Fund hipokrizisë politike ndaj Berishës!

20 Qershor 2024, 19:40Editorial Mero Baze

Enkelejd Alibeaj, deklaroi daljen nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, i cili tani zyrtarisht i përket partisë së Berishës. Edhe pse Berisha vet nuk është ende anëtar i atij grupi parlamentar, pasi e ka penguar firma e Gazment Bardhit, ai e drejton politikisht atë grup.

Gjesti i Enkelejd Alibeaj, është i rëndësishëm për t’i dhënë fund hipokrizisë politike në vend, dhe sjelljes jopolitike ndaj Berishës.

Është e vërtetë që Berisha e ka tanimë shumicën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe ndoshta më shumë se të tjerët, dhe vota demokratësh.

Por kjo nuk e bën PD më të rëndësishme. Kjo e bën PD më të dobët, më të mundshme, më të kriminalizuar dhe më të pashpresë. Numrat në ketë rast janë fatkeqësi për PD dhe jo pasuri për të.

Për këtë arsye ndaj Berishës kanë rëndësi gjestet politike dhe jo numrat.

Gjesti i Enkelejd Alibeaj, është me rëndësi pikërisht se i jep fund hipokrizisë së atyre që pretendojnë se vula dhe logoja është më e rëndësishme se Berisha. Çudi e madhe se për Berishën nuk ishin të rëndësishme vula dhe logo kur e përjashtuan, por i hyri betejës për t’i shkatërruar pa pyetur për vulë dhe logo. Si u bëka papritur e rëndësishme vula dhe logoja tani që është në dorë të atij që i vuri kazmën PD?

Për gati tre vjet, Berisha ka bërë betejë kundër vulës dhe logos dhe nuk ka pyetur fare për to. Dhe mirë ka bërë. Politikani lufton për qëndrimet e veta dhe jo për simbole, që në fund të fundit nuk i thonë asgjë.

Vula dhe logoja është alibi për ata që nuk bëjnë dot politikë me këmbët e tyre dhe duan të jenë diku për të shërbyer.

Për këtë arsye gjesti i Alibeaj ka shumë rëndësi të shënohet si moment, kur brenda PD antiberishizmi shpall qëndrimin e vet dhe del përballë tij. Nuk ka rëndësi sa numra janë. Madje dhe i vetëm vlen sa të gjithë ata që janë futur në poturet e Berishës.

Të mos mbash qëndrim politik ndaj Berishës do të thotë të justifikosh aktet e tij.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për socialistët. Berisha zyrtarisht mbush gjashtë muaj që nuk merr pjesë në Kuvend më 21 qershor dhe duhet t’i digjet mandati. Nuk e di pse socialistët kanë filluar të më duken të gjithë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, që diskutojnë për modalitetet, a i takon t’ia djegin mandatin a nuk i takon, a i ka bërë mungesa me arsye a pa arsye?

Çfarë pune kanë ata me këtë interpretim. Ata duhet të mbajnë qëndrim politik ndaj mandatit të Sali Berishës dhe të votojnë në Komisionin e mandateve t’i hiqet mandati. Ai po të dojë le ta çojë në Gjykatë Kushtetuese dhe ta vazhdojë betejën e tij.

Socialistët nuk janë Gjykatë Kushtetuese, janë parti politike që shpreh vullnetin e saj. Dhe atë duhet ta shprehin, jo të bëjnë interpretime, si këta deputetët e PD që pasi kanë sharë për tre vjet Berishën, tani thonë po na bashkon vula. A thua se deri tani nuk i ndau vula.

19 Komente

  1. M
    Martin

    Mendimi i par qe me erdhi duke lexuar kete shkrim ishte se ne Shqiperi jane rreth 100 vula dhe logo partish, por ato nuk i sjellin dot anetaret e saj ne pushtet; as vula dhe logoja e PD ne duart e kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Berisha nuk do ta sjelle dot PD-ne ne pushtet. Kjo shpjegon qarte edhe pse jane te shqetesuar deputet e listave te PS per mandatin e Berishes, se ai do te marre me vete edhe gjysmat e mandateve te tyre vitin tjeter.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Martin

      Korigjim: Deputete e PS jane te interesuar qe te mos i hiqet mandati i deputetit kryetarit te PD , Saali Berisha, sepse po iku ai nga PD do te ikin nga Kuvendi i Shqiperise (bashke me rrogat e majme) edhe gjysma e deputeteve te PS.

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fiqiiirete Fatime Mysybeti

      Bir Selman i Nënës, kë të qij më parë, njëra është dashnore, tjetra grua e parë….

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bravo mero

        BRAVO MERO

        Përgjigjjuni
        1. s
          saliu duhet te shpallet terrorist

          me vul pa vul,ata jane si anija ne mes te furtunes qe nuk di nga shkon.Ata jane kthyer ne sumlepirsa qe here lepijne nje dhe me vone ate te malokut qelbur komunist,socialistet me edi ramen jane me fat qe kane nje skuader kaq te dobet dhe do perjetsohen ne pushtet,te kesh mulin,vokshin,boci baci e ca idiote fshatar si salianji,nuk fiton kurre

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shpresa Myfrai

            Fakti që Berisha e ka tanimë shumicën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe ndoshta më shumë se të tjerët dhe vota demokratësh, tregon se kush jane keta deputete qe veprojne si turme dhe jo si individe, z Mero. Deputeti pavaresisht se vjen nga gjiri i nje partie te caktuar, ai duhet te perfaqesoje te verten e pavarur dhe jo te kethehet ne instrument i Liderit. Me nje fjale or Z. Mero, PD dhe deputetet e saj jane nje grumbull "unik" pa permbajtje individuale, qe tregon se PD nuk eshte parti perendimore por atavizem i komunizmit... Eshte pikerisht ky mentalitet Z. Mero qe Saliu me shoke nuk merakosen as per rendesine e PD, as per forcen e saj ideollojike, por thjeshte per numrat, sepse sa me shume numra aq me shume pare te vjedhura dhe force per manipullim. Gjykon gabim Z. Mero sepse i ve rendesi forces ideollogjike kur ne mendjen e Saliut egzison vetem poshtersia. Sa me shume numra ne poshtersi, aq me shume antare te dhjere me mut dhe kjo e ben Saliun te ndjehet udheheqes i "Gropes se Halese". Ne shkence krimbat, nuk konsiderohen as gjallesa dhe as krijesa, prandaj je gabim qe mundohesh te perdoresh llogjike atje ku nuk egziston. Llogjika eshte per njerzit....

            Përgjigjjuni
            1. S
              Suksese

              Nuk eshte vula e logo qe te jep fitore , jane idet , programi Enkeledi e kuptoje lojen e Bashes me Berrishen por me vonese . Basha i demtoje shume , ishte nje grup i mire deputetesh

              Përgjigjjuni
              1. d
                drejtesia

                Bravo Mero,ekselent si gjithmone!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dyr

                  Edhe gjest ndaj Agron Kapllanit, qe ja ka shitur vendin e deputetit. Pyeteni sa ja ka shitur

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Patrioti cam i M...Bazes

                    Rri or Mero se inati e marazi ndaj Saliut te detyron te shkruash budallalleqe - Kishte me hipokrizi e qesharake bashke se ai Alibeu qe krekosej neper ekrane me ate tagrin grotesk "Kryetari komanduar i PD nga ish-Kryetari i dorehequr.." gjej nje rast te tille te ngjashem ne glob qe te kete patur ndonje Alibe te tille gjekundi po munde!

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Treni

                      Mirë shkruan ti si gjithmonë, por shikoje nga këndvështrimi i njerëzve të thjeshtë, ndjehemi pa shpresë senpolitikando rregullojë ndonjë gjë.

                      Përgjigjjuni
                      1. o
                        opozitat e sajuara jane te Deshtuara

                        C'do regjim kudo qofte do ta deshironte nje kukull te tille si Alibej per ta paraqitur si opozite pa qene asnje dite te vetme opozitar me pushtetin.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kriptosocialisti

                          Akoma nuk e kuptuar ti Mero se Sali Berishen e mbron mazhoranca. A nuk u pranuan ne menyren me antiligjore te gjitha strukturat e Rithemelimit ne Kuvedn, ende pa marre vulen,pastaj ia dhuruan edhe ate per dy minuta. Po per komisionet qe kane ngritur bashkerisht e bejne sikur do ti nxjerrin lakrat njeri tjetrit, nuk e kupton se eshte loje!!!! As mos prit ti hiqet mandati i deputetit? A e degjove deklaraten e Spiropalit se "si me mandat dhe pa mandat Sali Berisha njesoj eshte!!!! Gallate qe i ben budallejte dhe militante te hidhen ne zjarr per te dyja partite edhe tani mes vapes.........

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Patriot

                            Je i madh Mero!

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bujar Kanapari

                              Pse deputetet e Rames te verteten e pavarur perfaqesojne, apo instrumenta te tij. Projektkushtetuta e vitit 1994 u rrezua se Berisha do behej mbret; tani mbretin e keni ne Qeveri dhe Parti dhe keni hyre ne gare se kush mund ti serviloset me shume.

                              Përgjigjjuni
                              1. Analist

                                TE LUMTE MERO .Berisha nuk eshte me fakror ai do jape llogari per krimet per shkaterimet per cdo fatkeqesi qe beri.ne kete vend Gerdecin.21 Janarin per Shqipetarin maqedonas qe si tregon ku i ka kockat.Turp kush shkon akoma pas Sali kriminelit pasi 2 a3 gjoja gjyqtare i.dhane vulen.Vulen e pati edhe basha po cfare beri.Sala ka hallin e kokes budallenjte osr me mire delenxhinjte vrapojne mos hane ndonje koske njem....te madh do hane ketu e kwtej.Amerika ja u tha.Edhe socialistet kane haruar fare cfare kane thene dhe sic duket e kane tradhetuar ose nuk kane patur kauze.Sa turp.

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kujtim

                                  Mero,shpjegoja të lutem analistëve që nga Enton Abilekaj te Andi Bushati,qe nga Armand Shkullaku te Neritan Sejamini qe politika nuk është numra,nuk është shumicë ,nuk është simbole. Ato janë vetem variabla që i shtohen apo zbresin konstantet! Politika është frymë! Dhe Sali Berisha ka frymë,veçse ajo bie era qen...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bedri Islami

                                    Mero si opozitar i terbuar kunder pushtetit Rama eshte tejet i nevrikosur qe dyshja me e rrepte opozitare ndaj ketij pushteti te Rames, pikerisht keta Basha-Alibeu kane marre hurin ne prapanice e jane shfryre si kamerdare te shqyera.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Ali Senjefi

                                      Or Mero more!! A ke fillu me rrjedh’eahh!? Si duket nuk e ben ti redaktimin e shkrimit tend!? Te pakten dy here pergenjeshtron veten, ne kete shkrim duke mbrojte Alibeajn.I cili(Alibeaj) nuk dha’ doreheqjen kur kishte vulen,por me pas. Sepse vula ka BENEFITE.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje