Lexova një shkrim të Bedri Islamit botuar në gazetën Dita dhe ribotuar mes të tjerash dhe në portalin e gazetës TemA, lidhur me një deklaratë timen rreth vjehrrës së Sali Berishës dhe më pas me aludime të tjera rreth ndërhyrjeve të UDB në Shqipëri.
Është e lehtë të gjesh një armik si Sali Berisha, dhe pastaj t’i veshësh atij gjithë historitë e UDB në Shqipëri e t’i kalosh derë më derë për të krijuar një skemë konspirative rreth pranisë së UDB në Shqipëri. Kjo në fakt është mënyra se si të fshehësh çfarë është UDB e çfarë është e jona në marrëzitë tona politike dhe të shpëtosh UDB, duke përzier kokrrat me kashtën.
Prania e UDB në Shqipëri është e faktuar, por dhe pjesa e pafaktuar merret me mend. Ajo ka ekzistuar qysh kur është krijuar shteti shqiptar, madje dhe para tij. Disa nga familjet që ne i mbajmë si familje të mëdha shqiptare, madje me kontribute, i kanë pas të parët e tyre në borderotë e Beogradit. Mjafton të shikosh historinë e familjes së Haxhi Lleshit, apo historitë e Xhelal Zogut, krerëve te Mirditës, apo Dukagjinit, para se të krijohej shteti shqiptar, për ta kuptuar atë.
Po ashtu ka vazhduar kjo me bashkëpunimin e përkohshëm të Ahmet Zogut me Jugosllavinë, bashkëpunimin e Enver Hoxhës me Partinë Komuniste Jugosllave, që e ktheu Shqipërinë gati në Republikë të Shtatë të tyre e më pas.
Me Enver Hoxhën merr fund bashkëpunimi institucional i shtetit shqiptar me Serbinë. Pas tij çdo gjë është punë shërbimesh, çka është normale.
Vjehrra e Sali Berishës, natyrisht që ka bashkëpunuar me UDB dhe për këtë ka një dosje të qartë në arkivat e shtetit shqiptar. Por ajo ka bashkëpunuar si shtetase serbe për atdheun e saj. Ajo ishte një serbe krenare për origjinën e saj dhe natyrisht mes Shqipërisë dhe Serbisë ka dashur më shumë Serbinë. Sipas dosjes së saj, ajo ka qenë pjesë e nëpunësve jugosllavë që punuan në kohën e bashkim vëllazërimit të Shqipërisë së Enver Hoxhës me Jugsollavinë, si sekretare pranë komisionit dypalësh të eksport- import të mineraleve, më pas në Aeroport dhe në vitin 1948 ka pas mëdyshje të qëndrojë këtu apo të iki në Serbi. Dhe ka qëndruar këtu duke vazhduar kontaktet me Ambasadën dhe njerëzit e saj. Asaj nuk i them dot tradhtare e Shqipërisë. Se ishte serbe. Ka punuar për vendin e saj.
Ajo që dua të them është se Sali Berisha, kur anatemon kundërshtarët apo çdokënd që i del para për të quajtur spiunë të UDB, duhet të ketë parasysh se e ka pas bashkëpunëtoren e UDB njeriun e tij më të dashur të familjes.
Për këtë nuk ka nevojë të japë sqarime. Ai duhet të japë sqarime përse i hapi Milosheviçit kufijtë për ta furnizuar me naftë makinerinë më vrasëse në Ballkan, që luftonte mes të tejrash kudnër Perëndimit. E kam një shpjegim. E bëri se pa që SHBA po i rrëzonte fronin dhe donte t’i bënte karshillëk duke u dukur se kishte në dorë çelësat e stabilitetit në Ballkan. Por nuk ja doli dot. Iku para Milosheviçit.
Dhe kaq mjafton të ulë kokën e të mbyllë gojën.
Nga ana tjetër shkrimi ka një qasje ideologjike ndaj UDB dhe do të na tregojë që kur UDB është në anën e kundërshtarëve të tij politik, është e keqe, dhe kur është në anën e komunistëve shqiptarë, është e mirë. Me këtë rast duket që ai transmeton mllefin dhe indoktrinimin e luftetarëve dhe veprimtareve të LKP së viteve 80 -90, të cilët ishin nacionalistët romantikë të Kosovës, që mendonin se Kosova çlirohej dhe pavarësohej me nacional-komunizmin e Enver Hoxhës. Në fakt ata janë realisht njerëz patriotë, por të destinuar të dështonin, pasi asocimi i tyre në Perëndim me komunizmin e Enver Hoxhës i vizatonte ata si grupe të paguara nga Shqipëria komuniste për të bërë dhe Kosovën komuniste. Në fakt Shqipëria komuniste më shumë ka bashkëpunuar me UDB, se me ata.
Kosova e bindi Perëndimin se ndaj saj duhej kthyer vëmendja falë LDK dhe Ibrahim Rugovës. Vendosmëria dhe vizioni i tij për ta zgjidhur çështjen e Kosovës si një çështje të demokracisë dhe lirisë që erdhi pas rënies së “Murit të Berlinit” ishte fati i madh i Kosovës. Ibrahim Rugova vendosi ta çlirojë Kosovën me Perëndimin, dhe jo me shërbime sekrete.
Nuk mund të banalizohet krijimi i LDK (që në fakt është krijuar më 1989 dhe më 1990), me ndonjë individ që ka infiltruar aty për UDB. Besoj se ka pasur më shumë se sa di Bedriu, por kanë qenë të parëndësishëm për doktrinën e Ibrahim Rugovës. Askush nuk e lëkundi atë nga vendosmëria për ta zgjidhur çështjen e Kosovës me mbështetje të NATO nën protektoraratin e OKB dhe ja arriti. Nuk u tërhoq as nga presioni kriminal i komunistit të fundit jugosllav, Slobodan Milosheviç, as nga ndryshku i enveristëve të fundit në Kosovë.
Falë Ibrahim Rugovës, Perëndimi kaloi në anën e Kosovës aq shumë sa në vitin 1998- 1999, kur Serbia nisi ofensivën e madhe, u bë për Perëndimin e pranueshme dhe ideja e UÇK dhe ata zunë vendin e nderit në historinë e Kosovës. Ibrahim Rugova e ka meritë historike që ndihmoi që UÇK të bëhej aleate e Perëndimit, duke braktisur mentalitetin ideologjik që ishte në zanafillë të lindjes së saj.
Histori e Kosovës nuk është histori shërbimesh të UDB, pavarësisht individëve. Është historia më dinjitoze e shekullit të kaluar në Evropë.
Mendësia e mbivlerësimit të rolit të UDB dhe të tjerëve në historinë e Kosovë është një mendësi tërësisht komuniste, që fatkeqësisht ka qenë në zemrën dhe mendjen e shumë veprimtarëve ideologjikë të LPK, që përbënin bazën e UÇK dhe që më vonë me çlirimin e Kosovës, por dhe gjatë saj, u kthye dhe në ushtrim dhune ndaj kundërshtarëve që ata i quanin armiq.
Është pikërisht kjo pjesë që njollosi udhëheqësit e UÇK me nxitjen e akteve kriminale sporadike, që Serbia arriti t’i marrë e t’i paketojë si terrorizëm, për të cilën padrejtësisht sot janë në Hagë, ajka drejtuese e UÇK. Ajo është një pjesë e historisë, për të cilën, njerëz që i kanë frymëzuar ato krime ideologjikisht, tani duhet të ulin kokën dhe jo të japin leksione patriotizmi mbushur me të pavërteta.
Dhe së fundmi dua të them dy fjalë dhe për akuzat ndaj Edi Ramës për bashkëpunëtorët e tij nga Kosova apo miqtë e tij.
Unë e njoh dhe Kosovën, dhe Edi Ramën. Edi Rama para se të bëhej kryeministër, nuk ka pas ndonjë njohje të thellë të Kosovës. E ka trajtuar më shumë si atdheu i Hashim Thaçit, të cilin për fat e kishte mik të mirë.
Miqtë e Edi Ramës nga Kosova nuk janë miqtë e mi. Madje dis prej tyre si kam njohur kurrë. Besa Shahinin se kam takuar asnjëherë në jetë, por më ka pas lënë shije të mirë si një ministre e ardhur nga Kosova, që arriti të kuptonte Shqipërinë, por nuk arriti ta pranonte. Nuk është pak, edhe pse në Shqipëri është një tokë e minuar për çdokënd që nuk vjen nga klanet politike të Shqipërisë.
Ajo nuk është e vetmja që Edi Rama ka thirrur nga Kosova. Kemi së paku dy ministra dhe katër zëvendësministra, përfshi dhe kryetaren e shërbimit secret, nga Kosova. Është një eksperiment i çmendur i një njeriu që në fakt kërkon ta ballafaqojë Kosovën me Shqipërinë në institucione. Dhe po bën gjënë e duhur.
Tani po të merrnim mend e Berishës mund të themi që këta ja ka dhënë Vuçiqi, apo po të ecim me paranojat e zotit Islami mund të themi që kanë qenë planifikuar që nga koha e Pashiqit e Milosheviçit, por ky është banalitet.
Shumë fëmijë të elitës jugosllave kanë kontribuar për lirinë e Kosovës. Jo doemos me pushkë në mal.
Veton Surroi e ka pas babain ambasador, por nuk mund t’i heqim meritat e tij si aktivist dhe publicist i shquar për Kosovën. Shkëlzen Maliqi e ka pas babain thuajse ministër të Brendshëm gjatë autonomisë, por roli i tij si intelektual në zhvillimet demokratike të Kosovës nuk mund të mohohet. Për Besën nuk po flas se ka qenë fëmijë. Por Baton Haxhiun po ashtu e njoh prej vitit 1993, dhe ka qenë njësoj si sot, i kudogjendur, i paparashikueshëm, i pakorrigjueshem shpesh në mungesën e përgjegjësisë, por njeri i qartë në punën e tij. Koha Ditore e drejtuar prej tij në vitet 1997- 1999 ishte thuajse gazetë zyrtare e UÇK, madje e egër kundër Rugovës. Tani si duhet ta quajmë këtë, që ka qenë direktivë e UDB që gazeta më popullore e Kosovës, të mbështeste UÇK, sepse Batoni ka takuar Stanshiçin, por që nuk vë dorën në zjarr që mund të ketë takuar dhe të tjerë? Ato ai i ka pohuar vet.
Ndaj është e rëndë që tani për inatet ndaj Edi Ramës, të shpallim gjithë njerezit që ai i ka miq në Kosovë, si pjesë e UDB.
Dyshoj se ky sulm ndoshta vjen dhe nga fakti që Edi Rama do marrë pjesë në një aktivitet të LDK, duke reflektuar për figurën e Ibrahim Rugovës. Dikujt mund t’i pengojë kjo gjë. Por edhe pse vonë, Edi Rama po bën atë që duhet ta bënte që në krye.
Tani me këtë kriter, hajde t’i themi dhe Blendi Fevziut që është agjent i UDB, meqë do flasë dhe ai aty, se dhe ai nuk është se e ka dash Rugovën dikur.
Ky vështrim ideologjik i raporteve Shqipëri- Kosovë ka qenë stili i Enver Hoxhës Ai i kishte katër këshilltarë për Kosovën, që i tregonin se kush ishte armik i Shqipërisë nga shqiptarët e Kosoves e kush mik. Klasifikimi ishte kush ishte me Enver Hoxhën e kush jo. Ajo kohë ka vdekur. Ajo mendësi është e vetmja njolle ndryshku në historinë e artë të UÇK. Mos e rrisni më atë njollë, por përpiquni ta fshini krejt.
Apo tek ajo që 50% e shqiptarëve të Kosovës janë spiuna të shkies, Bedriu ka të drejtë....... .. Sepse janë të lidhura me një mijë fije me atë shtet.... . Qoftë me administratën e dikurshme, me edukimin e marë, qoftë me lidhje familjare, shoqërore apo krushqie...... . Dhe Enver Hoxha që i arrestonte një pjesë të kosovarëve që vinin këtu më atë kohë, e dinte mirë se kush ishin................. . Po kështu dhe spunat e UDB në Shqipëri, të cilët ai i zbuloi dhe i dënoi...... . Dhe sot ata dhe bijtë e spiunave, vazhdojnë të jetojnë të lumtur si të përndjekur politik.
Duhet tè jetè njè gjè e lehtè tè akuzosh dikè pèr spiun me fjalè, jo se ata 007 nuk janè nè mesin tonè, pèrkundrazi ujqèrit kanè bèrè kèrdinè, por drejtèsia kèrkon fakte!!! Serbia ka synuar dhe vazhdon ende tè lakmojè trojet shqipètare. Kur Kon.e Paqes nè Paris njohu shtetin Shqipètarè Pashiq tha: - ne kemi njerèzit tanè nè Tiranè! Natyrisht Ata nuk ndodheshin atje pèr turizèm, Qè nga ajo kohè janè dèrguar grupe pèr tè bèrè rekrutime, komplotime, sabotime etj qè nè tè shumtèn e rasteve kanè patur suksese, veçanèrisht nè vund tè viteve '80 e nè vazhdim. "Nuk duhet tè mohohet roli i Enverit nè mbrojtje tè shtetit Shqipètarè" Historia duhet tè shkruhet drejtè dhe qartè duke vlersuar meritat e tè gjithè drejtuesve tè shtetit tonè. Ata spiunèt kanè qènè e do tè jenè nè mesin tonè. Veprimtaria e tyre lidhet sa me pasionin aq me paranè. Askush tè mos mendojè qè informatorèt e fshentè nuk ndodhen edhe nè perendim dhe se nè momente tè caktuara rrèzojnè edhe ndonjè qeveri. Sot indormacioni èshtè njè gjè jetike, ndaj dhe investohet shumè. Nèse pèr tè bèrè gjèra tè mira dhe tè mèdha duhet tè mbèshtetesh tek njerèzit e ditur e tè ndershèm, informacioni tè vjen mè i shumèllojshèm, tek ata tè dyshimtit, kurse pèr Berishèn, Nolèn, Metèn e sorollopi i tyre kanè mizèn nè ballè e preshin nè duar.... Pèr mendimin tim si Mero e si Bedriu kontribojnè nè tè vèrtetat por duhen mè shumè Fakte!!!
Ke folur Taman si nje agjent I mirfillt I UDB.se.Ju heni gazetar qe ben politik te degjeneruar dhe qe I sherben ideologjis te kapitalit.
Nul Moka ,nuk di kush je, por ta them shkurt se këto qe i ke shkrua per shqiptarët e Kosovës jan shpifje te poshtra te cilat vetem nji shqipfolës qe ADN e ti fillon ne Vrakë të Shkodrës dhe perfundon ne Beograd mund ti shkruaj. Une jam 69 vjeçar dhe jam banor rezident i Krahinës Autonome Socialiste te Kosovës dhe shtetas i Jugosllavisë RSFJ komuniste nga viti 1955 e deri ne shkatrrimin e saje qe fillojë me luften në Slloveni ne vitin 1990, njof mirē atë shtet dhe atë sistem. Kam lind dhe jam rritē ne një fshat te Istogut regjion ky i njohur me popullat te perzier: Shqiptar( shumicë), serb, malazez, boshnjak, rom dhe maxhup qe tash po quhen ashkali dhe per gjatë krejt ketyre viteve qe unē i mbaj mend dhe asnjëhere gjatë mbamendjës historike nuk ka pas martesa mes femnave Shqiptare me serb, malazez apo të tjerë minoritar. Kan ndodhe vetem tri martesa te burrave shqiptar me femra serbe apo malazeze ne 100 vjetet e pushteteve te te dy Jugisllavive, asaj Mbretnia SKS dhe asaj RSFJ komuniste ne Istog. Dhe edhe ne te gjithë Kosovën ishin 4-5 raste te disa komunistve shqipfolësa qe u martuan me serbe apo malazeze per çka ata u shpērblyen me poste e pozita politike shtetnore. Andaj ti mos rrej, mos shpif, duhet te te vie turp kjo qe paske shkrue ketu. Nese te intereson dukuria e krushqive me jugosllav ( serb, malazez, maqedon etj) atëhere folē per 5000 e kusur martesa te vajzave të reja shqiptare te Shqipërisë, te cilat familjet i kan shitë sikur lopet ne pazar per burra pleq shkije ( serb), malazez e maqedon ne 30 vitet e fundit. UDB -ashet e parë ne Kosovē i ka krijue PKSH me vonë PPSH e Enver Hoxhës e cila Parti është krijua nga PKJ nga emisaret e sajë Miladin Popoviçi, Dushan Mugosha dhe Svetozar Vukmanoviç Tempo. Ti vetë qenke njē mbeturinë UDBASHE enverist i krimbur.
E besoj Mero Bazën!
Nikoll, Meron po ta ndigjosh duhet ti qashe hallin,nuk ke cfre ti thuash per penen dhe memorjen,por ama dikur kampas thene qe nje gabimet fatale te kryekrimit Shqipetar Sali Berisha ka qene armiqesimi me Mero Bazen si mendje dhe pene e arte dhe Izet Haxhine si krahun e forte qe per te godiste dhe ambasaden Amerikane.Por kjo nuk do te thote qe gjithçka qe hedh ne kete pamflet eshte e vertete dhe pa egoizem.Eshte ndoshta nga te vetmit gjeolog qe ndoshta shkollen e ka mbaruar per te patur nje diplome,sepse gazetarine e ka artin e vet,ku po ta lexosh duhet ti qashe hallin.
Sa i përket Kosoves, Mero Baza është zero, lidhje nuk din për vendin tim, ish këshilltar i Thaqit!
Bravo me kete shkrim z Mero,une e kuptoje kete shkodranin prej Puke qe nuk ja vari kush dhe per individ apo per gjyshat e gjyshet sulmon njerzit,prape une di qe jeta e shqiptarve ne Kosove nuk kaqene fushe me lule ashtu sic e shikonim dikur,ata Kane qene te shtypur e te perdhunuar ku mesa kam ndigjuar nga vete miqte emi kosovare 1 nder 5 vete ishin spiuna te udb se per ndryshe atje nuk jetohej
Ne realitet kosova eshte toke spiunesh jane te shumte them spiune shqipfoles se nese jane spiune qe i sherbejne shtetit te tyre Serbis jane te nderuar eshte sherbim qe i kryhet shtetit tend .LDK ka qene parti e krijuar nga Serbia e mbushur me udbash , zoti Baze ka punuar me verremliun alkolikun Rrugova dhe rruan nje fare rrespekti por ky njeri ka qene i dyshimt dhe nuk e kuptoje pse UÇK nuk e ekzekutoje nukbe vrau . Inskenimi i rrembimit ne kohen e luftes ishte nje sherbime qe udb i beri spiunit te tije Rrugova duke i shpetuar koken , qendrimi ne vilen e Milloshevicit dhe udhetimi me avionin presidencial Serbe per ne Rome e tregoje hapur fytyren e tije te vertete . Ne nje kohe kur kasapi Ballkanit po digjte dhe zbonte gjithe shqiptaret zoteria bashke md familjen jetonin ne Belgrade dhe tek vilat e kasapit , duhet te jesh pak i vonuar menderishte ta besoshe qe Milloshevici kishte frike ta vriste verremliun haaa ku jane eshtrat e Ukshin Hotit ? . Duhet qe dosjet e spiuneve qe i kane sherbyer sherbimeve te huaja te hapen dhe te behen publike , flase per spiune jo profesionel por per bashkpuntoret . - Edi Rama e njeh kosoven sa e njohim ne ku vetem 16 % e shqiptarve e kane vizituar nje here , une personalisht njohe vetem tre qytete si emra asnjehere s'kam qene dhe nuk mendoje qe nje dite te shkoje ,thjeshte mungese interesi dhe nje lloje antipatie per banoret e krahines se kosoves . Edi Rama shkone me shume per ti dhene nje dore politikes dhe gabone nese ka nje mémoire jo te shkurter ti kthehet vizites se presidentit Shqiptare kur shkoje dhe cfare beri kryekarri LDK Abdilbiçaku ? .
eshte e pabesueshme qe persona pa asnje njohje mbi te kaluaren si dhe realitetin e Kosoves, kane kurajon te bejne analiza per tema shume te nderlikuara. Uroj qe mendja jote te mos beje analiza per rrathanat familjare te tua, mbasi mund te besh hatane!
Kosova pjell shpiuna, por Kosova pjelle edhe super ahmaka si rasti yt. Po me vjen te vjelli kur me kujtohet kush je andaj nuk po ta them ketu publikisht se cili trumushk enverist je ti qe komenton pa pas guxim ta thuesh kush je.
Mero ja dhjeve mirë dhe me fakte Bedro Islamit i cili mbeti si gjithmonë si ushkurët e Lulit të Vocërr, që siç duket, nga uria për pará, mundohet ti bëjë presion me stil LikmetSalberri, Edi Ramës, për të përfituar ndonjë “çek” në donjë investim gjëkundi që siç duket ka marrë përgjigje negative. Vetëm kjo është llogjika e shkrimit të ish shefit të SHIK-ut të ish UÇK-ësë Bedri Islami i mbetur jashtë kazanit të parave, prandaj sulmon me pushkë uji KM Edi Rama, por pushka top i u bëftë, dhe Edi Ramës i ha munë.
Je gazetar shume i mire, mjaft i zgjuar qe e do atdheun dhe shqiptaret, shume i pjekur dhe i dejteperdrejte. Te lumte pena.
Asnje konspiracion nuk ka o Mero ziu... CIA dhe gjithe agjencite e inteligjences e dine shume mire
Thuhej se Rugova ishte kunder Rambujese dhe Ollbright shenjestroi Thacin te cilin e kishte ndjekur ne veprimtarine e tij. Kur u bind Rugova qe do te vlente firma e Thacit, u detyrua te firmoste edhe ai si president i Kosoves. Eshte e sakte apo e pasakte kjo qe shkrova, lajmet e kohes keshtu flisnin dhe hezitimet e Rugoves ishin ato qe vonuan nenshkrimin e marrveshjes te pergatitur nga USA e Europa.
Thuhej se Berisha ishte kunder Rambujese, mos ngaterro personazhet!
Firmosjen e Rambujes e vonoi paqartesija e pales shqiptare per te vendosur midis autonomise dhe pavarsise nga Serbija.
Gabim e ke! Thaqi ka qenë personi që nuk ka dashur me nënshkrue, më kujtohet si sot, në televizion kishte dalë zonja Olbrajt, duke lutur, që të nënshkruhet marrëveshja, që ka qenë në interesin tonë!
te lumte o mero,e ke qare kete edidorial.
Mero tu prek gjatoshi dhe u hodhe perpjet menjehere. Fakti qe Rama eshte shume i afturar me Vucicin, tregon shume per keta qe ka afruar nga Kosova ne qeverisjen Shqiptare. Dhe ky Islami thjesht ka knofirmuar cfare njerezit tashme e dine. Ty pse te djeg.
More, eshte e vertete qe Beleri eshte bere gay ne burg?
Ke harru bashkpunimin e kosovareve me UDB,edhe ne kete kohe
Bravo Mero shumē i sakte dhe i qarte ,sa per shkrimin e Bedri Islamit eshte ne vazhden e tij kundra Edi Rames ,ky Bedri ka kohe me keto shkrime , nuk e di ku e ka shkelur Rama qe nxjer kaq vrer ?
Mero Baze!Nje nga shkrimet e tua qe nxjerr ne pah "bindjet" e tua dhe me thene te drejten shume shkrim inatcor dhe konfuz.Perzjen periudhat me keq nga Bedriu dhe u ve shenjen e barazimit sipas shijes tende prorugoviane.Ti e di shume mire qe Rugova nuk i solli asgje pozitive Kosoves ne ate kohe per te cilen ti flet.Mendjemadh ,armik i djemve qe rrembyen armet dhe i prune lirine Kosoves.I paburre deri ne perulje ndaj serbeve dhe Milloshevicit.Mos haro si pa dashje qe Bracja ka qene safi jugosllav komunist.
Ne dallim nga Bedriu ti je i anshem, dhe mos harro qe para disa kohe bashkepuntoret e Jugosllavise i quajte "keqkuptim" historike... Nese do te dish kush ishin nacionalistet dhe atdhetaret shqiptare pyet Serbet kush ishin armiqte e tyre ne rajon. Do apo nuk do ti, Serbet cilesonin armik vetem nje shqiptare Enver Hoxha. Me 1948 i vetmi vende ne Evrope qe preu marredheniet me Jugosllavise ishte Shqiperia e Enver Hoxhes qe ju dha 48 ore kohe.. Ne kohen kur Enveri kishte aleate Jugosllavine ishte koha kur Amerika dhe Britania ishin aleate me Rusine e Stalinit kunder nazismit dhe ishin sponcoret kryesor te Titos. Te bashkepunosh ne nivel qeveritare dhe intusticional mes shtetesh e qeverive eshte normalitet o Mero sic bente edhe Amerika me Bashkimin Sovjetik gjate luftes se ftohte ndersa spiunazhi eshte lufte. Prandaj u quajt lufta e ftohte. Jane vrare, torturuar dhe masakruar shqiptare ne Kosove gjate kohes se Enverit vetem sepse therisnin emrin tij. Jugosllavia dhe Izraeli ishin te vetmit vendet ne bote ku ndihma ekonomike nga Perendimi dhe ajo ushtarake nga Lindja nuk kishte limit per 45 vjet. Sa me shume ikin vitet aq me shume Enver Hoxhes koha i jep te drejte. Njerezit jane gjalle o Mero, nuk kane vdekur.
E dhjeu keq Merua o shoku Ushtaraku. E ktheu në personale. Shumë më lart shkrimi i Bedriut. Mero e dhjeve fare e bëre bizgë, themi ketej nga lalucëria.
Jam plotësisht dakord me atë që thua Mero se është punë shërbimesh. Dhe shërbimet janë si puna e Iceberg, po ju pe 1/7 se 6/7 i kanë të padukshme. Mbase bëjnë edhe një ditë kur ndoshta në nuk jetojmë më. Dhe Serbia ndryshon kurs drejt atij real Europian dhe edhe pse këto histori nuk harrohen do të ngelen në prapaskenë apo hije dhe analet e historisë. Ashtu si Franca më Gjermanisë, kjo e fundit më Poloninë, apo Italia me Austrinë apo Greqinë. Etj, etj... (Unë personalisht besoj se nuk janë këto kohë, madje e kundërta (gati për luftë), madje besoj se nuk ka për të ardhur ndonjëherë kjo kohë pasi Serbia paraqet një komb sllav ku në doktrinën e tyre "gjenetike" të të egzistuarit ashtu si dhe sllavët e tjerë kanë zgjerimin dhe ngritjen e hegjemonisë së tyre mbi kurrizin dhe trojet e popujve të tjerë), edhe nqs ndodh e kundërta do të jetë diçka e përkohshme , historike disa dekadash apo shekujsh por pa ndryshuar vizionin. Por nuk bie dakord me faktin Mero se duket sikur e pranon legjitimitetin se po flas për shtetin Shqiptarë. Kur kryeministrat ose drejtuesit e shtetit e quajnë shtetin "pronës private" dhe se mund të bëjnë më të çfarë të duan. Nuk e kam fjalën thjesht se bëjnë biznes, apo tregëti njerezish por arrijne deri aty sa të dalin dhe territor (thua se e kanë pronës e babës). Në mendësinë e shtetarëve Shqiptarë , shtet blerjes dhe egzistencës së shtetit duhet të hiqet kjo mendësi. Thjesht edhe ata janë shtetas të barabartë dhe "nënpunës".të shtetit të të gjithëve. Dhe mbi të gjitha rritje të transparencës. E lexova dhe Bedriun edhe ty Mero. Pak a shumë e dimë të gjithë historinë e Shqipërisë dhe Shqiptare. Se kush ishte Ismaili, Ahmeti, Enveri, Ramizi, Salehu, Fatosi, Likja apo Edi. Dhe pak a shumë dihet edhe ç'orientimi i orientuar i tyre, apo organizimi i ç'organizuar. Ku secili vendos ndonjë tullë në "murin" e shtetit Shqiptar. Dikush vendos 7 e heq dy, dikush tjetër vendos një e heq tre, apo dikush tjetër ve dy por heq tre kuptohet nga ato që kanë vënë ata më përpara. Madje dhe shumë nga këta duke i përvetësuar tullat që heqin për veten apo sorrollopin e tyre. (Këtu duket se kampion është Salehu, por nuk ngelet pas edhe Likja madje as Rama). Nga të gjitha këto konjuktura dhe shkrime. Nuk kuptova një gjë... Bazën dhe premisat se ku e gjeti Edi Rama për ministre arsimi Besa Shahinin??? (Nuk e njoh Besën, as e kam idenë të backgroundit, di që nuk bëri asgjë për arsimin në AL, si dhe mësova dhe ato nga Bedriu). Nuk po pyes se ku e gjeti Salehu, LULin apo Serreqin apo Starovën apo Zhulalin apo Gazideden. Apo Edi, Ogertën, Oltën, Elisën apo Belindën apo Albanën apo Vlorën! Thjesht ç'ne, nga, ku, si, qysh, pse ??? Besa - Ministre Arsimi e AL ???
Fundi i shkrimit i gabuar ,parimet dhe të vërtetat qofshin edhe të gabuara nuk duhen fshehur sepse i kanë rrënjët nën tokë dhe pëllcasin filizat e rinj që mbeten plagë të përhereshme.. Mos i shkel ato publikisht por gjej rrugë për fjalët që shkruan publikisht t'i ruash ,swpse ato janë detergjentë që pastrojnë çdo përsëritje.
Mero Djali me terhqin shkrimet e tua dhe une i lexoi deri ne fund me endje . Na e ke servirur Politiken ne PJATE te ARGJEND " Po lind pyetja :po te ngrihej Enver Hoxha nga Vari dhe ta pysje :do te thoshte ,gjithcka e kam bere per Shqiperine ,per vendin tim ,per Popullin tim ,Krijova SHTET .????Poedhe Ramiz Haleja do te thoshte e bera per popullin tim ??? Po Sali Krimineli per ke e BERI , per popullin nuk mund te thote se e shkateroi te gjithe ate cka ishte ndertuar , e nxori ne rruge dhe itha ikni nga syt kembet une bera DETYREN per te shkateruar Shqiperine dhe popullim tim ???Saliu eshte gjalle le ta thote per ke e beri ???
Mero. Je njësh dhe i pakonkurueshëm.
Të lumtë Mero...shumë korrekt dhe e sakët..
Mero propozo ti ngreme nje bust vjeres se saliut
Sipas analizes mesiperme ishte z.Rugova qe duke biseduar me europianet u ktheu mendjen. Kjo po qe eshte ANALIZE .
Mero, nëse nuk e ke lexuar romanin (historik) të shkrimtarit, gazetarit Ibrahim Kadriu,do të kuptosh shumë gjëra të sakta nga shkrimi i Z.Bedri Islami.
Lexova diku se Kryetari i Pejës paska shpërfaqur dyshime se vet Policia e Kosovës vendos armatim në Veri dhe më pas e konfiskon?! Siç lexova se policia e Kosovës paska arrestuar dy shqiptarë të dyshuar për spiunazh dhe bashkëpunim me Shërbimin Sekret të Serbisë, ‘BIA’-n. Pastaj, cilëndo portal që ta hapësh, do përballesh me të njëjtën pyetje: është apo jo Shqipëria narko-shtet?! Pra çdo kund lajme në kufi me të pabesueshmes, e që ndodhin nëpër ‘Shqipëritë’ tona. Ndërkohë të duket se të gjithë harrojmë se Shqipëria është shtet ‘anormal’ në duart e një kryeministri ‘jonormal’ si dhe, vend fatkeq, por fatkeqësia e të cilit nuk është vetëm ‘Rilindja’, por edhe prostitucioni mendorë i elitave shqiptare, elita që defilojnë nëpër media dhe ushqehen e majmen nga grazhdi të cilin ua mbush Piktori. Siç harrojmë se Kosova është një shtet i ri në të cilin të moçme janë vetëm rrënjët e strukturave proserbe dhe jugonostalgjike! Pra siç harrojmë se ‘Shqipëritë’ tona janë shumë të vogla, për aq shumë idiotë në një metër katrorë.
E drejte Kosovare qe Kosova eshte nje shtet i ri por me zakone te vjetra.....//////
Mero,poqese kerkon me çdo kusht qe kur te rritesh te behesh 'GAZETAR'! -Duhet te perkthesh fjalen 'KOMUNIST'1 -Te mundohesh e lexosh ndonje rresht nga VEPRA e te vetmit KOMUNUST me origjine shqiptare Antonio GRAMSAHI: Intelektual-Shkrimtar-Publiçist-Filozof-Gazetar-Autor i materializmit historik...SOT nga me te lexuarit ne Bote,si pake te tjere nga TRE-Gjeneracionetr!
Nuk i pash sot kta Batonat e as zagret e ti ne Beograd pse more skan shkue , Ky EDI RAMA me siguri ja ka ba naj Telefonat urimi Vuqiqit. Veq nja e ktyne shkive um pelqen se sja rrasin as amerikes e as evropes per NON GRATAT e tyre shihe Vuqiqin me NON GRATAT ne Qeveri e ky Derrguci i shqiperis RAMA thot gjdo dit se nuk foli me NON GRATEN sali berisha. Nonen npidh serbovllehut eDrama.
Bravo! Patriot ma t'madh se mbreti Sali Berisha nuk ka...... . Kur gjithë bota ja bllokoi furnizimet me naftë dhe armë Millosheviqit, ishte patrioti i madh Berisha që ju gjind pranë dhe e furnizoi me naftë..... . Për të mirën e kosovarëve. Që tanket dhe avionët të viheshin në punë dhe të paksonin pak popullin kosovar që ishin shtuar shumë........... . Dhe kur UÇK luftonte kundër pushtuesit serb, ishte Berisha që thoshte se UÇK është organizatë terroriste.......... . - Kur bota i bënte thirrje Thaçit dhe Rugovës të shkonin në Rambuje për të firmosur që të ndërhynte NATO dhe çlironte Kosovën, Berisha ju bënte thirrje, mos shkoni, mos firmosni! - Kosova nuk duhet të jetë e pavarur, duhet autonomi me kryeqytet Beogjradin -.............. . Janë të shkruajtura këto në gazetën e PD Rilindja demokratike.......... Dhe kur Remzi Hoxha filmoi në Ohër takimin e fshehtë të Berishës me Millosheviqin, e din ti se si e pësoi Remziu...... . Megjithatë Berisha është patriot i madh, mbreti i kombit, ndërsa Rama që ja tha Vuqiqit në mes të Beogjradit se Kosova është e pavarur, është tradhëtar. Se ndryshe, si nuk e vranë në Beogjrad?........ . Po grekëve që ju tha në mes të Athinës, zgjidhni çështjen çame dhe hiqni ligjin e luftës me Shqipërinë? Vetëm një tradhëtar e bën një kërkesë të tillë në mes të Athinës............................................................................................. . Patriot është Sali Berisha që i fali 4 mijë km katror det Greqisë, por që Gjykata Kushtetuese, pas kallzimit të Edvin tradhëtarit, ja hodhi poshtë Berishës marrëveshjen........ . Por patrioti i madh Sali, nuk u ndal. Ai gjeti si kandidat për Himarën kriminelin minoritar, Fredi Belerin e cili, kur Berisha ishte president, i vrau në kufi dy oficerë shqiptarë dhe plagosi katër të tjerë, kur këta ishin në gjumë në repartin ushtarak......... . Pse? Sepse patrioti i madh Berisha, do ja shpërblej këtë të mirë që Greqia dhe Beleri i bëri popullit shqiptar........... . Megjithatë, Berisha është mbreti, Rama është tradhëtar..... . Pse? Atë e dimë ne, nuk do tju japim hesap juve.
Miqre ose Jo miqte nuk u vaaren nga dashuria ose Jo per Enverin.Shume kosovaret,apo shqiptare nga mali i zi i sherbyen UDB.Ka dosjen gjyqesh.Nuk eshte vetem Milica ,Ka dhe Gllavata me Vic nga prapa .Mero,mos harro,Lidhje e dyte e prizrenit u krijua nga UDB e kosoves,nga Dushan Mugoshen,ne ate kohe gjeneral i UDB ne kosove.Nje shqiptar nga kosova Ka qene ne ambasaden jugosllave ne Tirane si perfaqsues i UDB.Nese sot akuzoni Enverin si bashkepuntor te Titos,duhet te pranoni qe agjentet e UDB ne shqiperi i paska sherbyer Enverit.Pra nuk qendron ajo qe thoni se luftuan per te permbysur Enverin. Ato qe thote Bedri Islami Jane te verteta.Madje,po' te thelloni hulumtimet agjentura jugosllave del Edhe te Fiqeretes Sanxhaktarin,dashnoren dhe agjente e Dushan Mugoshen qe gjate viteve te para te luftes,madje qe ne Tirane.Ne ate tave Ka qene Edhe Ramizi Alia. Mos nxirrnit nga kontekstit i kohes ate qe perpiqej Tito dhe njerezit e tij me Shqiperine,Republiken e shtate.Atje Ka qene perfshire gruppi i koci Xoxen,perfshi dhe NakoSpirun,qe vrau vehten i penduar.Nga ajo Republiken e shtate Shqiperine e shpetoni Enver Hoxha.Morru me kete ceshtje ,z.Mero,por do te dalesh me dy gjera qe ti nuk i di:--Detyra per konfederaten Ballkanike qe J.B.Tito kish marre nga Engleset- JBTito ishte agjent i zbulimit englez qe ne vitin 1935,nje vita para se te zgjidhej kryetar i PKJ.Keto Jane te botuara ne nje liber ne gjuhen ruse qe ne vitin 1951" banda Tito arme ne duart e luftenxitesve angloamericane "me autor nje nga drejtuesit kryesore te K G B ne ato vite. Asgje nuk e justifikon apo e zbut rolin e Milices si agjente e UDB .Vertet,nuk ishte me kombesi shqiptare,por shtetase e RPSh,ndaj veprimtaria e saj eshte antikimbetare,sepse behej ne dem te te gjithe kombi shqiptar .Saliu ne sherbim te UDB eshte vene nga xhaja i tij.Krushqia me Milicat u be per ti shtrenguar koqet ne beige,Sic thote popullit.Por nje gje me ben pershtypje:- Me ATA presidente e kryeministra te kosoves une nuk merreni ,se nuk kam te dhenat.Por ato emra dhe te tjere qe permend Bedri Islami ,apo qe nuk i permend,ato Jane te sakta.Te te beje nje kerkesen,z.Mero-bej nje Interviste me Flamur Noken dhe beji pyetjen dirette:- Ke qene,Ke ne shkruar,Ke marre persiper te besh detyren e agjentir te UDB ndonjehere?Keshtu beri Edhe Milica,ndaj qendron ne Shqiperi.Mos i zbutni apo mbuloni gjerat Duke goditur Enverin per Republiken e shtate.Jane te tjera rrethana ,por gjithsesi veper e agjentures Jugosllave ne Shqiperi.Mos harro: planin jugosllave te firmosur nga B.Balluku per futjen e tre Divizioneve jugosllave ne shqiperi e ktheu dhe refuzoi Enver Hoxha .Planin per mbeshteten ushtarake te luftes clirimtare ne kosove qe ne vitin 1981 e pergatitjen ushtarake shqiptare me urdher te Enver Hoxhes.Ndaj dhe asgjesini fizike i tij u be detyren e rendesiahme per rrjetin agjenturore te UDB dhe aleateve te saj Te pelqen ose Jo,kjo eshte e vertete.Tradhetia Ka vetem nje emer,tradheti.Kur ajo eshte shteterore ,eshte Edhe kombetare.
Prandaj në komentin tim i sugjerova z.Mero të lexojë romanin(historik) të shkrimtarit,gazetarit kosovar Ibrahim Kadriu "MISIONI RUS". P.S.Është e preferueshme që ta lexojë çdo shqiptar!
Z Mero Ne kohen qe ishe eminenca gri e Berishes ai beri fajet me te medha te mundshme. Ishin keshillat e tua apo te UDB ? E sqaron dot ?
Mos prit pergjigje.
Ke bërë pyetje për një milion euro!
Edi Rama i pari kryeminister shqiptar qe shkoi ne Beograd pas 70 vitesh. Dhe e beri kete vizite fill pas nxjerrjes me shkelma nga fusha te lojtareve shqiptare ne Beograd pas ndeshjes Serbi-Shqiperi ! - Kryeministri me i mire qe Serbia ka patur ne Tirane qe nga koha Pashiqit (ne vitet 1913) - e shkruar kjo ne gazeten gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung"
O Mero ti i sherbeve Saliut me pasion te madh dhe zell kur ai bente kontrabanden e naftes dhe kur SHIK shqiptare ishte vene nen sherbim te UDB-s. Per habi vetem keta te UCK arrestoheshin por edhe vrare ndersa te tjeret hanin dhe pinin si mbreter ne vilat qeveritare ne Tirane edhe ti merrje pjese. Sot qe ke hal ne sy Saliun i perzjedh shembetore e Serbise sipas interesit tend politike dhe merzitesh me idiotsite e Rames. Koha tregon te verteten. Bedriu shkruajti per emra, data dhe ngjarje faktive, ti shkruan me emeocione sepse te nxoren mbretin Rugove lakuriq. Serbet kane njohur 2 armiq shqiptare keto 80 vjet - njeri Enver Hoxha qe i hengren mune dhe tjetri Adem Jashari qe e vrane me gjithe fis. Me te tjeret zbaviteshin ose thjesht I kishin ne sherbim. U zbaviten me Ramen qe ngeli si muti ne shi kur Serbet sulmuan Kosoven para disa muajsh. Sot vazhdon te rri si muti ne shi.
Carlo Bolino dhe Mero baze jane te vetmit GAZETARE ne Shqiperi! Ata e thone te verteten ashtu sic eshte dhe sic ka qene! UDB ka qene dhe eshte realitet ne Kosove e Shqiperi! Mire se ne Kososve ishte bashkejetese midis serbeve dhe Kosovareve! Po ne Shqiperi? Mundet qe dhe vete Enveri me Nexhmijen te kene qene "spiune" te tyre. Sepse si ka mundesi qe Saliu dhe Liria u bene shoke me Femijet e tyre? Nuk e kane ditur thua qe Saliu ishte spiun i serbeve?!Ndoshta Kishin besim me shume tek serbet se sa Mehmetin?!
Merua nuk ka information e aftesi sa Bedriu i cili ne shkrimin e tij thote vetem per majen e ajsbergut.
Bravo or Spak, edhe une gjithmone them se Mero ka thene gjithmone te verteten ...qe atehere kur botonte e ri-botonte Kartelen e Psikopatise Ed Rames!
bravo Mero Baze NJe shkrim realist
Ta qift nonen udbashi Edvin Kristac Vucici.
Të Lumtë Mero Baze. Një Analizë Perfekte dhe e Saktë në çdo Detaj. Sali Berisha dhe të tijët në Shqipëri Kosovë dhe Diasporë janë Trushpëlarë dhe pse Jo dhe të Përlyer me të Kaluarën e tyre apo të Prindërve a Farefisit me UDB. Ka akoma Dosje në Beograd, Prishtinë, Shkup, Podgoricë dhe Tiranë me Emrat dhe Veprimtarinë e disa qindra e qindra Individëve dhe familjeve Shqipfolëse të Lidhura me UDB, ish-Jugosllavinë dhe Sërbinë e Millosheviçit. Edi Ramës nuk i Vijnë as tek Qimja e B... si t Trushpëlarët e Berishës, Metës dhe Bashës, ashtu dhe Trushpëlarë e Albin Kurtit, për atdhedashuri dhe patriotizëm. Këtë e dinë të Gjithë në Perëndim, Ndaj e Duan dhe e Respektojnë Edi Ramën si Lodër pro-Perëndimor e Largpamës si askush Lodër shqipfolës deri më Sot.
Mero! Ti je analist shume i mire por je siperfaqesor, plus koha ne sherbim te SB, kriminelit te ka mbetur si tatuazh i paheqshem ne trup. Bedriu eshte si eksperti mjeko-ligjor qe germon brenda ne trup dhe zbulon ato fakte qe te tjeret as i shikojne.
Mero! Ti je analist shume i mire por je siperfaqesor, plus koha ne sherbim te SB, kriminelit te ka mbetur si tatuazh i paheqshem ne trup. Bedriu eshte si eksperti mjeko-ligjor qe germon brenda ne trup dhe zbulon ato fakte qe te tjeret as i shikojne.
Mero Ta qifte tetane kina nanen. Po nese sigurimi e ndiqte nuk do thote se ishte agjente. Sigurimi ka ndjek kedo tetane intelektualet e ma gjane tetane ata me biografi apo me perardhje jo shqiptare. Po ta dinte sigurimi se vjehrra e Berishes ishte spiune a thue nuk do ta linin pa arrestue? Ti je mashtrues klasik. Shko merr vertetimin e pasyertise tande te komisioni i dosjeve sepse edhe ty te kane akuzue si spiun me emrin Çorapja Hiq Çorapen tande nje here e atehere fole per tjeret
Fat i madh per Shqiperine qe pas tere pushteteve te meparshme njeri me pro-serb se tjetri...ka nga 2013 qe qeveriset nga Edi Rama patrioti me i kulluar e anti-SERBI me i terbuar qe ka pasur ndonjehere ne pushtet ky vend.
Ta qift Kina nonen ty Edvin Vucicit.
Ishte afer marveshjes me nda Veriun me Hashim Thaqin dhe Edi Ramen. Por dashti zoti dhe Populli dhe erdhi ALBIN KURTI e ju prishi pazaret e qelbura juve Hajnave mafjozve e udbashave ne Balkan. E vertet asht se po te ishte Hashimi me banden e Klanit Pronto ne pushtet moti ishte krye dialogu dhe e kishi sot veriun dhurat nga zagaret e juaj qe i keni pas te shantazhuar deri ne palc kan dhan gjdo gje veq mos ti burgosin ,,, RROFT KOSOVA RROFT ALBIN KURTI e VJOSA OSMANI ,,,,,,,, posht dbashet hashimuta, edmuta, ramushkmuta, abdixhikmuta dhe serbia terroriste.
Baze,si njeri ishkathet me prakticitet katundari,ka naviguar mire,ne vite me ata qe kane zoteruar pushtetin ne maje,duke u pozicionuar ne ekstrem,kundrejt tjetrit,qe ndodhesh ne opozite.Dhe shpesh duke shkelur mbi te verteta,duke i lene nje shije te hidhur besueshmerie tek lexuesi,per ate qe shkruan.Askush nuk flet nje fjale te keqe,per gruan e Saliut,vec Bazes,ku tani sipas tij,nena e saj,,paska pasur ne kohen e hoxhes,lidhje me ambasaden jugosllave,e cila ndiqesh nga sigurimi ne 24 ore,kemba kembes dhe cdo kontakt shqiptar jo zyrtar, me te,do ish me se absurd ta imagjinoje.
O Mero Baze, nuk mbulohet UDB me shoshën e disa analistëve të kalibrit tënd e të sibashkmendimtarëve të tu në Tiranë, mësa mbulohet dielli me shoshë(!), sado që qenke përpjekur me perfiditet t’i bësh shantazh publik dhe UÇK-së shqiptare, duke i futur në ‘vallen’ e saj shqiptare të gjithë ata që e shanin ose e ‘lëvdonin’ në mediat e tyre, si “Koha ditore” e surrojve surrogat “shqiptarësh”, etj. që kishin “UÇK-të” e tyre (FARK-istët) në Zonat e Luftës, që e bënin atë për interesa të tyre meskine e antishqiptare, për përfitime personale e klanore, po, me UDB-ashët që përmend me analizën tënde, pa e bërë dallimin mes atyre shqiptarëve që i kanë shërbyer shtetit e popullit shqiptar në Shqipëri dhe atyre (UDB-ashëve ‘shqiptare’), që i kanë shërbyer trefish Serbisë, Jugosllavisë dhe Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës e Metohisë”, duke përndjekur, vrarë, shantazhuar e burgosur elitat e mendimit shqiptar dhe veprimtarët, ata që kanë rrezikuar jetët e tyre, të familjeve e të familjarëve të tyre për interesa kombëtare shqiptare, për ta bërë Shqipërinë, e cila nuk i duhet askuj me ‘material’ (‘hunj e thuipra UDB-e’) të kalbur dhe antishqiptarë edhe më të mëdhenj se UDB!... Po, grahini, grahini, se e keni qitë në “dyzen” me UDB!... Por, dijeni se shqiptarët e Kosovës nuk kanë luftuar për t’i udhëhequr UDB dhe KOS “shqiptar” dhe as të “burgosurit politikë shqiptarë” si krahë të UDB... Po, cilët dhe kush po u mëson kështu, për keq e për zi, o Mero?!... SHQIPTAR
merda kokegelbazja
Te nderuar Bedri dhe Mero, po ju shkruaj si nje pensionist, me deshiren e mire qe te merreni vesh me njeri tjetrin, sepse jam i bindur se qe te dy e doni Shqiperine, Kosoven dhe demokracine, te dy me shkrimet tuaja jepni shembujt me pozitive se si duhet trajtuar me seriozitet e kompetence temat nder me shqetesueset e demokracise sone ne konsolidim dhe progresit te Shqiperise dhe Kosoves ne kete bote plot kontradikta e ne ndryshim. Tema per te cilen nuk jeni ne nje mendje edhe aq eshte mjaft delikate, ne kuadrin e raporteve te vjetra e te reja mes Shqiperise e Serbise, te Kosoves nen Serbi dje dhe sot e lire, te konsolidimit te vlerave shtetformuese e demokratike ne Shqiperi e sidomos ne Kosove, te raporteve shtetrore normale mes vendeve te rajonit tone, e ne planin me te gjere per rolin e planet e sherbimeve te fshehta serbomadhe kunder Shqiperise historikisht e Kosoves ne kuadrin e ish Jugosllavise e sot qe eshte nje vend i lire dhe i pavarur. Emrat e pervecem qe permendni ne shkrimet tuaja mund te zgjojne kuriozitet ne opinion, por nuk sjellin asnje vlere per ceshtjen e madhe te ruajtjes se identitetit tone si komb, te pavaresise te Shqiperise e Kosoves sot, dhe te emrit te paperlyer te shqiptarit jete e mot, ndersa e dini shume mire se "askund nuk ka pyll pa derra". Simpatite tuaja personale per njerin a tjetrin politikan jane krejt te natyrshme, te perligjura, dhe askush nuk ka te drejte t'ju perflase per kete gje. Historia e ka shkruar shume qarte se kush nga shqiptaret i ka sherbyer atdheut, vendlindjes, e kush jo.. Tifozlleku qe tregohet per njerin e tjetrin prej jush, pro a kunder, nga emra te sajuar apo edhe te vertete me kete rast, si dhe pas shkrimeve tuaja nder vite, nuk besoj qe ju trazon bindjet sepse shpesh s'ka baze vertetesie, por hidhen fraza e deri sharje qe nuk i meritoni assesi. Ju jeni nder penat me te mira te shtypit tone sot, dhe s'keni arsye te futeni ne konflikte gerryese me njeri tjetrin, kur asgje e mire nuk vjen nga te tilla perplasje as Shqiperise e as Kosoves.