Përse ishte aq i qetë Edi Rama në ekranin e Rai 3? 

2 Qershor 2024, 21:36Editorial Mero Baze

Edi Rama ja doli të bëjë “not në baltë” përballë gazetarit të RAI 3, në një mënyrë të pazakontë që nuk e aplikon në Shqipëri. Intervista e tij e plotë, e transmetuar në rrjetet e tij sociale dhe atë të RAI, tregon një kryeministër që nuk ka këtë pamje kur flet me shtypin në Shqipëri. Përveçse shumë i sigurt, dhe sfidues, ai ndërkohë ishte dhe një akuzues i hidhur i stilit të gazetarisë spekulative dhe keqpërdorimit të tyre politik. 

Kjo vërehej dhe në komentin e vetë gazetarit pas intervistës. 

Por përse Edi Rama ishte aq i qetë dhe aq shpjegues para një gazetari italain? 

Nuk është thjesht xhelozi e një gazetari shqiptar. Kur dikush e akuzon këtu, dhe ai zgjedh t'i përgjigjet, natyrisht që është shumë e vështirë të mos e hetosh nervozizmin e tij dhe shpesh herë dhe tejkalimin e kufijve etik. 

Kurse përballë gazetarit italianë ishte 100 herë më i hidhur se para gazetarëve shqiptarë, por jashtëzakonisht i qetë, argumentues dhe sfidues për të. 

Krye arsyeja mendoj se është cektësia e gazetarëve të huaj që shkruajnë për Shqipërinë dhe që ne i mbivlerësojmë për shkak të nevojës për të përdorur autoritetin e shtypit perëndimor për nevojat tona. 

Shpeshherë gazetaria që vjen nga Perëndimi dhe raporton për Shqipërinë është më shumë se qesharake e cekët, e mbytur nga paragjykimi për vendin dhe tema që ata i kane simbol të Shqipërisë. Edhe mediat më të mëdha perëndimore amerikanë angleze apo evropiane, vazhdojnë të vijnë në Shqipëri për të gjetur një virgjëreshë në Theth që është veshur si burrë, por që në fakt ka Instagram dhe të kërkon qindra euro për çdo intervistë, dhe me gjasa nuk është fare virgjëreshë, por ka gjetur punë për shtypin e huaj. 

Vijnë po ashtu për të gjetur tre fëmijë të mbyllur nga gjakmarrja, në një shtëpi diku në veri dhe po nuk i gjeti dot ata gjen ca bunkerë rrugës e shkruan për ta.  
Këto janë tre tabu për tridhjetë vjet për shtypin perëndimor rreth Shqipërisë. Tani ka dalë mafia dhe pastrimi i pareve.

Spekulimi është dhe më i madh dhe i përditësuar me realitetin e Shqipërisë. 

Por reportazhi i gjatë i RAI, më shumë se sa sulm politik, ishte i cekët, i pa lidhur me faktet reale në terren dhe mbi të gjitha i frustruar nga ideja se do të sulmohej për ato që thoshte paraprakisht. 

Në fakt, në Shqipëri ka fakte më të rënda se ato që thotë RAI, por nuk janë të lidhura ashtu siç thotë gazetari. Ne natyrisht kemi kriminelë, kemi njerëz që shesin drogë, të tjerë që bëjnë pallate apo kulla, dhe ata që mbjellin kanabis, por të raportosh për ata duhet t'i njohësh dhe jo të shikosh filma në Netflix e t'i imitosh. 

Është kjo arsyeja që gazetari italian, jo vetëm nuk e  vuri dot në siklet Edi Ramën, por i dha atij një mundësi të artë, të ishte siç nuk është në të vërtetë, aq i qetë aq shpjegues dhe aq mbrojtës i gazetarisë investigative të thelluar, sa të mos ikte asnjë moment nga kontrolli i asaj që donte të thoshte. 

Në Shqipëri ja dalin ta bëjnë më shumë nervoz Edi Ramën, dhe kur thonë të vërtetat dhe kur thonë gënjeshtra, natyrisht se e dinë më mirë si gazetari Italian ku i dhemb kryeministrit dhe ku mund ta nervozojnë atë qoftë dhe me gënjeshtra. 

Në ekranin italian, kjo gjë nuk hetohej. Ajo që Edi Rama arriti të bëjë, është të detyrojë një media të madhe italiane të gëlltisë gënjeshtrat e veta dhe të tërhiqet për çdo akuzë duke thënë se “nuk kemi thënë kështu”, pro kemi thënë që “ka akuza për këtë gjë”. Pra duke ja kaluar referencën e fakteve, thashethemeve. 

Kjo tregon më së paku se Edi Rama e njeh atë që do publiku italian për Shqipërinë më mirë se nevoja që ka pasur gazetari për t'i dhënë publikut Italian për Shqipërinë atë që donte ai. 

Dhe mbi të gjitha, është një betejë e fituar e kryeministrit me gazetarinë e pa thelluar, duke i dhënë atij luksin ti kishte të gjithë faktet në anën e vet dhe jo në anën e një gazetarie të furnizuar nga viktimat politike të Edi Ramës. 
 
 

57 Komente

  1. m
    mirel

    Rama e nxori bllof RAI 3 per te vetmen aresye qe ata u bazuan ne llogjet e syri.peshkaqeni.hale me tutor Salikufomen.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Po per kollaren dhe kemishen , si nuk shkruajte 1 fjale o bure i dheut. Nuk ka lider global ne bote qe vishet si rama. Eshte pak bandit dhe trafikant, por nuk eshte kategoria e atyre qe veshin shapka me thonj paprere. Per te gjitha keto arsye une mendoj qe e meriton te vjedhi dhe 2 mandate te tjera. PS: e vetmja arsye pse rama mund te ishte pak i qete eshte se e di qe shqiptaret jane populli me dele ne bote. Nga afganistani ne kenia e deri ne ekuador 1 kryeminster i tille kishte ikur per lesh, ne shqiperi jo. Shqiptaret nuk mund te krahasohen me maqedonasit qe sivllezrit e rames i hodhen ne koshin e plehrave, as me ekuadorin ku presidentin e lidhur me mikun e rames trafikantin e droges e hoqen nga pushteti me parullen mos na beni ekuadorin si shqiperia. Dhe ne afrike ne kongo u ngrit njerezia ne proteste per portin me parullen mos na beni kongon si shqiperia. Ne thelb rama nuk ka shume faj nje popull delesh trafikantesh kriminelesh nuk mund te zgjedhi nje njeri ndryshe. Ne afganistan nuk mund te drejtoje 1 i krishtere ose ateist duhet te jete myslimin, edhe ne izrael nuk mund te zgjedhin 1 mysliman ose te krishtere 1 hebre do zgjedhin. Keshtu dhe ne shqiperi kryeministri duhet te jete si shumica , nuk mund te jete edhe i ndershem dhe akademik. Nejse emisioni i Rai 3 dukej se behej per 1 shtet ku mafia ka kontrollin total mbi shtetin.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kritiku

        Ty Ben, do te bejme Kryeminister. Je shume i zgjuar dhe ndonjehere mendoj, se çfare ben nje njeri kaq inteligjent akoma ne mes te shoqerise shqiptare. Por, perpara se te te bejme Kryeminister, shko ne shkolle dhe mbaroje ate te shkrete qe te kesh te pakten nje cope leter si deshmi. He djale i mbare, shko tani dhe nxirri kecat ne mal sepse po terbohen aty te mbyllur brenda ne stalle.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flutura

          ????????????????

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shoku Kritikut

            O miku im Kritik! Une i sugjeroj Benit turiqenit qe ta filloje duke lexuar librat e femijve te tij, pra abetaren, kendimin, diturine e natyres, e keshtu me radhe! Qe te mund te kuptoje ndonje gje se qenka ku na therret qameti! Pastaj ky Beni turiqeni duhet te heqi dore nga shprehja idiote qe "populli shqiptar eshte dele", sepse i bie te jete edhe vete dele. Ndaj, te mos na hiqet menjane si super shqiptar, pra jo dele, por te vije e te udheheqe popullin ne lufte kunder kesaj qeverie! Ptu, si jemi katandisur! Na eshte ulur injoranca kembe kryq mu ne mes te sheshit! Ja ky eshte problemi me i madh qe ka Shqiperia sot!

            Përgjigjjuni
          2. V
            Vlonjati.

            O Ben, or koqe kanari. Do qe mund te kesh te drejte, sepse edhe une mendoj qe Rama e ka mbaruar misionin e tij dhe duhet te iki nga politika, por ashtu i menduar them se kush do vije mbas Rames. Nuk shikoj ndonje figure nga "socialistet" qe te jete me i mire se Rama dhe vecanerisht jam i shqetesuar me "demokratet". Kur shikoj Saliun me ate fytyre te ngerdheshur si ndonje katunar dhe i shperfytyryar si njeri me ze frika. Saliu vrau, vodhi dhe mbi te tera percau Shqiperine veri-jug dhe kjo eshte fatkeqesi kombetare. Ne nuk kemi opozite por opozite qe perfaqesohet nga Sali kriminel primitivi qe meriton te rroje ne shpelle me derrat dhe ujqerit dhe jo ne katin e katert dhe te bertase nga dritarja sikur botes do i vi fundi diten qe ai do vdese. Me e keqja eshte se ai mbeshtet nga ty dhe nje pjese e mire e jona, qe me ben te mendoj se ne nuk kemi shpetim. Ekstremist si puna jote jane rezerve e armiqeve tane. Saliu eshte dora e zgjatur e percarjes kombetare dhe eshte aq qesharak sa edhe ne det kur noton ben sikur eshte me i mire se vlonjatet... Ti Ben me dukesh nga Vlora, por me siguri e ke origjinen nga Vicidoli dhe edhe ti ke gjak me qeliza muti.

            Përgjigjjuni
            1. e
              e po...

              O "ben" po Saliu ka breke veshur? Se ti duhet ta dish se je brenda tyre. Pocaqi ndyresi qe shkon ne temen qe do ti!

              Përgjigjjuni
            2. C
              Casamonti

              Ymer pyet pse ishte I qetë Vin-Kim Rama-Jongu gjatë intervistës. 1. Sja kish perzierë mallin Angelo Agaçi. 2. I kish mbushur brekët me mut si amortizatorë. 3. Ata që e mbajnë në karrige I kanë thënë: Mos bëj kakërdhia, dhe mos u hap bythësh se .....mamin. 4. Skandalet e Vin-Kimit jane litar dhe do vazhdojnë. Skeni pare gje akoma. Karma is bitch. ( ymer katundari çensuro por slirohesh dot)

              Përgjigjjuni
              1. T
                Turi

                Pyetja qe lind eshte pse Mero Baze priste qe Rama nuk do duhej te ishte i qete? Po rreshtoj disa arsye: 1- Sepse gazetari perballe nuk do ishte: Aber Hitaj ose Met Veliu apo qofte dhe Fevziu. 2- Skandalet qe si ka pare dhe si ka degjuar njeri dhe qe sado tu pergjigjes me "une skam lidhje" prape me se paku do te lene njollen e syleshit dhe te paaftit. Keto dy si fillim por mund te kete dhe te tjera. Vlersoj Meron qe nuk censuron komentet ne portalin e tij.

                Përgjigjjuni
              2. a
                artur

                rames ju tha peshtyma ne goje.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  artur

                  rames ju tha peshtyma ne goje.

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    leksi

                    Titull me i pershtatshem do ishte: Pse u xhelozua gazetari qe Ramen e ka kryeminister Shqiperia dhe jo Italia.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mezhgorani

                      E kupton qe po e djallos fare edhe ate pak emer te mire qe ke pas ne gazetari zoti Mero?! Deri sa kishe femijet ne shkolle te mirkuptonim se kishe pagesa per te bere ashtu sic na e kishe thene edhe vete. Po tani qe djemte t’u rriten, pse vazhdon te besh mercenarin o Mero?! Apo te eshte bere ves?

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Evisa

                        Zoti Baze, Edi Rama nuk ishte aspak i qetë, ai thjesht ishte i pavërtetë në gjithçka thoshte e bënte. Qëndrimi në dukje i qetë i Ramës, hidhet poshtë nga brutaliteti dhe gënjeshtrat që nxirrte nga goja për t'a intimiduar, trembur dhe tulatur gazetarin. Por hasi në një profesionist të thekur në zanatin e tij. Dhe kur pa se kishte të bënte me një gazetar klasi, duke mos patur asnjë argument ku të mbështetej pasi u gjënd I gozhduar në gjithçka,thirri si fëmijët historinë, duke i vënë si kundër argument fotot kur Berisha brutalisht e masakroi. Rama duhet t'i vëjë gishtin kokës për të parë se kush ka qënë vetë ai në atë kohë dhe kush është sot. Eshtë i pavdekshëm detaji, kur Zapata ishte revolucionar dhe qeveritarët kundër të cilëve luftonte ja vunë emrin në rreth. Por më pas, kur në pushtet ishte vetë dhe mori lapsin për të vënë në rreth atë që e kundërshtonte, kuptoi se kush ishte katandisur si njeri nga dëshira për të mbrojtur pushtetin që tashmë gëzonte. Ky është Edi Rama sot, nga luftëtar për liri e drejtësi është kthyer në një sundimtar xhahil dhe mizor, me qëllim të vetëm ruajtjen e sundimit të tij.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Doni

                          Vetem Rama nuk ishte i qete. Fliste sikur i kishte hyre ndonje mize ne byth. Nuk dinte se si ti perdridhte fjalet . Here here dukej sikur pirdhte nga goja e jo nga bytha.

                          Përgjigjjuni
                        2. E
                          Erdo

                          Edhe ti o Mero ngjala qeke fut në mutin e Ramës. Ose nuk di ose nuk do ta dëshifrosh thelbin e pyetjeve të gazetarit. Sa për Ramën e tregoi edhe njëherë që është arrogant dhe gënjeshtar

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            te fala ramiut

                            Baze,nuk te falet ky shkrim i nje lakeu te rendomte ndaj pushtetit,mbasi pamvaresisht,nga problemet qe u ngriten ne tv italiane,ti e di me mire se te tjere,se kush eshte fytyra e vertete e rames,kur trajtohen problemet kardinale te ketij vendi:Ai interesohet vec per gjera te castit,qe i sherbejne,vazhdimit te metejshem te tij ne karrigen e kryeministrit.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Ehhh e kishin mashtruar debilin

                              Nuk ishte gazetar merhumi ishte kot , te pretendosh jam gazetar investikativ dhe nuk paraqet fakte haaaa tip Fevziu . Ka qene i ftuar nga Berrisha ka mare nje dore lekesh ka takur Peken Lubonjen Fevziun Bushatin dhe hopa emision narkoshteti . Kur Rama i tregoje fotot qe ishte dhunuar nga komunisti i kthyer ne hoxhe nga ai qe ky merhum kishte mar genjeshtrat aty intervista mbarone dhe profesioni i ketij mjerrani

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fuga

                                Shkruhet investigativ, thuaj Fuges te ta sjelli prap se edhe Meros ia paska sjelle shkrimin skandal. Mero ziu, Nicola Lesi e Fahri Balliu qenkan me mirë se gazetarët ne perëndim.

                                Përgjigjjuni
                              2. L
                                Ladi

                                Cektesia e argumentave, mendje lehtesia per ti servirur, moskompetenca profesionale, fshehja pas gishtit duke thene: se me thane, se thone, se flasim, .. etj, kur ne jemi deri ne fyt me kete batak gazetaresk, e kthen kete reportazh ne nje maskerade qesharake, amatoreske, krejt babale- ske.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  ENTSOE

                                  Gazetari Italian ishte ne nivelin e Bahri Falliut, alias Fahri Balliut, ha ha ha!!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Çunat e Tironës

                                    I hongshi mutin Albin Kurtit ose bashkë ose veç e veç.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Lexuesi i irrituar

                                      Dakorty , Mero , por nè " Report " , nè edicionin qè u trasmetua , pèrgjigjet e Ramès ishin shumè tè shkurtuara , tè censuruara nè funksion tè idesè sè autorève . Pèrdorimi i intervistès sè Fatosit tè Lavdishèm Lubonjès nga autorèt , e qelbi programin .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. i
                                        i drejti

                                        bravo mero gelbaza ja mbushe mendjen italianeve se edi ska frige e ka te drejte edhe ahmetaj eshte i marre siq thoshin ne kohen e dulles kur ndonjeri thonte te verteten e mbylleshin ne psikiatri haaaaaa e te gjitha lidhjet jane te rreme vetem rama ka te drejten e te vertetes haaaaa po ik o kar se bene muuuuuuuuuu cdo gje por si i thone fjales zollumi te ngec ne fyt e koha ka ardhe hzaaaaaaaaa ptyyyyy ju qifsha grate

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Bledi

                                          Rama ishte i qete sepse 1.5 milion delet qe e degjuan, nuk e levizen dot nga karrigia dhe per te ajo eshte e vetmja gje e rendesishme. Pergjigjet e Rames ishin qesharake dhe prej hallit si nje njeri i kapur ne faj

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Loni

                                            Çfarë ke dashur të thuash Mero? Sepse ato që ke shkruar janë aq boshe, aq pa brendi sa të vjen të ulërishë. E pe se çdo të thotë gazetari e vërtetë? E gozhdoi Edi Ramën në gjithçka, këtë kryeministër të papërgjegjshëm, i cili kurrë nuk shikon të keqen tek vehtja, një kryeministër që edhe po ti arrestonin gjithë ekipin qeveritar, nuk do shikonte pikën fajit tek vetja dhe as që do i shkonte mëndja për t'u tërhequr. E ka kthyer këtë vënd në strehë për lulëzimin e çdo poshtërsie, një lavatriçe për pastrimin e parave të pista. Xhulio Andreotit ju desh të përgjigjej përjetësisht pse në një foto të një takimi me shumë pjesmarrës, pas shpinës së tij shfaqej fytyra e një mafiozi, kur ky i pret në zyrë, u krijon lehtësira biznesi dhe në fund bënë të paditurin kur ja përplasin në fytyrë. Apo ç'të thuash tjetër, përsa i takon strehimit të refugjatëve, kur gazetari i thotë nëse do t'i vinte mirë sikur Italia t'i përcillte emigrantët shqiptar në Tunizi apo Egjypt? Nuk la drejtim pa e bërë çopë e thërrime Edi Ramën, duke e çuar deri atje sa të fliste fjalë pa kuptim si Italia është Shqipëri dhe Shqipëria është Itali, absurditete që kurrë nuk kanë dalë nga goja e një shtetari shqiptar edhe në ditët më të zeza të historisë së tij. Po ç'ta zgjasë....

                                            Përgjigjjuni
                                            1. p
                                              pjeter

                                              I qete?? Nuk mu duk iç i qete,kjo qe pame ishte masaker e mireorganizuar dhe Rama ra ne gracken e Report,e kuptoi qe kjo e dyta ishte akoma me forte,dhe ai vete u kishte dhene mundesine dhe kohen,dhe po te kishte qene i lire ne ato momente,do i hidhej ne gryke Mottoles!! Rama nuk ishte fare i qete kjo eshte ajo qe doli ne Report sipas mendimit tim.Ata jane mjeshtra edhe per montazhet,kane eksperienca,e ate plan te pare e shfrytezuan shume mire ne montazhe pas pytjeve te gazetarit,je i kontrolluar per çdo levisje nervoze te fytyres,nje tik nervoz,nje shfryrje,gojen e thate, ta montojne e rregullojne si dhe ku te duan,gjithesesi nuk eshte Report qe zbuloi ujet e ngrohte, sistemi korruptiv eshte i istaluar dhe ka leshuar rrenje shume kohe me pare,dhe ate qe Report nuk permend fare eshte Struktura e Posaçme Anti Korrupsionit,qe keto vitet e fundit po sjell rezultate. Pastaj Shqiperia nuk ka kerkuar asnjehere tu japi te tjereve leksione moraliteti per politiken e vendeve te tjera,ku kane nje histori mafioze shekullore,e dime ç'fare kemi dhe po luftohet ne ate drejtim!! Ajo qe me beri pershtypje eshte se Mutola nuk pranoi kafe tek Rama,por u shtruan per te ngrene tek Ahmetaj,ku te binin ne sy edhe shishet e veres pas kurrizit,pikerisht po hanin me nje hajdut, qe eshte ne kerkim nderkombetar po nga ajo magjistrature qe permend Report per goditur Ramen,pastaj Lubonja te jete nje i pavarur,kjo ishte e forteka kritikuar njehere e nje kohe Saliun,tani eshte ortak i mendimit Salist.E Becchetti??,te gjithe kritiket e Rames kane qene nen borderone e tij,Shkullaku,Krasta,Bejta,Bushati Lubonja e Meço. Rama nuk duhet ti pranonte keta,ata nuk kishin per te ardhur ne Shqiperi po te mos ishte bere ajo ujdi nga nje socialist me nje pasardhese te fashisteve. Por ama nje gje nuk mund te mohoet,ne ndertim 3.7 mld euro te investuara,dhe 20% vetem nga sistemi bankar,kjo nuk mohohet,ashtu si nuk mund te mohoet qe asnje se ka ne dore shkopin magjik te pastroje nje mal me pislleqe ne nje kohe kaq te shkurter, per nje strukture si SPAK qe akoma eshte ne fazen embrionale dhe ka arritur te beje armiq te rrezikshem.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. k
                                                k

                                                Gazetari erdhi me prova te dokumentuara sepse jane profesioniste seriozē dhe jo gjobēvēnēs si gazetaret shqiptare. Nese autori Nuk e ka kuptuar sepse flitej Itslisht , tja perktheje ndokush.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kryederri a nuk ishte ne sahan me derrin ?!

                                                  Me cilin e sfidoi ? Me Olsin , Me Geronin,Luftarin,Ergysin ,me Spakun qe do 100 vjet te ktheje pergjjigje vendimarrese dhe eshte drejtesia imagjinare e periudhes se romantizmit ndaj te drejtes ku kapot e krimit "kapin" veten e tyre ne ekran nga Dubai ?!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. h
                                                    hila

                                                    te gjitha fjalet e gazetarit italian ishin sic i thote sali berr-isha. apo tv zeni. kjo trgon se ai tv ka marre pare te madhe per ato fhashe e themi qe botoi me pare. po dhe beketi duket se kishte dhane ndihmen e vet. edi rames i lumte qe ia perplasi ne ate menyre. asshtu i do mushka drute.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. G
                                                      Gazetaria vdiq ngeli gaveta

                                                      Një pyetje kisha Mero, me Ramën po përdor të njëjtën pompë që ke përdorur në fillim me Berishën apo ke blerë pompë të re?!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Pse ishte i qetë Rama?

                                                        Pse ishte i qetë Rama? Një nga arsyet është se ndoshta ka pirë drogë. Përveç kësaj, pse të shqetësohet Rama kur në Shqipëri në media kanë dalë akuza më të rënda se çfarë nxorri Report i Rai3, por Rama s'e vret mendjen se drejtësia nuk e trazon. Shumica e medias janë të kapura dhe servile, paguhen për të bërë propagandën e Ramës.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. K
                                                          Keshtu e ke permbledh mire Mero trimi

                                                          Bravo Mero. Te shohim neser cdo thote i madhi Qim Peka me shpuren e tij tek TV e nongrates.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. K
                                                            Kutuzovi

                                                            Qendrimi i Edi Rames perball gazetarit te RA3 ishte inteligjent dhe burreror.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. Q
                                                              Qytetari

                                                              Rama lider që i bën nder Shqipërisë. Me një italishte shumë të kuptueshme i tha të gjitha ata që shqiptarët prisnin duke e vënë në vështirësi gazetarin që vetëm murmëriste gjatë intervistës.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. D
                                                                Drini

                                                                Ku dallon gazetari i vertete me gazetarin bythlepires? Ndiqni emisionin e Rai3 dhe lexoni kete shkrim.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. K
                                                                  Kelmendi

                                                                  Edi Rama ka te fshehta dhe te errta. Ashtu si edhe politika moderne hipokrite e pandershne dhe siperfaqsore. Shqiperija eshte shume e vogel dhe e pafuqishme t’i rezistoje klimes kriminale nderkombetare. Krimi ne nje forme apo ne nje tjeter, diku i legalizuar ne forma mbreterore apo bankare dhe diku i rendomte ne forme varkash me banane eshte nje nga butimet me te medha te fitimit. Edi Rama eshte nje drejtues perendimor qe ne tavoline ka vetem buxhetin e Shqiperise. Ai eshte sot nje lojtar spektakolar, ndoshta i perzier me krimin, qe i kalon kujfijt e nje vendi te vogel. Eshte nje fillim per nje popull qe e ka te veshtire te ndahet me korruprionin..

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. D
                                                                    Diana

                                                                    Ja dhe Fahri Balliu i Partise... Nuk ka nevojë te na tregoje një copë muti nga Mezhgorani ate që ne pamë me sytë tanë. Pamë një keqbërës të zënë gafil, që e kuptoi se nëse përballë ka gazetarë të cilët nuk i nxjerr dot jashtë ai belbezon dhe diskreditohet "Nuk e di unë kush ishte ai që më erdhi në zyrë dhe që i dhashë koncension"! Për ndonjë idiot si Mero kjo është përgjigje shteruese kurse. gazetari italian i tha " nëse këtë do ta bënte kryeministri i vendit tim.."! Shkurt imazhi i Edi Ramës si lider modern, europianist, legjitimist,bashkëpunues dhe që i dhimbset populli italian mori fund. Dhe për këtë ne jemi të qetë, se Rama nuk ka mundësi të jetë i qetë. E tatepjeta e tij filloi, kështu që ti meqë e ke zakon hidhu nga krahu tjetër. Fillo tu marrësh erë koqeve të Saliut....

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. e
                                                                      enter""

                                                                      Mero kaq e ka kapacitetin. Une u shokove me ato pergjigje te Rames, pergjigje idiote dhe nervoze. Meroja i be fresk. Po Meroja te lidhura i ka duart se i hedh kockat Rama dhe po ta prishi nuk do e kete mire biznesin. Imagjino, te vije ne pushtet Berisha, Mero do i lepihet prape mentorit te tij te mepareshem. ahahahaha

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                    2. S
                                                                      Soni

                                                                      Ne Shqiperi Rama nuk beri dot shtet..veshtire se e ben dikush tjeter..

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. s
                                                                        shikuesi

                                                                        Analize e perkryer z.Baze.Ne kete ballafaqim me gazetarin italian te Rai 3 ,Rama i la te nenkuptohej qe edhe mund te paditeni si te reme dhe gjithçka e tulati edhe me shume kete gazetar italian .Pastaj Edi Rama ka edhe nje veti personale qe shkon per te te ndigjuar dhe po e ndegjove duhet ti qashe hallin.Nese e shikoje paralelisht Rain 3 ishte nje panel qe priste te bente bla bla bla-t e radhes lidhur me kete "mafie",ku çdo pretendim mund te qendroje por te akuzosh nje politikan si Fatmir Xhafa ,este sa e rende aq edhe e pabesueshme e qesharake te pakten ne syrin e opinionit publik ,se i vellai paska bere burg ne Itali.Ne vitet 93 e kendej ka pas qarkulluar nje anekdode per dy vellezer ku njeri kishte qene ne burg ne monizem dhe tjetri komunist nga ku te dy ne vitet e shkerdhatokracise kishin bere kerkese per studime te larta dhe atij qe kishte qene komunist i kushte dale e drejta e studimit ndersa atij qe kishte bere burg jo,nen argumentin se komunisti e kishte shkruar ne bografi se kish pasur nje vella ne burg nga rregjimi,ndersa i burgosuri kishte shkruar ne biografi se e kishte patur vellain komuist,aresye kjo pse nuk fitoi te drejte studimi.Ky topolino gazetar sepse me ngjasonte shume me nje gazetar tek syri.tv nje fare B.Koka .Gazetari italian se fundemi ra ne gracken e Edi Rames qe fliste me avashllek jo me shume per te argumentuar se sa per te harxhuar kohen e caktuar televizive te intervistes,çka e realizoi me sukses duke ia ngrene gjithe kohen gazetarit ne fjale.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. F
                                                                          FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                                                                          'Ishte i qEte' apo i QIte!? Kush ta Ka per kthyer Fuga i Vogel apo Fuga i madhe....buratinin nudist ne duar te mafjes e agjenturave...ne nje vend dikurShqiperi sot pa' shqiptaret ku mbreteron kalifin SALI dhe si eunukka nje nudist EDvin Bojaxhi!?

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. E
                                                                            ERTV ose Edi Rama Turpi Vendit

                                                                            Regjimi nxitoi te shfaqte ne ABC e tij vetem Intervisten e Rames me Gazetarin e RAI 3, por shqiptaret kudo ndoqen me kureshtje emiosionin REPORT mbreme ku Regjimi Rama mori ca Kamxhike me te rende se ne Emisionin e pare. Me fakte e shifra u vertetua se ky Regjim ka instaluar Mafien kudo e eshte ne Simbioze me te. - nga 3.7 MILIARD Euro te hedhura ne ndertime vetem nja 800 milion EURO kane kaluar nepermjet Bankave (pra 20%) pjesa tjeter eshte Afera droge e korruptive qe tentojne te lahen me Kulla ne Tirane nga Oligarkia mafioze, e vetmja kategori e majmur nen kete Regjim gjithperfshires ne varferim te shqiptareve e per pasoje shpopullim te SHQIPERISE /

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. B
                                                                              Biku

                                                                              Ke nevoje per pushime Mjero mavria qe sle bythe pa lepire.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. e
                                                                                enter""

                                                                                Mero eshte nje kauze e humbur. U ble edhe ai nga Rama. Ne Shqiperi cipa ka plasur me kohe, tani i plasi edhe Meros. Turp

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                              2. R
                                                                                Ramalluku i Surrelit

                                                                                Kur me drejtues Mafie takohet ( ja po ja thote vete zevendesi i tij) / me faqet balte e koken dhjere ne fron, vec gjeli maje plehut mund te rrije /

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. B
                                                                                  Ben

                                                                                  Pse e hoqet me vrap ate shkrimin per mbylljen e profesioneve te lira o Tema???? Ju urdheroi Kush???? Kjo eshte liria e shtypit per ju???? Mjaft!

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. N
                                                                                    Nje i Moshuar

                                                                                    Bravo Mero te pergezoi per komentin qe i ke bere Intervistes se gazetarit dhe titullin qe i ke vene shkrimit ??? Nuk ka nevoje per shume koment , Ata qe thone te kunderten jane po ata qe nuk duan te behet Shqiperia e njemije HALLEVE ???Jetojme ne kushte teper te veshtira politike Rama eshte njeriu me i pershtatshem per Situaten ne te cilen jetojme ,dhe ju si Gazetar keni MERITAT tuaja ,mos i ndigjoni fjalet e keqia shikoni punen .

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. A
                                                                                      Asd

                                                                                      Mero ne vend te mbroje Ramen, duhet te thellohet edhe me shume ne vazhdim te investigimit te RAI 3. Kjo duhet te shqetesonte dhe kjo duhet te ndodhe, ne vend ti beje fresk Rames. Rama sikur te jete km me i paster ne bote ka nje problem te jashtezakonshem me bashkepunetoret e tij ne qeveri qe vjedhin, korruptojne dhe korruptohen duke demtuar buxhetin e shtetit dhe parate e taksapaguesve. Ky shkrim sherben per te lartesuar Ramen duke iu servilosur pushtetit.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. L
                                                                                        Lexues

                                                                                        Thjeshte perseriti cfare thoshte Sali Berisha ne 1996: parate e shqiptareve jane me te pastrat ne bote. Hiq Xhaferrin e ver Kamberin shkoi kjo puna e Shqiperise.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. M
                                                                                          Maria

                                                                                          Ne te djathtet mbetem pa identitet politik por fatkeqesisht edhe pa gazetari te vertete.Sa gjynah.....

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. T
                                                                                            Turpi

                                                                                            Po nuk te vjen turp me ate shkrim ? Po a nuk e shikoni realitetin ? Po me shkrime e gazetare te tille mbajten 50 vjet Hoxhen e nuk e kaluam kurre kufirin, buke misri hanim . Po ku do shkojme ? A ska pak ndergjegje e detyre qytetare kur behen shkrime te tille ?!!!!!! Turp sa s'ka !!!!!

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. A
                                                                                              Arif

                                                                                              Pse kaq i qete ? Ka pas nje popull te tredhur dhe gazetare faqezinj qe i bejne hosana per cdo paturpesi te tij .

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. B
                                                                                                Bedri Islami

                                                                                                Rama i qete - eshte "Mbreti lakuriq'' ne variantin Baze! Te gjithe e shohin Mbretin bythjashte por ca shqyhen duke bertitur "sa bukur eshte veshur Mbreti"..

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. e
                                                                                                  enter""

                                                                                                  Me vjen keq qe Mero baze ka arritur fundin e kazanit duke ja lepire cdo dite Rames. Vetem Mero dhe ca te verbuar te Rames e pane qetesine e Rames. Por interevista ishte e qarte. Rama u vu ne siklet dhe shume pyetje i anashkaloi me nje mungese te madhe inteligjence. Rama eshte nje kryemafioz. Pike

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. Z
                                                                                                    Zonja Z

                                                                                                    Gazeta gjermane BILD ka hedhur dritë në rrjetet dhe kartelet e drogës që po furnizojnë Gjermaninë dhe gjithë Evropën me kokainë. Në faqe të parë, gazeta publikon një artikull me titull: “Shqipëria, narkoshteti para derës sonë”. Hetuesit gjermanë dhe autoritetet amerikane kanë paralajmëruar, se ky vend është një qendër për mafien evropiane të kokainës. Ministrja e Brendshme Federale Nancy Faeser po ashtu ka paralajmëruar për BILD se bandat shqiptare po vërshojnë tregun gjerman të drogës. BILD shkruan në artikull se vrasjet mafioze kanë qenë prej kohësh pjesë e jetës së përditshme në Shqipëri, ku vetëm në vitin 2021 u regjistruan 100 vrasje të tilla. Bosët e klanit mafioz dhe tregtarë kokaine kanë lidhje të shkëlqyera edhe në polici. Zyrës Federale të Policisë Kriminale gjermane i është dashur të ngrejë grupin e saj hetimor në Shqipëri dhe Kosovë, e cila sipas tyre ka qenë një sukses deri më tani. Gjithashtu në artikull thuhet se hetuesit gjermanë dhë ndërkombëtarë kanë vënë në shenjestër edhe familjen e kreut të qeverisë, Edi Ramës. “Një ndër probleme kryesore që përmendet është se mafia e drogës ka lidhje edhe në pozicionet më të larta politike në Shqipëri. Raportohet po ashtu se hetuesit gjermanë dhe ndërkombëtarë kanë në shënjestër edhe familjen e kreut të qeverisë socialiste, Edi Rama. Vëllai i tij, Olsi Rama është i përfshirë në një rast të madh të trafikimit të kokainës nga Hanover. Vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sipas dokumenteve të gjykatës amerikane, ka korruptuar kreun e agjencisë së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, për një ryshfet prej 250,000 dollarësh.”, thuhet në artikull.

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. d
                                                                                                      dyshuesi

                                                                                                      Qenka gazetë serioze Billd. Paska fakte Tashti...unë s'kam se si t'i vërtetoj apo t'i përgënjeshtroj këto që thotë gazeta por mund ose jo t'i besoj . E them këtë sepse çmimi i këtij zyrtarit të lartë të FBI-së më duket njëçik I ulët duke gjykuar se FBI -ja ka sekretet e botës. Ç'janë 250 mijë dollarë , duke menduar për armiqtë e Amerikës ? Rusia dhe Kina me këtë çmim do kishin blerë me kohë FBI-në.

                                                                                                      Përgjigjjuni

                                                                                                    Lini një Përgjigje