“Problemi Berisha” mes Vulës së Londrës dhe Vulës së Tiranës 

18 Qershor 2024, 19:22Editorial Mero Baze

Po të dëgjosh ligjërimin 24 orësh të Berishës, pas humbjes së gjyqit në Londër, duhet të besosh se Gjykata më me integritet në botë, është Gjykata e Apelit në Tiranë, që i dha vulën atij, duke ja marrë Lulzim Bashës, edhe pse në këtë trupë gjykuese së paku dy gjyqtare i ka anatemuar vet si socialiste, ndërsa Gjykata e Apelit në Londër, që është në fakt niveli më i lartë i një gjykate angleze, sipas tij është e korruptuar, madje e korruptuar nga Lulzim Basha, të cilit ai i mori vulën në Tiranë.

Ky standard vlerësimi, bashkë me të tjerët që i mbajnë iso nga pas, ka dy rreziqe të mëdha për opozitën shqiptare.

Rreziku i parë është se rrotull Berishës janë mbledhur një tufë kandidatësh për deputetë, që janë gati të përtypin çdo copë muti që lëshon Berisha, vetëm që ai t’i fusë në listë. Ata janë gati të thonë që Gjykata e Londrës është e korruptuar, Gjykata e Tiranës është dinjitoze, për Berishën nuk ka asnjë fakt, ato që thotë Gjykata janë gënjeshtra, vajza e Berishes s’ka pas lidhje biznesi me Fazlliçin, ai banditi Fation Dauti nuk e ka shqyer derën ku ishin strukur ata më 8 janar etj.

Këtu rreziku nuk është se këta sillen si idiotë. 

Rreziku është se ata në të vërtetë nuk janë idiotë, por janë të pacipë, dhe e bëjnë këtë vetëm që Berisha t’i fusë dhe një herë në listë dhe pastaj një ditë pas zgjedhjes deputetë, pyetini prapë për këto gjëra dhe keni për të dëgjuar se çfarë do thonë për Berishën. Do ta akuzojnë se prej tij humbën, se me "non grata” nuk ecet më, se ai duhet të iki, t’iu lërë rrugën atyre etj.

Pra rreziku i madh që ka opozita nuk është se do humbasë zgjedhjet me Berishën “non grata”, por pas zgjedhjeve do të humbasë përsëri grupin parlamentar dhe do përsëritet skena e përçarjes, duke u copëzuar dhe duke u rrahur me njëri- tjetrin. Thjesht Edi Rama do t’i vërë në radhë kush t’i duhet më shpejt për ndonjë votim plebishitar.

Rreziku i dytë është se Berisha, që i njeh mirë që ata nuk e duan, mund t’i përjashtojë ata nga listat duke mos i futur fare në garë dhe aty do ketë një përleshje paradhënie mes tyre, duke e bërë dhe më të pashpresë opozitën. Jo se do fitojnë, por së paku mos të dalin pa deputetë fare.

E gjithë kjo vjen se ata për interesa të tyre duan të fshehin problemin Berisha, duke himnizuar faktin që ka marrë vulën e Tiranës dhe duke fshehur faktin që Londra vulosi atë si një person “non grata”, hajdut, të korruptuar familjarisht, despotik në qeverisje, me klientë kriminalë në biznes dhe në partneritet politik.

Fakti që ka marrë vulën në Tiranë, në këto kushte është më keq se sa të mos e kishte marrë, pasi tani vula e Londrës, e hedh në kosh me gjithë parti vulën e Tiranës. Ashtu do hidhte vetëm Berishën.

Opozita e ndershme dhe dinjitoze është ajo që e pranon “problemin Berisha” tani pa bërë dëm të madh dhe duke hyrë me një fytyrë të re në zgjedhje, dhe duke e lënë atë në hallet e tij me drejtësinë.

Këta që e përkëdhelin Berishën, që bëjnë sikur nuk është problem, që bëjnë sikur ai dhe do fitojë, vetëm që këta të futen në listë, janë ata që do t’i bëjnë varrin të parit Berishës një ditë pas zgjedhjeve. 

19 Komente

  1. L
    Lironi babin e Zenit

    Me i madherishmi eshte Gjekmarkaj ky jo vetem mutin qe i ha Berrishes por edhe shurren me pas . Vetem sherbimi sekret britanique nuk gabone nese dikush mendone te kunderten ka probleme me koken . Bukuria eshte kur degjoje rondokopet e kazaneve tv qe thone nuk ka fakte ose na trego faktet , ( perse duhet te tregoje faktet kur non grata nuk eshte shtetas britanique nese do ishte sot ky do vuante denimin ne burgjet angleze ) qellimi eshte te dekonsporojne punonjesit e sherbimit te fshehte anglez haaaa, llogjike Cim Peka Shkullaku apo Bushati. Te ka shpallur non grata si njeri i rrezikshem ajo qe nuk kuptoje eshte perse shteti drejtesia nuk i drejtohet ketyre sherbimeve per ti mare faktet dhe ta denoje kete plehre komuniste

    Përgjigjjuni
    1. H
      Have

      Have

      Përgjigjjuni
      1. L
        Ladi

        Problemi " Ymer Çorapja" brima bythore apo gojore. Kjo është çështja

        Përgjigjjuni
      2. L
        Loni

        Ti gabon Mero, dhe jo se nuk e ke të qartë se Berishës kurdoherë të tillë njerëz i janë dashur. Berisha as ka pasur dhe as ka nevojë për dashurinë e tyre, Berisha nuk di se çfarë është dashuria dhe respekti, ai do të ketë të bëjë vetëm me kukulla, për të lozur me t'a. Nëse nuk i tregon Berishës se je një skllav i tij i bindur dhe se kjo është lumturia jote më e madhe, mos prit të mirë prej tij. Dhe Gjekmarkaj e kompani këtë bëjnë. Si çdo interesaxhi në këtë dynja ata e dinë se Berisha ka ngjashmëri të paimagjinueshme me organin mashkullor të qejfit, ndaj e fërkojnë që ai të ngrefoset. Vetëm për kaq ka nevojë Berisha, jeta e tij shpirtërore është blozë, lindur, rritur dhe plakur në llagëmet e një bote ku sundon ligësia njerëzore.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kutuzovi

          Bravo zoti Mero,e ke thar kete artikull.Te gjitha ata deputet qe sot i lepihen Sali Berishes,e bejne per interes qe Saliu t'i fusin ne listen per deputet.Neser pasi te zgjidhen do t'i japin duaret dhe do t'a hedhin ne prrua Salin.Hipokrit me te medhnje se deputetet e Saliut nuk mund te gjenden ne bote..Jane shume te poshter.Jane interesaxhinj.

          Përgjigjjuni
        2. L
          Ladi

          Keta e duan Berishen ne krye vetem sa per te lidhur ushkurrin e brekeve te tyre, aq mend ju duhet..

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkembi

            Pune shpellaresh, zagaresh e mercenaresh. Varu hebet se nuk u duhen as dreqit!

            Përgjigjjuni
            1. E
              EdKari

              Rende te kane shkelur ne kabllo o Mero. Flitet se diçka te ka bere Xen Berisha

              Përgjigjjuni
              1. S
                SalKari

                "EdKari"! T boj gja Xen Brrisha o nisoj sikur t qij ni grue qy t sha: "t qifsha ropt"

                Përgjigjjuni
              2. T
                Taqi Tafuti

                Si erdhë Albini në pushtet, dhe filloj me vepru sipas politikes së parimit të vetëvendosjes- pra sipas ligjeve të kushtetutes dhe të drejtave të shtetit të Kosovës …, krejt këta postierat dhe pazargjitë e huaj u tërbuan…., sepse Albini iu prishi planet dhe pazaret( ndarjen e Kosovës, për ta kompenzuar Servinë gjenocidale ) që i kishin bo me këta servilët dhe poltronet e opozites sa ishin në pushtet gjatë këtyre 20 vjetëve—- pasuan edhe penalizimet ndaj Kosoves, sankcione ——— Krejt problemi pra , është se Albini nuk po luan lojen sipas planeve të këtyre pazargjive , krejt këta janë pazaret e atyreve të cilët nuk e konsiderojnë Kosoven Shtet të pamvarrur …., Kosova pra duhet mi luajt lojen sipas qefit të këtyre pazargjive dhe Servisë ……….—— u murrë vesh kjo punë, Albini ja u zhveshi maskat të gjithëve, ja u zbuloj lojen e pist që luhej kundër Kosoves dhe në favor të Servisë…… Albini i ka zbulu krejt servilët dhe poltronet që kan ba pazare me tokat e Kosoves- këta patriotat fallc, komandirat kinse të UÇKs ishin konë tu e nda Kosoven deri në Obiliç/ FushKosovë….., e këndejne e mashtrrojshin miletin kinse aaa Serbia na njohi si shtet. Nonen npidh opozites koqevare serboruse dhe eDver Kristacoviqit.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkolleshumi Tit Vasillaqis

                  O Mero mire e ke thene qe ca idiota ae pretendojne te ti futi Salmuti ne listat e deputetve jane gati te hane mutin e Salhales , jane shtuar si shume e nga sa u bie atyre prandaj bej nje shkrim tjeter tu japim edhe neve nga tum . Lexoja ne nje vend ku juriti ish ministri i drejesise Idhi Mutjani qe ka ngrene tum nga Rama nuk u ngop ju kethye Saliut vetem ja lepin se ka te tjere para tij si Bardha , Gjekmuti , Strazua me kobure , Cim mjekra , Bled Kaka , e sa esa Idhi e keshillonte Salmutin ta hedhe ne gjyq qeverine Angleze e kane ofenduar shume Salhalene . Per cudi bre Mero po tere idiotat ne nje vend i ka mbledhur zoti jo vetem ne parlamen po edhe neper studio kur flasin te bejne te kesh dy bythe njera na duhet po tjetren ta cash , po nje frike eshte mos behen si ne tete janar kush e kush te haje me shume e kush me i pari qe te duken sa me besnike ne syte epadishaut Sali-haleja se po iken koha erdhen zgjedhjet .

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkolleshumi Tit Vasillaqis

                    O Mero mire e ke thene qe ca idiota ae pretendojne te ti futi Salmuti ne listat e deputetve jane gati te hane mutin e Salhales , jane shtuar si shume e nga sa u bie atyre prandaj bej nje shkrim tjeter tu japim edhe neve nga tum . Lexoja ne nje vend ku juriti ish ministri i drejesise Idhi Mutjani qe ka ngrene tum nga Rama nuk u ngop ju kethye Saliut vetem ja lepin se ka te tjere para tij si Bardha , Gjekmuti , Strazua me kobure , Cim mjekra , Bled Kaka , e sa esa Idhi e keshillonte Salmutin ta hedhe ne gjyq qeverine Angleze e kane ofenduar shume Salhalene . Per cudi bre Mero po tere idiotat ne nje vend i ka mbledhur zoti jo vetem ne parlamen po edhe neper studio kur flasin te bejne te kesh dy bythe njera na duhet po tjetren ta cash , po nje frike eshte mos behen si ne tete janar kush e kush te haje me shume e kush me i pari qe te duken sa me besnike ne syte epadishaut Sali-haleja se po iken koha erdhen zgjedhjet .

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aron

                      Problemi me i madh se keta deputete delenxhinj te opozites jane ata qe i votojne, sepse jane pikerisht nga keta qe vazhdojne gelojne. Po te mos u jepej asnje vote, nuk do vazhdonin te benin keshtu, por kemi nje pjese te popullit po mender mut, njesoj si ata qe bejne si cakej.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rrofte juri kim

                        Ah mero qyqari . Ju shkerdheu Berisha.Edhe me ndihmen e Amelikes edhe te Britanukeve prape nuk arritet ta denigroni. Njerezit perdite po kuptojne gangsterllekun dhe pisllekun e disa Amelikaneve.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Li

                          Kush njerez o ja hengsh Kimit. Shqiperia nuk eshte rrugica e Saliut me ata 30 veta o sylesh. Mos humb kohen duke shkrujt ketu po vrap ke Saliu se të ka zen vendin Muli.

                          Përgjigjjuni
                        2. S
                          Shkodra

                          Kushdo të kishte qenë në krye të PDsë, po pronë të vetën do t'a kishte edhe pas 30 vjetësh. Nuk ka asnjë meritë kur ngul bythën në një parti pa e shkulur. Servilët të rrethojnë, bythlëpirëeit të lëpijnë, hajvanët të venerojnë dhe serbët me grekët të lëvizin fijet. Nuk ka asnjë rrezik të humbësh karrigen. Edhe Armando Duka po të kishte qenë në krye të PDsë, sot do ishte aty edhe pas 30 vjetësh, me PDnë katër herë më të fortë se ajo e Berishës sot, i respektuar nga Amerikanët dhe anglezët, me gjithë ushtrinë e servilëve, militantëve dhe budallenjve. Problemi i Berishës është që është më i dobti, më i vobekti, më hajvani, më halabaku, më i paqëndrueshëmi, më i prostituta, më injoranti nga të gjithë që mund t'ju binte në dorë PDja. Askush, askush as Sudja në krye të PDsë, nuk do kishte bërë as Piramida, as 1997, as rrënimin total të ushtrisë, as vrasje ordinere, as zhdukje kufomash, as shitje territoresh dhe as të merrte targën e hajdutit, horror dhe familjes së degjeneruar që mori Berisha nga Perëndimi.

                          Përgjigjjuni
                          1. U
                            Usa Zh.Ongari .

                            O merro (Mero)!!Ti mero do ngelesh tere JETEN se virus I KOMUNIST te ka rrezuar floket balluket KOMUNISTE se ste linte ENVDERR DERRI ti prisje .Duhen dhe nja 10 vjet qe gazekar si ty te flene andrj NGA VIJNE .Nese je NGA veriu mjeret ne qe do te kemi nen rrogoz EDHE per ca vjet bashke me buallinon eDVIN KRRISTAQ RRRAMES ..FOL ME SPARTSK BRAHON NGA JUGU SI TA MBANI SSQIPIRINE KOMUNISTE TE PLAKUR TE PKSH ! VDEKSHI DHE MARRCI ME VETE SA ME SHUME SHALLVAREXHINJ TURQ ERDOGANE !!

                            Përgjigjjuni
                            1. e
                              edi

                              Meso te shkruash njehere ,pastaj meso te artikulohesh se nuk te meret vesh asnje fjale. Shko poshte ballkonit mere dhe MULIN se njelloj jeni se nuk mereni vesh se cfar shkruani,pastaj beji MEROS nje vaksine qe ti iki virusi.

                              Përgjigjjuni
                            2. G
                              Grand

                              Me kyt vule Tirane, nongrta plake do e perdori me evidence. Nuk ka liste pa u bere nongrta Argita Kryetare e PD. Nje pjese deputetesh qe jane nongrata te padeklaruar (thuhet jane 10) do te tentojne te jene Nenkryetar ( pragmatism qe neser kur te mos mundet te shkojne ne Angli Amerike etj te thone qe ja nuk nalejojne apo ftojne se Kryetarja e bija Babit eshte nongrata! Alibi "llogjike" per nje politikan. Te tjere si psh tipi Salianji, Balliu, etj. nje dite pasi te zgjidhen do I lepijne b.... L.Bashes. Kjo me motivin se nuk mund te perfaqesojne nje parti "nongrta" sepse James "dinjitet" dhe duhet te perfaqesojne "popullin". Mirpo Berishes I duhet gjithe kohes nje parti me 10-15% qe ai te kete mbrojtje dhe nje dite ndoshta mund te sherbej si King maker ne politike.Kjo do ishte nje mrekulli per te , pasi shpreson se keshtu mund te rifutet ne Perendim, duke e marre perendimin per " budalla"! Kjo besoj se nuk ndodh.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje