Gjyqi për vulën e PD është histori politike më shumë se juridike 

9 Qershor 2024, 19:57Editorial Mero Baze

Gjyqi për vulën e PD është histori politike më
Nuk dua ti hyj debatit juridik për vulën e PD, pasi ai është copëzuar banalizuar dhe disa herë dhe poshtëruar sa i përket rëndësisë që kishte të zgjidhej kur ndodhi konflikti i ndarjes mes Berishës dhe Bashës. 

Por natyrisht ka rëndësi konteksti politik i kësaj ndarjeje. 

Sali Berisha e ndau PD dhe nuk pranoi ti nënshtrohej Kuvendit të saj duke sajuar një kuvend paralel në stadium, jo se kishte frikë se nuk fitonte. Ai mund ta fitonte betejën në një sallë me Lulzim Bashën. Ai ishte i fyer që PD vinte në diskutim lidershipin e tij, ishte i fyer që PD i tregoi vendin dhe e zboi nga grupi parlamentar, ishte mbi të gjitha i fyer që njerëzit po e pranonin këtë gjë në heshtje si lehtësim.

Është kjo arsyeja që ai nuk përfilli rregullat juridikë të PD, që nuk ju nënshtrua garës dhe nuk njohu atë pjesë të PD që e refuzoi. 

Atij nuk i duhej vula e PD, por i duhej të zhdukte njollën e keqe të refuzimit nga PD, të karshillëkut dhe mbi të gjitha të trajtimit të tij si një konkurrent i zakonshëm.  

Ai nuk donte ta merrte PD me garë, por donte ta gjunjëzonte, ti ulej në gjunjë para dhe ti dorëzonte kurorën. 

Kjo është dhe e vetmja meritë historike që ka Lulzim Basha në gjithë këtë histori. Me njëqind të metat e veta, ai së paku formalisht e largoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD dhe nuk ja dorëzoi vulën në sini, por e kontestoi. 

Berisha nuk e pranoi garën në PD pasi nëse do ta pranonte, ai do të fitonte vet or do humbte berishizmin. Ai nuk pranoi të rrëzonte me dorën e vet berishizmin, nuk pranoi ta shkërmoqte autoritetin fals që ka ngritur në 30 e ca vite mbi militantët si njeri emri i të cilit nuk duhet të diskutohet. 

Për këtë aryse ai shpiku gjithë këtë proces ilegjitim brenda PD që ka krijuar ngërçin jurdik. 

Më 11 Qershor një gjykatë në Tiranë do të jap një vendim juridik rreth këtij ngërçi, që formalisht është në favor të Lulzim Bashës. Por pavarsisht kësaj, gjykata nuk duhet të niset thjesht nga kjo premisë juridike. 

Drejtësia në Shqipëri e ka për detyrë të ndëshkoj me ligj dhe berishizmin si ideologji sundimtarësh primitiv në krye të partive, që bllokojnë sistemin demokratik e injorojnë atë dhe shpikin rregullat e tyre. 

Berisha nuk duhet ndëshkuar se është pakicë në opozitë. Ai duhet ndëshkuar se tenton të mbaj një shumicë rreth vetes bazuar tek berishizmi dhe jo tek ligji, bazuar tek nevoja që ka si një person “non grata” i shpallur nga SHBA dhe Britania e Madhe që tu kundërvihet atyre me ushtarët e tij.  

Vula e PD mund të shpallet edhe  “nul” e pavlefshme për asnjë grup, por nuk mund ti kthehet Sali Berishës, pasi nuk mund të fyhet demokracia dhe të shpërblehet berishizmi si antipod i saj, nuk mund të fyhet perëndimi dhe të shpërblehen talibanët antiperëndimor që ai mobilizon kundër Perëndimit, nuk mund mbi të gjitha të përfundoj historia e partisë së parë politike pas komunzimit, në varrezën masive të politikaneve të tranzicionit, që përfunduan në fund të jetës së tyre të zhytur në korrupsion madhor, ai minues të demokracisë dhe krijim të feudeve familjare në parti.

Nuk mund të përfundoj historia e PD në një seli të zaptuar me forcë, trashëgimtare e të cilës qysh tani ka dal e bija e zaptuesit, po ashtu “non grata’.

Do të mjaftonte fakti se si vetshpallen kryetarë dhe pasardhës kryetarësh fëmijët e Sali Berishës që ajo vulë të mos përfundonte kurrë në duart e atyre që e dinë pronë të vetën. 

Ai kërkon thjeshtë që ky gjyq të legalizoj zaptimin e PD që ka bërë. 

Gjyqi ndaj vulës së PD është mbi të gjitha politik, dhe duhet të vendos në emër të misionit të PD dhe historisë së saj dhe jo në emër te shantazheve të berishizmit për të mbijetuar si ideologji kundër demokracisë, kundër perëndimit, kundër Shqipërisë. 
 
 

14 Komente

  1. D
    Drejtësia

    Cilësdo nga mbeturinat e PD-se t'i jepet vula, ajo është vulë për legalizimin e UDB-së në udhëheqje të të djathtës shqiptare. Kaq poshtë ka rënë vetëdija politike e shqiptarëve.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari i Ilirisë

      Kjo është e vërteta!Shumë saktë!

      Përgjigjjuni
    2. a
      administratori

      dhiz iz a mirakull ov fridhem ,liri demokracia .Mero ,çdo njeri behet ai qe eshte.Edhe pedeja ,qe u nis si projekt nga ramizi me stemen e dinamos u be ajo qe ishte qe ne fillim.Problemi eshte se ktheu ne toke te djegur , krejt industrine shqiptare te rende dhe te lehte,token e bukes,mentalitetin e shqiptarit dhe dogji dy ose tre breza shqiptaresh qe enden kuturu dhe te varfer ndersa ata qe I sherbyen pedese dhe saliut jane shtresa e pasur dhe e ngopur.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Ladi

        I ke vene vulen Mero. Se luan topi. Te lumte

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tani

          mero ti je njeriu me i poshter qe ka sot shqipria, je me i poshter se vete edi rama e erjon velja. jeni turpi i kombit shqiptar, ndyrsira te flliqur e te korruptun deri ne palc....

          Përgjigjjuni
          1. A
            Azem Vllasi

            Ish Presidenti RUGOVA me 1997 e ka pas dhanë një deklaratë të fortë ::- Deri sa në Shqipëri në pushtet është PS kamba ime nuk do të shkelë në Shqiperi — edhe Rugova e ka mbajtë fjalën, kurr ma nuk ka shku në Shqiperi deri në vdekje———— e shiqoni tani këto buklat komplotiste të mbetura të LDKs qysh mashtrrojnë e manipulojnë kinse me Rugovizem…., në fakt këto buklat servile komplotiste mbeturina të LDKs nuk kanë lidhje fare me doktrrinen Rugoviane, por vetem mshifen mbas presidentit historik Rugova……., këto bukla qyqare servile të LDKs së sodit janë mbeturina duke u mbytë në poshtërsi prandaj këta bëjnë çdo gjë, bojnë miqësi edhe me dreqin, edhe me miqët e armikut Vuqiq vetem e vetem për të shpëtuar nga mbytja definitive e kësaj mbeturine të LDKs.Bashkpunimi i kësaj LDKje me mikun e Vuqiqit Ramen është komplot anti Kosovë !.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Krahina e koqevaris toke spiunesh

              Haaaaa vuqiqi vuqiqi shko meso shqip katundar i krahines se koqevarise . Rrugova ka qen spiune i udb dhe antishqiptare dhe nuk kishte llogjike qe. ky plehre Serbe te kishte atdhedashuri per vendin e tije Shqiperi. Rrugova donte ne pushtet spiunin dhendrin e Serbise Sali Ram Berrisha . Personalisht nuk e shikoje te drejte vajtjen e Edi Rames te LDK Serbe te deklaruar si kosovo centriste sidomos me veprimin e kryekarrit te LDK Abdyabiciku ku ofendoje presidentin Shqiptare ne viziten e tij ne krahinen e kosoves dukd mos e takuar dhd kur presidenti i Cerrnagores shkoje e takoje ne hotel ,gojet e liga thone qe Millo Gjukanovic i futi nje tegel kryekarit te LDK pasi eshte homosexuelle. Alkoliku verrmliu Rugova ne kohen e luftes shkoje te kasapi ballkanit per pushime dhe prej andej me avionin presidencial Serbe udhetoje per Rome haaaaa e rrembyene thone koqevaret haaa kishte frike psikopati Serbe Millishekari te vriste nje koqevare po i shpetoje koken se i kishte sherbyer nenes Serbi bashke me non graten Berrisha

              Përgjigjjuni
              1. M
                Milladin Popoviqi

                Ty bagla serbogreke ta qift nonen dhe krejt granimin lideri i kombit shqiptar Albin Skenderbe Kurti.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kopil i vetefundosjes

                  O palle e vetefundosje Serbe ngele forumeve me ate gjysem shqipe , haaaa vuqiqi vuqiqi qe qiu 25 mije femra koqevare sa femije ka lene ushtari Serbe ne koqevari ? Edhe ti mute - ngrenes i cerrnagorasit Kurtoiç je femije kopil i ushtarit Serbe shko beje ADN te gjesh babin Serbe

                  Përgjigjjuni
            2. B
              Bardhyli

              Domethënë Gjykata të bëjë politikë o Mero?

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bozhigradi

                Analize 0 (zero)! Nese eshte nga budallalleku gazetaresk, shume me mire. Nese behet me qellim, kjo tregon edhe njehere sa i lig eshte Mero Baze si gazetar dhe si atdhetar. Sali Berisha nuk po e kuptonte cfare po ndodhte me te ne kohen qe Lul Basha me ngut beri kongresin qe te rimerte PD pas humbjes se zgjedhjeve. Dhe demokratet te trullosur nga humbja e zgjedhjeve ja dhane per inertesi voten Lulit. Berisha nuk e kishte ne plan te merte PD. Se po ta kishte askush nuk e ndalonte te konkuronte. Kur Berisha e pa qe Luli pasi fitoi zgjedhjet per kryetar te PD jo vetem qe e shiti Berishen por edhe po e sulmonte, atehere vendosi te beje hapat per te rimare PD. Dhe gjerat dihen si ndodhen... Sai i takon vules... ajo eshte truk juridik i grupitte Bashes i perkrahur totalisht nga qeveria e Rames. Genje Mero cdo dite, por per ata qe t'i blene. Dhe ky je ne fakt. Gazetar i genjeshter qe ben karriere mbi baze te genjeshtrave per interesat e tua dhe jo te shqiptareve.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nje i Moshuar

                  Mero Djali : Ke thene aty e " vetmja Merite e Lulezim Bashes eshte ajo qe nxori Berishen jasht Loje "??? Nuk eshte i Besushem Basha ,ai nuk e tradheton Berishen deri ne vdekje , keshtu ka pohuar ne nje interviste kur ekane pyetur : Nese nje dite do ta tradhetonte Berishen ai eshte pergjigjur dhe ka thene "Kure " Kete e ka dhene televizori dhe une e kam pare vete . Prandaj them me bindje se eshte Loje e te dyve ???PD duhet te ndryshoje komplet ka Shqiperia plot djem dhe vajza te mira , nuk jane vetem ata te dy ,perkundrazi keta te dy te japin llogari per demet qe i kan bereketij vendi dhe popullit te gjore . Drejtesia duhet te zgjidhe njehere keto pa vula eshte kollai ,e mer ai qe e meriton te jete Kryetar por jo Berisha apo Basha per mua jane nje ????

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Biku

                    Bej nje shkrim per Belerin urgjent Mero se do hash shpulla kokes nga sulltani I Surrelit po u vonove.Dhe ke ty ngjisin mire se nuk ke amortizim.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Me dashuri - Edvini ( Vini I Netës)

                      Delet e mija kokeulura dhe koqehumbura! Pasi ndoqa me kujdes zgjedhjet europiane, vendosa: nga sot e tutje PS ose Rripjellja nuk eshte më parti e majtë por parti e djathtë extreme. Po keshtu shpall PD-në e Salihut parti të majtë. Ky vendim hyn në fuqi menjehere globalisht. Ngarkohet shoku Çorapja te beje tellallin.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje