është rënë dakord unë besoj se të 2 Kryeministrat Meloni -Rama do ta meritontin votën e gjithë Shqiptarëve
Ushtaraku 1,2 paramarrsh,prapa kthehu,barkas me rrëshqitje.Ti vetëm këto di o mavri hahaha.