Një vajzë që bezdiset nga të vrarët e babait të saj

7 Qershor 2024, 18:04Editorial Mero Baze

Vajza e Sali Berishës është pyetur për vdekjen e Remzi Hoxhës, një i zhdukur me urdhër të babait të saj, dhe ka guxuar të japë dhe ajo mendimin e saj për këtë çështje. Nuk mjafton krimi i babit dhe dhjetëra gënjeshtra të tij, njëra më banale se tjetra, për të shmangur përgjegjësinë, por tani shfaqet dhe vajza e tij, jep dhe ajo një version si e bezdisur nga kjo vrasje.

Tek version i saj, ajo që të bën më shumë përshtypje është lehtësia me të cilën flet për dikë që e ka vrarë babai i saj, si për dikë që e ka shtypur makina dhe njerëzit lodhen kot ta gjejnë si u shtyp.

Gjëja më irrituese është që vajza e babait kryeministër i jep të drejtë vetes të flasë dhe për krimet e tij dhe t’i justifikojë ato. Sali Berisha e ka kryer atë krim shtetëror duke qenë në cilësinë e presidentit të Republikës. Ai ka dhënë deri më sot rreth 7 versione si e ka marr vesh e se çfarë ka ndodhur. Asnjë nuk ngjan me njëra- tjetrën dhe asnjë me këto që thotë Argita.

E gjithë kjo tregon sa pak përshtypje i ka bërë asaj familje zhdukja e një veprimtari politik të Kosovës, me urdhër personal të Berishës. Thjesht një ikur që “nuk ngjallet më”, siç thotë Argita me gjysmë qesëndi, pse ja përmendin.

Është e rëndë që vajza e një ish- presidenti të flasë për përgjegjësitë juridike dhe politike që lidhen me një krim në emër të babait, pasi propozohet se krimi ka një pjesë diskrete në historinë e tij. Argita Berisha flet sikur për vrasjet diskutohej çdo natë në shtëpi, si për emisionin e Çim Pekës, dhe kjo e di mirë që se ka vrarë ai, se nuk ja ka përmend atë natë.

Detaji më irritues është kur me indiferencë thotë se babai i saj nuk pati kohë të mjaftueshme, se ndenji pak në pushtet pas zhdukjes së tij. Kjo tregon që as ka vrarë ndonjëherë mendjen të kujtohet kur e ka vrarë Remzi Hoxhën dhe sa kohë ka ndenjur në pushtet pas vrasjes së tij. Me siguri e ngatërron me varsjen e Ali Ukajt, që u vra ditët e fundit të pushtetit të tij.

Remzi Hoxha u vra në tetor të vitit 1995, u rrëmbye nga SHIK dhe dy personat e informuar për të ishin Sali Berisha dhe Bashkim Gazidede. Unë kam folur tre ditët e para të rrëmbimit me të dy, në përpjekje për t’i dhënë një përgjigje familjes, dhe të dy kanë pasur sjellje të njëjtë ndaj kërkesës sime, që mos të përzihesha më tej.

Në gjithë historitë që tregojnë më vonë, Berisha, por dhe Gazidede, bëjnë sikur se kanë marr vesh në atë kohë, sikur e kanë mësuar më vonë, sikur e kanë rrëmbyer shërbimet e huaja etj. Ne fakt gjyqi provoi që e ka rrëmbyer SHIK, i ka mbetur në dorë Arben Sefgjenit, Bution Meçes dhe Ilir Kumbaros, që është në arrati, dhe se eshtrat i janë zhdukur.

Ligësia, lehtësia dhe mbi të gjitha cinizmi me të cilin një vajzë flet në emër të babait vrasës për krimin e tij, sikur është duke folur për ndonjë tender që e firmoste babi, tregon shumë më tepër për atë familje. Tregon se për ata, vrasjet dhe zhdukjet e personave që i binin ndesh interesit politik të tyre, janë një gjë rutinë, për të cilat nuk duhet as t’i shqetësosh.

E vetmja bezdi që ka Argita tani nga kjo vrasje, është se emri i Remzi Hoxhës i është vendosur një rruge mes për mes kompleksit “Kontakt”, ortakut të burrit të saj, ndërtuar në rrugën “Siri Kodra”, aty ku e kanë rrëmbyer Remziun.

Bezdia që do ta kenë në adresën e dhjetëra shtëpive të tyre, ku do t’i vijnë letrat, taksat, ndoshta ndonjë ditë dhe fletëthirrja për gjyqe, është e vetmja bezdi për të. Dhe këtë e quajnë hakmarrje politike, pasi sipas Argitës, ua kanë bërë me qëllim për nevoja elektorale.

Në fakt është hakmarrje e Zotit, që i ka çuar ata të ndërtojnë për të bërë para aty ku kanë zhdukur një njeri. Çka tregon përse u duhet pushteti i asaj familje. Për të bërë para dhe duke vrarë.

32 Komente

  1. A
    Ardi

    Presupozohet jo supozohet

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari i Ilirisë

      Na i thuaj pak ndryshimin ti zoti gjuhëtar.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zagali

        Shume mire i thua o zoti Mero,por kuj ja thua. Argites,Saliut? Ata jane kafshe.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Ardi qeko

        Mos u Mundo me korigju Z Mero. Nuk ka nevoje. Bravo zoti meto. Shume besim tek spak

        Përgjigjjuni
        1. s
          shtjefen palushi

          Ketu te shterngoj doren o Mero. Mos ju daj kesaj familjeje te qelbur qe coi vendin tone ne vellavrasje. Jo te bijen por dero ne brezin e 7 le amanet niper e mbesa ta vazhdojne kete lufte qe fillove dhe pjeserisht e fitove,

          Përgjigjjuni
      3. d
        drejtesia

        Bravo Mero!

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gida non grata vajzaxe babit non grata..

          Une besoje ne sinqeritetin e vajzes non grata per justifikimin e babait non grata pasi babi non grata tashme i transformuar ne tellalle rrugice ka vrare kaq shume sa nje i vrare sidomos nga krahina e kosoves nuk eshte asgje. - Babi non grata i vajzes non grata qe kerkone te zevendesoje babin non grata mendone qe kur te mari fronin e trashgimnise do vrasi me shume ..

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje i Moshuar

            Mero : Te fort e ke PENEN ,hic mos ju ndaj se edhe pena vret me shume se PLUMBI BRAVO ,vazhdo pa tu dridhur DORA ajo eshte nje familje kriminele i anashkalojne te gjitha sikur ti kishinpunet vaj ???

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vdekshi ju që shisni Shqipërinë.

              O debil, enver haleja vrau me dhe pa gjyq mbi 6000, njerëz të pafajshëm e nuk e akuzuat asnjëherë.

              Përgjigjjuni
              1. r
                rp

                Vdeksh ti mor kerma e kriminelit Saliu Karaxhixhi!

                Përgjigjjuni
            2. m
              mirel

              Kriminelet para gjyqit, nuk ka rruge tjeter.

              Përgjigjjuni
              1. g
                gasper

                Familja Berisha eshte familje kriminale per te jane bere dy filma nga Hollivudi por filmi me i spikatur eshte DOKTORI VRASES...

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

                  Vajzë e mirë, mos dëgjo Saliun, po ik sa më larg, se do përfundosh si mos më keq! Sali Berisha ka një problem të madh patologjik të vetin në karakter, çon gjithçka në qorrsokak, në degradim të plotë, në arkivol. E nisi me çdo sektor prodhimi dhe strategjik kombëtar, e vazhdoi me piramidat dhe çoi gjithë shqiptarët e varfër drejt rrënimit total, hapi depot dhe hodhi Shqipërinë në humnerën e 1997, shfarosi ushtrinë, katandisi si mos më keq PDnë, varrosi çdo pasardhës politik të tijin në PD, i ndërtoi varrin për së gjalli Liri Berishës dhe ka vendosur që të çojë drejt varrit edhe qëniet e fundit që marrin frymë pranë tij, paçka se ju polli vetë dhe ju do sipas mënyrës së tij të sëmurë. Ik! Hiq edhe fëmijët sa më shpejt! Ajo çka ndërtuar Sali Berisha me tradhëtinë ndaj Shqipërisë , shishen e benzinës në dorë, prostitucionin me armiqtë e këtij kombi, shkatërrimet, vëllavrasjen, intrigat, tërbimin, hakmarrjen, gjakun e derdhur, karshillëkun dhe psikopatinë, do t'ju zhdukë mes torturave dhe copa copa si Ervis Martinin, pa dashur t'ja dijë askush për fatin tuaj, përveç armiqve tuaj që arritët t'i bënit të gjithë bashkë, që nga Amerika dhe drejtësia deri tek ushtria e gjaksave që ju përgjojnë. Ik vajzë e mirë! Shpëto lëkurën dhe fëmijët, se Saliu e çoi veten për dhjam qeni. PDsë, drejtësisë gjingjoniste, SHIKut berishist, raporteve internacionale, integritetit të familjes suaj, figurës së Sali Berishës dhe 30 vjetëve histori politike të tij, tashmë ju ka ngelur veçse pllaka e varrit. Për së gjalli pa vdekjen dhe dekompozimin e tij makabër. I mungojnë veçse arkivolet tuaja, por edhe për këtë po punon përditë, duke sakrifikuar frymën e fundit që i ka ngelur. Ik shpëto lëkurën dhe fëmijët! Mos u gënje nga ca maloqe zvarranikë, ca debila ordinerë, ca vorioqimarjote, ca prostituta gjekmarkajsh dhe salinjanësh dhe zhurma kodoshësh tallavaje që ju rrjepin lekët në ditët më të errëta për ju! Këtu do jenë të gjithë edhe pas jush. Do t'ju vjedhin edhe qindarkë ne fundit, do t'ju shesin tek gjaksit, do t'ju pështyjnë, biles edhe kufomën e atij që gjoja veneronin, do t'a nxjerrin nga varri për t'a shurruar dhe për t'i treguar zvarranikëve të tjerë, që tani komandojnë ata. Rrugën e pederastisë ja u mësoi vetë Sali Berisha me kufomën e babait të tij shpirtëror

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    UNE

                    Une, po te mesoja se babai im eshte pasuruar duke vrare, do vrisja babane. Ky eshte ndryshimi midis nesh, Argita. Per me teper, ky eshte ndryshimi midis femijeve te mij dhe femijeve tuaj. Kush nuk kafshon gjuhen, mallkimi e ndjek pas. Mallkuar qofshi!!

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Ne

                      Argita, pjelle e nje te mallkuari. Shko para altarit, me duart lart ju lut te plotfuqishmit qe femijet e tu te mos trashegojne gjakun tend!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xxx

                        Familja Berisha e denjë për një film triller, në deje ju rrjedh gjak i zi. Ky popull u mbajt peng 30 vjet prej saj, po edhe prej gjithë vemjeve pd-iste që e ndoqën dhe e ndjekin pas për interes dhe që sot nuk arrijnë të nxjerrin një lider për të qenë, aq poshtë janë. Gjynah për shqiptarët që humbën kaq shumë kohë me terrorin dhe pisllëkun që mbolli kjo familje shpellare

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Matjani

                          Remzi Hoxha nuk eshte i vrare, askush nuk konsiderohet i tille kur nuk ka prove konkrete - trupi. Remzi Hoxha eshte zyrtarisht i humbur e kjo natyrisht nuk eshte e njejta gje me vrasjen. Dhe kjo humbja e tij me teper se kujdo i intereson atij vete ngaqe ne vendin e tij Maqedoni ka nje gjygj ku ai eshte denuar ne mungese per pjesmarrje ne atentatin ndaj ish-Presidentit maqedonas Kiro Grigorov (ku mbeti i plagosur) Ne Maqedoni Remzi Hoxha eshte ne kerkim per akt terrorist. Ne Shqiperi e bejne te vdekur se edhe Saliun e fajesojne edhe Remziun e ndihmojne.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Devocion

                            Mbasi ti je kafshe dhe mund te rrosh 30 vjet pa kontaktuar me prinderit e tu, gruan a femijet, djemte, niper a mbesa. Vetem shtazet mund te pjellin komente te tilla pa llogjike e kurrfare arsyetimi njerezor. Ti mesaduket ke votuar e do votosh gjithmone per shtazet e Shikut e Berishes. Shpirti i Remziut te shitofte kaptinen!

