Edi Ramës nuk i bën puna rezoluta, por rruga që ndoqi për reformën në drejtësi 

7 Maj 2024, 20:01Editorial Mero Baze

Projekti i Edi Ramës për të përfshirë opozitën në një projekt që pretendon modernizmin e shtetit shqiptar që përgatitet të hyjë në Bashkimin Evropian, për nga rëndësia i përngjan nismës së dhjetë viteve më parë për reformën në drejtësi. Edhe atëherë nismën e mori Partia Socialiste dhe natyrisht u refuzua prerë nga opozita, pastaj hynë në lojë aktorët ndërkombëtarë, SHBA dhe Bashkimi Evropian, dhe bënë të mundur përfshirjen e sforcuar të opozitës. 

Pas dhjetë vitesh kemi një bilanc të reformës, që e rendisin atë si të vetmen gjë konsensuale që shqiptarët pranojnë si arritje këto dhjetë vite.

Krerët e institucioneve të drejtësisë së re janë sot njerëzit më të mbështetur nga opinioni publik, ndërsa pasojat tek zyrtarët e lartë nga përballja me drejtësinë janë të dhimbshme, kryesisht për Partinë Socialiste.

Po të mos ishin disa interesa personale në krye të opozitës që e mbajnë atë peng, ky bilanc do të ishte një ditë feste për opozitën. Por opozita e sotme, paradite feston tek Bashkia për hetimet e SPAK dhe mbasdite vajton poshtë pallatit të Berishës po për hetimet e SPAK.

Përtej kësaj, opinion publik e konsideron reformën në drejtësi arritjen më të madhe të Shqipërisë.

Për të shkuar tek i njëjti sukses, Edi Ramës do t’i duhet të ndjekë të njëjtën rrugë.

Projektrezoluta e propozuar sot për opozitën, natyrisht që nuk do të marrë mbështetjen e saj dhe as pritet ta shqyrtojnë seriozisht. Hallet e opozitës janë në tërësi halli i Sali Berishës majë penxheres, halli i Lir Metës majë hekurave, nga frika e hekurave, dhe përpjekjet e aktorëve të rinj opozitarë për t’i bërë vend vetes në hartën elektorale të Shqipërisë.

Pra në një farë mënyre nuk ke dhe kujt t’i drejtohesh, përveç deputetëve të mbetur të Lulzim Bashës dhe PD-së zyrtare, e cila nuk është se përfaqëson opozitën në kuptimin numerik të Shqipërisë.

Rruga për ta bërë këtë një nismë serioze kërkon së pari atë që u bë me reformën në drejtësi, mbështetjen e BE dhe SHBA. Nëse ato e konsiderojnë këtë si prioritet serioz të qeverisë, dhe e mbështesin atë, atëherë projekti shkëputet nga interesat politike dhe bëhet një çështje e prioriteteve perëndimore për Shqipërinë. E thënë dhe e mbetur vetëm nga Partia Socialiste, duket si prioritet electoral, edhe pse nuk është i tillë, pasi nuk ka nevojë.

Nëse sigurohet mbështetja e institucioneve perëndimore, atëherë mekanizmat se si do përfshihet opozita në këtë projekt gjenden rrugës dhe kthehen në një sfidë dhe për ata. 

Në fund të fundit, ky projekt do të testojë realisht politikën shqiptare nëse e ka pranuar vërtet reformën në drejtësi, apo thjeshtë e ka bërë sikur e ka pranuar, ngaqë ja imponuan. Nga mënyra se si mund të reagojnë ndaj një reforme të re në drejtësi, tanimë për shtetin shqiptar, mund të kuptojmë se sa është përtypur reforma në drejtësi dhe a jemi të sinqerte me të kur bëjmë sikur krenohemi.

Dhe kjo është mes të tjerash një provë se sa shanse ka ky projekt që të kthehet në një objektiv për krijimin e identikitit të zyrtarit të administratës së lartë shqiptare që do te hyjë në BE, dhe sa seriozisht e marrin këtë “reforme të re në drejtësi” brenda shtetit shqiptar të gjithë aktorët, përfshi dhe Partinë Socialiste, e cila duket që e ka përjetuar fjalimin e sotëm të Edi Ramës, më shumë si një “plenium”, se sa si një projekt të ri.

24 Komente

  1. F
    Foli Sala n'penxhere haaaaa

    - Kjo nisme realizohet me pro europiene jo me mbeturina komuniste dhe spiune 50 leksh . - Rrofte SPAK poshte SPAK kjo eshte deviza e talibaneve me keta shkone drejte Afganistanit e jo drejte Brukselit . Nje nisme ideale .

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Mero se je ene gazetar!!!!!!!! Shqiperia vendi i fundit ne europe per lirine e medias. Shqiperia vendi me i varfer ne europe Shqiperia vendi me i pashkolluar ne europe. Shqiperia vendi i dyte ne bote per largimin e njerezise. Shqiperia vendi me i koruptuar ne europe sipas transparency International, dhe RAI 3. Dhe qershia mbi torte per reformen ne drejtesi, gjyqtarja kryesorr antikorupsion ne shqiperi , ka 3 mbiemra si trafikantet e droges, vjen verdalle me pardesy 8.000 euro, e denuar ne greqi per fallsifikim, non grata ne shengen per disa vjet, dhe ti thua reforma ne drejtesi. Shqiperia eshte vendi me qesharak ne bote, ne shqiperi te gjithe njerzit e ed rames vjedhin grabisin po vetem ed rama nuk di gje. Na hapet barkun

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bravo

      O Mero, O Mero na thuaj ndonje gjer gjyqtaren personale te Rames, Irena Gjoka. O Mero O Mero....

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ushtaraku

        Eshte bere i merzitshem dhe nuk frymezon me. Pune te mira ka bere, por shtet nuk beri e nuk ka per te bere. Me teper si nje plenium per te gjetur armiq e tradhtare.

        Përgjigjjuni
        1. v
          vlora 97

          O Mero vertet nuk e kupton qe ka nisur zbatimi i pazarit Rama-Berisha per te reformuar reformen?

          Përgjigjjuni
          1. R
            Reformatori

            O Mero, e thamë edhe në një opinion tëndin para tre katër ditëve, mbi reformën në administratë që duhet të bëjë Rama............................................. . Me sa duket ti e dije përmbajtjen e fjalimit të sotëm të Ramës................. . Por këtë fjalim, pikë për pikë, me disa shtesa të vogla, Rama e ka mbajtur edhe para 8 vjeteve. Kështu mos shpreso se do të bëhet ndonjë reformë serioze në administratën shtetërore........................... . Si thotë shprehja!?....... SELANIK E TATËPJETË, SIÇ KA QENË, DO TË JETË.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Klaus.

              Rama denoi "Njollat e Murrme" ne Partine Socialiste. Thjesht teston nderkombetaret sa konsistent jane me Reformen ne Drejtesi, a kane fokus permanent apo edhe mund ta lene "ujin" e Rames qe te futet brenda saj nepermjet Parlamentit.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dante

                Problemi eshte qe reforma ne drejtesi dhe SPAK ne vecanti, u krijuan sepse perceptimi publik per politiken shqiptare eshte qe kjo e fundit eshte teresisht e korruptuar! Tani na ngrihet Rama dhe thote qe pikerisht kjo politika, keta politikanet e korruptuar do reformokan SPAKUn ne emer te luftes kundra korrupsionit! Mendoj qe nuk ka njeri me dy pare mend ne koke qe nuk e duan me SPAK. Duan te sundojne tashme!

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kolegu i SPAK-ut

                  Ashtu sikur dikush që është zgjedhur në krye të një bashkie, nëse fut duart në arkat e këtij shteti dhe xhepat e këtij populli, nuk është ne. Nuk ka se si të jetë ne dhe as se si të kërkojë gjë tjetër nga ne përveç përbuzjes. E thënë ndryshe, çdo anëtar i kësaj familjeje politike që bën korrupsionin në funksionet publike është një tradhtar i dyfishtë, jo vetëm i popullit shqiptar si çdo hajdut me kostum që merr çfarë nuk është e tij, por edhe i PS-së si çdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit ku rritet", u shpreh Rama sot A ja futi fikun deri në rrëzë?!!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tironci

                    Nese Rama ka bere pazar me Berishen dhe Meten per te kufizuar apo eleminuar SPAK atehere shqiptaret duhet te veprojne si ne rastin e armeve kimike dhe te vershojne rrugeve te shqiperise si uji i nje lumi te trazuar dhe ti hedhi ne det si mbeturina dhunuesit e drejtesise se re.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sufllaqja me qepe

                      Mero te ka humbur efekti spin doctor. Mendon se genjen njeri demek Rames i plas per integrimin? Do ishin hapur kapitujt ne 2012 por ishte me i rendesishem qarku fier. Sbesoj e ke harruar

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Byrek me gjize Fahri Balliu

                        O bole qe ke komentuar 10 komente me psedo te ndryshme shko sot posht dritares se hoxhes non grata te japi nje byrek

                        Përgjigjjuni
                      2. P
                        Pranvera.kapllani

