Ndërkohë që fjalimi i Edi Ramës sapo kishte përfunduar në ballkonin e një apartamenti në Acharnon, një nga bulevardet kryesore të Greqisë, një qytetar grek po ngrinte flamurin grek.
Zakonisht flamurin e ngrenë për festa kombëtare ose kur duan të shprehin solidaritet me atdheun e tyre. Në këtë rast shpjegimi i tij ishte pazakontë.
-Na ka sulmuar Edi Rama,- tha . Duhet ta dijë mirë se këtu është Greqi.
Ishte i xhindosur.
Ka shumë pikëpyetje se si Greqia në tërësi dhe politika greke në veçanti do ta përjetojë fjalimin e Edi Ramës. Natyrisht ishte i pazakonte, i pamëshirshëm, dhe mbi të gjitha i paqortueshëm për problemet që ngriti. Duke ju drejtuar diasporës më të madhe shqiptare në një vend të Perëndimit, dhe më e lidhur me Shqipërinë, Edi Rama i preku me radhë të gjitha plagët e tyre, që nga udhëtimi i tyre maleve për një jetë më të mirë, përballja me racizmin, dhunën ndryshimin e emrave, mos lejimi i ngritjes së flamurit nga nxënës të shkëlqyer shqiptar në Greqi etj, dhe deri tek problemet tona historike me Greqinë si atavizma e ligjit të luftës mungesa e njëjësimit të pensioneve dhe deri tek tensionet e fundit.
Por e gjithë gjuha që përshkruante fjalimin ishte vetëm një lutje rreth të cilës shpaloseshin njëra pas tjetrës gjithë problemet. Lutja e tij ishte që Greqia të pranojë Shqipërinë.
Pranimi i Shqipërisë si një fqinj pa probleme dhe me përkushtimin për të qenë një fqinjë I mirë është një sfidë që për politikën greke në raport me Shqipërinë është e re, por për Shqipërinë është vonë.
Greqia është vend mik me Shqipërinë, por me Shqipërinë si vend I dëgjueshëm. Greqia duhet të vendos ta pranojë Shqipërinë e sotme, një vend që ka më shumë nevojë të importoj fuqi punëtore se sa të nxjerrë, një vend që është në kulmin e zhvillimit ekonomik dhe turizmit dhe që është në rrugën drejt anëtarësimit në Evropë.
Beteja e Greqisë zyrtare dhe gjithë politikës greke për çështjen Beleri ishte jopropocionale, e ekzagjeruar dhe mbi të gjitha zbulonte faktin se Greqia ende nuk e pranon Shqipërinë as kur sillet si shtet evropian, as kur operon me drejtësi të re të krijuar si mekanizëm nga Perëndimi dhe as kur nuk I bindet dëshirave të politikës greke për çështje të veçanta.
E gjitha çfarë ndodhi tregon se Greqia e pranon Shqipërinë si një vend fqinjë të dëgjueshëm ndaj saj. Çdo gjë tjetër është e papranueshme.
Dhe thelbi I fjalimit të Edi Ramës është që ata duhet ta pranojnë që Shqipëria është jo vetëm një vend fqinjë mik me ta, por dhe një vend që po zhvillohet dhe ka një agjendë evropiane.
Nga ana tjetër, pakica greke në Shqipëri, e cila mund të kthehej në një mollë sherri mes dy vendeve, është në harmoni të plotë me shoqërinë shqiptare. Ata vuajnë dhe gëzojnë ato probleme që ka dhe çdo shqiptar tjetër. Përveç diskriminimit pozitiv në ngritjen e dy bashkive të pakicës greke, Shqipëria nuk ka asnjë ligj special që persekuton pakicat, përkundrazi është nga vendet më liberale në Evropë sa i përket të drejtës së pakicave, në kontrast të thellë në këtë pikë me Greqinë.
Po ashtu dhe biznesi I madh grek në Shqipëri u favorizua politikisht në vitet 2000 dhe ishte prezent në banka, kompani celulare, kompani të mëdha ndërtimi etj., dhe ato pozita nuk I ka humbur nga ndonjë politikë speciale e Shqipërisë kundër tyre por nga ligjet e tregut dhe pse jo probleme që vinin nga kriza greke dhe korrupsioni.
I vetmi problem që ka pakica greke në Shqipëri është defaktorizimimi politik I tyre, që ka ardhur kryesisht prej politikave të Athinës. Përpjekja e Athinës për ta mbështetur përfaqësimin politik në Shqipëri tek dy tre persona të emëruar nga Athina ka bërë që pakica greke të mos nxjerr dot më deputet të saj në Shqipëri por ata ti delegoj në listat e veta PS apo PD. Dhe kjo është pasojë e politikës klienteliste të Athinës me emra të veçantë në Shqipëri, duke shkatërruar garën brenda pakicës greke, ose duke imponuar emra të Agimit të Art siç është rasti I Belerit.
Kjo ka bërë që dhe dy bashkitë e pakicës greke në Shqipëri të fitohen nga Partia Socialiste dhe jo nga PBDNJ, sic do të ishte normale.
Fjalimi I Edi Ramës nuk është I gëlltitshim menjëherë. Disave natyrisht u ka rënë rënd në stomak. Të tjerë po e gëlltisin me mundim.
Natyrisht ai nuk ishte fjalimi i Reganit në portën e Murit të Berlinit, para se të shembej, por ishte një klithmë paqësore për të shembur çḑo mur mes shqiptarëve dhe grekëve dhe pranimin e njëri tjetrit ashtu siç jemi.
Por nëse e marrin me qetësi dhe kthejnë kokën pas se çfarë ka ndodhur duhet të kuptojnë se ai fjalim I mbajtur sot nuk është I motivuar nga e kaluara, por nga stadi ku është sot Shqipëria. Është një fjalim peshën e të cilit Shqipëria është gati ta mbaj në shpinë, me po atë stoicizëm që shqiptarët kanë mbajtur në shpinë gjithë kalvarin e tyre 30 vjeçar në emigracion.
Ai fjalim është një thirrje për Greqinë të pranojë Shqipërinë e vitit 2024, si një Shqipëri që i duhet Greqia si vend mik, partner në biznes dhe politikë dhe një aleat I madh në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Dhe tek pranimi I një realiteti të ri, me realizëm, nis zgjidhja e çdo problem. Në fillim duhet ta pranojmë njëri tjetrin me gjithë problemet që kemi.
Nëse nuk jemi gati për këtë, nuk jemi gati për asgjë.
Sa ngjit macja në xham, sa ka kalë jeshil, sa ka arab të pa bërë synet, sa ka mut pa shurrë, aq ka edhe GREK TË MIRË.
Turqit shqip foles dhe Grekët 300 evrosh janë.problem për kombin Shqiptar dhe zhvillimin e ti...
Edi rama si trim i papare e beri copa vuçiçin ne mes te beogradit. Beri krenare me mijra e mijra shqiptare, qe nuk mendojne ,vetem shikojne. Dhe cfare ndodhi mbas berjes copa te vucicit ne beograd????? Hashim thaci me shoke iken te gjithe per lesh, kosova u tentua te ndahet. Mbas kesaj mbeshtetja qe rama kishte ne kosove shkoi pikiade dhe kosovaret e shikon me shume si armik. E njejta skeme wdhe me shqiptaret e maqedonise, per me teper partneri politik i rames ne maqedoni iku perfundimisht per lesh bashke me ballkanin e hapur.Tashme rames ne kufijte veriore dhe lindore nuk i ka ngelur me asnje qe mund te flasi. Dhe cila eshte zgjidhja?????? Greqia Per cfare arsye rama i kushtoi pjesen me te madhe te fjalimit te tij ISMAIL QEMALIT??????????? DHE INSISTOI KAQ SHUME ????? E thjeshte , per ata qe e njohin historine e dine qe ismail qemali gjate vizites se tij ne athine ra dakort qe te behej 1 shtet i perbashket shqiptaro grek. Gje cila nuk u realizua per shkak te nderhyrjes italiane. E permbledhur ne muajt dhe vitet ne vazhdim nuk do kete me dashuri shqiptaro serbe, jo. Vetem dashuri shqiptaro greke. Gjithe ata shqiptare qe kane qene si puna e hashim thacit me shoke duhet te pregatiten te dalin nga skena. Ps: ka vetem 1 ndryshim te vogel, nese ne beograd filmin e beri ne krah te vucicit kuptohet qe micotaqi nuk mund te pranoje qe te jete ai ne krah te 1 karagjozi. Do kete goxha zhvillime ne mardheniet shqiptaro greke!!!!!!
Budalla
Bravo,ekselent!
Greket jane te pa zhvilluar , thuajse primitiv tribale . Greqia eshte shtete i ndertuar me pakica etnike ku pakicat nuk rrespektohen , eshte per te ardhur keq kane dekada ne komunitetitin europien dhe s'kane mesuar asgjeeeeee zero . Zgjedhje per deputet ne parlamentin europien ka edhe Italia Gjermania po asnje probleme ne keto vende ndersa ne Griqi uuuuuu u be nami njerez kafshe préhistorike
Pavarësisht se kush ishte dhe çfarë përfaqësonte, po kujtoj një thënie të Giulio Andreotit nëpër gjyqet kundër tij, kur i thoshte gjykatësit: "z. Gjykatës, politika është një gjellë, që nuk hahet kur e nxehtë"... Them se kjo vlen, për Edin, për atë k... me flamur në GR, për GR... Por them se dhe pak për ty Mero. (Si komentues, gazetar i politikës së nxehtë). Them se diplomacia e matur, e zgjuar, e sprovuar, lagpamëse, nuk vepron kështu !! (Pavarësisht mirë, keq etj etj).
Gabim e keni Sovran, mendjeni edhe njehere, qete qete, jo me koken e nongrates por tenden.
Sovrani pi uje ne perroin e qelbesirave dhe kujdes se njerez te till ta fusin thiken pas shpine. Edi Rama as ka qene dhe as eshte i tille qofte me politikanet shqiptare qofte me gjithe politikanet e Botes. Kete e vertetoi edhe ne OKB, "Sovran" qe foli mbare njerezimi. Edi Rama eshte per paqe, i drejteperdrejte, i sinqerte dhe pa dorashka dhe kjo e ka ngritur ate shume larte ne politiken qe behet sot brenda dhe jashte vendin; eshte njeriu qe eshte futur ne politike dhe ka premtuar diten e pare: do e bej Shqiperine qe te thone ne kohen e Edi Rames. E beri si strukture te jashteme dhe brendeshme me gjithe veshtiresit qe i bejne "sovranet", nuk kthehet mbrapa me ai. Une do thosha rrofte Shqiperia qe ka njerez te tille.
Lexoje mirë komentin dhe kupto! Nuk po komentoj dhe as vlerësoj as mirë e as keq. Por po them se diplomacia bëhet "e ftohtë"!
Ngele duke shkruajtur traplliqe. Shqiperia e greqia jane mikesha dhe ska nevoje rama ti beje te tilla. Sot u rivertetua qe Rames eshte nje megalloman i semure. Shkoi e beri fushate.
Haaa çfare fushate per ke beri fushate o bythe e shitur pse c' mendon ti se shqiptaret kane nivelin tende . - Ti nuk ke konceptin e demokracis ti je si Fredi nga Progonati qe shitesh per nje pension po Rama eshte kryeminister dhe shkone takone shtetasit e tije pa dallim bindjesh politike. Cfare fushate beri sa % e shqiptarve jane votues ne Greqi zerooooo ? O bole . Ju doni komunistin Berrisha qe nuk di cfare nxjere nga goja ku keni ju dinjitet
Ja ky kerriçi tjeter enter''' qe neser do behet gomar! Prit nga keta njerez.
Per cfare fushate e ke llafin? Se ai per fushate po shkon edhe ne Itali edhe ne Angli edhe ne Gjermani. Fushate per te bindur shqipetaret atje te perkrahin PS ne zgjedhjet e ardheshme.
Mitingu ishte shume madheshtor por duhet te ishte bere me pare.. Anti mitingu ishte gjithsej 11 veta me shume se posht ballkonit te qoftelargut
Përmendi dje dëbimin e Çamëve nga Gteqia e Veriut.
Rama i armatosur me nje tabor aparatcikesh dhe rapistesh nacionalist,shpalosi ne Athine,sllogane dhe demagogji miqesie ,perziere me harbuteri mosmirenjohese ndaj vendit fqinj.Dhe tere kete dekor e shperfaqi,para atyre emigranteve te harruar dhe braktisur nga ai per dy dhjetvjecare,aty duke vazhduar te mos ti njohe dhe te drejten e votimit.Pra duke hequr dekorin e stisur,e gjithe kjo ish nje cfaqie e shemtuar demagogji-dashurie,per emigrantet shqiptare,qe vec te tjerave thelloi dhe me tej,maredheniet e acaruara me vendin fqinj.
Sovrani dhe enter Ju jeni ata qe I keni hapur Grekut porten e pasme te shtepise.????
Edi Rama,me gezon fakti qe je Ai qe Je! Jeni gjigand jo vetem nga ana fizike ,por edhe ajo shpirterore. Falenderoj Universin qe ne kohe te veshtire dhe me rrezik per ekzistencen e kombit Shqiptar, Na dhuroi nje QENIE NJEREZORE me permasa te tilla intelektuale.
Analize e shkelqyer e nje ngjarjeje qe do mbetet e pashlyer ne mendjen e shqiptareve dhe ne politiken vizionare diplomatike dhe ekonomike te kryeshtetarit tone Rama.
Tash e tutje duhet te mejtohet mire Greqia kur t'i drejtohet Shqiperise...nuk do te jete më si deri tani.
Shume e vonuar but better late than ever! Ky eshte Edi Rama, miku im i rinise se hershme, ndaj nuk keni pse surprizoheni. Nuk eshte hera e pare dhe as e fundit. Ai tha te njejten gje ne mes te Beogradit. Ja tha Erdoganit ne mes te Stambollit, Ja tha Blinken ne mes te Tiranes, qe pavarsisht problemeve qe ju keni me Palestines, ne e kemi njohur ate si shtet. Ej, ky eshte Edi Rama dhe ' nuk keni pare gje akoma".
Mero, ruaji këto që shkruan, besoj se për ty janë interesante. Kur të plakesh përmblidhi në kryeveprën tënde me temë "Teknikat e lëpirjes të bythës"!
Gjithkush I mer sipas karakterit te vet qe zoteron.Ti qe je merakli lepirjesh meri si te tilla.I ke pa pagese.Personalisht,I mar si analiza qe bazohen ne fakte dhe llogjike pasi kjo eshte filozofia ime.
Zoti, historia dhe shoqeria i vlereson cdonjerin nga ne, aq me shume udheheqesit, nga veprat! Nuk dua te tregohem nihilist lidhur me ngjarjen e djeshme ne Athine. E vetmja gje pozitive eshte shperfaqja, nxjerrja ne drite e nje komuniteti te stermadh shqiptaresh ne shtetin fqinj qe nuk mund dhe nuk ben te injorohet! Por, Rama eshte zgjedhur te qeverise shtetin shqiptar. Ka 11 vjetvne pushtet dhe nuk gjen askund alibi per korrupsionin galopant qe ka molepsur keq cdo pore! Sa per fjalet dhe fjalimet patetike, i duhet kujtuar Rames se fjalet e para qe ka thene sapo mori pushtetin nga foltorja e parlamentit ishin: Fjala ,jone eshte puna dhe do e deshmojme, puna juaj(opozites) eshte fjala dhe ne do e degjojme!... Sot pas 11 vitesh Rama eshte j obsesionuar pas fjaljmeve, dukjes,show-t, spektaklit ndersa opoziten e sheh sic e sheh Putini dhe Ilham Alievi! Pra, nje paradoks i madh! Kerkon te degjohen dhe respektohen emigrantet shqiptare ne token e huaj dhe tjeter standart per shqiptaret qe s'mendojne si ai ne toke dhe shtepi te tyre!!!!....
Shumë çeçenë janë të revoltuar se Rama po bën propogandë për vota,por çfarë duan këta plehra qe Rama të bëj propogandë për Saliun në ballkon,që të bëj propogandë antishqiptare si Saliu me Ilirin që të nxjerin nga burgu atë vrasës që edhe vet Sali krimineli e ka akuzuar,apo të bëj propogandë për ligjin e luftës....
O "Kujtimo" mire do te jete qe ti t'i mbash per kujtim shkrimet e Meros, se kur do te te vijne mendte ty, do kuptosh se çfare do te thote mençuri njerezore dhe profesionalizem. Nese do te te vijne ndonjehere???
Mos e rruaj Foto, se edhe mund të pritesh!
Ore këto i qan ky...absolutisht ministri më i mirë i punëve me jashtë në tërë dynjanë sot për sot edhe për shumë kohë... Po puna është se e kemi punësuar për kryeministër...
Qenkan mbledhur ketu, tere mileti kam kum i mikro-sulltanit arnaut,dhe i bejne hosana,trurit te tij te pjerdhur.
Une per vehten time mendoj se cdo gje qe tha Rama ne kete miting eshte e vertete. Eshte tjeter gje ne se duhet thene kjo e vertete apo jo. Duhet thene apo jo e vertetea eshte vleresim i Rames ne kete moment te caktuar dhe askush nuk mund ta gjykoje sepse ai di me shume se ne per situaten dhe zhvillimet. Sidoqofte mendimet e shume komentuesve qe kane mendim te tyre per kete eveniment duhet respektuar, por midis ka edhe si Beni komentuesi qe momentin e kap si armik i shqiptareve. Bile ai arrin deri aty saqe edhe kerkesen "lapidar" te Rames per Vuciqin qe ta njohi Kosoven si shetet e quan te gabuar....Rama ja tha te verteten Vuciqin ne mes te Beogradit dhe ne kulmin e "dashurise". Te njejten gje po ben edhe me Grekun, pavaresisht se Benit i mbetet qejfi apo Sali Berish perdridhet si gjarper dhe eshte i qarte ne armiqesine me shqiptaret dhe servilizmin me greket dhe serbet. Perfundimisht uroj qe te na dalin per hajer keto te verteta "epike" te Rames! Rama duhet mbeshtetur sepse eshte patriot i vertete dhe edhe po qe se gabon, ai gabon nga dashuria per shqiptaret dhe Shqiperine. Ai nuk eshte gjarper si Saliu apo Beni qe sugjerojne se duhet te mbajme gojen mbyllur dhe jo te grindemi me grekun. Kjo nuk eshte grindje por perpjekje per diallogim....
Bravo Mero per shkrimin :vetem dashakeqet nuk duan ta kuptojne ???? E ndoqa gjith fjalimin e Rames , me gufoi zemra kur pashe gjithe ate pjesmarje nga bashkeatdhetaret tane ne Greqi dhe fjalimi qe mbajt ishte shume miqesor duke haruar gjithcka te keqe e bere nga ana e Grekerve ,TITULLIN shkrimit ja ke pershtatur tamam ,por nje gje nuk kuptoj i jap te drejte Periudhes se Enver Hoxhes sa armiq te brendshem paskemi pasur???Vetem nje gje qe e ka pesuar njeru i ndershem dhe i drejte sepse ashtu ja kane servirur keta qe sot kane dale hapur .FATKEQESIPer kete vende te Bekuar nga Zoti
Shum i sakte z.Mero,sigurisht qe ky fjalim rraces NON GRATA nuk i pelqen por varja se shpellaret aq kuptojne. Dua te thekesoj qe pakicat ne Shqiperi respektohen shume por dhe ne kohen e diktatures jane respektuar bile edhe me shume prandaj reaksioni grek kerkon me mbeshtetjen e anti shqipetareve NON GRATA