Budallallëku të mbush Facebook-un dhe të boshatis sallën

27 Prill 2024, 19:50Editorial Mero Baze

Ilir Meta i bëri të gjitha sa mundi. Në fillim hipi në hekura, pastaj në kodrat e Lieqnit, më pas tundte zinxhirët si xhind në palestër, pastaj mblodhi Kryesinë dhe përjashtoi gjysmën e partisë si tradhtarë se nuk kanë lënë roje nate, dhe më në fund arriti të mbledhë konventën e partisë.

Rrugëtimi i tij drejt konventës i përngjan një beteje të papërsëritshme në historinë e politikës shqiptare, pasi ai vendosi një herë të shpallte që nuk ishte normal dhe pastaj të niste rrugëtimin politik.

Pjesën e parë e bëri shumë mirë pa aktruar fare. I kishte të gjitha shenjat bindëse të bipolarititit dhe devijimeve të tjera psikike. I shtoi pa fund fansat në rrjetet sociale, duke ja kaluar dhe Lek Plepit, duke bërë virale video që e paraqesin thjesht të çmendur.

Kjo e bindi se kishte ardhur momenti të hidhte hapin e dytë, atë të qenit serioz me armiqtë brenda partisë. I mori, i mblodhi në një sallë dhe nisi demaskimin.

Të parën gruan e tij, pasi kishte kuptuar pas 30 vjetësh se të jesh burrë e grua në një parti, është nepotizëm. Ketë nuk e kishte kuptuar për tridhjet vite, kur shkëmbente me të më shumë postet në parti se krevatin. Kishte në fillim forumin rinor eurosocialist njeri, pastaj e mori tjetri, kishte partinë njëri, pastaj e mori tjetri, e kështu me radhë.

Kjo gjë ka ndodhur për 30 vite para syve të të gjithëve. Por të gjithë jemi treguar të pandershëm me Ilir Metën dhe nuk i paskemi treguar që ky është nepotizëm. Tani që ai e mësoi, i hyri seriozisht kësaj beteje.

Sot kishte fazën finale. Pasi u bë popullor, pasi shkatërroi grupet armiqësore, pasi luftoi nepotizmin, shkoi drejt Konventës që do ta zgjidhte atë president.

Dhe si një udhëtim maratonomaku, ai arriti dhe ra i vdekur në sallë, pasi aty nuk kishte ardhur askush.

Me sa duket armiqtë e paktë brenda partisë dhe ndjekësit e shumtë në rrjete sociale kishin bërë punën e vet. Ilir Meta nuk u duhej për president partie, por për gaztor.

Po qe se do kishte lexuar ndonjë libër si “Plaku dhe Deti”, në një moment do t’i ngjante vetja si ai peshkatari plak që robtohet të mbajë peshkun lidhur deri në breg në lufte me peshkaqenët dhe në fund i mbetet vetëm skeleti. Por kjo do kishte kuptim të krahasohej nëse ky do ishte normal dhe do kishte vërtet betejë me armiq.

Këtij nuk i ngeli salla bosh se ka armiq. Këtij i ngeli salla bosh, se tanimë njerëzit nuk e duan më për politikan, por për të çmendur që t’i zbavisë. Ata mezi presin videon e radhës dhe jo konventën e radhës. Konventat janë për njerëz niormal dhe të mërzitshëm. Nuk janë më për Ilir Metën. Budallallëku të mbush Facebook-un dhe të boshatis sallën.

12 Komente

  1. R
    Rita Kariqi

    Dy personalitete të huaja i kanë telefonuar drejtorit të Rai 3! Këta janë Sergei Lavrov I Rusisë dhe Edi Rama i Albanistanit. A është kjo rastësi? Apo këta të dy telefonuan për “ta falenderuar” drejtorin e këtij mediumi presigjioz për investigimet që kanë bërë?! Joooo! As njëra, as tjetra. Nuk është rastësi që Lavrov dhe Rama telefonojnë të njëjtin emision dhe televizion europian. Të dy personat në fjalë nuk kanë mërrë telefonin që ta përkëdhelin, por që ta sulmojnë, ta shajnë, ta mallkojnë dhe madje të poshtërojnë televizionin në fjalë, emisionin investigativ që ka zbuluar aferat kooruptive e mafioze në qeverinë ruse e në qeverinë shqiptare, si dhe gazetarët me emër e mbiemër. Kanë telefonuar për të sharë me libër shpie dhe për t’u shfryrë siç shfryhet ky i yni kundër Alesias. Nuk është rastësi gjithashtu për faktin, sepse të dy qeveritë e investiguara janë qeveri të korruptuara. Të dy qeveritë, ajo e Moskës dhe kjo e Tiranës janë qeveri autoritare, me të gjitha tiparet e totalitarizmit mafioz. Por me një ndryshim: - Putin dhe Lavrov e drejtojnë mafien ruse, ndërsa Edi Ramën e drejton vetë mafia shqiptare e ndërkombëtare.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nul Moka

      Lavrov e telefonoi studion e RAI 3 si komunistë që janë të dyja palët......... . Ndërsa Rama e mori dhe ju tha poshtë komunizmi, poshtë spiunat dhe bijtë e spiunave........ . E ka thënë që më 1990......... . Por komunisti SRB i cili vazhdon të bashkëpunojë ende me komunistët, në këtë rast me ata italianë.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mondi

        Po mi rita kari....qi.Nuk ka se si te jete rastesi.Aq trape je sa nuk e ke kuptuar akoma qe mafia ruse vdiq dy vjet me pare kur nisi luften,ndersa mafies shqiptare ia ka lidhur amerika litarin ne qafe dhe ia shtrengon çdo dite e nga pak.Shko tani bej punen qe di te besh me mire:ngritjen e kembeve.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shqiptari

        Per 3 dekada shqipja ka vuajtur ndonese dhe eshte argetuar nga Gomer shpellare dhe katundare por aleancat e qelbesirave te dekadave te fundit vodhen dhe vrane shqipetare. Zoti I denote ne 7 breza qelbesirat shpellare dhe koke gamor katundare qe vodhen dhe shkaterruan shqipetare.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pandi Vlorë.

          I ke rënë tamam në kokë me analizën që i bënë o Mero por,duhet të bëjnë të njëjtën disa media e analist që u japin mundësi nëpër panele televizive këtyre këllirave që të shesin përralla me mbret atij populli.

          Përgjigjjuni
          1. 5
            5G

            Jam kurioz z. Baze nëse do shkruanit të njëjtin artikull po të ishte në aleancë me Ramën partiçka e like floririt?!!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Ladi

              Shume seriozisht, ti Mero Baze je shume, po shume i modh. I çorodite keto vemjet e Saliut, se Iliri osht thjesht spiun, me graden kapterr. Aq shume e kane humbur torruan, sa qe po e bejne Ramen agjent te rusve, serbve, kinezve, pikerisht ketyre qe jane armiqte e betuar te Amerikes, Europes dhe demokracise. Per çdo dite vetem diskretitohen : jo me deri ne dhimbje - por qesharake. Edhe fshatari me tre klase shkolle i njeh dhe i kupton keta tradhtare dhe palaço te shitur e te degjeneruar deri ne palce.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Franz Kafka

                Dyshoj qe shqipot duan njerez normal per politikane. Nese do te kandidonte lek plepi, apo ujku cerrikut ne zgjedhje, shqipot do I votonin keta me shume se te tjeret. Prandaj mire e ka Metaj sepse duket se e njeh mire psikologjine idioteske te shqipove

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Abc

                  Sak Mero Baze!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bideja

                    O Rita Karin,sapo lexova se Meloni,kryeministre e Italise ,ne nje mbledhje ne Pescara,Ka kritikuar Rai 3 per sulmin ndaj Shqiperise,si te padrejte dhe vetem per arsyen se Ka ndihmuar shtetin Italian.Ate e thote Meloni,Jo Edi Rama e Lavrovi.Per Ty mund ta thote dhe Xi Pingu.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Trapi

                      Je komplet gabim Z. Mero. Me sa duket nuk ke te dhena per buxhetin e Ilir Florit dhe nuk di shkaqet e "sherrit" me Moniken, prandaj ja ke hip fantazise si lugeterit e nates dhe po demton reputacionin madhor te Ilir Metes, fatin e humbur te kombit tone. Duhet te dish mire or Z. Mero se shkaku qe Iliri e abandonoi dhe diskreditoi Moniken eshte se Monika po shpenzonte floririn e Krabes pa hesap dhe per pune qejfi. Kish arritur deri aty sa ne vend te Ilirit perdorte nje mjet te sofistikuar prej florir per te bere seks. Iliri e mesoi kete nga spiunet e tij dhe prandaj mori masa ndaj Monikes. Po ashtu, or Mero mavria, ti nuk e di te verteten se pse ndjekesit e Ilirit po pakesohen ne maksimum. Fatkeqesisht asnje nuk pjerth per ceshtje mendore te udheheqesit tone, por te tere mendojne per parane. Ishte shkaku i pare qe Monika ka shkateruar fondet e partise per qejfe seksuale, qe Iliri nuk kish me se te paguante ndjekesit. Nga te dhenat e mia, Iliri sa here qe kishte evenimente te tilla, u dhuronte pjesemarresve nga nje "unaze floriri" si simbol qe ne ta arthmen ata do hanin me luge florir. Iliri ishte edhe me praktik se Sala sepse Sala gaboi se u dhuronte ndjekesve te tij vendet e punes, tokat dhe fabrikat sipas gjakut te paster malesor. Kjo ne thelb shkaktoi qe Sala te bente edhe armiq sepse ato toka qe u jepte malesoreve kreshnike ua merrte lopcareve te fushave. Kjo beri qe Saliut nuk ju pakesuan ndjekesit por ju shtuan armiqte. Ne ndryshim me Saliun, Iliri asnjehere nuk ka patur armiqe, sepse Floriri shqiptar ishte pa emer dhe nishan. Puna eshte se tashme Monika po ja shpenzonte per qellime seksuale dhe kjo e beri Ilirin te varfer dhe ai nuk ka me se te paguaje ndjekesit e tij. Kjo eshte e verteta dhe asgje tjeter.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arbeni

                        ilir metaj muti i çobanit prej Çepanit është një shkërdhatë burrë,që së bashku me atë që nuk e rruan pi*dhin e kanë vëndin ne burg.Mezi po presim që këtij çifti i korruptuarish t’u hidhen hekurat.Kanë vjedhur pa pasë dhe paret i kanë depozizuar anë e mbanë botës.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje