Dhjetëra zyrtarë socialistë dhe politikanë të nivelit të lartë, janë përballur së fundi me hetimet e SPAK rreth disa prej dosjeve të korrupsionit në qeverinë shqiptare. Hetimet, edhe pse shumica nuk kanë përfunduar në gjykatë, kanë provuar së paku se shumë zyrtarë të lartë socialistë me mbështetje të fortë politike pas vetes, kanë një raport degradues sa i përket personalitetit të një zyrtari me paratë e shtetit shqiptar.
Është e qartë se siguria politike që kanë vetëndjerë, i ka futur në spiralen e konfliktit të interesit dhe abuzimeve në qark të mbyllur, duke u përplasur tani në dyert e prokurorise dhe gjykatave, si zyrtarë që kanë guxuar të fitojnë si biznesmenë, duke punuar ndërkohë si zyrtarë shteti.
Ky është aspekti i parë më i shëmtuar i administratës socialiste që po përballet me SPAK dhe që ka të bëjë me guximin për të vjedhur lekë me bankë.
Aspekti tjetër që është në nivel më të lartë politik, është rreziku që vet qeveria qendrore ka një sërë kontradiktash në politikat e zhvillimit të vendit përmes PPP-ve dhe koncesioneve, të cilat në thelb janë politika motivuese për zhvillim, nëse shmang kapjen e shtetit nga individë të caktuar.
Kjo në disa raste kompromenton ide shumë të mira të politikave të zhvillimit, ashtu si në disa raste ngjan si menu me porosi, me vetëm një kërkesë.
Hetimet në këtë aspekt kanë çuar para drejtësisë ministra, deputetë, kryetarë bashkie dhe deri zëvendëskryeministrin, dhe përbëjnë nivelin më të lartë të ndëshkueshmërisë që ka pasur klasa politike në këtë vend.
Në përpjekje për të shpëtuar nga këto fenomene, qeveria ka bërë lëvizje strukturore duke krijuar agjenci qendrore për të menaxhuar problematika të bashkive apo qeverisë qendrore, por disa herë centralizimi i kompetencave tek njerëz të besuar mund të sjellë më shumë korrupsion dhe mungesë shërbimesh, se sa decentralizimi dhe thjeshtësimi i hallkave ligjore për të lehtësuar shërbimet ndaj qytetarëve.
Pas një stuhie të vërtetë në skemën korruptive të inceneratorëve, Shqipëria tani ka më pak hajdutë në qarkullim, por më shumë plehra dhe mungesë perspektive për zgjidhjen e tyre.
Nevoja për një strategji të qartë, të thjeshtë dhe afatgjatë për menaxhimin e mbetjeve është urgjente, ashtu siç është urgjente thjeshtimi i legjislacionit për shërbimet në turizëm, hipoteka, tenderime dhe lejet e ndërtimit, që përbëjnë vatrat kryesore të korrupsionit në raport me qytetarët.
Për këtë arsye, socialistët shqiptarë në pushtet, ndërsa janë duke ju drejtuar betejës për mandatin e katërt, duhet të reflektojnë thellë jo si të justifikojnë ato që kanë bërë, por si të justifikojnë moralisht dhe politikisht një mandat të ri pushteti, meqë alternativa e ndryshimit politik duket më e vështirë se alternativa e ndryshimit të socialistëve.
Më pak fjalë socialistët nuk kanë nevojë të reformojnë patronazhistët, por administratën e lartë shtetërore, e cila përçon frymën e korrupsionit dhe i jep kosto qeverisë.
Sot një ministër i mirë apo kryetar i mirë bashkie, nuk është ai që ka shumë vota, pasi për arsye që e dimë të gjithë, votat nuk janë shumë merita personale të tyre, por dhe të atyre që kanë përballë. Sot një pushtetar i mirë është ai që nuk i jep kosto qeverisë me mënyrën se si qeveris.
Socialistët duhet të shkojnë drejt një reforme të re që duhet të ndërlidhë drejtësinë me administratën për të krijuar kulturën e ligjit në shtetin shqiptar, dhe mbi të gjitha bindjen që kur gabon nuk të mbron askush.
Administrata e lartë, drejtorët, ministrat e deri tek kryeministri, duhet të krijojnë modelin e bashkëjetesës me drejtësinë, me hetimin, gjykimin, dhe ndëshkimin prej saj, si dhe të përuljes ndaj drejtësisë.
Deri tani reagimet ndaj ndërhyrjes së drejtësisë në administratë përmes ndëshkimeve krijon vorbulla politike, ngaqë pandëshkueshmëria ka qenë normë. Tani normë është ndëshkueshmëria dhe shkuarja në prokurori do të jetë përjetësisht një rutinë e çdo zyrtari.
Një reforme e re politike dhe ligjore, që është më e rëndësishme se Reforma në Drejtësi, mund t’i bëjë socialistët të besueshëm për ta çuar më para Shqipërinë.
Ndaj është urgjente nevoja për një reformë, që të ndajë administratën nga pushteti socialist, duke i dhënë shtetit shqiptar një administratë që nuk preket nga plagët e korrupsionit politik, por mban shtetin në këmbë dhe kur të gjithë “heronjtë socialistë” bien “dëshmorë” kur shkojnë para drejtësisë.
Në finale, socialistët nuk duhet të bëjnë thjeshtë një bilanc për “dëshmorët” e rënë nga drejtësia, por duhet të prodhojnë shpresë për shtetin shqiptar dhe vazhdimësinë e administratës së re perëndimore.
Ata e kanë detyre dhe dënim të krijojnë administratën e re të Shqipërisë, që do të jetë shtet i BE. Administratës që të mos ndjehet e frikësuar të firmosë, por të firmos duke frikësuar ata që duan të vjedhin.
Mero i sulet socialistëve, duke i bërë fajtorë, duke mos guxuar ta drejtojë gishtin ndaj kryeministrit, që me zgjedhjet e tij idiote, i ka dhënë hov korrupsionit. Çfarë mund të presësh tjetër kur kryeministri thotë se ai nuk mban asnjë përgjegjësi për ata që i vë vet në krye të sofres?! Kështu Mero. Mos i bjerr pragut, por derës.
As Dikatatura nuk i kishte centralizuar kaq teresisht dhe kaq rende sherbimet, dhe as MEHMET SHEHU, nuk kishte kompetence: - Te firmoste thuajse te gjitha Lejet e Ndertimit (perfshire Parcelat ndertimore per shtepi 250 m2 ne qytetet bregdetare); - Te ktheje Kadastren/Hipoteken me vetem nje zyre per gjithe vendin, ne varesi direkte te Kryeministrit; - Te behet cdo tender i vlerave te larta, por nga Kryeministri (permes Operatorit te Blerjeve te Perqendruara, strukture po ne varesi direkte te tij). Sic po ben bastardi korruptiv, korruptues dhe i pangopur, Edi Rama! ASNJE KRYEMNISTER NE EVROPE APO DHE BOTE, NUK MERRET KAQ BANALISHT ME LEJE NDERTIMI, CERTIFIKATE PRONESIE, TENDERA....! Ky eshte Thelbi i Korrupsionit Industrial politik shqiptar!
E ke gabim. Mero po shtron platformen strategjike per socialistet. Nuk po u sulet atyre, po i udhezon. Po u tregon ideologjine e re ku te kapen e ta perdorin si paterica tani qe Spaku po u pret krahet e kembet bashke. Eshte shnderruar ne sekretar politik te PS duke i lene Rames vetem rolin organizativ.
Kryeministri duhet te mbaje pergjegjesi per njerez si komentuesi "alphazeta" pse nuk i ve ne administrate, kur ne demokracine kapitaliste me ligj secili mban pergjegjesi per koken e tij. As prindi nuk mban pergjegjesi per femijen apo e kunderta . Rregullatori eshte drejtesia dhe ligji. Per miral. Nder dhe respekt, mbani mend çfare ka kaluar se sot te dalesh pa breke apo te besh sex eshte veç nevojes, mod dhe para. Prandaj mos u qenderis fare "alphagazeta" si shume te tjere.
Zoti Baze, gjithë kjo situatë në demokraci ka vetëm një zgjidhje e cila është kurdoherë në dorë të kryeministrit të vëndit, kushdo qoftë ky kryeministër. Vëndet me demokraci të konsoliduar e kanë më të lehtë konsumimin e plotë të mandatit, atyre rrallë mund t'ju ndodh t'a ndërpresin atë për arsye të shkeljes së rregullave administrative nga administratorët e vendosur për qeverisje. Tek ne, kultura e nderit dhe përkushtimit në administrim është në kufij skandaloz. Kjo e bënë të nevojshme, që kryeministri i vëndit të përdorë si masë higjenike për kryerjen e përgjegjësive shtetërore, dorëheqjen e qeverisë, me të vetmin qëllim, që të ndërpresë aktivitetin e jashtëligjshëm të atyre që u besoj për administrimin e punëve në çdo dikaster. Kur kultura e dorëheqjes të hedhë rrënjë, ata që u është besuar çdo drejtim në strukturën shtetërore ndjejnë se janë të përkohshëm nëse operojnë jashtë ligjit. Nëse dikush prej tyre shkel ligjin, atëhere ai jo vetëm rrezikon pozicionin e tij, por rrezikon të gjithë ekipin qeveritar, edhe ata që sillen ndershmërisht me detyrën. Kjo bënë që çdo i zgjedhur t'i thërrasë mëndjes, se me sjelljen e tij të padenjë bëhet rrezik për rrëzimin e qeverisë. Me dorëheqjen kryeministri shkëput lidhjet me të keqen. Por kur e keqja të ka zënë për gryke dhe kryeministrit as që i shkon ndërmënd ti kërcënojë vartësit me dorheqje, atëhere kjo gjëndje jo vetëm bëhet shkak për t'u thelluar e liga, por ajo arrin deri atje sa të fitojë të drejtën e qytetarisë dhe të mos ndjejë pikën e përgjegjësisë për gjëndjen e vëndit, duke u bërë shkak që jetëgjatësia e pushtetit të gjejë forma të tjera për t'u garantuar, siç është deformimi i votës së qytetarëve. Dhe deformimi i votës në demokraci është dhuna me e shëmtuar, armikja më e madhe e vetë demokracisë. Vjedhja e votës është në vetvehte terror, njëjtë si terrori në çdo sistem diktatorial.
Pse Edi Rama nuk flet me kryeministren Meloni për votën italiane pro pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës?! Njohësit e situatës sa i përket votimit për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës besojnë se tri vende që e kanë njohur atë mund të votojnë kundër ose të abstenojnë. Këto vende janë Hungaria, Franca dhe Italia. Se Hungaria dhe Franca, pra se Viktor Orban dhe Emmanuel Macron, janë në anën e Serbisë, ky fakt është i njohur. Por kjo nuk do të thotë që këto dy vende të vihen kundër Kosovës. Një shtet që e ka njohur shtetësinë e Kosovës dhe voton kundër pranimit të saj në Këshillin e Europës apo edhe në OKB, atëherë do të thotë se njohja ka qenë e pavullnetshme, ndoshta e imponuar nga rrethanat ndërkombëtare të kohës, ndoshta për interesa të ngushta, ndoshta edhe për ta shfrytëzuar njohjen për t’i vënë këtij shteti barriera, si në rastin konkret. Italia e ka mbështetur gjithmonë Kosovën mbas çlirimit të saj nga sundimi serb. Ndërsa gjatë luftës në Kosovë ministri i saj i Jashtëm, Lamberto Dini, pati mbajtur anën e Serbisë. Gjithnjë në prapaskenë, sepse kryeministri D’Alema ishte shumë pozitiv dhe i hapur. Por kryeministrja Meloni i ka ndryshuar ekuilibrat. Ajo dëshmoi me votat kundër ose abstenim në Asamblenë e Këshillit të Europës, se ka ndryshuar boshtin politik të saj ndaj shtetit më të ri në Europë. Ajo ka devijuar edhe nga politikat e paraardhësit të saj, Musolinit, kur megjithëse e pushtoi Shqipërinë, Kosovën e bashkoi në një shtet me Shqipërinë e pushtuar. Ky ndryshim i politikës italiane ndaj Kosovës po ndodh kur Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, janë në kulmin e dashurisë së tyre politike. Madje kur ata nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin. Lind pyetja: - Në kushtet kur marrëdhënia Meloni-Rama është kaq e ngushtë, kur kryeministri shqiptar i fal territore dhe ekstraterritore vendit fqinj përtej Adriatikut, kur të dy këta sulmojnë në një akord të përbashkët mediet italiane, të cilat qortojnë marrëveshjene e refugjatëve, nuk paska asnjë mundësi që kreu i ekzekutivit shqiptar t’i kërkojë e madje ta kushtëzojë Melonin me votën pro në Këshillin e Europës?! Çdo kush beson fort se një mundësi e tillë ekziston. Atëherë pse Edi Rama nuk e shfrytëzon miqësinë e tij të pakushtëzuar me Melonin, që ajo të votojë pro-pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës?! Apo ndoshta dhe kryeministri shqiptar është i pikëpamjes se ky pranim duhet të përdoret si mjet presioni për ta krijuar Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbë në Kosovë?! Mos Rama dëshiron dhe kërkon “nënshtrimin” e Albin Kurtit në këmbët e tij?! Mos ai do që t’i thotë kryeministrit të Kosovës se “Ti pa mua nuk bën dot asnjë hap në konsolidimin e shtetësisë?! Në fakt kjo dëshmohet nga shumë fakte. Kryesore është fakti që qeveria dhe diplomacia shqiptare nuk lëvizin as gishtin e vogël të dorës për të shtuar ndonjë njohje ndërkombëtare të shtetit të Kosovës. Nuk kanë foluar asnjëherë në 12 vite me asnjë vend anëtar ose jo të BE-së ose NATO-s, vend i cili nuk e ka njohur Kosovën! E nga ana tjetër mburren se janë prezentë në axhendën ndërkombëtare dhe kanë rol në Aleancën Atkantike. Sikur Edi Rama të ishte përkushtuar sa dhjetë përqind e përkushtimit të tij për ta ndihëmuar Melonin, në dhjetë vjet do të ishin shtuar së paku 20 shtete njohëse të shtetësisë së Kosovës! Shkurt Rama e do Kosovën të copëtuar, pa shtetësi dhe pa mëvehtësi shtetërore.
Elisa ke shkruar nje carcaf te gjate po pa pike llogjike. Pranimi apo jo i Kosoves ne KE eshte problem ne rradhe te pare i KE dhe Kosoves. Pergjigjen pse rrezikohet Kosova ta dha Makroni kur foli per Kurtin. Qe Rama te mesoje Melonin apo Makronin eshte njelloj sikur ti ti kerkosh kericit te mesoje gomarin. Kjo te ben ty nje idjote qe jep ment….
Elisa, ju duhet te jeni ose idiote ose hopokrite. Albini s'do, kosovaret qe votojne Albinin s'duan, u dashka dikush tjeter te prishe qetesine Albinit! Nje çudi me ju: ose beni vete, ise jeni megafone
Te qifsha librin e dasmes.
"Do merret shteti me ty", tha Ulsiu! "Partia ime me denon", tha Kadriu! Edver Rama Edver Ramaa Edver Ramaaa!!!
Çfare po ndodhe te PS eshte nje fenomen normale nese do ishte PD do ndodhte e njejta pse : 32 vjet pa drejtesi ku vrasja vjedhja korrupsioni nga te gjithe ishte norme pandeshkueshmeria dhe ne nje moment vjen drejtesia , dikush çuditet uuuu arrestuan 45678 funksioner , kur ke nje akumulim 32 vjeçar nje vakum i krijuar kuptohet qe numri i te ndaluareve do jete i madhe , mbas 32 vitesh do jete nje numer shume i vogel nese drejtesia funksionone me te njejtin ritme . Cfare po ndodhe duhet te kishte ndodhur .
Je kthyer në utopist Mero. Ose si i thonë shqip shef ëndrra në diell. E para hajdutët nuk janë pakësuar. Edhe pas skandalit të inceneratorëv. Ajo është vetëm maja e ajsbergut. Lidhur me shndërrimin e administratës në organizëm jo politik është Mission Impossible. Sepse është administrata e tejfryrë (me një plan të qartë) ajo që të jep votën. Pasi një i punësuar në administratë të siguron minimumi 4 vota. Shumëzimin bëje vetë. Strategjia kriminale e Ramës për të korruptuar edhe fëmijët e familjeve të djathta duke ju ofruar anëtarësim në PS dhe duke hapur artificialisht vende pune në administratë nuk ka qëllim tjetër veçse të çimentojë pushtetit e tij. Rama u bë kryeministër sepse populli ishte i lodhur me Berishën dhe Metën. Por jo se nuk e dinte ADN e Ramës të perfeksionuar në Bashki. Prandaj mos ki iluzione se do të dëgjojë këtë këshillë.
Pa socialistet, socializmi do te qeveriste boten.
Zgjidhje. Korrupsioni te denohet me 200 vjet burg. Sekuestrim pasurie. Dhe njolle ne biografi familjarisht. Une vete nuk besoj se Rama merr mandat tjeter. Besoj dhe ai vete nuk e do.
Shkrimi juaj z. Baze, do të ishte më i konceptuar nëse ju do të gjenit në median e këtyre 11 vjetëve, deklarimet që ka bërë kryeministri shqiptar Edi Rama, në lidhje me reformën në administratën shtetërore........................................................................................................... - Të paktën 4 herë gjatë tre mandateve të tij Rama ka folur për fillimin e reformës në administratë.... . Në këtë stad zhvillimi, është e domosdoshme zhvillimi i reformës rrënjësore në administratën shtetërore, me qëllim shkundjen e saj, vënien në punë, modenizimin dhe promovimin e profesionistëve dhe të ndershmëve dhe spastrimin e saj nga të paaftët servilët dhe të korruptuarit........?............. . Këto fjalë Rama i ka prononcuar të paktën 4 herë................................................................................................. Pra sipas Ramës, reforma në administratë ka startuar 4 herë. Mirëpo ka mbetur rrugës...... . Në mes të rrugës?......... Do të ishte mirë.... . Mirëpo ka mbetur aty në start. Nuk ka nisur fare...... . Pse? .......... . I kujt është faji?........ Sigurisht i Ramës... Që vetëm flet e jep direktiva dhe urdhëra, por nuk shikon, nuk kontrollon a po zbatohen, a filloi puna ? .............................. ... . Dhe mendoj, ky është dhe shkaku kryesor i korrupsionit masiv që ka mbërthyer administratën shtetërore në të gjitha hallkat e saj, në ministri, në bashki, nëpër drejtori e institucione të pavarura, në shëndetësi, në polici, në gjykata e kudo.......... . Sepse nuk ka kontroll. Nuk funksionon hallka e kontrollit të brendshëm të vetë institucionit, sepse vet titullari është i korruptuar....... . Edhe vet Rama, nuk i kontrollon vartësit. Beso e kontrollo, ka thënë Stalini, do të thoshte Ilir Meta...... . Mirëpo kjo qënka thënie amerikane. .. . Libri i Henri Kizingerit i botuar vjet i kushtonte një kapitull kësaj motoje. Beso e Kontrollo....... . Dhe Rama nuk di të kontrollojë.......... . Me sa duket , meqë e ka nisur 4 herë reformën në administratë, mund ta nisë për herë të pestë, të gjashtë, dhe askush nga vartësit e tij nuk e rruan, sepse Rama nuk di ti verë njerëzit në punë...... . Sepse njerëzit nuk vihen në punë, po nuk ju vure afate, synime dhe objektiva dhe këto ti kontrollosh herë pas here................................................................ - Kështu Mero, mos shpreso që Rama do të bëjë ndonjëherë reformë rrënjësore në administratë.
Gëzuar Pashkët Ortodokse - kush ti ketë, duke përfshirë KËNDVËSHTRIMIN TJETËR, PROSHIN, PIROSHIN, etj, etj… Shëndet e jetë megjithësej -siç thonë toskët.
Mero, ti je nje gazetar profesionist, por per Ramen nuk ke qene kurre objekriv, arsyet dihen... Edi Rama eshte zhgenjim, eshte arrogante dhe demagog...nuk eshte ndryshe nga krimimeli Berisha dhe Ilir Metaj, vjen nga e njejta shkolle. Ne qeverisjen e Rames te gjithe trafikantet shqiptar neper bote Moren leje ndertimi dhe investuan ne hotel, pallate, fabrika, investuan ne cdo qelize ku jane fitumet me te medha... Vet Edi Rama personalisht ka urdheruar ministra se kush duhet te behet drejtor i nje institucioni, drejtor policie... duke jà indikuar klanet mafioze qe po vete Rama i ka fuquzuar direkte dhe terthorazi... Ja pra Mero Baze, nderkombetaret Jane shume aktiv ne Shqiperi ndjekin ne cdo form dhe menyra investimet e krimineleve dhe trafikanteve shqiptar dhe din cdo gje qe ndodh... Dhe nuk mashtrohen me nga demagogjit e Edi Rames....thjesht Edi Rama eshte zhgenjim!
O i nderuari zMero i madhi EDI RAMA qe kur e premtoi reformen ne drejtesi e ka shprehur qe vetem nje reforme e vertete do beje te mundur pastrimin e te korruptuarve ashtu sikurse sa po ka fillur , aman ketej nga e majta ka plot kuadro qe mund e do drejtojne sikurse edhe qe do rrezohen , po ketej nga krahu tjeter qe per kryeminister kane vetem nje laj thaj e vetem Salmutin na tregojne e nje president besnik qe nxorren Nishanlliu Jaro ju vdiq se Bato Topja ju doli kundra megjthse ndonse me pak pergjegjes se Salmuti per gjendjen po na del e na jep mend tashi qe nuk e pjerth njeri . Ndesa per plerat qe jane shtuar si shume eshte e vertete qe u shtuan e u ngjiten deri ne katin e tete se SPAKU po punon me hapin e breshkes se ne vend qe ta akuzoje krye pleren per krimet me te renda qe ka bere ( per vrasjet qe ka marre persiper vete ) e akuzojne per ato me te lehtat kur ka mbi shpine tere ata shpirtra .
O gruaqiri mjero,ç’fare do te besh kur te futen ne burg dy hajdutet me te medhenj ramovic dhe prostituta e tij erjonke?!!
O te uruar qe flisni jerm ,po si te pastrohet administrata me frymen e shenjte ? Dicitalizimi sjell patrimonio,ju e dini qe ka akoma ne administrate persona qe nuk dine te perdoni kompjuterin ? si mundet te shkollohen keta njrez qe ne kohen e saliut e blenin diplomen? Dhe te gjithe keta hajdute u futen ne administraten qe kemi ,prenda beni duri dhe qendroni me kembe ne toke ,çdo gje arihet ne kohen e duhur .mos haroni si u katandis Shqiperia ne kohen e sales .dhe ku jemi sot .arsyetoni ,mendohuni dhe pasta komentoni ,komentet tuaja jane per te ardhur keq sepse nuk jeni realiste ,Edi mund te kete gabuar ne menyren e besimit te personave qe vendesse por ai fall nuk hidhte per te ditur se do te vidhnin apo jo .ne shqiptaret jemi te ligjte e vet vetes ,.ju uroj gezuar pashket .o tru shpelare.
Na cate carin me keto pseudonime. Vejeni patronazhisti e ta morim vesh. Nuk ju lexojme hic. Do hani buke dhe ju lepires bythe.
Mero, kisha vite pa rene dakord me analizat e tua, chapeau! E ke qa! Fatkeqesiht rama pee cdo minister a drejtor qe bie po ve nje tjetee edje me anonim edhe me hajdut. Me gishta shembujt e mire. Per mua, keyetari ne Shkoder me i miri shembull nder to. Karriere mbi sukesin e vet , pak fjale, shume pune e mbi te gjitha serozitet jo palacolleqe
Ndonje gje per lirin e shtypit dhe te mediave do na thuash ndonje gje? Apo ti e ke lirin sa te kesh partin? Me lalin si e ke punen. Ndo nje lek, apo vetem ai italianuci, se koqevari spaska mar gje, ose ashtu i ka thene skenderbeu. Pune kurvash
Borrelit(spanjes) lajqakut (slovakis)makaronit (frances)edi rames(veq atij)duhet me ua qi nanat e krejt familjet pisat kopilat e dreqit.
Shqipetaret gjithandej neper bote Shqiperi dhe Kosove duhet ta DINE se derisa te jete Kryeminister Edvin Rama PERPARIM per Kombin tone nuk do te kete. Ky per te QENDRUAR ne PUSHTET edhe Nanen e vete e SHETE. Duhet te PUNOHET ne te gjitha DREJTIMET qe ky njeri te LARGOHET nga ajo POZITE qe me FORCE e ka UZURPUAR duke iu SHERBYER INTERESAVE te HUAJA ne REND te pare ARMIQEVE te PERBETUAR shekullor , serbeve qe na pren, grin e MASAKRUAN deri ne GJENOCID me shekuj, duke na e PERGJYSMUAR KOMBIN dhe TROLLIN tone KOMBETAR qe ishte i YNI DEN BABA DEN. Si perfundim: demin qe esht duke ia SJELL Kosoves dhe Qeshtjes Kombetare Edvin Rama esht i BARABART me ate te ARMIQEVE tone Shekullor, serbeve.
Pirdh or ti, se ndoshta te vjen arsyeja. Po te jesh ubdbash, nuk kam cte te them.
@Cika te qifsha librin e dasmes.
Cristacivici eshte i kapun i shitun nga Kishat Sllave Ruse Serbe Greke ortodokse Gjenocidale dhe nga vete Vatikani - Italia Franca!! Kete mbetje fekalle qeveri pro Sllave duhet FLAKUR nga Shqiperia!! Pa nje Shqiperi Atedhetare Kombetare Kosove shuume veshtire e ka te “ Fluturoje e Lire!! Pa Shqiperi nuk ka Kosove, Pa Kosove nuk ka Shqiperi!! Shqiponja nuk mundet te fluturoje me nje krah.. mundet pore bjene ne Greqi Vatikane Serbi nuk mundet me large te FLUTUROJE!!!!!
Po qfar mut vllau ky far Narkomani, Edi Rama, osht ma Qetnik se vet Vucici. Kush eshte Edi Rama besoje te gjithe e njohim si ANTI KOMBETARE.
Je motra e udbsshit me lart.
O Cika te qifsha librin e dasmes.
E vërteta është se mungon një reformë e thellë e rrënjësore. Vetë qeveria nuk ka një vizion të qartë. Reformat bëhen të pjesshme dhe nuk përmbajnë të njëjtat standarde. Mungon përkushtimi dhe fryma nga qeveria. Artikulli prek thembrën e Akilit në Shqipëri. Por reflektimin e para duhet ta bëjë qeveria.
Korrupsioni eshte galopant ne te gjithe sektoret. Vjedhje ne shendetsi, vjedhje ne arsim,vjedhje ne bashki, vjedhje ne digastere, vjedhje ne ministri,vjedhje ne organizatat private, vjedhje ne bange, pra vjedhja eshte bere nje kancer i pandalshem qe i ka shtrire metastazat kudo dhe sherohet vetem me nje permbysje rrenjesore te gjithe kesaj klase politike.