                        A.e.keni.kuptuar.se.te.terë.që.keni.qën.në.detyr.ose.jeni.jepni.mendime.sipas.besimeve.partive.ideve,jeni,bër,si,qent,që,kanë,per,detyr,te,kujdesen,për,kopen,por,zihen,me,njeri,tjetrin.ne,rastin,tuaj,delet(populli)ju,ka,zgjedhur,me,shumica,votash,kur,të,haj,ujku,të,hani,edhe,ju.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          EdiRamaTallaVa (ERTV)

                          Projekti i Rames - ejani ju opozita e me mua ne krye ne pushtet deri pertej 2030 te bejme sikur nxjerrim kete vend ne selamet se ne keto 10 vjet une vetem e kam menderosur krejt... Te kem dhe une te drejte te them se - e menderosem kete Shqiperi se bashku me opoziten!

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Demokrati me mend ne koke

                            Fjalimi i rames pa lidhje. Sikur dje erdhi ne pushtet.Ka 11 vjet qe ben kerdine me korrupsion. Me pronat nuk zgjidhi asgje. Ekonomia cope. Vetem budallenjte mund ta besojne. Duhet qeverri teknike pa ramen kryeminister . Deri ne daten e zgjedhjeve te cilat duhet te behen me reformen zgjedhore me voten e emigranteve. Nqs e fiton rama edhe me voten e emigranteve ath ta gezoje.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rezoluta 2

                              Meqe te gjithe vartesit e Rames po shkojne prapa hekurave nje nga nje ,ai i mbetur vetem po e ndjen se po i vjen radha. Edhe me dreqin te bashkohen,kjo klase e kalbur politike nuk shpeton me. Bashkimi Rame,Mete Berishe eshte nje triptik i kalbur qe bie ere.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Drejtesi me part-time

                                Ajo e famshmja Reforma per Drejtesi e "Drejtesia e Re" u menderosen tok me ate Veting nga ajo IRENA GJOKA gjygjtarja aq e dashur per Pushtetin. Nga Greqia ka ardhur fakti qe ne 2002 ka tentuar te futet atje me vize fallco dhe Gjykata e ka denu me 10 vjet mos shkele ne vendet e BE. Kete denim ajo ja ka fshehur Vetingut (kupto : Partise), por Partia e beri zemren e gjere - e kaloi ne Veting dhe e ngarkoi "me short" te gjykonte edhe Berishen edhe Belerin. Tani Drejtesia e Re po mundohet te gjeje nje cipe per t'ja hedhur vehtes persiper pas cipeplasjes nga Irena.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Placent Ndreca

                                  O çfare I ben Rama ketij Ymerit hahahaha. Nese do te them haj nga ajo qe dhjet-e pyeti Rama Ymerin per ditelindje- çfare do besh? Mar guximin tju them naltgjatesi juaj se, nuk dua te kete qime, se kam ndoht- u pergjigj fshatari " I mire" Ymer.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. f
                                    fcb

                                    Po ik re llapist i Rilindjes , Rames jo rezoluta por nuk i hyn ne pune me as dreqi , o Ymerr me gjithe kto vjedhje ....le qe me ke po flas dhe une ,ti je vete pjese e vjedhjes.Rob pa shtylle kurrizore , fshatar qe pa servilizem dhe llaposje nuk ushqen dot kalamojte.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Ladi

                                      Lexova te gjitha komentet?! - zere se lexova te gjitha ata shqipo qe e ndjene veten kryeminister te shqiptarve, nje çmenduri shqiptare shekullore. Prandaj bejne qejf greket, serbet, dhe kushdo, qe shqiptar nuk eshte...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Ladi

                                        Dhe jo vetem greket edhe serbet por edhe komshiu im qe ngeli siper gruas time gjithe kohen qe une jam tek organizata baze e rripjelljes

                                        Përgjigjjuni
                                      2. m
                                        mirel

                                        Projekti "Shqiperia 2030" do te behet fale punes se ndershme te shqiptareve qe e duan me zemer vendin e tyre, duan apo nuk duan llapaqenet salisumlepires blogere qe e shohin realitetin nga "Sypeshkaqeni.tv"

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Arjan

                                          O MERO O MI GJIRIZI O SHERBETOR I PUSHTETIT ,PA U ZHDUK NGA FAQJA DHEUT RAHMUT HALEJA ,SALI KERMA ,LIKE FLORIRI,LULI VOCERR E TE GJITHE BYTHLEPIRESIT SI PUNA JOTE NUK HYN SHQIPERIA NE EUROPE.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. p
                                            punetoret e rilindjes

                                            njashtu or ti mirele njashtu, po ato te ndershem qe ke ti ne mendje po e kane pushtetin prej tash 11 vitesh e gja ne drite nuk po i duket pervec hajdutllekut...

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje