Një opozitë që kërkon ndihmë nga Edi Rama për të mundur Erion Veliajn 

8 Maj 2024, 18:03Editorial Mero Baze

Ka një lutje publike të opozitës për Edi Ramën, që së paku t’u japë një mundësi të ndjehen të fituar ndaj Erion Veliajt, meqë qeverinë se mundin dot.  

Për këtë i janë turrur fjalimit të Edi Ramës rreth reformave që duhen ndërmarrë kundër korrupsionit në shtetin shqiptar, dhe po përpiqen ta përkthejnë si fjalim kundër Erion Veliajt. Disa nxjerrin pikat e fjalimit që as socialistët si kanë mbajtur aq mirë shënim dhe i identifikojnë me Veliajn.

Të tjerë shpikin dhe gjëra që Rama si ka thënë dhe prapë i identifikojnë me Veliajn. Madje për ta bërë më të plotë konspiracionin, e ilustrojnë dhe me dokumente të dala nga ministritë, që dhe ato të quhen që i ka nxjerrë Edi Rama kundër Erionit. Ata kanë në dorë dhe thuajse gjithë numrat e protokolleve të ministrive që janë marrë me inceneratorët dhe shpjegojnë dhe çfarë kanë pasur në mendje ministra të ndryshëm kundër Erionit.

Pra 24 orë pas thirrjes së Edi Ramës, për opozitën që t’u bashkohet reformave kundër korrupsionit në administratë shtetërore, i vetmi përkthim që opozitarët duan t’i bëjnë thirrjes është që ai t’u japë kokën e Erion Veliajt.

Mënyra se si po e përkthen opozita, nuk tregon atë që ka në mendje Edi Rama, por atë që ka nevojë opozita. Dhe opozita duket se ka nevojë urgjente që Edi Rama t’i japë një dhuratë meqë nuk po ja dalin dot. Madje jo që nuk po ja dalin, por sheshi para bashkisë, ka përditë më pak se 50 vetë dhe e vetmja gjë që rritet është dendësia e njerëzve të inkriminuar, të cilët nuk kanë alternativë tjetër.

Në këtë pikë dëshpërimi i opozitarëve është dhe më i thellë, pasi edhe pse hedhin molotov dhe thërrasin gjithë banditët para bashkisë, përsëri ndjehen të pafuqishëm dhe kërkojnë ta vrasin Erion Veliajn me dorë të Edi Ramës. 

Nëse lexon mediat kryesore të opozitës prej dje deri më sot, duket që Edi Rama është ylli polar i tyre, idhulli i tyre, që mund t’i shpëtojë nga humnera ku kanë rënë, duke ua hequr Erion Veliajn. Nuk kanë asnjë shpresë tjetër. Me sa duket as nga SPAK nuk shpresojnë më, përveçse nga Edi Rama.

Në fakt fjalimi i Edi Ramës nuk ka ndonjë ofertë personale dhe as ndonjë identikit të korruptuari, por ngre nevojën alarmante që administrata e shtetit shqiptar të krijojë kulturën e përballjes me ligjin dhe të jetë e pavarur nga lidershipi politik.

Nuk di nëse i gënjen apo tallet dikush nga brenda pushtetit të Edi Ramës, apo e kanë instiktive këtë reagim, por nëse ka një rrugë që e bën me imunitet dhe më të fortë politikisht Erion Veliajn, përfshi dhe nga Edi Rama, është kjo rruga që ka zgjedhur opozita, që t’i kërkojë si nder Edi Ramës kokën e Erion Veliajt, për llogari të tyre. 

Mirë është të gjejnë diçka më creative, që të paktën të duket sikur arrijnë dhe vetë ndonjë gjë, se nuk mund të shtyjnë gjithë jetën në opozitë duke kërkuar leje nga Edi Rama. Edhe për të vrarë Erion Veliajn.

14 Komente

  1. T
    TIRANA

    Nje opinion qe kerkon ndihme (deshperimisht) te drejtesia qe ta shpetoje nga hajduteria...e "bashkepunetorit koleg" ne Bashkine Tirane!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Je i madh Mero, i ke legenosur komplet keta larot e opozites cunit Fahri Balliut. Kerkojne meshire.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patronazhist mos qofsh

        Eshte pazar Rama - Berisha per te rrezuar Veliajn , i vetmi qe ka potencialin ne zevendesu Ramen. Si ka mundesi ndryshe, qe opozita nuk kerkon rrezimin e Qeverise , por te Bashkise?!!!!!

        Përgjigjjuni
      2. M
        Muli i shkatrrimit e vjedhjes i ndershëm

        Mero thotë,nëse lexon shtypin e opozitës,por opozita thotë se shtypin e ka kap Edi Rama dmth që këta nuk kanë shtyp dhe liri shtypi,por shajnë ditë e natë me prag shtëpije në çdo gazetë e tv.saliqenët thonë se spakun e komandon Edi Rama dhe aspaku arreston vetëm hajdutë soc,dhe hajdutët dhjerokrat 30vjeçar po na dalin të ndershëm me gjithë ato vila e miliona.... Hipokrizia arrin deri aty sa del Muli e deklaron se populli ka nevojë për njerëz të ndershëm si puna jonë......kuku moj loke....

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kolegu i SPAK-ut

          Mero Lali fiku s'ka nevojë t'a mundë askush e kam tashmë damkën hajdut të vulosur Saje qori do jetë në qiellin e 7 nga kjo situatë

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kolege i non grates

            Kolegu SPAK ... Je komunist i qelbur si babi Zenit po na thoje te pakten sa e keni denuar Erion Veliaj po vellezerit do t'ja internoni ? Gjyqe popullore s'kemi nevoje te presim diten e gjykimit e denone partia haaaaakomunist te 2024

            Përgjigjjuni
          2. J
            Jevgu Kellici gjeje firzamoniken me mire

            Erion Veliaj nuk eshte i akuzuar gjithjkush munde te shkoje ne SPAK si denoncues si deshmitar si i akuzuar zoti Veliaj ka shkuar si person ne djeni dhe eshte normale te akuzuarit jane nenpunes te bashkise ku ai drejtone . Edi Rama nuk ka pse ta mbroje apo ta godasi zotin Veliaj. Zoti Veliaj mori Tiranen me 60 mije vota me shume se jevgu Kellici fitoje Voren Kamzen . Ata karr a gjoze qe dalin te bashkia me bluza ( Lironi babin e Zenit ) me Bibilushin Blushi apo me paçe pilaf kerriçi i Fahriut me xhepistin Lushaj dhe non graten Gida po joooooo nuk shkone kjo peralle e foltore-nevojtore . - Personalisht nuk jam fare i kenaqur me punen e Veliaj po kur shikoje bashkpuntoret e komunistit nongrata Berrisha them haaa keta po i sigurojne Erionit karrieren ne politike - Rama dhe PS po veprojne drejte ke shkelur ligjet ne burge je i pafajshem vazhdojme kjo eshte demokracia .

            Përgjigjjuni
            1. S
              SheqFiqe MetBeri

              E përkthyer në gjuhën e SalBabale

              Përgjigjjuni
              1. P
                Per te vjelle

                Merhum Bazja ideologu i mender Rilindjes na jep rruge se cduhet te mendojme ne, mileti i mbaruar, pasi ka qene per shume vite nje vegel e Sali Bajges. Ndryshe nga Sali Bajga qe i dha drune ne fund Rama do ta paguaj (me parate qe vjedhin zyrtaret e tij se Rama as vjedh dhe e di qe keta vjedhin!) deri diten e fundit te pushtetit te tij Merhumin. Nderkohe Merhumi e ka vene Igli Hasanin minister te jashtem dhe po e promovon per ti zene vendin Lal kurves!

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Banor i Tiranes

                  Ec para lal E ke bere Tiranen nga kale berishiste qytet europian 50 katunar qe bejn ham ham te dera bashkis jan nje hic para shumices s heshtur qe peshon t mire e t keqen n ket qytet

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zagali

                    Keta te opozites, Krriç Jevgjiti qe na mban fjalime ne protesta, Edi Rames t'i rruajn lesht dhe Erion Velis t'i han mutin.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Iris Pekmezi

                      Kreative shkruhet me K jo me C si e shkruan ti. E dyta koken e erion celiaj nuk e kerkon opozita por e kerkon populli shqiptar o mero ok bye ciao

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Placent Ndreca

                        Shoku Ymer Bajga Bajate! Pse çensuron mor qafir? Apo komplekset e fshatarit "te mire" Ymer!! ( te fala nga kadiu I hyqymetit - Placent Ndreca]

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sufllaqja me qepe

                          Ne fakt Erioni po kerkon aleance me opoziten te rrezoje kryeministrin “socialist”. Ka eksperience ne keto gjera. Tik tak

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje