1 maji i sipërmarrësve të turizmit shqiptar  

1 Maj 2024, 20:57Editorial Mero Baze

Ky është ndoshta 1 maji i parë, që e gjen Shqipërinë jo pa klasë punëtore, por pa punëtorë. Rritja e beftë e industrisë së turizmit në Shqipëri, sidomos në sektorin e shërbimeve, ka bërë që qindra biznese të jenë në krizë të thellë për punëtorë, edhe pse oferta për rrogat e punonjësve të turizmit në Shqipëri është aktualisht më e lartë se e shqiptarëve që punojnë në Greqi.

Rrogat e pastruesve fillojnë nga 1 mijë euro, ndërsa për kamerierë, banakiere apo kuzhinierë, çmimet janë shumë më të larta. Këtu nuk llogariten kostot e strehimit dhe ushqimit të tyre të përqendruara në bregdet, ku çdo dhomë shitet shtrenjtë.

Ky është 1 maji i parë, që punëtorët kanë vënë nën këmbë sipërmarrësit pa bërë grevë, pa bërë protesta dhe mbi të gjitha, pa bërë ndonjë beteje për pagat e tyre. Tregu i ri i turizmit, po merr hak për gjithë padrejtësitë ndaj punëtorëve në të shkuarën, për pagat e ulëta, shfrytëzimin jo njerëzor të tyre dhe mbi të gjitha për mungesën e një politike shtetërore mbi punësimin e njerëzve në sektorin e turizmit.

Duke qenë sezon i shkurtër katër mujor, investitorët e turizmit po përpiqen t’i drejtohen tregut të fuqisë punëtore në Azi, por dhe aty kanë problem e veta. Shqipëria ka ndaluar tregun e importit të punëtorëve nga Sri Lanka, Bangladeshi dhe disa vende të tjera, pasi janë keqpërdorur nga agjencitë për të udhëtuar drejt Evropës pasi mbaron sezoni, ndërkohë që dhe nga vendet që ende lejohet të marrim punëtorë, nuk ka ndonjë eficencë të kënaqshme sa i përket ambientimit të tyre me tregun e punës këtu. Po t’i shtosh këtu dhe mungesës së seriozitetit të shtetit tonë kur aplikon për një vizë shqiptare, që nuk të vjen kurrë përgjigjja nga SHISH apo institucionet e tjera, ky treg përballet dhe me histori korrupsioni.

Por sidoqoftë ai treg mbetet një zgjidhje.

Problemi është si ta zgjidhim në mënyrë afatgjate dhe të qëndrueshme tregun e punës për turizmin.

Greqia, fqinji jonë me një industri të vjetër turizmi, ka përfshirë qeverinë në mbrojtjen e tregut të turizmit, duke i detyruar hotelet e bregdetit me sezon gjashtë mujor t’i paguajnë një asistencë prej 40 për qind të pagës punëtorëve gjatë dimrit, për t’i rimarrë në punë në verë. Këtu kontribuon dhe qeveria, duke paguar siguracionin e tyre dhe një kompensim tjetër, natyrisht jo në 100 për 100 të pagës.

Kështu në një farë mënyre krijohet një mundësi për burime njerëzore shqiptare në këtë treg, të cilët nuk bëjnë çdo vit “markato” se sa shitet në Borsh, sa shitet në Dhërmi apo sa shitet në Velipojë, por ruan të nëjtin vend pune dhe vazhdon të kontribuon aty duke stabilizuar dhe vetveten, por dhe operatorin ku punon.

Shqipëria duhet ta bëjë zyrtare tregun e përkohshëm të turizmit prej gjashtë muaj, ndoshta nga 15 prilli më 15 tetor, ku punëdhënësit duhet t’i paguajnë pagat e plota, dhe pastaj të gjendet një sistem kompensimi për gjashtë muajt e tjerë, ku përfshihen pagat e pjesshme dhe siguracionet.

Me investimet që qeveria ka lincesuar në truizëm, pas pesë vitesh tregu shqiptar dhjetëfishohet, dhe kjo krizë që po ndjehet tani, që sapo ka filluar, investimet pas disa vitesh do të jetë shumëfish më e madhe.

Siç ka ardhur puna, këtë 1 maj duhet të dilnin në rrugë të protestonin sipërmarrësit e turizmit në vend të punëtorëve që mungojnë. Dhe ata nuk mungojnë nga dëshira e tyre, por nga sjellja e shoqërisë me ta, nga mungesa e politikave sociale që furnizojnë tregun e shërbimeve turistike dhe arratisja në Evropë, të cilën e kanë tek dera dhe u mjaftojnë disa muaj punë në vit për të jetuar gjithë vitin në Shqipëri pa probleme.

Ata po protestojnë duke munguar jo në bulevard për 1 majin, por duke munguar në tregun e punës së Shqipërisë.

Ky 1 maj është fillimi i një epoke ku nëse nuk marrim masa, në rrugë do keni sipërmarrësit në vend të punëtorëve.

12 Komente

  1. L
    L.Xh

    “Kak makina e Mut shoferi” do ti përgjigjej dikur- dikur, një shofer shqiptar, një inxhinjeri sovjetik, kur u pyet se ç’difekt kishte makina, mbasi nuk po gjente difektin…..Kështu edhe kjo punë e punetoreve me punëdhënësit turistikë dhe shtetin amorf shqiptar, që i kupton me shumë e shumë vonesa, ndryshimet konjukturale në raportet PUNË-PARA-SIGURACION-GARANCI DHE PERSPEKTIVË e punësimit…

    Përgjigjjuni
    1. G
      Grand

      Eshte shkrim I Mero B.! Qe do te thote we kyshdo qe vjen ne pushtet nga zgjedhjet politike, duhet ta daunlodaun kete analize dhe ta aplikoj. S'ka rendesi se kush. Mero ka ofruar nje te mire...publike dhe te realizueshme. Tundu qeveri, Tundu shtet! Eshte mire per shqiptaret!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Ladi

        Je i papam. Je shume hapa para dhe shume larg gazetaruceve, qe kujtojne se bejne politiken e madhe ne kete vend

        Përgjigjjuni
        1. L
          Ladi

          Mero na rrofsh trapin, fshatar se fshatar ngele!

          Përgjigjjuni
        2. T
          Toni

          Pse si the vellait tend rames me Park te merte masat per kte gje,me mijra her te ka hardh ne shtepi ne fshat po i thua tani dhe me nje Stil qe shfajson qeverin duke ngarkuar fain vetem biznesmenve

          Përgjigjjuni
          1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

            Çmimet e larta do largojnë pushuesit. Është koha të ulet mosha e punës, për të tërhequr gjimnazistët, sidomos ata të arsimit profesional. Të rikthehen në punë pensionistët që mund të punojnë.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tuti

              Muaji pushim i Administratës duhet të jetë jo një Gusht, por me 15 Gusht. Vetëm me kte shtyrje në mënyrë Natyrale unë e shoh me Interes të madhë bile shumë të madhë. Më mirë akoma shtyrja të ishte në një SHTATOR

              Përgjigjjuni
              1. R
                RZ

                Smart

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Te "perkrahur" me 3300 leke/muaj

                  Meqe po shkruhet per 1 Majin, Diten Nderkombetare te PUNETOREVE / Ky Pushteti Rames e Rama vete ne keta 11 vjet kurre nuk thane ''Rritje rrogash per punonjesit Buxhetore, por jane mjaftuar vetem me "rritje pagash per mjeke, arsimtare dhe...Administrate" (!) Pushteti Rama eshte i vetmi pas 1990 qe u ka mohuar punonjesve Buxhetore (edhe pse eshte detyrim ligjor) ate te ashtequajturen "Rroga 13" apo shperblimi i fund-Vitit (i fundit eshte marre ne dhjetor 2012) Ky pushtet Rama eshtye i vetmi qe nuk publikon Minimumin Jetik sepse do ti duhej ta jepte per c'do njeri ne nevoje...dhe per ata eshte ajo "Perkrahja" me 3.300 leke/muaj (as per buke thate) Te na rroje Ramna, Kryeministri i partise "prane shtresave ne nevoje"

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkodrani

                    Asnje fjale Për deshtimin Total te qeverise ne drejttimin e vendit! Mbasi e volli tani po e perze gjithe njerezit nga trojet shqiptare! Por jo ky nuk asht problemi Problemi tan kto. Vite pasken kene hotelet që skane paguar mire! Po normale një njeri që gjith jeten merret Ose tu sha Ose levdu qeverit Për me përdor gazeten si leve kundra qeverise me nxjerr jetesen nuk kena na Pse me ja marr Për baze ketij Gelbazes

                    Përgjigjjuni
                    1. 5
                      5d. Apo. 6d

                      Po ti mero me sa d e ke grupin e strukturuar me veliaj, me 5d apo 6d. Hajde se dhe ti ne listen e spakut je

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Treni

                        Demek t'i paguajmë ne që punojnë gjithë vitin këta? Po tallesh ti z. Mero?

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje