Kompleksi i Berishës ndaj Altin Dumanit

25 Maj 2024, 19:47Editorial Mero Baze

Në kohën që Berisha nisi betejën për të hequr Dhori Sollakun dhe ndërpreu fare marrëdhëniet me Prokurorinë në cilësinë e kryeministrit në vitin 2008, SHBA i propozoi prokurorit të Përgjithshëm të ngrejë një Task Forcë antikorrupsion për të pasur një mekanizëm bashkëpunimi me qeverinë kundër korrupsionit, pa e lidhur me emrin e tij. Sollaku e pranoi dhe e la të lirë emërimin. Në krye të Task Forcë su zgjodh Altin Dumani, një prokuror i ri, i cili më parë kishte shërbyer mes të tjerash në Tropojë për dosjet e vrasjeve të vitit 97- 2000.

Nuk di sa çështje ka hetuar Dumani në atë kohë, po me siguri ka hetuar shumë. Çështjet që qeveria i ka pas referuar Orokurorisë antikorrupsion nisnin me roje objektesh dhe përfundonin deri tek ndonjë përgjegjës sektori. Natyrisht që prokurori i ndjek gjithë denoncimet mbi 500 mijë lekë të vjetra. Dhe Berisha e ka këtë mertitë. Hajdutët e xhepave nuk i lë të vjedhin pa leje. Madje as zyrtarët në pushtet në kohë të tij nuk vidhnin dot pa leje të fëmijëve të tij, të cilët ishin të vetmit diktues të skemave korruptive të kapjes së shtetit.

I vetmi gjyq i nivelit të lartë në atë kohë ishte gjyqi ndaj bllokut të Ilir Metës, që falë darkës së famshme të Sali Berishës në shtëpi të tij, përfundoi me një vendim gjykate që kaseta nuk ekzistonte. Çdo përpjekje e Prokurorisë për të hetuar Sali Berishën, Ilir Metën, apo këdo tjetër nga pushteti, shkaktonte luftë ndaj kryeprokurores duke e quajtur ate “një lavire bulevardi”.

Pra bilanci i Altin Dumanit të Berishës ishte luftë ndaj hajdutëve të xhepit dhe konsolidim i pandëshkeëueshmërisë së zyrtarëve të lartë.

Bilanci i SPAK-ut të Altin Dumanit është i përmbysur vërtet me atë kohë. Tani janë nën hetim ish- president, ish- kryeminimistra, ministra, zëvendëskryeministra, kryetarë bashkisë dhe qindra zyrtarë të lartë.

Kurrë Shqipëria nuk është përballur me ndëshkimin e ligjit si në këtë periudhë.

Ndaj Berisha ka të drejtë të tërbohet për dy arsye.

E para, se ky bilanci i tanishëm është i vetmi bilanc i ndëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë në Shqipëri. Dhe së dyti, është hera e parë që ky njeri po hetohet, me shpresë të gjykohet dhe dënohet. Kështu dhe tërbimi përligjet.

6 Komente

  1. T
    Ton Toni

    Shkurt paster qarte

    Përgjigjjuni
    1. p
      populli

      Sali Berisha ka vdekur qysh ne 2015 por ai ka lene litari jashte ,per Dumanet e radhes.Ndaj o Mero mos na hap barkun me dumdumin Dumani ku e pame ne komisionin e thirrur enkas se me cfare personaliteti kemi te bejme.Keto jane flluca sapuni te miqve me gishtin ne bythe ,ku jane po ata qe prune Saliun dhe tani kete te ziun qe ishte gati tu thonte te pranishmeve qe me kane vene me zorr ne kete detyre se un nuk kam dashur.Nese kjo quhet drejtesi ku Saliu eshte nen mbrojtje me rroje tek dera ku naten del dhe pshurros reth vilajetit te tij,atehere ne ia paskemi kaluar edhe shteteve me demokratike ne boten kapitaliste ku paraja bene ligjin dhe demagogjia Maliqin.Drejtesia do perkushtim,trimeri dhe emer dhe jo lepurusha si i quan Iir Meta me te drejte ku nuk guxojne ti permendin as emrin,por sa here qe ngrihet opinioni duke pretenduar se kjo nuk eshte drejtesia qe duam ,arrestojne edhe ndonje kryetar kooperative per shou.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lubomir Abdixhiku

        Në Itali Kristac Ramuti u prit me parullat: "Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes”. Krrkkkkk.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erm

          Ti me marresh te keq ti mu befsh kurban se me burrin isha me jaranin jam…U be fiks si tek filmi “Koncert me vitin 1936” . Edi Rama si nen/Prefekti Fuat dhe Sali Berisha si Nuri Beu

          Përgjigjjuni
          1. v
            vezhguesi

            Tituli me i pershtateshem do ishte :"Kompeksiteti i Dumanit Altin ndaj Berishes"!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Martin

              Ne te vertete Salih Bisha ka te drejte: Ne krye te Task Forces Altin Dumani shkelqeu me ndeshkimin e rojeve dhe nepunesve te vegjel qe vidhnin deri ne 500 mije Lek te Vjetra; por po deshton ne krye te Prokurorise se Posacme Kunder Korrupsionit te Organizuar, sepse nuk ka kellqe te ndeshet me gjigantet Salih Berisha dhe Ilir Meta.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje