Pas entuziasmit të parë për marrjen e vulës, njerëzit e Berishës e kanë shtuar oreksin. Po përpiqen të përhapin gjithandej opinionin, se vulën ua dhanë amerikanët, se e panë që Berisha ishte faktor i rëndësishëm opozitar. Madje këtë e lidhin dhe me udhëtimin qesharak për në “Mëngjesin e Lutjeve” të Gazmend Bardhit me Fatmir Mediun dhe kthimin e deputetëve të Bardhit në vathën e Berishës.
Nuk di pse u duhen dhe amerikanët pas vulës, pasi ata vazhdojnë ta kenë betejën me SHBA në krye të axhendës së tyre. Por me sa duket përfytyrimi i Berishëve për SHBA është njësoj si përfytyrimi që kanë për deputetët që kanë shkuar kokulur në vathën e tyre, që edhe duhet t’i poshtërosh, edhe duhet të të shërbejnë.
SHBA natyrisht që nuk është përzier në çështjet e drejtësisë dhe sidomos në kontestin e vulës mes dy grupeve në PD, pasi ata nuk kanë ndonjë objektiv të kenë parti të tyre në Shqipëri. Ata e kanë të qartë politikën e tyre për mbështetjen ndaj partive politike. Për ta janë të gjithë njësoj, përveç atyre që kanë shpallur “non grata”.
Tani PD, ka kryetarin “non grata” dhe pasardhësen në listë Argitën, po “non grata”. Siç mund ta shikoni, ajo po sillet qysh tani si kryetare e PD, pasi jep direktiva kë do pranojnë tani që morën vulën, kë nuk do pranojnë, me kë do bashkohen, me kë do ndahen etj.
Të thuash që SHBA ja dha vulën një familje që e ka shpallur “non grata” është akuzë e rëndë për PD, jo për SHBA, pasi i bie që SHBA ka dashur të varrosë PD, që të mos ngrejë më kokë.
Por për fat SHBA nuk është përfshirë në këtë punë, por nevoja për të fshehur pazaret e Berishës për vulën me sa duket ka shkuar deri në SHBA, për të krijuar mjegullnajë për të mos ekspozuar pazaret e tij me gjyqtaret.
Po ta shikoni retorikën e tij se si flet pas gjyqit për vulën, ai i referohet “betejës” së tij tek rrugica, si arsye e fitores, pra pranon në një farë mënyre që presioni i betejës politike e mundi drejtësinë. Sikur të ishte e vërtetë kjo, do ishte një skandal dhe më i madh, por tek rrugica ku çdo ditë janë mbledh 30 vetë, nuk ka pas arsye për presion politik. Madje dështimi i rrugicës ka sjellë nevojën për pazar.
Por sidoqoftë Berishës i flet inkoshienca dhe nuk flet për një vendim bazuar në drejtësi, por për një vendim bazuar tek lufta e tij. Dhe dihet lufta e tij.
Disa gjyqtarë i shan e i mallkon, kur nuk i ka nën kontroll, të tjerë i lavdëron kur i japin vulën me pazare.
Problemi i PD është se ajo ka humbur shansin të ndryshohet dhe transformohet, dhe jo se ka fituar shansin ta ketë vulën Berisha. Berisha e ka sunduar atë parti me vulë e pa vulë, kur ka qenë kryetar formal dhe kur nuk ka qenë. Problemi është si të kemi një PD pa Berishën, se një PD me Berishën e kemi prej 34 vjetësh dhe nuk i duhet më askujt, veç Berishës.
Nuk i duhet në radhë të parë atyre që u përpoqën të shkojnë tek Berisha për të marrë një mandat deputeti në listë me shpresë se vula nuk do të vinte dhe ata të dukeshin të rëndësishëm. Tani ata janë pjesa më e dyshimtë për Berishën brenda PD. Janë thjeshtë të përdorur dhe të panevojshëm.
Një PD me Berishën nuk i duhet aleatëve të tij, sidomos Ilir Metës, i cili deri tani ishte i rëndësishëm se Berisha nuk kishte vulë dhe ai ja huazonte në çdo palë zgjedhje, duke konsoliduar koalicionin me të.
Tani ai është i rrezikuar të zhduket, pasi ligji i zgjedhjeve imponon garë pa koalicione, dhe ai nuk është më i dobishëm për Berishën.
Një PD me Berishën u intereson vetëm partive të vogla të reja, përfshi dhe Lulzim Bashës, nëse do të krijojë partinë e tij, që të bëjnë betejë publike pa doreza kundër berishizmit në politikën shqiptare dhe të diktojnë të ardhmen e opozitës.
Një PD me Berishën nuk është parti fituese. Është thjeshtë një truproje e Sali Berishës deri në vdekjen e tij fizike. Dhe deri atëherë të gjithë e kanë racionin e tyre të ushqimit, një tasë supe dhe një bajonetë për të mbrojtur të vdekurin e tyre të madh.
Më kot përpiqen të bëjnë sikur gëzohen që kanë marrë vulën. Ata kanë humbur me vulë e pa vulë, të ndarë dhe të bashkuar, me koalicion dhe pa koalicion, dhe krye arsyeja është Sali Berisha. Atë për të cilin gëzohen, në fakt e kanë problemin e tyre më të madh.
Por problemet nuk i zgjidhin njerëz që duan një vend në listë apo një rrogë deputeti. Problemet i zgjidhin ata që dinë të jenë vetëvetja dhe të bëjnë historinë e tyre. Nuk mund t’ua kërkojmë këtë ushtarëve të Berishës. Ata mund të bëjnë betejë vetëm për sende. Dhe sendi në këtë rast është vula.
Sali Berishës, i duhet qirë e Ëma, që të të thotë Baba.
Vula dhe logo nuk te jep fitore eshte nonsens ta mendoshe , elektorati shtohet kur nje parti ka vizion, programe , Berrisha Basha Meta Dule F Gerdeci e çfare te tjere jane , kane humbur me vule logo e te gjithe se bashku , ndaje ky gezim siperfaqesor te bene te mendoshe mungesen e reflektimit nga keta humbes . - I fituar si gjithmone eshte Rama me nje plak komunist nongrata i korruptuar i semure psiqik familje korruptuar e te shpallur non grata me nje bipolaires si Meta Metaj haaaa eshte nje ( cadeaux) dhurate qe i behet PS . Nese Basha krijone sa me shpejte nje parti te re dhe fillone ta godasi non graten ( sans pitié ) pa meshire ( e jo te meret me Ramen se Rames nuk i mer dot elektorat ) do krijoje nje parti te do jete faktore opozitar , nese ezitone tregone qe ka qene komplice dhe ka luajtur teater me shqiptaret.
U dhjeve o Mero. Qenke bere keq fare. Tani ke inat dhe me ata qe shkuan te Berisha se pan dicka optimiste atje, dhe mendonin qe do ju kthehej emri dhe vula, dhe ja arriten. Per ta kjo eshte je fitore. Gjeje gabimin te Rama qe boshatisi vendin, te hajditizmi i tij dhe Veliajt me sektin ripjelleje duke perfshir dhe ty e Boleinot qe beni shkrime jo etike por thjesht lepires.
Ti je i dhjere deri ne fyte o bole , nuk e kishte non grata logo dhe vulen dhe grupin varri trapin opozitar çfare fitoje trapin tim o loqe i foltore -nevojtore , ti je i pamende qe ta kuptosh pse do qe te qendroje ne politike non grata dhe familja e tije kriminale . Ngeke duke ngren mit cdo dite me komenze idiote i fut edhe pseudo Jugu pallosh nderoje vendose Tropoja Stresi Sali Lushaj
O Bytha e jugut. Vendin nuk e boshatisi Rama, por Berisha, Meta dhe gjithe vandalet e tyre qe nuk lane gje pa shkaterruar. Te sugjeroj te shikosh nje emision ne Youtube me titullin "Vreshtaria dhe prodhimi i verës, Kantina Arbëri", dhe do degjosh sesi nje prodhimtar vreshtash tregon sepse nje prej fshatrave afer tij eshte shpopulluar me pak, sepse ata nuk i shkaterruan ato qe dolen nga regjimi, por i ruajten dhe vazhduan ti punonin dhe perdornin. Gjithe Shqiperia, fale Saliut dhe Metes u shkaterrua dhe populli mori rruget. Kushdo qe ia hedh fajin Edit, jane pikerisht shkaterruesit dhe tani duan te vijne perseri ta bejne hale sic e kishin bere Shqiperine qe nuk afrohej asnje.
Vizioni i Lulit eshte deri te leket e Pallatit te Vjehrrit. Luli nuk del dot as vete deputet. E vetmja pune qe mund te bej, eshte ta nxjerresh deshmitar ne gjyq per 21 Janarin kunder Berishes. Ju doni ti jepni vule me zor te shkretit, ai do te iki.
Duket si skenar. Amerikanet nuk ishin ne gjyq. I bie qe donin qe vulen ta merrte berisha. Basha nuk po ben rekurs.Ketu po luhet dicka. E vetmja gje qe me shkon ne mendje eshte skenari i Agimit te Arte. Mund ta shpallin PD organizate terroriste.
po qe nuk e ke keq ti. Para 4-5 viteve ne kohen e Trump e moren nje kercenim serioz nga Amerikanet per ti futur tek lista e organizatave teroriste PD-ne bashke me LSI-ne.
Mero ,ende merresh me Saliun dhe pastaj thua që Saliu nuk po largohet.. Po ti ore e mban gjallë atë! Personalisht jam jo i gëzuar por i lumtur që vula i shkoi Rithemelimit. Ajo i takon Berishës,varrmihësit të çdo ideali demokratik në këtë vend. Ajo i takon një partie antidemokratike, antikombëtare,antiatlantike ,antishteti dhe lukunie... Ti pijnë lëngun! P.S.Nuk kam asnjë aludim për marionetën e Sali Berishës, Lulëzim Karagjozin!
o komentues jugu ne cilen listpagese je te grekeve apo serbeve
Po c'vule a derezi! Po e lene te hiqet zvare duke i futur dhe nje vule be bithe .
Nje vule ne bithen e fishkur per ta dalluar nga bithet e tjera te asaj vellazerie bitheqire.
Per Meron armikun me te eger te ketij pushteti Rama do ishte shprese ne opozite vetem nese ate Vule do e mbante ne qafe Lyli aty ne krevat ku sic thoshte per 9 vite rrjesht vete Rama der te Mero, "fle gjume"! Ashtu i pergjumur Lyli ishte shpresa e vetme e opozitarizmit "Made in Mero" d.m.th....
Kete e ke deshiruar dhe e deshiron ti dhe shpura jote Mero Baze. Per kete lufton perdite duke helmuar mendjen dhe shpirtin e shqiptareve me genjeshtra. PD ndoshta ka kusure por i duhet Shqiperise qofte edhe per t'i qendruar perballe fytyrave si puna jote qee doni atdheun vetem per ta rrjepur.
Ja u qifte PD robt.Rames tparit
Ketu ka marre fund cdo gje. Por te pakten tani e di per ke do votoj. Per Bashen!!!! Mos me keqkuptoni, nuk kam ndonje shprese qe ai do fitoj. Por ishte i vetmi ne 34 vjet shkerllatokraci dhe 45 vite diktature qe pati guximin te perjashtonte Berishen …Per kete gjest ka mirenjohjen time
Nderkohe sot nje dite pas humbjes Vules, Lyl Bashes i iken nje deputete . Eshte Eriola Bano e Fierit qe deklaron se nga sot eshte pjese e grupit te deputeteve te PD aty ku eshte Vula.