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Iliri

                              Shko or DEVO ciu-ciu militanti shkrete e pyet e interesohu ne Maqedoni se ta rrefejne te verteten per Remzi Hoxhen e akuzat ndaj tij atje se c'do njeri e njeh shtepia e tij. Pastaj eja ketu e tregoje ashtu sic ta thane nese ke bythe ta thuash.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Devo

                                Sa klysha Shiku paska sot ne qarkullim! Po Zamir Dulen pse e torturuan o Kafshe! Po Bardhok Lalen? Kujt po i benin atentat? Po Shalin pse e vrau ne nes te Tiranes e sy te gruas truproja e Berishes ne 1997? Shko pyet ata xhambazet e tu katila e vrases

                                Përgjigjjuni
                          2. C
                            Cubel Breca

                            Mir e ke o mero. Këta janë familje kriminale. Ka vrare e zhdukur me qindra. Edhe ti shpëtove mirë se të qëllojë në kohën kur mbaroi pushteti. Se në të kundërt edhe ti do kishe ikur për lesh. Se po të ishe kundërshtar i mostrës kishe dy rrugë o u vrisne ose zhdukeshe pa nam e nishan.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Ethem Lalaj

                              OK,Z.M.BAZE: -Ishalla nuk iki nga kjo botë pa u dënuar non grata për 101 krimet e tij në 34 vite. -Në botë nuk do të ket politikan non grata me motivacionin për Sb..I korruptuar madhor,Minies i demokracisë,Shpërfillës i drejtësisë,Shpifs me retorikë helmuese Kombëtare e nd/Kombëtare.. etj. -Çudia qëndron pse nuk vepron SPAK GJKKO..kjo(I.Olldashi)që nxori Malltezin nga burgu për të fjetur me Argitën..!O zot..!!

                              Përgjigjjuni
                              1. 2
                                222

                                Për një gjë nuk jam dakord: për para kanë qenë Argita me Zenin e babs që kërkonin gjak...kurse Saliu vriste për pushtet dhe për urdhërat që i vinin nga ata që e sollën në pushtet nga Beogradi... Si në rastin e Remziut të shkretë psh

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Aranit Çela

                                  Ripjellsave te Edmut Kristaqis Rames jau qift nonen Enver Hoxha.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Araniti

                                    Pirdh o Sali Berisha pirdh!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Të fala nga çunat e Vorri-Bomit.

                                      Edi Ramës i hongshi M... 24-orë Non Stop, të gjithë Ju trushpëlarët e Berishës Metës Bashës etj..., që në Komente shkruani kundra Tij. Çuni Tironës Ed Rama është Lideri/Kryeministëri shqiptar i vetëm deri më sot, që e don dhe e respekton e gjithë Bota Demokratike, Perëndimi Euro-Atlantik. Plasni Ju o trushpëlarë të Opozitës së rrugës, Molotovëve, shpifjeve, Babaleve se, nuk ju vjen pas as 20% i shqiptarëve më.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. a
                                        arrest me burg per malokun Salih Berisha

                                        familje kriminelesh dhe hajdutesh

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Lili

                                          Fol o Mero djali, se SPAK-u ka zbritur nga kali, aq e pat fluturimin, u zbyth sa pa Salih trimin!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. a
                                            aa

                                            Mero Baze eshte nje njeri pa integritet dhe nje shpifes ordiner. Çështja Taylor besoj ju kujtohet. Gjykatësi vendosi që Baze kishte gënjyer dhe atij iu kërkua të publikonte vendimin e gjykatës në faqen e tij.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Analisti komunist

                                              Si ka mundesi, qe shkruan vetem per Saliun. E ke armik personal, se ska si ta spjegosh kete maratonen tende me shkrime per Saliun. Po per kusaret e kesaj qeverie, nuk ke asgje per te thene? Kjo nuk eshte gazetari, por lufte personale.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. F
                                                Free mero from BERISHA

                                                JO FREE BERISHA BUT FREE ME FROM BERISHA...!!!!! KESHTU DO TE KISH KUPTIM PER KETA NJEREZIT WE KA 30 VJET QE BERISHA I MEAN PENG DIKE SI HAJDUT DIKE SI FIGURINES DIKE SI AMORAL E DIKE SI ROB TE TRASHE

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Treni

                                                  Mirë shkruan ti Mero, por iu bë vonë asaj. Asgjë s'e gjeti as atë, as kriminelët që ka për familje. Nuk është se familja zgjidhet, por të paktën të thoshte që nuk ka info për ndodhinë.

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje